njoftimet e fundit per median dhe publikun
për vitin 2014
NJOFTIM PËR MEDIAN 16.12.2014
NJOFTIM PËR MEDIAN
Gjykata Kushtetuese e Republikës së Shqipërisë, sot me datën 16.12.2014 pasi shqyrtoi çështjen me palë:
Kërkues: Një Grup Deputetësh të Kuvendit të Shqipërisë, jo më pak se 1/5 e anëtarëve të Kuvendit.
Subjekte të Interesuara: Kuvendi i Shqipërisë; Këshilli i Ministrave; Këshilli i Lartë i Drejtësisë
Objekti: Shpalljen si të papajtueshëm me Kushtetutën të ligjit nr.101/2014 “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr.8811, datë 17.5.2001 “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Lartë të Drejtësisë”, të ndryshuar.
Pasi shqyrtoi dhe analizoi pretendimet e palës kerkuese, prapesimet e subjekteve të interesuara, me vendimin e datës 16.12,2014, bazuar në nenet 131 dhe 134 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë dhe ligjin nr.8577, datë 10.02.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese”,
VENDOSI:
– Pranimin e pjesshëm të kërkesës.
– Shfuqizimin e nenit 4 të ligjit nr.101/2014 “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr.8811, datë 17.5.2001 “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Lartë të Drejtësisë”.
NJOFTIM PËR MEDIAN 16.12.2014
NJOFTIM PËR MEDIAN
Gjykata Kushtetuese e Republikës së Shqipërisë, në përfundim të shqyrtimit të çështjes me:
Kërkues: Presidenti i Republikës së Shqipërisë
Subjekte të Interesuara: Kuvendi i Republikës së Shqipërisë, Këshilli i Ministrave
Objekt: Shfuqizimi si i papajtueshëm me Kushtetutën, i nenit 7 të ligjit nr. 101/2014 “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr.8811, datë 17.05.2001 “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Lartë të Drejtësisë”, i ndryshuar”. Pezullimi i zbatimit të dispozitave të ligjit, objekt i kësaj kërkese, deri në hyrjen në fuqi të vendimit të Gjykatës Kushtetuese,
Pasi shqyrtoi dhe analizoi pretendimet e ngritura nga kërkuesi, si dhe prapësimet e ngritura nga subjektet e interesuara, me vendimin e datës 16.12.2014, bazuar në nenet 131 dhe 134 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë dhe ligjin nr.8577, datë 10.02.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”,
VENDOSI:
– Rrëzimin e kërkesës.
NJOFTIM PËR MEDIAN 15.12.2014
NJOFTIM PËR MEDIAN
Gjykata Kushtetuese e Republikës së Shqipërisë, në përfundim të shqyrtimit të çështjes me:
Kërkues: Një e Pesta e Deputetëve të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë
Subjekte të Interesuara: Kuvendi i Shqipërisë, Këshilli i Ministrave
Objekt: 1) Shpalljen si të papajtueshëm me Kushtetutën të ligjit nr.115/2014 “Për ndarjen administrativo territoriale të njësive të qeverisjes vendore në Republikën e Shqipërisë”. 2) Pezullimin e ligjit nr.115/2014 “Për ndarjen administrativo territoriale të njësive të qeverisjes vendore në Republikën e Shqipërisë”,
Pasi shqyrtoi dhe analizoi pretendimet e ngritura nga kërkuesi, si dhe prapësimet e ngritura nga subjektet e interesuara, me vendimin e datës 15.12.2014, bazuar në nenet 131 dhe 134 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë dhe ligjin 8577, datë 10.02.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”,
VENDOSI:
– Rrëzimin e kërkesës.
NJOFTIM PËR MEDIAN 03.12.2014
NJOFTIM PËR MEDIAN
Gjykata Kushtetuese e Republikës së Shqipërisë, sot me datën 03.12.2014, shqyrtoi çështjen me palë:
Kërkues: Presidenti i Republikës së Shqipërisë.
Subjekte të Interesuara: Kuvendi i Shqipërisë; Këshilli i Ministrave.
Objekti: 1. Shfuqizimi si i papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë, i ligjit nr.64/2014 “Për pushtetet dhe autoritetet e drejtimit e të komandimit të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë”. 2. Pezullimi i zbatimit të ligjit nr.64/2014 “Për pushtetet dhe autoritetet e drejtimit e të komandimit të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë”.
Bazuar në nenin 131 dhe 134 të Kushetutës së Republikës së Shqipërisë dhe ligjit nr. 8577, datë 10.02.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese”,
VENDOSI:
– Pranimin pjesërisht të kërkesës.
– Shfuqizimin e shprehjes “ndërsa në kohë lufte i drejton Forcat e Armatosura nëpërmjet Komandantit të Forcave të Armatosura” të pikës 2 të nenit 9, si dhe shfuqizimin e nenit 12/ç, 12/d, 22/3 dhe 23/3 të ligjit nr.64/2014 “Për pushtetet dhe autoritetet e drejtimit e të komandimit të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë”.
Kontrolli i kushtetutshmërisë së ligjeve, i kërkuar nga gjykatat (Kontroll incidental) 24.11.2014
Kontrolli i kushtetutshmërisë së ligjeve, i kërkuar nga gjykatat (Kontroll incidental)
Gjykata Kushtetuese e Republikës së Shqipërisë, bazuar në nenin 70/1 të ligjit nr. 8577, datë 10.02.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”, njofton se pranë kësaj Gjykate po shqyrtohet kërkesa e paraqitur nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier, me subjekte të interesuar: Kuvendi i Shqipërisë; Këshilli i Ministrave, dhe me objekt: “Deklarimi i kushtetutshmërisë së fjalisë së dytë, të paragrafit të pestë të nenit 610 të Kodit të Procedurës Civile “Kur titulli ekzekutiv është një akt për dhënien e kredive nga institucionet financiare jobankare dhe gjykata ka vendosur pezullimi e ekzekutimit të vendimit, masa e pezullimit konsiderohet si e rënë nga fuqia me kalimin e 20 ditëve nga momenti i dhënies së vendimit të pezullimit”.
Kontrolli i kushtetutshmërisë së ligjeve, i kërkuar nga gjykatat (Kontroll incidental) 11.11.2014
Kontrolli i kushtetutshmërisë së ligjeve, i kërkuar nga gjykatat (Kontroll incidental)
Gjykata Kushtetuese e Republikës së Shqipërisë, bazuar në nenin 70/1 të ligjit nr. 8577, datë 10.02.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”, njofton se pranë kësaj Gjykate po shqyrtohet kërkesa e paraqitur nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Shkodër, me subjekte të interesuara: Kuvendi i Shqipërisë, Ministria e Drejtësisë, Prokuroria e Përgjithshme, dhe me objekt: “Shfuqizimi, si i papajtueshëm me Kushtetutën, i togfjalëshit “dhe në doza të vogla”, në paragrafin e parë, të nenit 283 të Kodit Penal.”
NJOFTIM PËR MEDIAN 24.09.2014
NJOFTIM PËR MEDIAN
Gjykata Kushtetuese e Republikës së Shqipërisë, sot me datën 24.09.2014, shqyrtoi çështjen me palë:
Kërkues: Një Grup Deputetësh të Kuvendit të Shqipërisë, jo më pak se 1/5 e anëtarëve të Kuvendit.
Subjekte të Interesuara: Kuvendi i Shqipërisë.
Objekt: 1. Interpretimi i neneve 65/1 dhe 78/2 të Kushtetutës.
2. Konstatimi i pavlefshmërisë së mbledhjes së përgjithshme të deputetëve (seancës plenare) të datës 20.02.2014 të thirrur në kundërshtim me Rregulloren e Kuvendit dhe në shkelje të rregullave procedurale që garantojnë një proces të reegullt ligjor, lidhur me këto çështje:
a) vendimin e Kuvendit nr.12/2014 “Për shpalljen si të pavlefshëm të vendimit nr.1/2013 të Kuvendit “Për zgjedhjen e Inspektorit të Përgjithshëm të Inspektoratit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive”;
b) vendimin e Kuvendit nr.13/2014 “Për mosmiratimin e propozimit të Presidentit të Republikës me Dekretin nr.7928, datë 16.1.2013 “Për zgjedhjen e Inspektorit të Përgjithshëm të Inspektoratit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive”;
c) vendimin e Kuvendit nr.14/2014 “Për zgjedhjen e Inspektorait të Përgjithshëm të Inspektoratit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive”.
Bazuar në nenin 131 dhe 134 të Kushetutës së Republikës së Shqipërisë dhe ligjit nr. 8577, datë 10.02.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese”,
VENDOSI:
1. Njëzëri, rrëzimin e kërkesës për interpretimin e nenit 65/1 të Kushtetutës dhe kërkesës për konstatimin e pavlefshmërisë së mbledhjes së përgjithshme të deputetëve, të datës, 20.02.2014, që lidhet me këto cështje
a) Vendimi Nr. 12/20014 “Për shpalljen si të pavlefshëm të vendimit Nr. 1/2013”, “Për zgjedhejn e Inspektorit të Përgjithshëm të Inspektoriatit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive”,
b) Vendimi Nr. 13/2014, Për mosmiratimin e Dekretit te Presidentit te Republikës, Nr 7928, datë, 16.01.2013, “Për zgjedhjen e Inspektorit të Përgjithshëm të Inspektoriatit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit te Pasurive” dhe
c) Vendimi Nr. 14/2014 “Per zgjedhjen e Inspektorit te Pergjithshem te Inspektoriatit te Larte te Deklarimit dhe Kontrollit te Pasurive”.
2. Me shumicë votash, rrëzimin e kërkesës për interpretimin e nenit 78/2 të Kushtetutës.
NJOFTIM PËR MEDIAN 17.09.2014
NJOFTIM PËR MEDIAN
Mbledhja e Gjyqtarëve e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë, sot me datën 17.09.2014, shqyrtoi çështjen me palë:
Kërkues: Një Grup Deputetësh të Kuvendit të Shqipërisë.
Subjekte të Interesuara: KËSHILLI I MINISTRAVE, MINISTRIA E FINANCAVE, KOMISIONERI PËR MBROJTJEN E TË DHËNAVE PERSONALE
Objekt: 1. Deklarimin si të papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë të vendimit nr.354, datë 04.06.2014 të Këshillit të Ministrave “Për ngritjen e bazës së të dhënave IMEI për regjistrimin e numrave IMEI të aparateve celulare, që përdoren në rrjetet e shërbimeve të komunikimeve të lëvizshme”.
2. Pezullimin e vendimit nr.354, datë 04.06.2014 të Këshillit të Ministrave “Për ngritjen e bazës së të dhënave IMEI për regjistrimin e numrave IMEI të aparateve celulare, që përdoren në rrjetet e shërbimeve të komunikimeve të lëvizshme”.
Pasi morri në shqyrtim kërkesën e paraqitur nga kërkuesi për pezullimin e vendimit nr. 354, datë 04.06.2014, të Këshillit të Ministrave, në bazë të nenit 45 të ligjit nr. 8577, datë 10.02.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese”, me vendimin e datës 17.09.2014, njëzëri.
VENDOSI:
Të urdhërojë pezullimin e zbatimit të vendimit nr. 354, datë 04.06.2014 të Këshillit të Ministrave “Për ngritjen e bazës së të dhënave IMEI për regjistrimin e numrave IMEI të aparateve celulare, që përdoren në rrjetet e shërbimeve të komunikimeve të lëvizshme” derisa vendimi përfundimtar i Gjykatës Kushtetuese të hyjë në fuqi.
NJOFTIM PËR MEDIAN 01.07.2014
NJOFTIM PËR MEDIAN
Gjykata Kushtetuese e Republikës së Shqipërisë, në përfundim të shqyrtimit të çështjes me:
Kërkues: Bashkia e Tiranës.
Subjekte të Interesuara: Këshilli i Ministrave; Këshilli Kombëtar i Territorit.
Objekt: 1. Zgjidhja e mosmarrëveshjes së kompetencave ndërmjet qeverisjes vendore, Bashkia Tiranë, dhe pushtetit qendror, Këshill i Ministrave/Këshilli Kombëtar i Territorit.
2. Shqyrtimin e papajtueshmërisë me Kushtetutën dhe me Kartën Evropiane të Autonomisë Vendore si dhe shfuqizimin si antikushtetues, si akte që bëhen shkak për lindjen e konfliktit, të vendimit nr. 5, datë 18.10.2013 të Këshillit Kombëtar të Territorit “Për masat emergjente të ndërhyrjes mbrojtëse dhe rehabilituese mjedisore në zonat me rëndësi kombëtare të trashëgimisë kulturore dhe historike”.
3. Pezullimin e zbatimit të vendimit nr. 5, datë 18.10.2013 të Këshillit Kombëtar të Territorit deri në përfundimin e shqyrtimit nga Gjykata Kushtetuese.
Pasi shqyrtoi dhe analizoi pretendimet e ngritura nga kërkuesi, si dhe prapësimet e ngritura prej subjekteve të interesuara, me vendimin e datës 01.07.2014, njëzëri
VENDOSI:
– Rrëzimin e kërkesës.
NJOFTIM PËR MEDIAN 25.06.2014
NJOFTIM PËR MEDIAN
Shqipëria nga dje, me 24 Qershor është kandidate zyrtare për t’u bërë pjesë e familjes së madhe evropiane. Gjykata Kushtetuese e Republikës së Shqipërisë í bashkohet entuziazmit të popullit shqiptar për këtë moment të veçantë, në aspiratat drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian.
Njëkohësisht Gjykata Kushtetuese dëshiron që të shprehë mirënjohjen për të gjithë gjyqtarët kushtetues ndër vite, që nga krijimi i saj, që me kontributin e tyre domethënës kanë luajtur rol të rëndësishëm në respektimin e të drejtave të njeriut dhe forcimin e shtetit të së drejtës, si premisa për integrimin e vendit në Bashkimin Evropian.
Gjithashtu, Gjykata Kushtetuese thekson se ky moment do t’i shërbejë për të vazhduar dhe për të forcuar ushtrimin e funksioneve në përputhje me Kushtetutën e vendit dhe me standardet evropiane.
Gjykata Kushtetuese
NJOFTIM PËR MEDIAN 17.06.2014
NJOFTIM PËR MEDIAN
Gjykata Kushtetuese e Republikës së Shqipërisë, në përfundim të shqyrtimit të çështjes me:
Kërkues: Presidenti i Republikës së Shqipërisë
Subjekt i interesuar: Kuvendi i Shqipërisë
Objekt: 1. Zgjidhja e mosmarrëveshjes së kompetencës midis Presidentit të Republikës dhe Kuvendit të Republikës së Shqipërisë.
2. Deklarimi si i papajtueshëm me Kushtetutën i Vendimit nr.14/2014, datë 20.02.2014 i Kuvendit të Republikës së Shqipërisë “Për zgjedhjen e Inspektorit të Përgjithshëm të Inspektoriatit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive”.
Pasi shqyrtoi çështjen në seancë plenare mbi bazë dokumentash, duke qenë se gjatë votimit votat u ndanë në mënyrë të barabartë pa krijuar mundësinë e arritjes së një përfundimi për çështjen, në mbështetje të nenit 74 të ligjit nr.8577, datë 10.02.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”, me vendimin e datës 17.06.2014,
VENDOSI:
– Refuzimin e kërkesës.
NJOFTIM PËR MEDIAN 04.06.2014
NJOFTIM PËR MEDIAN
Gjykata Kushtetuese e Republikës së Shqipërisë, në përfundim të shqyrtimit të çështjes me:
Kërkues: Komuna Kashar, Komuna Farkë.
Subjekte të Interesuara: Këshilli Kombëtar i Territorit; Këshilli i Ministrave.
Objekt: 1. Zgjidhja e mosmarrëveshjes së kompetencës ndërmjet qeverisjes vendore dhe pushtetit qendror;
2. Shqyrtimin e pajtueshmërisë me Kushtetutën dhe me Kartën Europiane të Autonomisë Vendore si dhe shfuqizimin si antikushtetues si akte që bëhen shkak për lindje të konfliktit të: Vendimin nr.3, datë18.10.2013 të Këshillit Kombëtar të Territorit “Për masat emergjente të ndërhyrjes mbrojtëse dhe rehabilituese në zonën me rendësi të vecantë të Kurorës së Tiranës”;
3. Pezullimin e vendimit nr.3, datë 18.10.2013 të Këshillit Kombëtar të Territorit deri në përfundimin e shqyrtimit nga Gjykata Kushtetuese
Pasi shqyrtoi dhe analizoi pretendimet e ngritura nga kërkuesit si dhe prapësimet e ngritura prej subjekteve të interesuara me vendimin e datës 04.06.2014, njëzëri
VENDOSI:
– Rrëzimin e kërkesave.
NJOFTIM PËR MEDIAN 04.06.2014
NJOFTIM PËR MEDIAN
Gjykata Kushtetuese e Republikës së Shqipërisë, në përfundim të shqyrtimit të çështjes me:
Kërkues: Bashkia Tiranë, Bashkia Krujë, Komuna “Katund i Ri”, Durrës.
Subjekte të interesuara: Këshilli i Ministrave dhe Këshilli Kombëtar i Territorit.
Objekti: 1. Zgjidhja e mosmarrëveshjes së kompetencave ndërmjet qeverisjes vendore, Bashkia Tiranë, Bashkia Krujë dhe Komuna “Katund i Ri” dhe pushtetit qendror, Këshill i Ministrave/Këshilli Kombëtar i Territorit;
2. Papajtueshmëria me Kushtetutën dhe me Kartën Europiane të Autonomisë Vendore si dhe shfuqizimin si antikushtetues, si akte që bëhen shkak për lindjen e konfliktit, të: Vendimit nr.1, datë 08.10.2013, të Këshillit Kombëtar të Territorit “Për masat emergjente të ndërhyrjes mbrojtëse dhe rehabilituese mjedisore në disa zona me rëndësi kombëtare dhe procedurën e hartimit të Planit të Integruar Sektorial për Brezin Bregdetar” dhe Vendimit nr.3, datë 18.10.2013, të Këshillit Kombëtar të Territorit “Për masat emergjente të ndërhyrjes mbrojtëse dhe reabilituese në zonën me rëndësi të veçantë të Kurorës së Tiranës”;
3. Pezullimin e zbatimit të vendimeve nr.1, datë 08.10.2013 dhe vendimit nr.3, datë 18.10.2013, të Këshillit Kombëtar të Territorit, deri në përfundimin e shqyrtimit nga Gjykata Kushtetuese;
Pasi shqyrtoi dhe analizoi pretendimet e ngritura nga kërkueset si dhe prapësimet e ngritura prej subjekteve të interesuara, me vendimin e datës 04.06.2014, njëzëri,
VENDOSI:
– Rrëzimin e kërkesave.
Njoftim per perseritje procedure konkurrimi per pozicionin “Specialist i/e marredhenieve me publikun dhe i/e redaktimit gjuhësor” 21.05.2014
Njoftim per perseritje procedure konkurrimi per pozicionin “Specialist i/e marredhenieve me publikun dhe i/e redaktimit gjuhësor”
Gjykata Kushtetuese njofton, se proçedura e konkurrimit per vendin e lire te punes ne pozicionin “Specialist i/e marredhenieve me publikun dhe i/e redaktimit gjuhësor” ne Drejtorine e Marredhenieve me Publikun dhe me Jashte ne administraten e gjykates perseritet per moskualifikim te pjesemarresve.
Per proceduren e re do te behet njoftim publik i ri, konform kerkesave te parashikuara ne
ligjin nr. 152/2013, “Per nepunesin civil”.
DREJTORIA EKONOMIKE DHE E BURIMEVE NJEREZORE
Date 21.05.2014.
Tabelat 1 dhe 2 te lisës së kandidatëve që kanë paraqitur kërkesë për pozicionin "Specialist i/e Marrëdhënieve me Publikun dhe Redaktimit Gjuhësor 21.05.2014
Tabelat 1 dhe 2 te lisës së kandidatëve që kanë paraqitur kërkesë për pozicionin “Specialist i/e Marrëdhënieve me Publikun dhe Redaktimit Gjuhësor
LISTA E KANDIDATEVE QE KANE PARAQITUR KERKESE PER POZICIONIN “SPECIALIST I/E MARREDHENIEVE ME PBLIKUN DHE E REDAKTIMIT GJUHESOR”
Lista nr 1
Nr. | Emri dhe mbiemri i kandidates/tit | Profesioni | Vendi i punes, aktual |
1 | BLERINA KONESHA | Mesuese per gjuhe-letersi per shkollat e mesme | Pa pune. |
2 | Suada SHEHU | Juriste | Asistente avokate |
LISTA E KANDIDATEVE QE KUALIFIKOHEN PER KONKURIMIN PER POZICIONIN “SPECIALIST I/E MARREDHENIEVE ME PUBLIKUN DHE E REDAKTIMIT GJUHESOR”
Lista nr 2
Nr. | Emri dhe mbiemri i kandidates/tit | Profesioni | Vendi i punes, aktual |
1 | NUK KA |
DREJTORIA EKONOMIKE dhe e BURIMEVE NJEREZORE
Date, 21.05.2014.
NJOFTIM PËR MEDIAN 20.05.2014
NJOFTIM PËR MEDIAN
Gjykata Kushtetuese e Republikës së Shqipërisë, në përfundim të shqyrtimit të çështjes me:
Kërkues: Unioni i Gjyqtarëve të Shqipërisë.
Subjekte të Interesuara: Kuvendi i Republikës së Shqipërisë; Këshilli i Ministrave dhe Ministria e Drejtësisë.
Me objekt: Shfuqizimi, si të papajtueshme me Kushtetutën, të fjalisë “…nga të cilët, jo më pak se 5 vite gjyqtar pranë Gjykatës së Apelit”, të germës b/i, të pikës 1, të nenit 3, të ligjit nr. 8588, datë 15.03.2000 “Për Organizimin dhe Funksionimin e Gjykatës së Lartë të Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar me ligjin nr. 151/2013, “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 8588, datë 15.03.2000 “Për Organizimin dhe Funksionimin e Gjykatës së Lartë të Republikës së Shqipërisë”, si dhe të germës b/ii, të pikës 2, të nenit 3 të këtij ligji, me këtë përmbajtje “ii. Të mos ketë konflikt interesi apo lidhje nepotike me gjyqtarë të gjykatave të juridiksionit të zakonshëm”; Pezullimi i zbatimit të këtyre dispozitave, deri në hyrjen në fuqi të vendimit të Gjykatës Kushtetuese.
Pasi shqyrtoi dhe analizoi pretendimet e ngritura nga kërkuesi si dhe prapësimet e ngritura prej subjekteve të interesuara, me vendimin e datës 19.05.2014, me shumicë votash,
VENDOSI:
1. Pranimin e kërkesës.
2. Shfuqizimin, si të papajtueshme me Kushtetutën, të fjalisë “…nga të cilët, jo më pak se 5 vite gjyqtar pranë Gjykatës së Apelit”, të germës b/i, të pikës 1, të nenit 3, të ligjit nr. 8588, datë 15.03.2000 “Për Organizimin dhe Funksionimin e Gjykatës së Lartë të Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar me ligjin nr. 151/2013, “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 8588, datë 15.03.2000 “Për Organizimin dhe Funksionimin e Gjykatës së Lartë të Republikës së Shqipërisë”, si dhe të germës b/ii, të pikës 2, të nenit 3 të këtij ligji, me këtë përmbajtje “ii. Të mos ketë konflikt interesi apo lidhje nepotike me gjyqtarë të gjykatave të juridiksionit të zakonshëm”.
Njoftim për vënd pune të lirë në administratë në pozicionin “specialist i/e marredhenieve me publikun dhe i/e redaktimit gjuhësor” 14.04.2014
Njoftim për vënd pune të lirë në administratë në pozicionin “specialist i/e marredhenieve me publikun dhe i/e redaktimit gjuhësor”
Gjykata Kushtetuese e Republikës së Shqiperise shpall konkurrimin për nëpunës civil të kategorisë ekzekutive IV-A(ish III-B), për vëndin e punës në pozicionin “specialist i/e marredhenieve me publikun dhe i/e redaktimit gjuhësor”. Proçedura e rekrutimit, përzgjedhjes dhe periudha e provës do të realizohet:
a) Konkurrimi per vendin e punes ne pozicionin “specialist i/e marredhenieve me publikun dhe i redaktimit gjuhesor” ne Drejtorine e Marredhenieve me Publikun dhe me Jashte, do te bazohet ne:
– Njohurite per Kushtetuten e Republikes se Shqiperise;
– Ligjin nr.8577, date 10.02.2000, “Per organizimin e funksionimin e Gjykates Kushtetuese;
– Ligjin nr.152/2013, “Per nepunesin civil”;
– Ligjin nr.9131, date 08.09.2003, “Per rregullat e etikes ne administraten publike;
– Kodin e Proçedurave Administrative;
– Ligjin nr.8503, date 30.06.1999, “Per te drejten e informimit per dokumentet zyrtare”;
– Ligjin nr. 9367, datë 7.4.2005, “Për parandalimin e konfliktit të interesave në ush-trimin e funksioneve publike ”, i ndryshuar;
– Ligjin nr. 9049, datë 10.4.2003, “për deklarimin dhe kontrollin e pasurive, të detyrimeve financiare të të zgjedhurve dhe të disa nëpunësve publikë”, i ndry-shuar;
– Rregulloren e Brendshme te Gjykates Kushtetuese;
– Rregullat bashkëkohore të drejtshkrimit gjuhësor dhe fjalorit shqip;
– Ne aftesite individuale, profesionale bazuar ne jeteshkrimin, qe konsiston ne nivelin e llojin e arsimimit, pervojes, trajnimeve lidhur me fushen, si dhe vleresimet e arritjeve vjetore;
b) Konkurrimi do te zhvillohet ne dy faza:
i. Faza e pare:
– Verifikimi paraprak i kandidatëve per plotësimin e kërkesave të përgjith-
shme dhe atyre të veçanta të përcaktuara në shpalljen për konkurrim.
– Drejtoria Ekonomike dhe e Burimeve Njerëzore në bazë të dokumentacio-
nit të paraqitur, jo më vone se 5 (pesë) ditë pune nga data e mbylljes se
pranimit te tyre, do të bëjë verifikimin paraprak të kandidatëve, që për
mbushin kërkesat e përgjithshme dhe të vecanta, të përcaktuara në shpall-
jen për konkurrim.
– Kandidatet qe plotesojne kerkesat e pergjithshme dhe te vecanta te pozi-
cionit te punes, renditen ne nje liste sipas rendit alfabetik e cila adminis-
trohet nga DEkBNj-ja dhe do te shpallet ne faqen zyrtare dhe ne stenden e
shpalljeve te Gjykates Kushtetuese.
– Kandidatet, qe nuk plotesojne kerkesat e percaktuara ne shpalljen per kon-
kurrim, renditen ne nje liste te vecante ne te cilen regjistrohen edhe arsyet
e mosplotesimit te ketyre kerkesave. Kjo liste nuk publikohet dhe adminis-
trohet nga DEkBNj-ja e cila njofton ne menyre individuale kandidatet qe
nuk jane kualifikuar.
– Çdo kandidat ka te drejte te paraqese ankese prane DEkBNj-se, brenda 5
(pese) diteve kalendarike nga data e shpalljes se listes. Ankuesi merr per-
gjigje brenda 5(pese) diteve kalendarike nga data e depozitimit te ankeses.
ii. Faza e dyte perbehet nga vlerësimi i kandidatëve qe perfshin:
– Vleresimin e jeteshkrimit te kandidateve, qe konsiston ne vleresimin e ar-
simimit, te eksperiences e te trajnimeve, te lidhura me fushen, si dhe vlere-
simet e arritjeve vjetore.
– Vleresimi me shkrim.
– Intervista e strukturuar me goje.
c) Pranimi do te behet per nje vend pune në pozicionin “specialist i/e marredhenieve me publikun dhe i/e redaktimit gjuhësor”.
ç) Për pranimin në shërbimin civil, kandidati duhet të plotësojë kërkesat e përgjith-
shme sipas nenit 21, te ligjit nr.152/2013, “Per nepunesin civil”, si më poshtë:
– Të jetë shtetas shqiptar.
– Të ketë zotësi të plotë për të vepruar.
– Të zotërojë gjuhën shqipe, të shkruar dhe të folur.
– Të jetë në kushte shëndetësore që e lejojnë të kryejë detyrën përkatëse.
– Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një krimi apo për kryerjen e një kundërvajtjeje penale me dashje.
– Ndaj tij të mos jetë marrë masa disiplinore e largimit nga shërbimi civil, që
nuk është shuar sipas këtij ligji.
d) Vendi i punes ne pozicionin pozicionin “specialist i/e marredhenieve me publikun dhe i/e redaktimit gjuhësor” ben pjese ne grupin e administrimit te posaçem. Ai përgjigjet para drejtorit te drejtorise se Marrëdhënieve me Publikun dhe jep hollësi për plane pune dhe plane veprimi e nisma për arritjen e objektivave në periudha afatshkurtra, afatmesme dhe afatgjata lidhur me marrëdhëniet me publikun dhe redaktimin gjuhësor per sa më poshtë:
– Të kontribuojë per organizimin e mbajtjen e marredhenieve me shtypin, mediat vizive etj.
– Të studjojë dhe informojë per problemet që lidhen me drejtesine, veprimtarinë gjyqsore e posaçërisht për Gjykatën Kushtetuese në shtypin e përditshëm, mediat vizive etj.
– Të japë hollësi për komunikata, njoftime apo konferenca shtypi ne mjetet e informimit publik për veprimtarinë e gjykatës.
– Te jape hollesi dhe te ndjeke korespodencen jo gjyqsore per kerkesat drejtuar institucionit nga individe, e subjekte te ndryshme shoqerore, private, etj.
– Të kontribuojë për realizimin e procesit të redaktimit gjuhësor të projekt-vendimeve, teksteve dhe akteve të tjera zyrtare të Gjykatës Kushtetuese.
– Të ofrojë një shërbim redaktimi gjuhesor me profesionalizëm të lartë për
nxjerrjen e akteve zyrtare në perputhje me rregullat bashkëkohore të drejt-shkrimit gjuhësor dhe fjalorit shqip.
dh) Kerkesat e veçanta te grupit te administrimit te posaçem jane:
– Te kete perfunduar arsimin e larte me shkeputje nga puna dhe te jete diplomuar ne degen gjuhe-letersi shqipe me diplome te nivelit Master profesional. Nota mesatare e rezultateve ne studimet universitare te jete 8,5 e lart.
– Te kete perfunduar arsimin e larte ne degen drejtesi, me ose pa shkeputje nga puna dhe te jete diplomuar jurist me diplome te nivelit Bachelor. Nota mesatare e rezultateve ne studimet universitare te jete 7,5 e lart.
– Prioritet perben nje dipllome e nivelit me te larte ose titull shkencor sipas kategorise se vendit te punes.
– Te kete pervoje pune, jo me pak se 3 vjet, prioritet perben pervoja punes e ngjashme me detyrat kryesore qe do te kryeje ne kete pozicion pune.
– Te zoteroje me deshmi nje nga gjuhet e huaja te BE(anglisht, frengjisht, gjermanisht dhe italisht) te mbrojtur me provim ne institucione te liçensuar.
– Te zoteroje me deshmi metodat e reja te informacionit dhe te kete aftesi shume te mira te perdorimit te PC-se ne programet baze te tij.
– Te kete aftesi te mira komunikimi dhe te punes ne grup.
e) Lista e dokumentave qe duhet te dorezohen, sipas lidhjes nr1, qe i bashkelidhet njoftimit. Menyra e dorezimit me poste ose e drejtperdrejte ne protokollin e institucionit me adrese: Gjykates Kushtetuese/Drejtorise Ekonomike dhe te Burimeve Njerezore(konkurrimi per vendin e punes ne pozicionin “specialist i/e marredhenieve me publikun dhe i/e redaktimit gjuhësor”) me adrese: Bulevardi Deshmoret e Kombit, nr.26, Tirane.
ë) Afati i dorezimit te dokumentave eshte data 14.05.2014, i cili eshte jo me vone se
30 dite kalendarike nga dita e pare e shpalljes ne faqen elektronike dhe tabelen e njoftimeve te Gjykates Kushtetuese. Per dokumentat qe dorezohen me poste data e dorezimit eshte ajo e vules postare ne momentin e pranimit te objektit postar.
f) Data e daljes se rezultateve per fazen e vleresimit paraprak te kandidateve eshte 21.05.2014.
g) Konkurrimi per vendin e punes ne pozicionin “specialist i/e marredhenieve me publikun dhe i/e redaktimit gjuhësor” do te zhvillohet:
– Ne daten: 02.06.2014, ora 10:00;
– Vendi: Gjykata Kushtetuese, salla e bibliotekes ne adresen: Bulevardi Deshmoret e Kombit nr.26, Tirane.
gj) Menyra e vleresimit te kandidateve:
– Vleresimi i jeteshkrimit te kandidateve, qe konsiston ne vleresimin e arsimi-mit, te eksperiences e te trajnimeve, te lidhura me fushen, si dhe vleresimet e arritjeve vjetore;
– Vleresimi me shkrim;
– Intervista e strukturuar me goje.
– Totali i pikeve te vleresimit te kandidateve eshte 100, te cilat ndahen perka-tesisht:
÷ Per vleresimin e jeteshkrimit (cv) te kandidateve, qe konsiston ne vleresimin e arsimimit, te eksperiences e te trajnimeve, te lidhura me fushen, si dhe vleresimnet e arritjeve vjetore, 15 pike;
÷ Per intervisten e strukturuar me goje, 15 pike;
÷ Per vleresimin me shkrim, 70 pike.
h) Data 10.06.2014, do te jete data e daljes se rezultateve te konkurrimit.
i) Menyra e njoftimit dhe komunikimit me kandidatet dote behet nepermjet adresave te e-mal-eve, me mesazhe ne numrin e celularit, ne faqen e internetit dhe ne stenden e njoftimeve te Gjykates Kushtetuese.
Per me shume informacion per Gjykaten Kushtetuese dhe veprimtarine e saj mund te vizitoni edhe faqen tone ne internet: www.gjk.gov.al
Per sqarime te metejshme mund te kontaktoni me numrin telefonik 042243698, ose ne adresen: Gjykata Kushtetuese e Republikes se Shqiperise, bulevardi “Deshmoret e Kombit”, nr.26, Tirane.
GJYKATA KUSHTETUESE
Tirane, me, 14.04.2014.
NJOFTIM PËR MEDIAN 03.04.2014
NJOFTIM PËR MEDIAN
Gjykata Kushtetuese e Republikës së Shqipërisë, në përfundim të shqyrtimit të çështjes me:
Kërkues: Një Grup Deputetësh të Kuvendit të Shqipërisë.
Subjekte të Interesuara: Këshilli i Ministrave, Kuvendi i Republikës së Shqipërisë.
Me objekt: “Shfuqizimi, si i papajtueshëm me Kushtetutën, i aktit normativ të Këshillit të Ministrave nr. 6, datë 04.10.2013 “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 119/2012 ‘Për buxhetin e vitit 2013’”. Shfuqizimi, si i papajtueshëm me Kushtetutën, i ligjit nr. 166/2013, datë 24.10.2013 “Për miratimin e aktit normativ, me fuqinë e ligjit, nr. 6, datë 04.10.2013 të Këshillit të Ministrave, ‘Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 119/2012 “Për buxhetin e vitit 2013’”.”
Pasi shqyrtoi dhe analizoi pretendimet e ngritura nga kërkuesi si dhe prapësimet e ngritura prej subjekteve të interesuara,
VENDOSI:
– Pushimin e gjykimit të çështjes për kontrollin e pajtueshmërisë me Kushtetutën, të aktit normativ të Këshillit të Ministrave nr. 6, datë 04.10.2013 “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 119/2012 ‘Për buxhetin e vitit 2013’” dhe ligjit nr. 166/2013, datë 24.10.2013 “Për miratimin e aktit normativ, me fuqinë e ligjit, nr. 6, datë 04.10.2013, të Këshillit të Ministrave, “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 119/2012 ‘Për buxhetin e vitit 2013’”.
NJOFTIM PËR MEDIAN 03.04.2014
NJOFTIM PËR MEDIAN
Gjykata Kushtetuese e Republikës së Shqipërisë, në përfundim të shqyrtimit të çështjes me:
Kërkues: Një Grup Deputetësh të Kuvendit të Shqipërisë.
Subjekte të Interesuara: Kuvendi i Republikës së Shqipërisë.
Me objekt: 1. Zgjidhja e mosmarrëveshjes së kompetencës ndërmjet Kuvendit të Shqipërisë dhe subjektit kushtetues në konflikt (jo më pak se një e katërta e deputetëve);
2. Deklarimin si të papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë të vendimit nr.66, datë 24.12.2013 të Kuvendit të Shqipërisë “Për mosmiratimin e kërkesës së një grupi deputetësh “Për ngritjen e një komisioni hetimor për të kontrolluar zbatimin e legjislacionit në fuqi për administrimin e bazave të të dhënave shtetërore tatimore, si dhe për të njohur dhe verifikuar në thellësi fenomenin e ndërhyrjes dhe bllokimit për disa ditë të sistemeve elektronike tatimore”, si shkak për lindjen e mosmarrëveshjes së kompetencës.
Pasi shqyrtoi dhe analizoi pretendimet e ngritura nga kërkuesi si dhe prapësimet e ngritura prej subjektit të interesuar, me vendimin e datës 03.04.2014, njëzëri.
VENDOSI:
1. Pranimin e kërkesës.
2. Zgjidhjen e mosmarrëveshjes së kompetencës ndërmjet jo më pak se një e katërta e deputetëve dhe Kuvendit të Shqipërisë.
3. Deklarimin, si të papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë, të vendimit nr.66, datë 24.12.2013 të Kuvendit të Shqipërisë “Për mosmiratimin e kërkesës së një grupi deputetësh “Për ngritjen e një komisioni hetimor për të kontrolluar zbatimin e legjislacionit në fuqi për administrimin e bazave të të dhënave shtetërore tatimore, si dhe për të njohur dhe verifikuar në thellësi fenomenin e ndërhyrjes dhe bllokimit për disa ditë të sistemeve elektronike tatimore””.
NJOFTIM PËR MEDIAN 05.03.2014
NJOFTIM PËR MEDIAN
Gjykata Kushtetuese e Republikës së Shqipërisë, në përfundim të shqyrtimit të çështjes me:
Kërkues: Një e Pesta e Deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë.
Subjekte të Interesuara: Këshilli i Ministrave, Ministria e Zhvillimit Urban dhe Turizmit
Me objekt: “Shpalljen si të papajtueshëm me Kushtetutën të vendimit nr.932, datë 30.09.2013 “Për unifikimin e kompetencave të Inspektoratit Ndërtimor Urbanistik Kombëtar (INUK) në zonat me rëndësi kombëtare dhe në territor”. Pezullimi i vendimit nr.932, datë 30.09.2013 “Për unifikimin e kompetencave të Inspektoratit Ndërtimor Urbanistik Kombëtar (INUK) në zonat me rëndësi kombëtare dhe në territor””,
Pasi shqyrtoi dhe analizoi pretendimet e ngritura nga kerkuesi si dhe prapësimet e ngritura prej subjekteve të interesuara, me vendimin e datës 05.03.2014.
VENDOSI:
– Pranimin e kërkesës;
– Shfuqizimin si antikushtetues të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr.932, datë 30.09.2013 “Për unifikimin e kompetencave të Inspektoratit Ndërtimor Urbanistik Kombëtar (INUK) në zonat me rëndësi kombëtare dhe në territor”.
