njoftimet e fundit per median dhe publikun

për vitin 2015

NJOFTIM PËR MEDIA

Mbledhja e Gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë, në çështjen me:
 
KËRKUES:  SHOQATA PËR MBROJTJEN E TREGTARËVE DHE TË TREGUT
 
OBJEKTI:  Shfuqizimi i neneve 5, 7, 11, 13, 14, 15, 15, 17, 18, 19, dhe 20 të ligjit nr.99/2015 “Për disa ndryshime në ligjin nr.9920, datë 19.05.2008 “Për procedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë, të ndryshuar”, si të papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë.
Pezullimi i zbatimit të ligjit deri në hyrjen në fuqi të vendimit të Gjykatës Kushtetuese
 
SUBJEKTE TË INTERESUARA: KUVENDI I SHQIPËRISË, KËSHILLI I MINISTRAVE, MINISTRIA E FINANCAVE
 
BAZA LIGJORE:  Nenet 4, 11, 17, 41, 42, 131/a, 134, pikat 1/f dhe 2  të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë; neni 1 i Protokollit nr.1 dhe neni4 i Protokollit nr.7 të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut; ligji nr. 8577, datë 10.02.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”.
 
Pasi mori në shqyrtim kërkesën e paraqitur nga kërkuesi për pezullimin e zbatimit tw ligjit nr.99/2015 “Për disa ndryshime në ligjin nr.9920, datë 19.05.2008 “Për procedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë, të ndryshuar”,

VENDOSI:
 
Të urdhërojë pezullimin e zbatimit të ligjit nr.99/2015 “Për disa ndryshime në ligjin nr.9920, datë 19.05.2008 “Për procedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë, të ndryshuar”.

                                                                                                                               NJOFTIM PËR MEDIA

Gjykata Kushtetuese e Republikës së Shqipërisë, në përfundim të shqyrtimit të çështjes me:
 
Kërkues: Një e pesta e deputetëve të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë (anëtarë të Grupit Parlamentar të Partisë  Demokratike).
 
Subjekte të interesuara: Kuvendi i Republikës së Shqipërisë
Deputeti Koço Kokëdhima
 
Objekti:   1. Kundërshtimi i vendimit nr.48/2015 të Kuvendit të Shqipërisë “Për mosdërgimin në Gjykatën Kushtetuese të çështjes për konstatimin e papajtueshmërisë me detyrën e deputetit të zotit Koço Kokëdhima” dhe konstatimi i antikushtetutshmërisë së këtij vendimi.
2. Konstatimi i papajtueshmërisë në ushtrimin e mandatit të deputetit për z. Koço Kokëdhima.
3. Interpretimi i nenit 70 të Kushtetutës së Republikës së   Shqipërisë.
Pasi shqyrtoi dhe analizoi pretendimet e ngritura nga kërkuesi, si dhe prapësimet e ngritura prej subjekteve të interesuara, me vendimin e datës 11.12.2015,
 
VENDOSI:
 
– Pranimin pjesërisht të kërkesës.

– Interpretimin e nenit 70/4 të Kushtetutës si vijon:
Në rast se Kuvendi i Shqipërisë vihet në lëvizje me mocion të kryetarit të Kuvendit ose një të dhjetës së anëtarëve të tij, në kuptim të pikës 3 të nenit 70 të Kushtetutës, ai duhet të vendosë dërgimin e çështjes në Gjykatën Kushtetuese, e cila është organi i vetëm që ka kompetencën të shqyrtojë në themel çështjen dhe të vendosë mbi papajtueshmërinë e mandatit të deputetit.

– Konstatimin si të papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë të vendimit nr.48/2015 të Kuvendit të Shqipërisë “Për mosdërgimin në Gjykatën Kushtetuese të çështjes për konstatimin e papajtueshmërisë me detyrën e deputetit të zotit Koço Kokëdhima”.

 – Ky vendim është përfundimtar, i formës së prerë. 

NJOFTIM PËR MEDIAN

Gjykata Kushtetuese e Republikës së Shqipërisë, sot me datën 10.12.2015, shqyrtoi çështjen me palë:

 

Kërkues: Gjykata e Apelit Vlorë.

 

Subjekte të Interesuara:  Kuvendi i Shqipërisë; Këshilli i Ministrave. 

 

Objekti:  Shfuqizimi si të papajtueshëm me nenet 7, 17/1, 135/1, dhe 145/1 të Kushtetutës, të nenit 55/2 të Kodit Penal, shtuar me Ligjin nr.144/2013, si dhe të nenit 278, të Kodit Penal, ndryshuar me Ligjin nr.144/2013, dhe me Ligjin nr.98/2014.

 

Pasi u analizuan pretendimet e ngritura nga kërkuesja, si dhe prapësimet e paraqitura nga subjekti i interesuar, bazuar në nenet 134, shkronja “d”, 145, pika 2 të Kushtetutës së Republikës të Shqipërisë dhe nenin 68 e vijues të ligjit nr. 8577, datë 10.02.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë

 

VENDOSI:

 

Pranimin  e kërkesës,  Shfuqizimin e nenit 55/2 të Kodit Penal, shtuar me Ligjin Nr144/2013
si dhe nenin 278 të Kodit Penal paragrafi i 5 dhe i 6, ndryshuar dhe (shtuar)   me Ligjin
Nr.144/2013 dhe me Ligjin Nr.98/2014.

NJOFTIM PËR MEDIAN

Gjykata Kushtetuese e Republikës së Shqipërisë, sot me datën 09.12.2015 në përfundim të shqyrtimit të çështjes me pale:
 
Kërkues: Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë
 
Subjekte të Interesuara:  Kuvendi i Shqipërisë; Ministria e Drejtësisë;
 
Objekti:  Shfuqizimi si antikushtetues i pjesës së fundit të fjalisë së parë të nenit 458 të Kodit të Procedurës Civile, ku disponohet “gjykata që ka dhënë vendimin’’

Pasi u analizuan pretendimet e ngritura nga kërkuesja, si dhe prapësimet e paraqitura nga subjekti i interesuar, bazuar në nenet 134, shkronja “d”, 145, pika 2 të Kushtetutës së Republikës të Shqipërisë dhe nenin 68 e vijues të ligjit nr. 8577, datë 10.02.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”,


 
VENDOSI:

 

– Rrëzimin e kërkesës.

NJOFTIM PËR MEDIAN

Gjykata Kushtetuese e Republikës së Shqipërisë, sot me datën 10.11.2015 në përfundim të shqyrtimit të çështjes me:

 

Kërkues: Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë

 

Subjekte të Interesuara:  Kuvendi i Shqipërisë; Ministria e Drejtësisë; Ministria e Zhvillimit Ekonomik, Tregtisë dhe Sipërmarrjes; Safet Sulaj

 

Objekti:  Shfuqizimin si antikushtetues të nenin 169 të Kodit Civil, në pjesën që nuk njeh të drejtën subjektive të ishpronarit të kompensohet për humbjen e pasurisë me ekuivalencën e vlerës së saj, pasi vjen në kundërshtim me nenet 11, 17, 18 dhe 41 të Kushtetutës dhe nenin 1 Protokolli Nr.1 të KEDNJ.

 

Pasi u analizuan pretendimet e ngritura nga kërkuesja, si dhe prapësimet e paraqitura nga subjekti i interesuar, bazuar në nenet 134, shkronja “d” dhe 145, pika 2 të Kushtetutës së Republikës të Shqipërisë dhe nenin 68 të ligjit nr. 8577, datë 10.02.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”,

 

VENDOSI:

 

– Rrëzimin e kërkesës.

NJOFTIM PËR MEDIAN

Gjykata Kushtetuese e Republikës së Shqipërisë, sot me datën 29.10.2015 në përfundim të shqyrtimit të çështjes me:
Kërkues: Avokati i Popullit


Subjekte të Interesuara:  Kuvendi i Republikës së Shqipërisë, Këshilli i Ministrave

 

Objekti:  Shpallja si i papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë dhe shfuqizimi i paragrafit të dytë të nenit 17 të ligjit nr.183/2014 “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr.9780, datë 16.07.2007 “Për inspektimin e ndërtimit”, të ndryshuar”.


Pasi u analizuan pretendimet e ngritura nga kërkuesi, si dhe prapësimet e paraqitura nga subjekti i interesuar, bazuar në nenet 131, 134 të Kushtetutës së Republikës të Shqipërisë dhe ligjin nr. 8577, datë 10.02.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”,


VENDOSI:


– Rrëzimin e kërkesës.

Gjykata Kushtetuese e Republikës së Shqipërisë, bazuar në nenin 70/1 të ligjit nr. 8577, datë 10.02.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”, njofton se pranë kësaj gjykate po shqyrtohet kërkesa e paraqitur nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë, me subjekte të interesuara Kuvendi i Shqipërisë dhe Ministria e Drejtësisë, me objekt: “Shfuqizimi si antikushtetues i pjesës së fundit të fjalisë së parë të nenit 458 të Kodit të Procedurës Civile, ku disponohet “gjykata që ka dhënë vendimin””.

NJOFTIM PËR MEDIAN

Gjykata Kushtetuese e Republikës së Shqipërisë, me datën 30.06.2015, shqyrtoi çështjen me palë:

Kërkues: Tom Doshi.

Subjekte të Interesuara:  Kuvendi i Shqipërisë; Prokuroria e Përgjithshme

Objekti:  Shfuqizimi si të papajtueshëm me Kushtetueten e R.Sh të vendimeve Nr 39, datë 26.03.2015 të Kuvendit të Shqipërisë dhe Nr 15, datë 28.03 2015, të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë

Pasi u analizuan pretendimet e ngritura nga kërkuesi, si dhe prapësimet e paraqitura nga subjektet e interesuara, bazuar në nenet 131, 134 të Kushtetutës së Republikës të Shqipërisë dhe ligjin nr. 8577, datë 10.02.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”, njëzëri

VENDOSI:

– Rrezimin e kërkesës së kërkuesit Tom Doshi

NJOFTIM PËR MEDIAN

Gjykata Kushtetuese e Republikës së Shqipërisë, sot me datën 25.06.2015 në përfundim të shqyrtimit të çështjes me:

Kërkuese: Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë.

Subjekt i Interesuar:  Kuvendi i Republikës së Shqipërisë.

Me objekt:      Kontrolli i kushtetutëshmërisë së nenit 23 të ligjit nr.8663, date 18.09.2000 “Për regjistrimin, klasifikimin, mënyrën e përdorimit dhe kontrollin e mjeteve lundruese me motor, me tonazh nën 20NT.

Pasi shqyrtoi dhe analizoi pretendimet e ngritura nga kërkuesja si dhe parashtrimet e paraqitura nga subjekti i interesuar, me vendimin e datës 25.06.2015, bazuar në nenet 131, 134 të Kushtetutës së Republikës të Shqipërisë dhe ligjin nr. 8577, datë 10.02.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë, njëzëri.

 
VENDOSI:

– Pranimin e kërkesës.
– Shpalljen si të papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë të nenit 23 të ligjit nr.8663, datë 18.09.2000 “Për regjistrimin, klasifikimin, mënyrën e përdorimit dhe kontrollin e mjeteve lundruese me motor, me tonazh nën 20NT”. 

NJOFTIM PËR MEDIAN

Gjykata Kushtetuese e Republikës së Shqipërisë, sot me datën 24.06.2015, shqyrtoi çështjen me palë:

Kërkues: Gjykata e Lartë.

Subjekte të Interesuara:  Kuvendi i Shqipërisë; Këshilli i Ministrave; Qendra për Nisma Ligjore dhe Qytetare; Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi.

Objekti:  Shfuqizimi si i papajtueshëm me Kushtetutën i  nenit 113 të Kodit Penal

Pasi shqyrtoi dhe analizoi pretendimet e ngritura nga gjykata referuese, si dhe prapësimet e paraqitura nga subjektet e interesuara, bazuar në nenet 131, 134 të Kushtetutës së Republikës të Shqipërisë dhe ligjin nr. 8577, datë 10.02.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”,


VENDOSI:

– Rrezimin e kërkesës.

Gjykata Kushtetuese e Republikës së Shqipërisë, bazuar në nenin 70/1 të ligjit nr. 8577, datë 10.02.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”, njofton se pranë kësaj gjykate po shqyrtohet kërkesa e paraqitur nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë, me subjekt të interesuar Kuvendi i Shqipërisë dhe me objekt: “Kontrolli i kushtetutëshmërisë së nenit 23 të ligjit nr.8663, date 18.09.2000 “Për regjistrimin, klasifikimin, mënyrën e përdorimit dhe kontrollin e mjeteve lundruese me motor, me tonazh nën 20NT””.

NJOFTIM PËR MEDIAN

Gjykata Kushtetuese e Republikës së Shqipërisë, me datë 21.04.2015, mori në shqyrtim kërkesën që i përket:
 
Kërkues:  Presidenti i Republikës së Shqipërisë

Subjekte të interesuara: Kuvendi i Republikës së Shqipërisë, Këshilli i Ministrave, Ministria e Mbrojtjes

Objekt:   1. Shfuqizimin si të papajtueshëm me Kushtetutën të ligjit nr.59/2014 “Për karrierën ushtarake në forcat e armatosura në Republikën e Shqipërisë.
2. Pezullimin e zbatimit të ligjit nr.59/2014 “Për  karrierën ushtarake në forcat e armatosura në Republikën e Shqipërisë.

Pasi shqyrtoi dhe analizoi kërkesën, me vendimin e datës 21.04.2015, bazuar në nenet 131 dhe 134 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë dhe ligjin nr.8577, datë 10.02.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”,

VENDOSI:


– Pranimin pjesërisht të kërkesës.
– Shfuqizimin e neneve 25/3 dhe 26/4 të ligjit nr.59/2014 “Për  karrierën ushtarake në forcat e armatosura në Republikën e Shqipërisë”.
– Rrëzimin e kërkesës për pretendimet e tjera.

NJOFTIM PËR MEDIAN

Gjykata Kushtetuese e Republikës së Shqipërisë, mori në shqyrtim çështjen me palë:
 
Kërkues: Një e Pesta e Deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë (Anëtarë të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike)
 
Subjekte të Interesuara: Kuvendi i Republikës së Shqipërisë, Këshilli i Ministrave
 
Objekt: Shpalljen si të papajtueshëm me Kushtetutën të Kreut VI “Byroja Kombëtare e Hetimit” (nenet 27-36) dhe nenit 49 të ligjit nr.108/2014 “Për Policinë e Shtetit”.
 
Pasi shqyrtoi dhe analizoi pretendimet e ngritura nga kërkuesi, si dhe prapësimet e paraqitura nga subjekti i interesuar, me vendimin e datës 17.04.2015, bazuar në nenet 131 dhe 134 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë dhe ligjin nr. 8577, datë 10.02.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”, Gjykata Kushtetuese,

 

VENDOSI:
 

– Shpalljen si të papajtueshme me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë të Kreut VI “Byroja Kombëtare e Hetimit (nenet 27-36) të ligjit nr. 108/2014 “Për Policinë e Shtetit”.

– Rrëzimin e kërkesës për shfuqizimin e nenit 49 të këtij ligji.

Gjykata Kushtetuese e Republikës së Shqipërisë, bazuar në nenin 70/1 të ligjit nr. 8577, datë 10.02.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”, njofton se pranë kësaj gjykate po shqyrtohet kërkesa e paraqitur nga Gjykata e Lartë ( Kolegji Penal), me subjekte të interesuar: Kuvendi i Shqipërisë; Këshilli i Ministrave, Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi si dhe Qendra Për Nisma Ligjore Qytetare, dhe me objekt: “Shfuqizimi si i papajtueshëm me Kushtetutën i  nenit 113 të Kodit Penal”.

NJOFTIM PËR MEDIAN

Gjykata Kushtetuese e Republikës së Shqipërisë mori në shqyrtim çështjen me palë:
 
Kërkues: Gjykata e Rrethit Gjyqësor Shkodër.

Subjekte të interesuara: Kuvendi i Republikës së Shqipërisë, Këshilli i Ministrave dhe Prokuroria e Përgjithshme.
 
Objekt: Shfuqizimi si i papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë i togfjalëshit “dhe në doza të vogla”, në paragrafin e parë të nenit 283 të Kodit Penal. 
 
Pasi shqyrtoi dhe analizoi pretendimet e ngritura nga gjykata referuese, si dhe prapësimet e paraqitura nga subjektet e interesuara, me vendimin e datës 11.03.2015, bazuar në nenet 131, 134 dhe 145/2 të Kushtetutës së Republikës të Shqipërisë dhe ligjin nr. 8577, datë 10.02.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”, Gjykata Kushtetuese


 
VENDOSI:

 

– Rrëzimin e kërkesës.

NJOFTIM PËR MEDIAN

Gjykata Kushtetuese e Republikës së Shqipërisë, mori në shqyrtim çështjen me palë:
 
Kërkues: Këshilli i Lartë i Drejtësisë
 
Subjekte të Interesuara: Kuvendi i Republikës së Shqipërisë
 
Objekt: Zgjidhja e mosmarrëveshjes së kompetencave përmes: – Shfuqizimit të vendimit nr.70/2014 të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë “Për ngritjen e Komisionit Hetimor, për shqyrtimin e kërkesës për shkarkimin e anëtarëve të Këshillit të Lartë të Drejtësisë të zgjedhur nga Kuvendi, z. Elvis Çefa dhe z. Lulzim Lelçaj”; Shfuqizimit të vendimit të datës 23.10.2014 të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë “Për miratimin e Raportit të Komisionit Hetimor të ngritur me vendimin nr.70/2014 “Për hetimin e kërkesës së një grupi deputetësh për shkarkimin e dy anëtarëve të KLD-së të zgjedhur nga Kuvendi””; Shfuqizimit të vendimit të datës 23.10.2014 të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë “Për shkarkimin nga detyra të anëtarit të KLD-së të zgjedhur nga Kuvendi, z. Elvis Çefa”; Shfuqizimit të vendimit të datës 23.10.2014 të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë “Për shkarkimin nga detyra të anëtarit të KLD-së të zgjedhur nga Kuvendi, z. Lulzim Lelçaj”;
– Pezullimin e zbatimit të vendimit nr.70/2014 të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë dhe të tre vendimeve të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë të datës 23.10.2014, të kundërshtuara për konflikt kompetencash kushtetuese, deri në hyrjen në fuqi të vendimit të Gjykatës Kushtetuese për këtë kërkesë.
 
Pasi shqyrtoi dhe analizoi pretendimet e ngritura nga kërkuesi, si dhe prapësimet e paraqitura nga subjekti i interesuar, me vendimin e datës 11.02.2015, bazuar në nenet 131 dhe 134 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë dhe ligjin nr. 8577, datë 10.02.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”, Gjykata Kushtetuese,

 
VENDOSI:

 

– Rrëzimin e kërkesës.

NJOFTIM PËR MEDIAN

Mbledhja e Gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë, me datë 10.02.2015, mori në shqyrtim kërkesën paraprake që i perket çështjes me:

Kërkues:  Presidenti i Republikës

Objekt:  1. Shfuqizimi si i papajtueshëm me Kushtetutën i ligjit nr.59/2014 “Për  karrierën ushtarake në forcat e armatosura në Republikën e Shqipërisë.
2. Pezullimi i zbatimit të ligjit nr.59/2014 “Për  karrierën ushtarake në forcat e armatosura në Republikën e Shqipërisë.

Pasi shqyrtoi dhe analizoi kërkesën paraprake për pezullimin e zbatimit të ligjit objekt kërkese, Mbledhja e Gjyqtarëve, bazuar në nenin 45 të ligjit nr. 8577, datë 10.02.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”, 

VENDOSI:

– Pranimin e kërkesës për pezullimin e zbatimit të neneve 25/3 dhe 26/4 të ligjit nr.59/2014 “Për  karrierën ushtarake në forcat e armatosura në Republikën e Shqipërisë “ deri në shpalljen e vendimit përfundimtar të Gjykatës Kushtetuese.”

NJOFTIM PËR MEDIAN

Gjykata Kushtetuese e Republikës së Shqipërisë, mori në shqyrtim çështjen me palë:

 

Kërkues: Një e Pesta e Deputetëve të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë.

 

Subjekte të Interesuara: Kuvendi i Republikës së Shqipërisë, Këshilli i Ministrave, Këshilli i Lartë i Drejtësisë

 

Objekt: Shfuqizimi si të papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë të ligjit nr. 97/2014 “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 8136, datë 31.07.1996 “Për Shkollën e Magjistraturës”, të ndryshuar; Pezullimin e zbatimit të ligjit.

 

Pasi shqyrtoi dhe analizoi pretendimet e ngritura nga kërkuesi, si dhe prapësimet e paraqitura nga subjektet e interesuara, me vendimin e datës 22.01.2015, bazuar në nenet 131 dhe 134 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë dhe ligjin nr. 8577, datë 10.02.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”, Gjykata Kushtetuese,

 

VENDOSI:

 

– Rrëzimin e kërkesës.

NJOFTIM PËR MEDIAN

Gjykata Kushtetuese e Republikës së Shqipërisë, mori në shqyrtim çështjen me palë:

 

Kërkues: Një e Pesta e Deputetëve të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë.

 

Subjekte të Interesuara: Kuvendi i Republikës së Shqipërisë, Këshilli i Ministrave.

 

Objekt: Shfuqizimi, si i papajtueshëm me Kushtetutën, i nenit 2 të ligjit nr. 100/2014 “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 49/2012 “Për organizimin dhe funksionimin e gjykatave administrative dhe gjykimin e mosmarrëveshjeve administrative””.

 

Pasi shqyrtoi dhe analizoi pretendimet e ngritura nga kërkuesi, si dhe prapësimet e paraqitura nga subjektet e interesuara, me vendimin e datës 14.01.2015, bazuar në nenet 131 dhe 134 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë dhe ligjin 8577, datë 10.02.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”, Gjykata Kushtetuese,

 

VENDOSI:

 

– Rrëzimin e kërkesës.

NJOFTIM PËR MEDIAN

Gjykata Kushtetuese e Republikës së Shqipërisë, sot me datën 15.01.2015 shqyrtoi çështjen me palë:


Kërkues:     Shoqata e Bashkive të Shqipërisë

Subjekte të Interesuara:   Këshilli i Ministrave; Këshilli Kombëtar i Territorit


Objekti:  Zgjidhja e mosmarrëveshjes së kompetencave ndërmjet qeverisjes vendore (Bashkia Tiranë) dhe pushtetit qendror (Këshilli i Ministrave/Këshilli Kombëtar i Territorit).


Shqyrtimin e pajtueshmërisë me Kushtetutën dhe me Kartën Evropiane të Autonomisë Vendore si dhe shfuqizimin si antikushtetues, si akt që bëhet shkak për lindjen e konfliktit, të Vendimit nr.1, datë 22.08.2014 të Këshillit Kombëtar të Territorit “Për harmonizimin e instrumentave të planifikimit vendor në funksion të ndarjes së re administrativo-territoriale”.


Pezullimin e vendimit nr.1, datë 22.08.2014 të Këshillit Kombëtar të Territorit, deri në përfundimin e shqyrtimit nga Gjykata Kushtetuese.

 

Gjykata Kushtetuese, pasi shqyrtoi dhe analizoi pretendimet e palës kerkuese, prapesimet e subjekteve të interesuara, me vendimin e datës 15.01.2015, bazuar në nenet 131 dhe 134 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë dhe ligjin nr.8577, datë 10.02.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese”,


VENDOSI:

 

– Pranimin pjesërisht të kërkesës.


– Shfuqizimin e vendimit nr.1, datë 22.08.2014 të Këshillit Kombëtar të Territorit “Për Harmonizimin e Instrumenteve të Planifikimit Vendor në funksion të ndarjes së re Administrativo-Territoriale”.

Scroll to Top