Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë në Takimin e 3-të Vjetor të Forumit të Gjykatave Kushtetuese të Ballkanit, Antalia, Turqi, 14 – 15 nëntor 2025

Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë në Takimin e 3-të Vjetor të Forumit të Gjykatave Kushtetuese të Ballkanit, Antalia, Turqi, 14 - 15 nëntor 2025

Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë mori pjesë në Takimin e 3-të Vjetor të Forumit të Gjykatave Kushtetuese të Ballkanit, i cili u zhvillua në Antalia, Turqi, në datat 14-15 nëntor 2025, si dhe në Konferencën Ndërkombëtare që u zhvillua me këtë rast, me temë: “Standardizimi i të drejtave të njeriut dhe roli i drejtësisë kushtetuese”.

 

Gjykata Kushtetuese u përfaqësua në këtë aktivitet nga gjyqtarja Sonila Bejtja, e cila mbajti një fjalë përshëndetëse gjatë ceremonisë së hapjes së punimeve, në të cilën u trajtuan edhe aspekte të tematikës së Konferencës Ndërkombëtare. Takimin i 3-të Vjetor i Forumit të Gjykatave Kushtetuese të Ballkanit u organizua nën kujdesin e Gjykatës Kushtetuese të Turqisë dhe në të morën pjesë përfaqësues nga gjykatat anëtare të Forumit, gjyqtarë të GJEDNJ-së, si dhe gjykata e personalitete të tjera të ftuara vendase dhe ndërkombëtare. Një sesion i posaçëm iu dedikua edhe diskutimeve rreth aspekteve teknike dhe organizative të Forumit.

 

Qëllimi i Forumit Ballkanik, i krijuar me nënshkrimin e Memorandumit të Mirëkuptimit më 27 tetor 2023, në Sofje, Bullgari, është të kontribuojë në realizimin e misionit të gjykatave kushtetuese të Ballkanit për mbrojtjen e shtetit të së drejtës, demokracisë, si dhe të drejtave dhe lirive themelore të njeriut, duke mbështetur në të njëjtën kohë edhe aspiratat e përbashkëta të vendeve të rajonit për integrimin në Bashkimin Evropian.

 

Scroll to Top