njoftimet e fundit per median dhe publikun
për vitin 2009
26 Nëntor 2009
26 Nëntor 2009
Mbledhja e Gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë, në datë 26.11.2009, mori në shqyrtim paraprak kërkesën e Partisë Socialiste të Shqipërisë, Partisë Social-Demokrate, Partisë Demokracia Sociale, Partisë Demokristiane, Partisë “Ligj dhe Drejtësi”, Partisë G99, me objekt: “Shqyrtimin si të papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë të Marrëveshjes së nënshkruar ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Greqisë “Për delimitimin e zonave të tyre përkatëse të shelfit kontinental dhe zonave të tjera detare që u përkasin në bazë të së drejtës ndërkombëtare”.
Mbledhja e Gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese çmon se, bazuar në nenin 31 të Ligjit nr.8577, dt.10.02.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë, ekziston shkaku dhe baza ligjore për shqyrtim gjyqësor të kërkesës vetëm sa i takon subjektit kërkues Partia Socialiste e Shqipërisë.
– Kalimin e çështjes për shqyrtim në seancë plenare me subjekt kërkues Partia Socialiste e Shqipërisë.
– Rrëzimin e kërkesës për subjektet e tjera kërkuese.
– Pezullimin e procedurave të ratifikimit të marrëveshjes nga Kuvendi deri në shpalljen e vendimit përfundimtar.
– Seanca plenare do të zhvillohet me datë 8 dhjetor 2009, ora 10.00.
25 Nëntor 2009
25 Nëntor 2009
Mbledhja e Gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë, mori në shqyrtim sot, datë 25.11.2009 kërkesën e paraqitur nga Unioni i Gjyqtarëve të Shqipërisë për pezullimin e zbatimit të dispozitave:
“… pikës 1 dhe 2 të nenit 2, nenit 3 dhe nenit 4 të Ligjit nr. 10160, datë 15.10.2009 “Për rregullimin e shërbimit të transportit për funksionarët publikë dhe nëpunësit civil” përsa përfshijnë në fushën e zbatimit të tyre funksionarët publikë vijues: Kryetarin dhe gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese, Kryetarin dhe gjyqtarët e Gjykatës së Lartë, kryetarët dhe gjyqtarët e gjykatave të apelit e të shkallës së parë; të nenit 6 të Ligjit nr. 10160, datë 15.10.2009 “Për rregullimin e shërbimit të transportit për funksionarët publikë dhe nëpunësit civil” përsa përfshijnë në fushën e zbatimit të tij institucionet kushtetuese të pavarura vijuese: Gjykatën Kushtetuese, Gjykatën e Lartë dhe gjyqtarët e gjykatës së apelit dhe të shkallës së parë ”
29 Tetor 2009
Kontrolli i kushtetutshmërisë së ligjeve të kërkuara nga gjykatat (Kontroll incidental)
Gjykata Kushtetuese, bazuar në nenin 70/1 të ligjit nr. 8577, datë 10.02.2000 “Për organizmin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë” njofton se është nën shqyrtimin e saj kërkesa e Gjykatës së Lartë, me objekt: “Shprehja e Gjykatës Kushtetuese mbi pajtueshmërinë e neneve 48/3 dhe 410/2 të Kodit të Procedurës Penale me nenin 43 të Kushtetutës”.
08 Tetor 2009
Kontrolli i kushtetutshmërisë së ligjeve të kërkuara nga gjykatat (Kontroll incidental)
Gjykata Kushtetuese, bazuar në nenin 70/1 të ligjit nr. 8577, datë 10.02.2000 “Për organizmin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë” njofton se është nën shqyrtimin e saj kërkesa e Gjykatës së Lartë, me objekt: “Vlerësimi nga Gjykata Kushtetuese e Republikës së Shqipërisë i pajtueshmërisë me Kushtetutën të dispozitave të neneve 16 dhe 18 të ligjit nr.9235, datë 29.07.2004 “Për kthimin dhe kompensimin e pronës” (i ndryshuar), në pjesët si më poshtë:
– në nenin 16, pika 1, shkronja “c”, pjesa (fraza) si vijon:
“… apo ish-komisionit vendor për kthimin dhe kompensimin e pronave dhe ish-komisioneve të rretheve ose bashkive për kthimin ose kompensimin e pronave ish pronarëve”.
– në nenin 16, pika 1, shkronja “ç”:
“mund të shqyrtojë, me nismën e vet, vendimet e dhëna nga zyrat rajonale të AKKP-së në qark apo ish-komisionet vendore për kthimin dhe kompensimin e pronave dhe ish komisionet e rretheve ose bashkive për kthimin ose kompensimin e pronave ish pronarëve.
– në nenin 16, pika 1, paragrafi i fundit, pjesët e nënvizuara si vijon:
“në zbatim të përgjegjësive të veta për kompensimin, zgjidhjen e ankimeve dhe shqyrtimin kryesisht të vendimeve të dhëna nga zyrat rajonale të AKKP-së në qark apo ish-komisionet vendore për kthimin dhe kompensimin e pronave dhe ish-komisionet e rretheve ose bashkive për kthimin ose kompensimin e pronave ish pronarëve, Drejtori i përgjithshëm i AKKP-së shprehet me vendim.”
– në nenin 18, pika 1, pjesët e nënvizuara si vijon:
“1. Kundër vendimit të njohjes së të drejtës së pronësisë, kthimit ose kompensimit të pronës, si dhe të të drejtave të tjera reale të zyrës rajonale të AKKP-së në qark, subjekti i shpronësuar ose Avokatura e Shtetit kanë të drejtë të bëjnë ankim, brenda 30 ditëve nga njoftimi i këtij vendimi, në zyrën e AKKP-së në qendër. Kundër vendimit të njohjes së të drejtës së pronësisë, kthimit ose kompensimit të pronës, si dhe të të drejtave të tjera reale të ish-komisioneve vendore për kthimin dhe kompensimin e pronave, si dhe ish-komisioneve të rretheve ose bashkive për kthimin ose kompensimin e pronave ish pronarëve, subjekti i shpronësuar ose Avokatura e Shtetit kanë të drejtë të bëjnë ankim në zyrën e AKKP-së në qendër …
Drejtori i Përgjithshëm i AKKP-së ka të drejtë të shqyrtojë kryesisht, brenda 30 ditëve nga marrja e vendimit, vendimet e dhëna nga zyrat rajonale të AKKP-së në qark. Drejtori i përgjithshëm shqyrton dhe vendimet e dhëna nga ish-komisionet vendore për kthimin dhe kompensimin e pronave si dhe ish-komisionet e rretheve ose bashkive për kthimin ose kompensimin e pronave ish-pronarëve. Pas shqyrtimit kryesisht ose shqyrtimit të ankimit, Drejtori i Përgjithshëm i AKKP-së vendos:
…………………….
……………………
Kundër vendimit për lënien në fuqi të vendimit të AAKKP-së së zyrës rajonale, ankimi kryhet pranë gjykatës së rrethit në territorin e qarkut ku ka vendodhjen zyra rajonale e AKKP-së së qarkut dhe mbrojtja e interesave të AKKP-së kryhet nga zyra rajonale e AKKP-së së qarkut. Kur vendimi zgjidh çështjen në themel, ankimi kryhet pranë Gjykatës së Shkallës së Parë në Tiranë dhe AKKP-ja përfaqësohet në gjykim nga zyra e AKKP-së në qendër ….”.
22 Prill 2009
22 Prill 2009
Delegacioni i Gjykatës Kushtetuese të Shqipërisë, i kryesuar nga Kryetari Dr. Vladimir Kristo, në vijim të vizitës zyrtare që po zhvillon në SHBA ka takuar sot Senatoren e Minessotas, Zonjën Amy Kobluchar. Në takim, Kryetari Kristo prezantoi, mes të tjerash, zhvillimet dhe nevojat e gjyqësorit shqiptar. Zonja Kobluchar inkurajoi këto zhvillime dhe u shpreh e gatshme për të ofruar bashkëpunim në këtë drejtim.
21 Prill 2009
21 Prill 2009
20 Prill 2009
20 Prill 2009
Me ftesë të Shoqatës së Juristëve amerikanë, një delegacion i Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë, i kryesuar nga Dr. Vladimir Kristo, u nis sot për një vizitë zyrtare në SHBA. Gjatë ditëve të qëndrimit delegacioni do të pritet në Gjykatën Supreme të SHBA-së.
16 Shkurt 2009
16 shkurt 2009
Gjithashtu në mbledhjen e gjyqtarëve u vendos që t’i kërkohet Komisionit të Venecias një opinion “Amicus curiae” për ligjin, si institucion i pavarur dhe i specializuar.
10 Shkurt 2009
10 shkurt 2009
