| 1 | 1 (B)/RK | 17.06.2026 | Bledar Abdullai | Rishikimin e vendimit gjyqësor të formës së prerë nr. 13, datë 20.06.2019 të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit. Prishjen e vendimit ne. 13/2019 të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit dhe vazhdimin e gjykimit në themel të çështjes së kërkuesit që ka të bëjë me ankimin kundër vendimit nr. 51, datë 30.07.2018 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit | A. Vokshi |
| 2 | 1(E)/ RK | 17.06.2026 | Ervin Metalla | 1. Rishikimi i vendimit nr. 28, datë 30.10.2019, të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, për subjektin e rivlerësimit Ervin Metalla. 2. Prishja e vendimit nr. 28, datë 30.10.2019, të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit dhe rigjykimi në themel i ankimit të subjektit të rivlerësimit Ervin Metalla, ndaj vendimit nr. 45, datë 23.07.2018, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit. 3. Në përfundim të rigjykimit, ndryshimin e vendimit nr. 45, datë 23.07.2018, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe konfirmimin në detyrë si gjyqtar në fushën e së drejtës civile pranë Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, të subjektit të rivlerësimit Ervin Metalla. | F. Papajorgji |
| 3 | 2 (E)/RK | 24.06.2026 | Elizabeta Imeraj | Rishikimin e vendimit gjyqësor (të formës së prerë) nr. 11, datë 27.04.2022 të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit dhënë ndaj kërkueses, subjekt i rivlerësimit Elizabeta Imeraj. Konstatimin e cenimit të neneve 17, 42 dhe 43 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, mbi parimin e sigurisë juridike, proporcionalitetit dhe të drejtës për një mjet juridik efektiv. Konstatimi se mbajtja në fuqi e vendimit nr. 11, datë 27.04.2022 të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit në kushtet e pafajësisë së plotë të ish-kunatit (A.B), prodhon pasoja kushtetuese të papajtueshme me shtetin e së drejtës. Marrja e masave të nevojshme për rivendosjen efektive të të drejtave kushtetuese të kërkueses në përputhje me kompetencat e Gjykatës Kushtetuese. | S. Beci |
| 4 | 1 (Sh)/RK | 29.06.2026 | Shkëlzen Selimi | 1. Rihapja e procesit të rivlerësimit kalimtar të kërkuesit Shkëlzen Selimi dhe shfuqizimi i vendimit nr. 03, datë 07.02.2019 (i korrigjuar me vendimin nr. 03/1, datë 19.04.2019), të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit dhe i vendimit nr. 52, datë 30.07.2018 (i korrigjuar me vendimin nr. 5, datë 17.09.2018), të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, për subjektin e rivlerësimit Shkëlzen Selimi, si pasojë e vendimit përfundimtar të Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut në çështjen “Selimi kundër Shqipërisë”, kërkesa nr. 37896/19, datë 25.11.2025. 2. Shqyrtimi në themel të çështjes dhe zhvillimi i një procesi të ri për kërkuesin Shkëlzen Selimi për të tre kriteret kushtetuese të rivlerësimit nga Gjykata Kushtetuese, ose në alternativë nga Këshilli i Lartë Gjyqësor si organ kushtetues që e pason në funksion organin e rivlerësimit pas përfundimit të mandatit të tij, në përputhje me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë dhe Konventën Evropiane të të Drejtave të Njeriut. | G. Ibrahimi |
| 5 | 2(B)/RK | 07.07.2026 | Bledar Abdullai | Rishikimin e vendimit gjyqësor të formës së prerë nr. 13, datë 20.06.2019 të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit. Prishjen e vendimit nr. 13/2019 të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit dhe vazhdimin e gjykimit në themel të çështjes së kërkuesit që ka të bëjë me ankimin kundër vendimit nr. 15, datë 30.07.2018 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit. | S. Bejtja |
| 6 | 1 (F)/RK | 08.07.2026 | Ferdinand Elezi | 1. Rishikimi i vendimit nr. 24, datë 30.09.2020, të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, për subjektin e rivlerësimit Ferdinand Elezi. 2. Prishja e vendimit nr. 24, datë 30.09.2020, të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit dhe rigjykimi në themel i ankimit të subjektit të rivlerësimit Ferdinand Elezi, ndaj vendimit nr. 138, datë 09.04.2019, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit. 3. Ndryshimin e vendimit nr. 138, datë 09.04.2019, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe konfirmimin në detyrë si prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Apelit Durrës, i subjektit të rivlerësimit Ferdinand Elezi. | M. Xhaferllari |
| 7 | 1 (G)/RK | 08.07.2026 | Gentjan Osmani | 1. Rishikimi i vendimit nr. 20, datë 31.07.2019, të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, për subjektin e rivlerësimit Gentjan Osmani. 2. Prishja e vendimit nr. 20, datë 31.07.2019, të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit dhe rigjykimi në themel i ankimit të subjektit të rivlerësimit Ervin Metalla, ndaj vendimit nr. 61, datë 02.08.2018, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit. 3. Lënien në fuqi të vendimit nr. 61, datë 02.08.2018, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe konfirmimin në detyrë si prokuror i subjektit të rivlerësimit Gentjan Osmani | I.Toska |
| 8 | 1 (A)/RK | 09.07.2026 | Alltun Çela | Rishikimin e vendimit të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit nr. 6, datë 18.06.2020 që ka vendosur “Lënien në fuqi të vendimit nr. 95, datë 08.01.2019, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që i përket subjektit të rivlerësimit Alltun Çela”, duke vendosur prishjen e vendimit dhe ktrhimin e çështjes për rigjykim. | M. Semini |