VIZITA STUDIMORE
Vizita Studimore të vitit 2025
Vizitë punë e gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese në Strasburg, 8 – 9 dhjetor 2025
Një delegacion i Gjykatës Kushtetuese të Shqipërisë, i kryesuar nga Kryetarja në detyrë, Marsida Xhaferllari, dhe i përbërë nga gjyqtarët Fiona Papajorgji, Sandër Beci, Marjana Semini dhe Asim Vokshi, si dhe Ela Elezi, këshilltare ligjore, zhvilloi një vizitë pune në Departamentin për Ekzekutimin e Vendimeve të GJEDNJ-së, në Strasburg.
Qëllimi i kësaj vizite pune, e cila u organizua edhe me mbështetjen e Këshillit të Evropës, ishte shkëmbimi i qëndrimeve dhe pikëpamjeve me përfaqësuesit e Departamentit për Ekzekutimin e Vendimeve të GJEDNJ-së, Sekretariatit të Komitetit të Ministrave, Asamblesë Parlamentare, Komisionit Evropian për Efikasitetin e Drejtësisë (CEPEJ) dhe Drejtorisë së Përgjithshme të të Drejtave të Njeriut dhe Shtetit të së Drejtës të Këshillit të Evropës, për sa i përket ekzekutimit të vendimeve të GJEDNJ-së për Shqipërinë, evidentimit të praktikave më të mira, si dhe të sfidave që lidhen me procesin e ekzekutimit të vendimeve dhe drejtësinë kushtetuese në përgjithësi.
Gjatë sesioneve të punës u diskutua mbi vendimet konkrete të marra nga GJEDNJ për Shqipërinë, duke nënvizuar rëndësinë që mbart ekzekutimi i tyre jo vetëm si përmbushje e detyrimeve ndërkombëtare, por edhe për të garantuar zbatimin efektiv të të drejtave themelore në praktikë. Po ashtu, u diskutuan aspekte thelbësore që lidhen me ekzekutimin e këtyre vendimeve si rihapja e procedurave gjyqësore, sigurimi i aksesit të individit në gjykimin kushtetues, kohëzgjatja e procedurave gjyqësore civile e penale dhe mungesa e një mjeti efektiv në këtë drejtim.
Kryetarja në detyrë Marsida Xhaferllari shprehu vlerësimin për bashkëpunimin e deritanishëm dhe realizimin me sukses të kësaj vizite dhe bëri një prezantim lidhur me temën: “Aksesi në Gjykatë: sfidat strukturore dhe sistemike”. Ajo theksoi gjithashtu gatishmërinë dhe rolin që Gjykata Kushtetuese ka luajtur ndër vite për të kontribuuar në zbatimin e vendimeve të GJEDNJ-së, për përmirësimin e standardeve dhe të sistemit shqiptar për mbrojtjen e të drejtave themelore.
Në kuadër të kësaj vizite, delegacioni i Gjykatës Kushtetuese zhvilloi një takim pune edhe me gjyqtarin për Shqipërinë në GJEDNJ, z. Darian Pavli, gjatë të cilit u diskutua në lidhje me forcimin e dialogut gjyqësor, rolin e Gjykatës Kushtetuese si një filtër paraprak i kërkesave që i drejtohen GJEDNJ-së, si dhe kontributin e të dyja gjykatave në garantimin e të drejtave themelore të individëve.





Vizitë studimore e përfaqësuesve të Gjykatës Kushtetuese të Shqipërisë pranë Këshillit të Shtetit të Greqisë, 27 nëntor 2025
Në vijim të marrëdhënieve shumë të mira të bashkëpunimit me Këshillin e Shtetit të Greqisë, një delegacion i Gjykatës Kushtetuese të Shqipërisë, i përbërë nga Sekretari i Përgjithshëm, Eugen Papandile dhe këshilltarët ligjorë Ermal Tauzi dhe Ertrit Sofroni, zhvilloi në Athinë, Greqi, në datën 27 nëntor 2025, një vizitë studimore pranë këtij institucioni.
Delegacioni i Gjykatës Kushtetuese u prit në një takim të posaçëm nga Kryetari i Këshillit të Shtetit të Greqisë, z. Michail Pikramenos, gjatë të cilit u diskutua mbi bashkëpunimin e deritanishëm dhe mënyrat e thellimit të këtij bashkëpunimi në të ardhmen. Po ashtu, delegacioni pati mundësinë të njihej më nga afër me rolin, strukturën dhe funksionet e Këshillit të Shtetit të Greqisë, si dhe të zhvillonte takime me homologët me qëllim shkëmbimin e përvojave respektive ndërmjet dy institucioneve kushtetuese.


Vizitë e gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese në Gjykatën Evropiane të të Drejtave të Njeriut (GJEDNJ), Strasburg
Një delegacion i Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë, i kryesuar nga Kryetarja znj. Holta Zaçaj, dhe i përbërë nga anëtarët e saj, zhvilloi një vizitë zyrtare në Gjykatën Evropiane të të Drejtave të Njeriut (GJEDNJ) në Strasburg. Qëllimi i kësaj vizite ishte forcimi i bashkëpunimit ndërinstitucional dhe shkëmbimi i përvojave më të mira sa i takon mbrojtjes të të drejtave dhe lirive themelore të individit.
Vizita u realizua në bashkëpunim me Zyrën e Gjyqtarit të Zgjedhur për Shqipërinë në GJEDNJ, z. Darian Pavli, si dhe me mbështetjen e Fondacionit Gjerman për Bashkëpunim Ndërkombëtar Ligjor (IRZ), përmes fondeve të Zyrës Federale Gjermane të Marrëdhënieve me Jashtë.
Gjatë vizitës, delegacioni shqiptar u prit nga Presidenti i GJEDNJ-së, z. Mattias Guyomar, si dhe nga gjyqtarë të tjerë të kësaj gjykate. Në kuadër të programit, u zhvilluan referime për çështje me interes të përbashkët. Më konkretisht, Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, znj. Holta Zaçaj, së bashku me Gjyqtaren e zgjedhur për Bullgarinë në GJEDNJ, znj. Diana Kovatcheva, referuan për temën “Masat e lidhura me pasurinë në procedimet penale dhe jo-penale – çështje të ligjshmërisë dhe proporcionalitetit”, si dhe tema “Procesi i rregullt ligjor sipas nenit 6 të Konventës Evropiane – sfidat strukturore dhe sistematike” u trajtua nga gjyqtarja e Gjykatës Kushtetuese të Shqipërisë, znj. Marsida Xhaferllari dhe Gjyqtari i zgjedhur për Azerbajxhanin në GJEDNJ, z. Lәtif Hüseynov.
Gjithashtu gjatë këtij takimi, përfaqësues të Zyrës së Regjistrimit të Kërkesave në GJEDNJ ndanë me delegacionin shqiptar përvojën e Gjykatës në trajtimin e çështjeve të prapambetura dhe menaxhimin efikas të volumit të punës.
Në përfundim të vizitës, të dyja palët nënvizuan rëndësinë e vijimit të dialogut ndërgjyqësor, si dhe rolin që luajnë të dyja gjykatat në garantimin e të drejtave e lirive të individit dhe në forcimin e zbatimit të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut.



Vizitë trupës së Gjykatës Kushtetuese të Shqipërisë pranë Fakultetit Juridik të Universitetit të Barit, Itali
Një delegacion i Gjykatës Kushtetuese të Shqipërisë, i kryesuar nga Kryetarja e kësaj gjykate, znj. Holta Zaçaj dhe i përbërë nga e gjithë trupa e gjyqtarëve, zhvilloi në datat 17–18 korrik 2025, një vizitë studimore dy ditore pranë Fakultetit Juridik të Universitetit “Aldo Moro” në Bari, Itali.
Në kuadër të kësaj vizite, delegacioni është pritur në ambientet e Rektoratit të Universitetit të Barit nga Prof. Andrea Lovato, Drejtor i Departamentit të Jurisprudencës, dhe profesorë të tjerë të së drejtës kushtetuese. për të vijuar më pas me sesionet e prezantimeve dhe diskutimeve tematike. Për temën e sesionit të parë – Pikëprerjet ndërmjet jurisprudencës italiane dhe asaj të Gjykatës Kushtetuese të Shqipërisë – referuan nga pala shqiptare gjyqtare Fiona Papajorgji dhe nga pala italiane prof. Raffaele Guido Rodio, profesor i së drejtës kushtetuese në Fakultetin Juridik të Universitetit të Barit. Gjatë sesionit të dytë pati referime dhe diskutime mbi temën – Kontrolli Incidental – nga gjyqtarja e Gjykatës Kushtetuese të Shqipërisë Sonila Bejtja dhe prof. Vittorio Teotonico, profesor i së drejtës kushtetuese në Fakultetin e Shkencave Ekonomike.
Në vijim, delegacioni vizitoi edhe Fakultetin e Shkencave Ekonomike të Universitetit, takim gjatë të cilit u zhvilluan diskutime për çështje me interes të përbashkët në fushën e të drejtës kushtetuese, si dhe mbi ecurinë e reformës gjithëpërfshirëse në drejtësi në Shqipëri. Gjithashtu, gjatë takimit u nënvizua edhe rëndësia e dialogut të vazhdueshëm ndërmjet gjykatave dhe institucioneve akademike për zhvillimin e mendimit juridik dhe përmirësimin e praktikave kushtetuese.



Vizitë pune e këshilltarëve të Njësisë së Shërbimit Ligjor dhe Drejtorisë së Kërkimit Ligjor, Studimeve dhe Botimeve të Gjykatës Kushtetuese të Shqipërisë në Gjykatën Europiane të të Drejtave të Njeriut në Strasburg, 6 – 7 maj 2025.
Me mbështetjen e Fondacionit Gjerman për Bashkëpunimin Ligjor Ndërkombëtar (IRZ), e cila u bë e mundur falë financimit nga Ministria Federale Gjermane e Drejtësisë dhe Mbrojtjes së Konsumatorit, si dhe në bashkërendim me Zyrën e Gjyqtarit të zgjedhur për Shqipërinë në Gjykatën Evropiane të të Drejtave te Njeriut (GJEDNJ), një delegacion i Gjykatës Kushtetuese të Shqiperisë zhvilloi një vizitë studimore dy ditore pranë GJEDNJ-së, ne datat 6-7 maj 2025. Delegacioni përbëhej nga këshilltarët e Njësisë së Shërbimit Ligjor dhe drejtuesja e Drejtorisë së Kërkimit Ligjor, Studimeve dhe Botimeve.
Gjatë ditës së parë të vizitës, pjesëmarrësit patën mundësinë të dëgjonin nga ekspertët e GjEDNj-së mbi jurisprudencën dhe qëndrimet e Gjykatës lidhur me disa nga të drejtat e garantuara nga Konventa Evropiane për të Drejtat e Njeriut. Ata gjithashtu u informuan mbi procedurën e shqyrtimit të çështjeve, si edhe mbi risitë e metodologjisë së kërkimit në platformat e GjEDNj-së si HUDOC dhe Knowledge Sharing.
Gjatë ditës së dytë të vizitës delegacioni ndoqi një seancë publike të Dhomës së Madhe (Grand Chamber) të GjEDNJ-së për çështjen Yasak c. Türkiye (n° 17389/20). Po ashtu, nën kujdesin e veçantë të Gjyqtarit të zgjedhur për Shqipërinë në GjEDNj, z. Darian Pavli, delegacioni u prit në një takim pune me të ku ishin të pranishëm edhe përfaqësuesit e Njësisë Ligjore për Shqipërinë. Gjatë këtij takimi u prezantuan dhe u diskutuan qëndrimet e GjEDNj -se në lidhje me disa nga çështjet që kanë të bëjnë me Shqipërinë dhe veçanërisht me disa aspekte të gjykimit kushtetues.



Vizitë studimore e delegacionit të Gjykatës Kushtetuese të Shqipërisë pranë Gjykatës Kushtetuese të Spanjës, 11 – 12 shtator 2025
Në kuadër të zbatimit të marrëveshjes së bashkëpunimit të ndërsjellë në fusha me interes të përbashkët, të nënshkruar me Gjykatën Kushtetuese të Mbretërisë së Spanjës në mars të vitit 2024, një delegacion i Gjykatës Kushtetuese të Shqipërisë, i përbërë nga këshilltarë ligjorë dhe përfaqësues të strukturave studimore/kërkimore dhe IT, zhvilloi në datat 11 dhe 12 shtator një vizitë studimore pranë Gjykatës Kushtetuese të Spanjës.
Gjatë vizitës studimore u zhvilluan disa sesione pune me tematika të ndryshme me interes për të dyja gjykatat. Këshilltarët ligjorë të Gjykatës Kushtetuese të Spanjës ndanë me përfaqësuesit e Gjykatës Kushtetuese të Shqipërisë qëndrimet dhe jurisprudencën e konsoliduar mbi disa tema, veçanërisht mbi atë të mekanizmit të ankimit kushtetues individual, i cili në juridiksionin spanjoll njihet me termin amparo.
Anëtarët e delegacionit patën gjithashtu mundësinë të mësojnë mbi procedurën e shqyrtimit të çështjeve dhe metodologjinë e kërkimit. Më tej, ata u njohën me mënyrën e sistemimit, përpunimit dhe përdorimit të jurisprudencës dhe bibliografisë në funksion të vendimmarrjes kushtetuese. Vizita gjithashtu shërbeu për të përfituar nga përvoja e gjykatës spanjolle sa i takon sistemit elektronik të menaxhimit të çështjeve.
Në kuadër të kësaj vizite, delegacioni është pritur në takime të veçanta edhe nga Kryetari i Gjykatës Kushtetuese të Spanjës, zoti Candido Conde – Pumpido Touron, si dhe Sekretari i Përgjithshëm, zoti Andrés Gutiérrez Gil.


Vizita Studimore të vitit 2024
Në datat 14 – 16 janar 2024, një delegacion i Gjykatës Kushtetuese të Shqipërisë, i kryesuar nga Kryetarja e kësaj Gjykate, znj. Holta Zaçaj, dhe i përbërë nga gjithë trupa e gjyqtarëve të kësaj gjykate, zhvilloi një vizitë studimore pranë Gjykatës Kushtetuese Federale Gjermane.
Një delegacion i Gjykatës Kushtetuese të Shqipërisë, i kryesuar nga Kryetarja e saj, znj. Holta Zaçaj, dhe i përbërë nga trupa e gjyqtarëve të kësaj Gjykate, është duke zhvilluar një vizitë studimore në Gjykatën Kushtetuese të Turqisë.
Në kuadër të kësaj vizite, delegacioni i Gjykatës Kushtetuese të Shqipërisë u prit fillimisht në një takim zyrtar nga Kryetari i Gjykatës Kushtetuese të Turqisë, z. Kadir Özkaya.
Gjatë këtij takimi, të dy Kryetarët shprehën vlerësimet për bashkëpunimin e shkëlqyer që ekziston mes dy gjykatave kushtetuese, duke përmendur veprimtaritë e suksesshme të zhvilluara në këtë kontekst, si vizitat studimore të gjyqtarëve, pjesëmarrjen në konferencat dhe simpoziumet ndërkombëtare të organizuara me rastin e përvjetorëve respektivë të krijimit të gjykatave, pjesëmarrjen e këshilltarëve ligjorë në Shkollën Verore të organizuar nga Gjykata Kushtetuese e Turqisë.
Në mënyrë të veçantë, Kryetarja Zaçaj shprehu falënderimet për mbështetjen e ofruar nga Gjykata Kushtetuese e Turqisë për zgjedhjen e Gjykatës Kushtetuese të Shqipërisë si kryesuese e Konferencës së Gjykatave Kushtetuese Evropiane.
Pas pritjes zyrtare nga Kryetari i Gjykatës Kushtetuese të Turqisë, u zhvillua një tryezë diskutimesh me gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese të Turqisë, gjatë së cilës u bë prezantim i kompetencave, funksionit dhe mënyrës së organizmit të të dy gjykatave, si dhe u shkëmbyen përvojat respektive në lidhje me çështje të kontrollit kushtetues abstrakt dhe konkret, si dhe ankimet kushtetuese individuale.
Në vijim të agjendës, delegacioni i Gjykatës Kushtetuese të Shqipërisë zhvilloi takime zyrtare dhe me Kryetarin e Gjykatës së Kasacionit të Turqisë, z. Ömer Kerkez, si dhe me Zëvendëskryetarin e Këshillit të Shtetit të Turqisë, z. Mahmut Vural, ku pas prezantimit të mënyrës së funksionimit dhe organizimit të institucioneve respektive, mes gjyqtarëve pati pyetje dhe diskutime lidhur me problematikat që na bashkojnë, si dhe karakteristikat e secilit juridiksion, marrëdhëniet e Gjykatës Kushtetuese me Gjykatat e Larta në të dyja vendet, si dhe definimin e linjave të juridiksionit të zakonshëm dhe atij kushtetues.
Në të gjitha takimet zyrtare ishte e pranishme edhe Ambasadorja e Republikës së Shqipërisë në Republikën e Turqisë, znj. Blerta Kadzadej.


Vizita studimore të vitit 2023
Në datat 7 - 8 shtator 2023, një delegacion i Gjykatës Kushtetuese të Shqipërisë, i kryesuar nga Kryetarja e kësaj Gjykate, znj. Holta Zaçaj, dhe i përbërë nga gjyqtarët znj. Sonila Bejtja, z. Sandër Beci, z. Ilir Toska, z. Gent Ibrahimi, si dhe znj. Thomaida Xhoxhaj, specialiste në Drejtorinë e Marrëdhënieve me Publikun dhe me Jashtë, zhvilloi një vizitë pune pranë Tribunalit Federal të Zvicrës në Lozanë, Zvicër.
Me ftesë të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, trupa e gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese të Shqipërisë, e kryesuar nga Kryetarja e kësaj Gjykate, znj. Holta Zaçaj, zhvilloi një vizitë pune në Prishtinë, Kosovë, në datat 29 – 30 qershor 2023.
Vizita studimore të vitit 2022
Në kuadër të zbatimit të Marrëveshjes për Bashkëpunimin Reciprok dhe Ndihmën e Ndërsjellë në Fusha me Interes të Përbashkët, të nënshkruar midis Gjykatës Kushtetuese të Shqipërisë dhe Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, në datën 29 shtator 2021, z. Ermal Tauzi dhe z. Gentian Mete, këshilltarë ligjorë në Gjykatën Kushtetuese të Shqipërisë, qëndruan për një periudhë stazhi 2 javore pranë Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, me qëllim pjesëmarrjen në veprimtari me karakter formues të organizuara dhe zhvilluara nga kjo gjykatë.
Gjatë qëndrimit në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës, këshilltarët ligjorë u njohën më nga afër me mënyrën e organizimit dhe funksionimit të saj, duke u njohur me dosje të caktuara dhe ndjekur gjykimet kushtetuese të zhvilluara, si dhe duke marrë pjesë në diskutimet e bëra ndërmjet Kryetares së Gjykatës dhe stafit administrativ, në lidhje me zbatimin dhe planifikimin e objektivave strategjikë.
Po ashtu, këshilltarët ligjorë të Gjykatës Kushtetuese të Shqipërisë morën pjesë në konferencën me temë “Ndërveprimi i juridiksionit gjyqësor dhe kushtetues për garantimin e shtetit të së drejtës, përvoja nga Kosova, Shqipëria dhe Gjermania”, e cila u zhvillua gjatë datave të qëndrimit të tyre në Kosovë dhe u organizua me pjesëmarrjen e përfaqësueseve të gjykatave kushtetuese dhe të larta të Shqipërisë dhe Kosovës, si dhe me pjesëmarrjen e ekspertëve nga Gjermania.
Me ftesë të Këshillit Kushtetues të Greqisë, një delegacion i Gjykatës Kushtetuese të Shqipërisë, i kryesuar nga Kryetarja Vitore Tusha, dhe i përbërë nga gjyqtarët Marsida Xhaferllari, Fiona Papajorgji, Përparim Kalo dhe Sonila Bejtja, zhvilloi në datat 13 – 15 prill 2022 një vizitë pune pranë këtij këshilli.
Me ftesë të Gjykatës Kushtetuese të Austrisë, në datat 7 – 8 prill 2022, një delegacion i Gjykatës Kushtetuese të Shqipërisë, i përbërë nga gjyqtarët Elsa Toska, Altin Binaj dhe Përparim Kalo, zhvilloi një vizitë pune dy ditore pranë kësaj gjykate.
Vizita studimore të vitit 2021
Me ftesë të Gjykatës Kushtetuese të Shqipërisë, edhe me rastin e zgjedhjes së kryesisë së re të Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës, një delegacion i kësaj gjykate, i kryesuar nga znj. Gresa Caka – Nimani, Kryetare, dhe i përbërë nga trupa e gjyqtarëve të kësaj gjykate, Sekretari i Përgjithshëm dhe përfaqësues të tjerë të stafit administrativ, po zhvillon një vizitë pune me aktivitete të përbashkëta dy ditore pranë Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë.
Me ftesë të Kryetarit të Gjykatës Kushtetuese të Turqisë, Prof. Dr. Zühtü ARSLAN, Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë mori pjesë në programin e shkollës së 9-të verore të organizuar nga Qendra për Trajnimin dhe Zhvillimin e Burimeve Njerëzore e Shoqatës së Gjykatave Kushtetuese Aziatike dhe Institucioneve Ekuivalente. Tema e përzgjedhur për këtë vit ishte “Probleme aktuale të ekzekutimit të vendimeve: Drejtësia Kushtetuese” dhe programi u zhvillua online në datat 7 – 8 shtator 2021. Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë u përfaqësua në këtë aktivitet nga znj. Ela Elezi, këshilltare ligjore, e cila mbajti edhe një referim.
Gjatë dy ditëve, pjesëmarrës nga rreth 30 shtete sollën eksperiencat e vendeve të tyre per problemet që lidhen me ekzekutimin e vendimeve të gjykatave kushtetuese respektive ose institucioneve ekuivalente dhe përgjegjësinë e organeve shtetërore për të zbatuar këto vendime. Që nga viti 2013, kjo shkollë është kthyer në një aktivitet të përvitshëm që ka tërhequr vëmendje të vazhdueshme.
Me ftesë të Kryetares së Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës, znj. Arta Rama-Hajrizi, trupa e gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë, e kryesuar nga Kryetarja e kësaj gjykate, znj. Vitore Tusha, po zhvillon një vizitë pune dyditore në Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Kosovës. Në përbërje të delegacionit të Gjykatës Kushtetuese të Shqipërisë ishin edhe përfaqësues të stafit administrativ të kësaj gjykate të cilët u pritën në takime të veçanta nga homologët e tyre.
Vizita studimore të vitit 2020
Me ftesë të Kryetarit të Gjykatës Kushtetuese të Turqisë, Prof. Dr. Zühtü ARSLAN, Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë, mori pjesë në programin e shkollës së 8-të verore të organizuar nga Qendra për Trajnimin dhe Zhvillimin e Burimeve Njerëzore e Shoqatës së Gjykatave Kushtetuese Aziatike dhe Institucioneve Ekuivalente. Programi i këtij viti kishte temën “Kufizimi i të drejtave dhe lirive të njeriut gjatë gjendjes së emergjencës shëndetësore - shembulli i COVID-19” dhe u zhvillua online në datat 7 – 8 shtator 2020. Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë u përfaqësua në këtë aktivitet nga znj. Olta Aliaj, këshilltare ligjore.
Secili prej pjesëmarrësve në program mbajti një prezantim në lidhje me këtë temë duke analizuar shkurtimisht legjislacionin ekzistues dhe praktikën e ndjekur në vendet e tyre respektive në kuadër të situatës së krijuar nga pandemia e COVID-19, si dhe duke ofruar një përmbledhje të vendimeve të gjykatave kombëtare që pasqyrojnë praktikën gjyqësore të vendosur.
Vizita studimore të vitit 2019
Asnjë rezultat i gjetur!
Vizita studimore të vitit 2018
Në kuadër të vendosjes së marrëdhënieve të bashkëpunimit midis Gjykatës Kushtetuese dhe institucioneve akademike, brenda dhe jashtë vendit, me ftesë të Dekanit të Fakultetit të Drejtësisë, Universiteti i Pisas, Itali, një delegacion i kësaj Gjykate kreu një vizitë studimore pranë këtij fakulteti në datat 15-16 nëntor 2018. Delegacioni përbëhej nga: z. Eugen Papandile, Sekretar i Përgjithshëm, znj. Arta Vorpsi, znj. Kaliona Nushi dhe z. Ermal Tauzi, këshilltarë të gjyqtarëve, si dhe znj. Noela Ruço, Drejtoreshë e Drejtorisë së Kërkimeve, Studimeve dhe Botimeve.
Me ftesë të Gjykatës Kushtetuese të Malit të Zi, një delegacion i stafit administrativ të Gjykatës Kushtetuese të Shqipërisë i kryesuar nga Sekretari i Përgjithshëm, z. Eugen Papandile, mori pjesë në një vizitë studimore që u zhvillua pranë kësaj gjykate, e cila konkludoi një takim pune lidhur me çështjet më aktuale që shqetësojnë sot gjykatat kushtetuese.
Në kuadër të projektit të përbashkët të Këshillit të Evropës dhe Bashkimit Evropian “Mbi mjetet kombëtare efektive të ekzekutimit të vendimeve të GJEDNJ” znj. Elsa Toska, këshilltare e Kryetarit dhe znj. Jonida Kondili, këshilltare ligjore, morën pjesë në një vizitë studimore dyditore pranë Këshillit të Evropës, së bashku me përfaqësues të institucioneve të tjera.
Në kuadër të promovimit të mëtejshëm të bashkëpunimit tashmë disavjeçar midis Gjykatës Kushtetuese të Shqipërisë dhe Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, një delegacion i Gjykatës Kushtetuese të Shqipërisë, i përbërë nga z. Eugen Papandile, Sekretar i Përgjithshëm, dhe z. Ermal Tauzi, këshilltar ligjor, zhvilloi një vizitë studimore dyditore pranë Gjykatës Kushtetuese të Kosovës.
Vizita studimore të vitit 2016
Me ftesë të Fondacionit Gjerman për Bashkëpunim Ligjor Ndërkombëtar – IRZ një delegacion i Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë, i përbërë nga Sekretari i Përgjithshëm, Kujtim Osmani, Drejtori i Kabinetit të Kryetarit, Aleksandër Toma, si dhe këshilltarja ligjore, Arta Vorpsi, mori pjesë në një vizitë studimore në Gjykatën Administrative të Shtutgartit në datat 14-17 dhjetor 2016.
Me ftesë të Gjykatës Kushtetuese të Shqipërisë, një delegacion i stafit administrativ të Gjykatës Kushtetuese të Sllovenisë, i kryesuar nga Sekretari i Përgjithshëm i kësaj gjykate zoti Sebastian Nerad, zhvilloi një vizitë studimore në Gjykatën Kushtetuese të Shqipërisë në datat 19 – 21 Tetor 2016.
Me ftesë të Dr. Maria Mousmouti, Drejtore Ekzekutive e Qendrës për Drejtësi Kushtetuese Europiane, një delegacion i Gjykatës Kushtetuese të Shqipërisë, i përbërë nga zoti Kujtim Osmani, sekretar i Përgjithshëm, zoti Aleksandër Toma, drejtor i Kabinetit të Kryetarit, zonja Elsa Toska, Këshilltare e Kryetarit të Gjykatës Kushtetuese, zoti Kujtim Sheshi, zonja Alma Çomo dhe zonja Noela Ruço, drejtorë, si dhe zonja Fiona Papajorgji, dhe zonja Kaliona Nushi, këshilltare ligjore, zhvilloi një vizitë studimore në Athinë, Greqi në datat 6-7 tetor 2016.
Me ftesë të Gjykatës Kushtetuese të Kroacisë, një delegacion i Gjykatës Kushtetuese të Shqipërisë, i përbërë nga z. Kujtim Osmani, Sekretar i Përgjithshëm, z. Kujtim Sheshi, drejtor i Drejtorisë Ekonomike dhe i Burimeve Njerëzore, znj. Kaliona Nushi, znj. Jonida Kondili dhe znj. Fiona Papajorgji, këshilltare, zhvilloi një vizitë studimore pranë Gjykatës Kushtetuese të Kroacisë.
Në datat 13 – 15 prill 2016, një delegacion i Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë, i kryesuar nga Drejtori i Kabinetit, zoti Aleksandër Toma, dhe i përbërë nga znj. Arta Vorpsi dhe z. Eugen Papandile, këshilltarë ligjorë, znj. Noela Ruço dhe znj. Alma Çomo, drejtorë, si dhe z. Luan Sina, shef sektori, zhvilloi një vizitë studimore dyditore pranë Gjykatës Kushtetuese të Hungarisë.
Me ftesë të Kryetares së Gjykatës Kushtetuese të Maqedonisë znj. Elena Gosheva, një delegacion i Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë, i përbërë nga Kryetari i kësaj Gjykate, z. Bashkim Dedja, gjyqtarët z. Gani Dizdari dhe znj. Vitore Tusha, si dhe Sekretari i Përgjithshëm, z. Kujtim Osmani, zhvilloi një vizitë studimore në Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Maqedonisë në datat 31 mars - 02 prill 2016.
Vizita studimore të vitit 2015
Me ftesë të Këshillit të Europës, një delegacion i Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë, i përbërë znj. Elsa Toska, këshilltare e Kryetarit, znj. Kaliona Nushi, znj. Valbona Pajo dhe znj. Olta Aliaj, këshilltare ligjore, bëri një vizitë studimore në Këshillin e Europës në Strasburg në datat 1-4 dhjetor 2015.
Në datat 3 – 5 Dhjetor 2016, një delegacion i Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë, i kryesuar nga Drejtori i Kabinetit, zoti Aleksandër Toma, dhe i përbërë nga znj. Arta Vorpsi dhe z. Eugen Papandile, këshilltarë ligjorë, si dhe znj. Noela Ruço dhe znj. Alma Çomo, drejtorë, zhvilloi një vizitë studimore dy ditore pranë Gjykatës Kushtetuese të Portugalisë.
Në kuadër të programit të aktiviteteve të përbashkëta të Gjykatës Kushtetuese të Shqipërisë me Fondacionin Hanns-Seidel, u zhvillua një vizitë studimore në Gjykatën Europiane për të Drejtat e Njeriut (GJEDNJ) nga 16 deri në 27 nëntor 2015.
Një delegacion i Gjykatës Kushtetuese të Shqipërisë i përbërë nga Sekretari i Përgjithshëm, Kujtim Osmani, Drejtori i Drejtorisë Ekonomike dhe Burimeve Njerëzore, Kujtim Sheshi, dhe këshilltaret ligjore Elsa Toska, Fiona Papajorgji, Olta Aliaj, zhvilloi një vizitë studimore në Tribunalin Kushtetues të Spanjës, në Madrid, në datat 16 dhe 17 nëntor 2015.
Vizita studimore të vitit 2014
Me ftesë të Këshillit të Europës, një delegacion i Gjykatës Kushtetuese të Shqipërisë i përbërë nga Znj. Vitore Tusha, Znj. Altina Xhoxhaj, gjyqtare, si dhe Znj. Elsa Toska, Znj. Arta Llazari, këshilltare ligjore, bëri një vizitë studimore në Këshillin e Europës dhe në Gjykatën Europiane për të Drejtat e Njeriut, në Strasburg në datat 7-9 korrik 2014
Me ftesë të Sekretarit të Përgjithshëm të Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Sllovenisë, Dr. Sebastian Nerad, një delegacion i Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë, i kryesuar nga Sekretari i Përgjithshëm, Zoti Kujtim Osmani, zhvilloi një vizitë studimore dy ditore pranë Gjykatës Kushtetuese të Sllovenisë, në datat 17 – 19 prill 2014. Delegacioni kishte në përbërje të tij edhe drejtorët e tri drejtorive në Gjykatën Kushtetuese, si dhe tri këshilltarë ligjorë.
Vizita studimore të vitit 2012
Në kuadër të marrëveshjes së bashkëpunimit të nënshkruar midis Gjykatës Kushtetuese të Shqipërisë dhe Gjykatës Kushtetuese të Italisë në qershor 2009, një delegacion i Gjykatës Kushtetuese të Shqipërisë i përbërë nga z. Kujtim Osmani, Sekretar i Përgjithshëm, znj. Noela Ruço, znj. Alma Çomo, z. Kujtim Sheshi, drejtorë, dhe znj. Arta Vorpsi, z. Dardan Mustafaj, z. Alban Brati, këshilltarë, zhvilloi një vizitë studimore pranë Gjykatës Kushtetuese të Italisë, në datat 22 – 23 nëntor 2012.
Me ftesë të Presidentit të Gjykatës Kushtetuese të Spanjës, Z. Pascual Sala Sánchez, si dhe me mbështetjen e Misionit EURALIUS në Shqipëri, një delegacion i Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë, i përbërë nga Kryetari i saj, Z.Bashkim Dedja, dhe nga gjyqtarët Z.Xhezair Zaganjori dhe Z.Admir Thanza, zhvilloi në datat 20 – 22 shkurt 2012 një vizitë studimore pranë Gjykatës Kushtetuese të Spanjës.
Vizita studimore të vitit 2009
Vizitë e delgacionit të Gjykatës Kushtetuese në Shtetet e Bashkuara të Amerikës
Vizita studimore të vitit 2007
Vizitë studimore në Athinë, Greqi, 20 - 21 shtator 2007
