njoftimet e fundit per median dhe publikun

për vitin 2017

Njoftim fituesi për vendin e lirë të punës në pozicionin Sekretar i Përgjithshëm i Gjykatës Kushtetuese

Gjykata Kushtetuese njofton se z. Eugen Papandile është fitues në konkurrimin e zhvilluar në kuadër të proçedurës së përzgjedhjes dhe emërimit për vëndin e punës në pozicionin “Sekretar i Përgjithshëm” i Gjykatës Kushtetuese.
       
GJYKATA KUSHTETUESE
 
                                                                                                                                      Datë, 22.12.2017.

                                                                                                                                  NJOFTIM PËR MEDIAN

Gjykata Kushtetuese e Republikës së Shqipërisë në datën 20.12.2017 mori në shqyrtim çështjen me palë:

Kërkues:   Gjykata Administrative e Shkallës së Parë, Vlorë

Subjekt i interesuar: Kuvendi i Republikës së Shqipërisë, Këshilli i Ministrave, instituti i Sigurimeve Shoqërore

Objekti:  Shfuqizimi si antikushtetues i nenit 91/4 të ligjit nr.7703, datë 11.05.1993 “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, në pjesën ku parashikon se, vetëm femrat mund të përfitojnë periudhë sigurimi për efekt llogaritjeje pensioni për afatin e kryerjes së studimeve të shkollës së lartë, duke përjashtuar nga kjo e drejtë meshkujt.

Pasi shqyrtoi dhe analizoi pretendimet e paraqitura nga kërkuesi, si dhe parashtrimet e subjekteve të interesuara, në mbështetje të neneve 131/1, “a” dhe  145/2 të Kushtetutës, si dhe të nenit 68 e vijues të ligjit nr.8577, datë 10.02.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar, 

V E N D O S I:

                                                                                                                                       – Rrëzimin e kërkesës.

Scroll to Top