njoftimet e fundit per median dhe publikun

për vitin 2019

stema_republikes
 
REPUBLIKA E SHQIPËRISË
GJYKATA KUSHTETUESE
 
NJOFTIM PËR PLOTËSIMIN E DY VENDEVE TË LIRA TË PUNËS NË ADMINISTRATËN E GJYKATËS KUSHTETUESE

Në zbatim të nenit 14/a, të ligjit nr. nr.8577, datë 10.02.2000, “Për organizimin e funksionimin e Gjykatës Kushtetuese”, i ndryshuar dhe Rregulloren e Brendshme, Gjykata Kushtetuese shpall procedurat e plotësimit të dy vendeve të lira të punës në pozicionin:
 

Këshilltar në Njësinë e Shërbimit Ligjor.

 
Pozicioni më sipër, i ofrohet të gjithë kandidatëve nga brenda dhe jashtë institucionit të Gjykatës Kushtetuese që plotësojnë kushtet dhe kriteret e veçanta për të konkuruar për vendin e punës këshilltar ligjor.
 

Lexo shpalljen e plotë

Formular vetëdeklarimi

Formular aplikimi për informim për zyrtarët përpara emërimit/zgjedhjes në poste të larta

Deklaratë për kontrollin e figurës (DSIK)

Formular i deklarimit të pasurisë

Formular vetëdeklarimi për kontrollin e gjendjes gjyqësore

Lista e kandidatëve që kanë paraqitur kërkesë

Lista e verifikimit paraprak të kandidatëve që kualifikohen

                                 Lista e gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese, që plotësojnë kushtet e parashikuara në Ligj, për të qenë Anëtarë të Keshillit të Emërimeve në Drejtësi.

Në mbështetje të nenit 221 të ligjit nr.115/2016 “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë”, i ndryshuar me ligjin nr.47/2019 “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr.115/2016 “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë”, sot, më 15.11.2019, Gjykata Kushtetuese i ka dërguar institucionit të Presidentit të Republikës dhe Kuvendit të Shqipërisë listën e gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese që plotësojnë kushtet e parashikuara në ligj për të qenë anëtar të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi.
1. Znj. Vitore Tusha, gjyqtare me kompetencat e Kryetarit të Gjykatës Kushtetuese;
2. Z. Besnik Muçi, gjyqtar;
3. Znj. Elsa Toska, gjyqtare;
4. Znj. Marsida Xhaferllari, gjyqtare;
5. Znj. Fiona Papajorgji, gjyqtare.
Jemi njohur me Rezolutën e miratuar nga Kuvendi i Shqipërisë sot, në datën 15.11.2019, për “Shmangien e krizës kushtetuese me synim legjitimitetin e Gjykatës Kushtetuese – detyrë imperative e organeve më të larta të shtetit”. 

Në citim të Kushtetutës, Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë zgjidh mosmarrëveshjet kushtetuese dhe bën interpretimin përfundimtar të saj. Gjykata Kushtetuese i nënshtrohet vetëm Kushtetutës.

Për sa më sipër, lidhur me Rezolutën e miratuar nga Kuvendi i Shqipërisë, Gjykata Kushtetuese sqaron se, edhe pas plotësimit të disa prej vakancave në përbërjen e saj, nuk e ka ende kuorumin e nevojshëm për të shqyrtuar dhe vendosur në seancë gjyqësore lidhur me kërkesat që paraqiten përpara saj. Për këtë arsye ajo nuk mund të ushtrojë kompetencat e saj thelbësore apo juridiksionale lidhur me zgjidhjen e konfliktit të kompetencave midis pushteteve apo organeve kushtetuese, si dhe as ato kompetenca që lidhen me shqyrtimin e kushtetutshmërisë së akteve të nxjerra nga organet e pushtetit publik.

Në këto kushte, Gjykata Kushtetuese si një institucion i pavarur, duke zbatuar Kushtetutën dhe ligjin e saj organik dhe legjislacionin në fuqi, si dhe praktikat administrative të ndjekura ndër vite, me qëllim sigurimin e kushteve normale për mbarëvajtjen dhe mirëfunksionimin e veprimtarisë së saj, është duke ndërmarrë të gjitha hapat e nevojshme administrative formale për fillimin e detyrës së tri anëtarëve të rinj, pas betimit të tyre para Presidentit të Republikës.
Scroll to Top