njoftimet e fundit per median dhe publikun
për vitin 2022
NJOFTIM 27.12.2022
NJOFTIM
Gjykata Kushtetuese, sot në datën 27.12.2022, mori në shqyrtim në seancë plenare mbi bazë dokumentesh çështjen me kërkues një grup deputetësh të Kuvendit të Shqipërisë (jo më pak se një e katërta e deputetëve), anëtarë të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, me objekt: “ Zgjidhja e mosmarrëveshjes së kompetencës ndërmjet jo më pak se një të katërtës së deputetëve dhe Kuvendit të Republikës së Shqipërisë. Deklarimi si i papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë i vendimit nr. 80/2021 të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë “Për mosmiratimin e projektvendimit “Për ngritjen e Komisionit Hetimor të Kuvendit për kontrollin e ligjshmërisë së veprimeve dhe mosveprimeve të institucioneve shtetërore dhe funksionarëve publikë në çështjet që kanë sjellë si pasojë vendimin e Arbitrazhit “Becchetti dhe të tjerë kundër Shqipërisë”.”.
Gjykata vlerësoi se:
– Ajo ka juridiksion për shqyrtimin e kësaj çështjeje, pasi vendimi nr. 9, datë 28.03.2022 i kësaj Gjykate nuk përbën gjë të gjykuar, për rrjedhojë as pengesë në aspektin kushtetues.
– Kërkuesi plotëson kriteret e legjitimimit, pasi kërkesa është paraqitur nga i njëjti subjekt që ka kërkuar edhe ngritjen e komisionit hetimor.
– Në lidhje me themelin e pretendimeve, Gjykata nuk arriti në përfundimin se në rastin konkret plotësohen standardet kushtetuese për ngritjen e komisionit hetimor.
Për sa më sipër, Gjykata Kushtetuese, në mbështetje të neneve 77, 131, pika 1, shkronja “ç” të Kushtetutës, si dhe të neneve 54, 55, 56, 72 e vijues të ligjit nr. 8577, datë 10.02.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”, me shumicë votash,
VENDOSI:
1. Rrëzimin e kërkesës.
Ky vendim është përfundimtar dhe hyn në fuqi ditën e botimit në Fletoren Zyrtare.
Vendimi përfundimtar do të shpallet i arsyetuar brenda afateve ligjore të parashikuara nga ligji nr. 8577, datë 10.02.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar dhe nga Rregullorja për Procedurat Gjyqësore të Gjykatës Kushtetuese.
NJOFTIM 22.12.2022
GJYKATA KUSHTETUESE
S H P A LL J E
Njoftojmë se në datën 26.01.2023, ora 10.00, Gjykata Kushtetuese e Republikës së Shqipërisë do të marrë në shqyrtim në seancë plenare mbi bazë dokumentesh kërkesën me kërkues Engjëll Myteveli, me objekt :“ Shfuqizimi si i papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë të vendimit nr.00-2022-658 i vendimit (69), datë 28.02.2022 të Gjykatës së Lartë; nr.253 i vendimit, datë 11.11.2020 të Gjykatës së Lartë”.
Për subjektet e interesuar në këtë gjykim Romeo Papanaumi, me adrese: lagjja 16, rruga “Rexhep Telhaj”, pall.27 C/8 Korçë, Eduart Shmili, me adresë: lagjja 16, rruga “Rexhep Telhaj”, pall.27 C/8, si dhe Rudina Shmili, me adrese: lagjja 16, rruga “Rexhep Telhaj”, pall.27 C/8, bazuar në nenin 38, pika 3, të ligjit nr.8577, datë 10.02.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar, si dhe nenet 133/a dhe 133/b të Kodit të Procedurës Civile, duke qene se vendqëndrimi i këtyre subjekteve të interesuar nuk është i saktë, bëjmë këtë shpallje.
Tiranë, më 22.12.2022
Njoftim për shtyp 15.12.2022
Njoftim për shtyp
Gjykata Kushtetuese në datën 15.12.2022, pasi shqyrtoi në seancë plenare publike kërkesën e Komitetit Shqiptar të Helsinkit, me objekt: “Shfuqizimi i neneve 2 dhe 3 të ligjit nr. 35/2020, datë 16.04.2020 “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 7895, datë 27.01.1995 “Kodi Penal i Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar”, si të papajtueshme me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë.”, në mbështetje të neneve 131, pika 1, shkronja “a” dhe 134, pika 1, shkronja “h”, të Kushtetutës, si dhe neneve 49, pika 3, shkronja “d”, 51/a, pika 1, shkronja “b” dhe 72 të ligjit nr. 8577, datë 10.02.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar, me shumicë votash,
VENDOSI:
1. Pranimin pjesërisht të kërkesës.
2. Shfuqizimin e paragrafëve të dytë dhe të tretë të nenit 89/b të Kodit Penal.
Ky vendim është përfundimtar dhe hyn në fuqi ditën e botimit në Fletoren Zyrtare.
Vendimi përfundimtar do të shpallet i arsyetuar brenda afateve ligjore të parashikuara nga ligji nr. 8577, datë 10.02.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar dhe nga Rregullorja për procedurat gjyqësore të Gjykatës Kushtetuese.
NJOFTIM 14.12.2022
GJYKATA KUSHTETUESE
S H P A LL J E
Njoftojmë se në datën 19.01.2023, ora 10:00, Gjykata Kushtetuese e Republikës së Shqipërisë do të marrë në shqyrtim në seancë plenare mbi bazë dokumentesh kërkesën e me kërkues Agron Bajri, me objekt: “ Konstatimi i shkeljes së afatit të arsyeshëm për çështjen administrative nr. 31116-05015-86-2017, të regjistruar në Gjykatën Administrative të Apelit në datën 04.10.2017 dhe përshpejtimi i procedurave për shqyrtimin e saj. Konstatimi i shkeljes së afatit të arsyeshëm për çështjen gjyqësore të regjistruar në Gjykatën e Lartë dhe përshpejtimi i procedurave për shqyrtimin e saj”.
Për subjektet e interesuar në këtë gjykim Rakip Shehu, me adresë Rruga “B.Kruto”, ish Fusha e Aviacionit Civil dhe Fitim Çollaku, me adresë Rruga “Benjamin Kruta”, ish fusha e Aviacionit Civil, bazuar në nenin 38, pika 3, të ligjit nr.8577, datë 10.02.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar, si dhe nenin 133, shkronja “a” dhe “b” të Kodit të Procedurës
Civile, duke qene se vendqëndrimi i këtyre subjekteve të interesuar nuk është i saktë, bëjmë këtë shpallje.
Tiranë, më 13.12.2022
Njoftim për shtyp 13.12.2022
Njoftim për shtyp
Sot, më 13 dhjetor 2022, u zhvillua ceremonia e betimit para Presidentit të Republikës e anëtarit të ri të Gjykatës Kushtetuese, z. Gent Ibrahimi, i emëruar nga Presidenti i Republikës me dekretin nr. 13877, datë 07.12.2022.
Pas një periudhe 6-vje çare, nga tetori i vitit 2016, me plotësimin e kësaj vakance nga Presidenti i Republikës, Gjykata Kushtetuese tashmë ka në përbërjen e saj nëntë anëtarë, duke formuar të plotë trupën e Gjykatës Kushtetuese.
Njoftim për shtyp 09.12.2022
NJOFTIM PËR SHTYP
Gjykata Kushtetuese e Republikës së Shqipërisë shqyrtoi në seancë plenare mbi bazë të dokumenteve kërkesën e Shoqatës “Diaspora për Shqipërinë e Lirë”, me objekt: “ Konstatimi i cenimit të së drejtës kushtetuese të votës së emigrantëve në zgjedhjet për Kuvendin e Shqipërisë më 25.04.2021. Deklarimi i Urdhrit nr. 219, datë 19.04.2021 “Për karantinimin e personave që vijnë në Republikën e Shqipërisë nga Republika e Maqedonisë së Veriut dhe Greqia” si i papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë.”.
Gjykata Kushtetuese, në mbështetje të neneve 131, pika 1, shkronja “a” dhe 134, pika 1, shkronja “h”, të Kushtetutës, si dhe neneve 49, pika 3, shkronja “d”, 51/a, pika 1, shkronja “b” dhe 72 të ligjit nr. 8577, datë 10.02.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar, me shumicë votash,
VENDOSI:
1. Pranimin e pjesshëm të kërkesës.
2. Konstatimin e cenimit të së drejtës kushtetuese të votës së emigrantëve, në zgjedhjet për Kuvendin, për shkak të boshllëkut ligjor.
3. Detyrimin e Kuvendit për plotësimin e boshllëkut ligjor brenda një viti nga hyrja në fuqi e këtij vendimi.
4. Pushimin e gjykimit lidhur me Urdhrin nr. 219, datë 19.04.2021 të Ministrisë së Shëndetësisë.
Ky vendim është përfundimtar dhe hyn në fuqi ditën e botimit në Fletoren Zyrtare.
Vendimi përfundimtar do të shpallet i arsyetuar brenda afateve ligjore të parashikuara nga ligji nr. 8577, datë 10.02.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar dhe nga Rregullorja për procedurat gjyqësore të Gjykatës Kushtetuese.
NJOFTIM 01.12.2022
Njoftim
Gjykata Kushtetuese shqyrtoi në seancë plenare mbi bazë të dokumenteve kërkesën e Dhomës Kombëtare të Avokatisë, për kontrollin e pajtueshmërisë me Kushtetutën të fjalisë së dytë në pikën 8, të nenit 10 të ligjit nr. 32/2021, datë 16.03.2021 “Për sigurimin e detyrueshëm në sektorin e transportit” me përmbajtjen “Pala e dëmtuar ose përfituesi, në rast se merr shërbime nga mbrojtësi ligjor, mund t’i paguajë deri në 5% të vlerës së dëmshpërblimit të përfituar, por jo më pak se tarifat e përcaktuara në aktet përkatëse.”. Gjykata vlerësoi se dispozita e kundërshtuar ndërhyn në lirinë ekonomike, në aspektin e lirisë kontraktore të avokatëve, që garantohet nga neni 11 i Kushtetutës. Ndonëse ndërhyrja është bërë me ligj dhe për interes publik, në gjykim nuk rezultoi që ajo të respektojë parimin e proporcionalitetit siç kërkon neni 17 i Kushtetutës.
Sa më lart, Gjykata Kushtetuese e Republikës së Shqipërisë, në mbështetje të neneve 131, pika 1, shkronja “a” dhe 134, pika 1, shkronja “h”, të Kushtetutës, si dhe neneve 49, pika 3, shkronja “d”, 51/a, pika 1, shkronja “b” dhe 72 të ligjit nr. 8577, datë 10.02.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar, me shumicë votash,
VENDOSI:
1. Pranimin e kërkesës.
2. Shfuqizimin e fjalisë së dytë në pikën 8, të nenit 10 të ligjit nr. 32/2021, datë 16.03.2021 “Për sigurimin e detyrueshëm në sektorin e transportit”.
Ky vendim është përfundimtar dhe hyn në fuqi ditën e botimit në Fletoren Zyrtare.
Vendimi përfundimtar do të shpallet i arsyetuar brenda afateve ligjore të parashikuara nga ligji nr. 8577, datë 10.02.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar dhe nga Rregullorja për procedurat gjyqësore të Gjykatës Kushtetuese.
Lista e gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese që plotësojnë kushtet e parashikuara në ligj për të qenë anëtarë të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi. 15.11.2022
Lista e gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese që plotësojnë kushtet e parashikuara në ligj për të qenë anëtarë të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi.
Gjykata Kushtetuese e Republikës së Shqipërisë, në zbatim të nenit 221 të ligjit nr. 115/2016 “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë”, të ndryshuar me ligjin nr. 47/2019 “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 115/2016 “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë”, publikon më poshtë listën e gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese që plotësojnë kushtet e parashikuara në ligj për t’u përfshirë në shortin për zgjedhjen e anëtarëve të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi.
Kandidatët që plotësojnë kushtet dhe kriteret ligjore:
Znj. Vitore Tusha, Kryetare e Gjykatës Kushtetuese
Znj. Marsida Xhaferllari, gjyqtare në Gjykatën Kushtetuese
Znj. Fiona Papajorgji, gjyqtare në Gjykatës Kushtetuese
Znj. Elsa Toska, gjyqtare në Gjykatën Kushtetuese
Z. Altin Binaj, gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese
Znj. Sonila Bejtja, gjyqtare në Gjykatën Kushtetuese
Z. Sandër Beci, gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese
Z. Ilir Toska, gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese
Njoftim për shtyp 02.11.2022
Njoftim për shtyp
Gjykata Kushtetuese shqyrtoi në seancë plenare mbi bazë dokumentesh kërkesën e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për kontrollin e pajtueshmërisë me Kushtetutën të shkronjës “d”, paragrafi i pestë, të nenit 511 të Kodit të Procedurës Civile ( KPC), sipas të cilit “ d) kur titulli ekzekutiv, për të cilin lëshohet urdhri i ekzekutimit, është akt për dhënie kredie bankare ose detyrime monetare, Gjykata duhet të parashikojë kamatat ligjore në përputhje me legjislacionin në fuqi që rregullon pagesat e vonuara në detyrimet kontraktore dhe tregtare” . Lidhur me këtë çështje, Gjykata vlerësoi sa më poshtë:
1. Shqyrtimi i pretendimit se dispozita e kundërshtuar është e papajtueshme me Direktivën 2011/7/BE qëndron jashtë juridiksionit kushtetues në kushtet kur Republika e Shqipërisë nuk i ka përmbyllur ende procedurat për integrimin në Bashkimin Evropian dhe, për rrjedhojë, kjo Direktivë nuk është pjesë e rendit juridik shqiptar.
2. Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, në kuptim të nenit 145, pika 2 të Kushtetutës dhe jurisprudencës kushtetuese, legjitimohet për të vënë në lëvizje kontrollin e pajtueshmërisë me Kushtetutën dhe me Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit ( MSA) të nenit 511, paragrafi i pestë, shkronja “d” të KPC-së për pjesën që kjo dispozitë ligjore përcakton detyrimin e gjykatave për llogaritjen e kamatave ligjore edhe për kontratat bankare të kredisë konsumatore “ në përputhje me legjislacionin në fuqi që rregullon pagesat e vonuara në detyrimet kontraktore dhe tregtare”.
3. Gjykata vlerësoi themelin e pretendimit se dispozita e kundërshtuar bie ndesh me detyrimet e Republikës së Shqipërisë që rrjedhin nga MSA-ja për mbrojtjen e konsumatorëve dhe arriti në përfundimin se ky pretendim është i pabazuar. Nuk rezultoi që Kuvendi me miratimin e nenit 511, paragrafi i pestë, shkronja “d” të KPC-së të ketë shkelur ndonjë detyrim specifik të përcaktuar nga MSA-ja. Përkundrazi ligjvënësi ka përafruar në mënyrë të pjesshme ligjin nr. 48/2014 me legjislacionin evropian. Për më tepër, MSA-ja parashikon se përafrimi i legjislacionit shqiptar me atë evropian do të jetë gradual në kohë, por i plotë në përmbajtje.
4. Gjykata vlerësoi themelin e pretendimit për cenimin e të drejtës së procesit të rregullt ligjor dhe arriti në përfundimin se ky pretendim është i pabazuar. Dispozita ligjore e kundërshtuar ndonëse ndërhyn tek kjo e drejtë kushtetuese, është në përputhje me parashikimet e nenit 17 të Kushtetutës.
5. Gjykata vlerësoi themelin e pretendimit se dispozita e kundërshtuar cenon të drejtën kushtetuese të pronës private të lidhur me lirinë kontraktore, në vështrim të mënyrës që ligji përcakton detyrimin e përllogaritjes së kamatës ligjore për kontratat bankare të kredisë konsumatore. Ajo konkludoi se neni 511, paragrafi i pestë, shkronja “d” i KPC-së cenon të drejtën e pronës, duke vlerësuar se:
5.1 kamatat ligjore janë pjesë e konceptit kushtetues të pronës private;
5.2 formulimi i dispozitës së kundërshtuar detyron gjykatat që në procedurën e lëshimit të urdhrit të ekzekutimit për kontratat bankare të kredisë konsumatore, që i hap rrugën ekzekutimit të detyrueshëm të tyre, të përllogarisin kamatat ligjore sipas ligjit nr. 48/2014. Në këtë mënyrë, dispozita duket se bën të zbatueshme të njëjtat rregulla ligjore për kamatat me ato të titujve ekzekutivë “kredi bankare” për qëllime të veprimtarisë tregtare, ndonëse këto dy kategori kredimarrësish janë të ndryshëm.
5.3 formulimi i dispozitës së kundërshtuar ia delegon pa përjashtim përllogaritjen e kamatave ligjore për titujt ekzekutivë “kredi konsumatore” dhe “kredi tregtare”, rregullave të ligjit nr. 48/2014, ndonëse ky i fundit shprehimisht përjashton nga fusha e zbatimit të tij detyrimet apo pagesat që rrjedhin nga kontratat me konsumatorët. Në këtë mënyrë, dispozita e kundërshtuar nuk përmbush kriterin e parashikueshmërisë të kërkuar nga parimi i sigurisë juridike në rastin e ndërhyrjeve që bën ligjvënësi në të drejtat kushtetuese, përfshi të drejtën e pronës.
6. Gjykata ripohoi se stabiliteti i sistemit bankar dhe ndërgjegjësimi i kredimarrësve për respektimin e kushteve të përcaktuara në kontratat e kredive bankare përbën interes publik për qëndrueshmërinë e ekonomisë së vendit. Për këtë arsye, është e rëndësishme që Kuvendi të marrë masat e duhura dhe në kohën e duhur për të rregulluar në përputhje me parimet dhe standardet kushtetuese mënyrën e përllogaritjes së kamatave ligjore në rastin e titujve ekzekutivë “kontrata bankare të kredive konsumatore”.
7. Gjykata vlerësoi se vendimi i saj duhet të hyjë në fuqi pas botimit në Fletoren Zyrtare me qëllim që të mos u cenohen të drejtat kushtetuese kredimarrësve konsumatorë, të cilët janë në fazën e ekzekutimit të detyrueshëm të akteve të kredive bankare konsumatore.
Për këto arsye, Gjykata Kushtetuese e Republikës së Shqipërisë, bazuar në nenet 131, pika 1, shkronja “a”, 134, pikat 1, shkronja “dh” dhe pika 2, nenit 145, pika 2, të Kushtetutës, si dhe neneve 68, 72 e vijues të ligjit nr. 8577, datë 10.02.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar, njëzëri,
VENDOSI:
1. Të deklarojë se zbatimi i nenit 511, paragrafi i pestë, shkronja “d” i Kodit të Procedurës Civile, në shprehjen “që rregullon pagesat e vonuara në detyrimet kontraktore dhe tregtare”, nuk është në përputhje me Kushtetutën në rastet e akteve për dhënie kredie bankare konsumatore.
2. Të detyrojë Kuvendin e Shqipërisë të plotësojë ligjin sipas arsyetimit të këtij vendimi brenda gjashtë muajve nga hyrja në fuqi e vendimit.
Ky vendim është përfundimtar dhe hyn në fuqi pas botimit në Fletoren Zyrtare.
Vendimi përfundimtar do të shpallet i arsyetuar brenda afateve ligjore të parashikuara nga ligji nr. 8577, datë 10.02.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar dhe nga Rregullorja për procedurat gjyqësore të Gjykatës Kushtetuese.
SHPALLJE 30.09.2022
SHPALLJE
Njoftojmë se në datën 02.11.2022, ora 10:00, Gjykata Kushtetuese e Republikës së Shqipërisë do të marrë në shqyrtim në seancë plenare mbi bazë dokumentesh kërkesën e paraqitur nga kërkuesit Bejaze Veizaj, Tefta Veizaj, Esat Veizaj, me objekt: “Shfuqizimi si i papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë dhe me Konventën Evropiane të të Drejtave të Njeriut i vendimit nr. 752, datë 29.03.2013 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë; i vendimit nr. 611, datë 30.05.2013 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë; i vendimit nr. 1158, datë 21.10.2015 të Gjykatës së Apelit Vlorë; i vendimit nr. 00-2021-1694, datë 18.10.2021 të Gjykatës së Lartë, Kolegji Civil”.
Për subjektet e interesuara në këtë gjykim Violeta Veizaj, me adresë: Bilisht, Korçë, Pajtim Veizaj, me adresë : Lagja “Partizani”, rruga “Drashovica”, nr.44, Vlorë dhe Astrit Veizaj, me adresë: Lagja “1 Maji”, rruga “Mis Durham” Vlorë, bazuar në nenin 38, pika 3, të ligjit nr.8577, datë 10.02.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”, ndryshuar, si dhe nenin 133, shkronja “a” dhe “b” të Kodit të Procedurës Civile, duke qene se vendqëndrimi i këtyre subjekteve të interesuara nuk është i saktë, bëjmë këtë shpallje.
Tiranë, më 29.09.2022
Njoftim për shtyp 26.09.2022
Njoftim për shtyp
Sot, më 26 shtator 2022, u zhvillua ceremonia e betimit para Presidentit të Republikës e anëtarit të ri të Gjykatës Kushtetuese, z. Ilir Toska, i zgjedhur nga Gjykata e Lartë me vendimin nr. 3, datë 12.09.2022. Me plotësimin e kësaj vakance nga Gjykata e Lartë, Gjykata Kushtetuese tashmë ka në përbërje të saj tetë anëtarë.
NJOFTIM 07.07.2022
Njoftim
Gjykata Kushtetuese e Republikës së Shqipërisë në datën 28.06.2022 mori në shqyrtim në seancë plenare publike çështjen me kërkues një grup deputetësh të Kuvendit të Shqipërisë (jo më pak se një e pesta e deputetëve), me objekt: “Shfuqizimin pjesërisht të ligjit nr. 97/2019 “Për miratimin e aktit normativ me fuqinë e ligjit nr. 9, datë 16.12.2019 të Këshillit të Ministrave “Për përballimin e pasojave të fatkeqësive natyrore””, si të papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë. Pezullimin pjesërisht të zbatimit të ligjit nr. 97/2019 “Për miratimin e aktit normativ me fuqinë e ligjit nr. 9, datë 16.12.2019 të Këshillit të Ministrave “Për përballimin e pasojave të fatkeqësive natyrore””.
Në përfundim të shqyrtimit të kësaj çështjeje, Gjykata Kushtetuese konstatoi se nuk u arrit numri i kërkuar i votave për vendimmarrje, sipas nenit 73, pika 4, të ligjit nr. 8577, datë 10.02.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar, në lidhje me legjitimimin ratione temporis të kërkuesit për vënien në lëvizje të këtij gjykimi kushtetues për sa i përket momentit nga i cili fillon të llogaritet afati 2-vjeçar i paraqitjes së kërkesës, i parashikuar nga neni 50, pika 1, i po këtij ligji, pra nëse llogaritet nga koha e hyrjes në fuqi të aktit normativ me fuqinë e ligjit apo të ligjit miratues të tij.
Për këto arsye, Gjykata Kushtetuese
VENDOSI:
– Rrëzimin e kërkesës.
Vendimi përfundimtar do të shpallet i arsyetuar brenda afateve ligjore të parashikuara nga ligji nr. 8577, datë 10.02.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar dhe nga Rregullorja për Procedurat Gjyqësore të Gjykatës Kushtetuese.
NJOFTIM 27.06.2022
NJOFTIM
Në vijim të njoftimit datë 28.03.2022, Gjykata Kushtetuese e Republikës së Shqipërisë njofton se në datën 27.06.2022, mori në shqyrtim në seancë plenare mbi bazë dokumentesh, kërkesën e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Korçë me objekt: “Shfuqizimi i togfjalëshit “paragrafi 2”, pas “244”, në shkronjën “a” të nenit 7 të ligjit nr. 41/2021, datë 23.03.2021 “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 7905, datë 21.03.1995 “Kodi i Procedurës Penale të Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar”, si i papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë”.
Në përfundim, Gjykata Kushtetuese e Republikës së Shqipërisë, bazuar në nenet 131, pika 1, shkronja “a”, 134, pikat 1, shkronja “dh” dhe pika 2, nenit 145, pika 2, të Kushtetutës, si dhe neneve 68, 72 e vijues të ligjit nr. 8577, datë 10.02.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar,
VENDOSI:
– Rrëzimin e kërkesës.
Vendimi përfundimtar do të shpallet i arsyetuar brenda afateve ligjore të parashikuara nga ligji nr. 8577, datë 10.02.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar dhe nga Rregullorja për procedurat gjyqësore të Gjykatës Kushtetuese.
NJOFTIM 22.06.2022
NJOFTIM
Gjykata Kushtetuese e Republikës së Shqipërisë në datën 22.06.2022, mori në shqyrtim në seancë plenare mbi bazë dokumentesh, kërkesën e Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Tiranë, për kontrollin e pajtueshmërisë me Kushtetutën të nenit 52, pika 1 të ligjit nr. 107/2014, datë 31.07.2014 “Për planifikimin dhe zhvillimin e territorit”, i ndryshuar”.
Në përfundim, Gjykata Kushtetuese vlerësoi se:
1. Shqyrtimi i çështjes i përket juridiksionit kushtetues, pasi kërkesa e Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Tiranë bazohet në nenin 145, pika 2 të Kushtetutës dhe në përmbajtje parashtron argumente kushtetuese për papajtueshmërinë e ligjit në raport me parimet dhe normat kushtetuese.
2. Gjykata Administrative e Shkallës së Parë Tiranë, në kuptim të nenit 145, pika 2 të Kushtetutës dhe jurisprudencës kushtetuese, legjitimohet për të vënë në lëvizje kontrollin kushtetues të nenit 52, pika 1, shkronja “e” të ligjit nr. 107/2014 për pjesën që kjo dispozitë parashikon dënimin me gjobë për kryerjen e punimeve pa leje për plotësimin e nevojave për strehim. Në nxjerrjen e këtij konkluzioni Gjykata ka mbajtur në konsideratë faktin se gjykata referuese po shqyrton padinë e një individi që ka kundërshtuar aktet administrative të dënimit me gjobë dhe të prishjes së objektit, që ai e ka ndërtuar pa leje për qëllime banimi pas tërmetit të vitit 2019.
3. Neni 52, pika 1, shkronja “e” i ligjit nr. 107/2014 kufizon të drejtën e pronës private, të garantuar nga neni 41 i Kushtetutës përderisa parashikon gjobë, në kushtet kur jurisprudenca kushtetuese ka theksuar se “ detyrimet financiare, duke përfshirë edhe gjobën, janë pjesë e konceptit kushtetues të pronës private, pasi pagesa e një sasie të caktuar të hollash, e barasvlershme në këtë rast me masën e gjobës, është një shumë që merret nga pasuria e individit”.
4. Kufizimi i të drejtës kushtetuese të pronës private duhet të respektojë kriteret e përcaktuara në nenin 17 të Kushtetutës. Duke e analizuar çështjen sipas këtyre kritereve, Gjykata vlerësoi se ndonëse dënimi me gjobë për kryerjen e punimeve pa leje është bërë nëpërmjet një ligji të miratuar nga Kuvendi dhe i përgjigjet interesit publik për kontrollin e ligjshëm të territorit dhe frenimin/parandalimin e ndërtimeve pa leje, mënyra e llogaritjes së masës së gjobës për kryerjen e punimeve pa leje për plotësimin e nevojave të strehimit nuk respekton kriterin e proporcionalitetit.
Për këto arsye, Gjykata Kushtetuese e Republikës së Shqipërisë, bazuar në nenet 131, pika 1, shkronja “a”, 134, pikat 1, shkronja “dh” dhe pika 2, nenit 145, pika 2, të Kushtetutës, si dhe neneve 68, 72 e vijues të ligjit nr. 8577, datë 10.02.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar, njëzëri,
VENDOSI:
– Pranimin pjesërisht të kërkesës.
– Shfuqizimin, si të papajtueshëm me Kushtetutën, të nenit 52, pika 1, shkronja “e” të ligjit nr. 107/2014, datë 31.07.2014 “Për planifikimin dhe zhvillimin e territorit”, i ndryshuar, në pjesën që parashikon dënimin me gjobë për kryerjen e punimeve pa leje për plotësimin e nevojave për strehim.
Ky vendim është përfundimtar dhe hyn në fuqi 6 – muaj pas botimit në Fletoren Zyrtare.
Vendimi përfundimtar do të shpallet i arsyetuar brenda afateve ligjore të parashikuara nga ligji nr. 8577, datë 10.02.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar dhe nga Rregullorja për procedurat gjyqësore të Gjykatës Kushtetuese.
NJOFTIM 06.06.2022
Njoftim
Gjykata Kushtetuese e Republikës së Shqipërisë njofton se, në datën 27 maj 2022, zoti Përparim Kalo ka bërë ndërprerjen e marrëdhënieve të mëtejshme si gjyqtar pranë kësaj Gjykate. Kjo vjen pas përfundimit të mandatit plotësues të gjyqtarit në datën 8 prill 2022, deklaruar me vendim të Gjykatës Kushtetuese nr.42, datë 22 dhjetor 2021.
NJOFTIM 09.05.2022
Njoftim
Me rastin e ditës së drejtësisë, në datën 10 maj 2022, nga ora 10:00 – 14:00, Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë do të organizojë në ambientet e saj disa prezantime informuese në kuadër të “Ditë e hapur në Gjykatën Kushtetuese”. Përgjatë kësaj dite, studentë nga fakultete të ndryshme të drejtësisë, nëpërmjet bisedave dhe takimeve me gjyqtarët kushtetues, do të kenë mundësi të njihen me nga afër me veprimtarinë e përditshme të Gjykatës Kushtetuese, me mënyrën e organizimit dhe të funksionimit te saj.
Kontrolli i kushtetutshmërisë së ligjeve, i kërkuar nga gjykatat (Kontroll incidental) 04.04.2022
Kontrolli i kushtetutshmërisë së ligjeve, i kërkuar nga gjykatat (Kontroll incidental)
Gjykata Kushtetuese e Republikës së Shqipërisë, bazuar në nenin 70/1 të ligjit nr. 8577, datë 10.02.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar, njofton se pranë kësaj Gjykate po shqyrtohet kërkesa e paraqitur nga Gjykata Administrative e Shkallës së Parë Tiranë, me subjekte të interesuara, Kuvendin e Shqipërisë, Këshillin e Ministrave dhe Inspektoriati i Mbrojtjes së Territorit Bashkia Tiranë, me objekt: “Kontrolli i kushtetutshmërisë i nenit 52, pika 1, të ligjit nr. 107/2014, datë 31.07.2014 “Për planifikimin dhe zhvillimin e territorit” i ndryshuar”, e cila ka kaluar për shqyrtim në seancë plenare mbi bazë dokumentesh
Kontrolli i kushtetutshmërisë së ligjeve, i kërkuar nga gjykatat (Kontroll incidental) 28.03.2022
Kontrolli i kushtetutshmërisë së ligjeve, i kërkuar nga gjykatat (Kontroll incidental)
Gjykata Kushtetuese e Republikës së Shqipërisë, bazuar në nenin 70/1 të ligjit nr. 8577, datë 10.02.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar,
NJOFTON:
Se pranë kësaj Gjykate po shqyrtohet kërkesa e paraqitur nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Korçë, me subjekte të interesuara, Kuvendin e Shqipërisë, Këshillin e Ministrave, Prokurorinë e Përgjithshme dhe Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, me objekt: “Shfuqizimi i “paragrafi 2”, pas “244”, në shkronjën “a” të nenit 7 të ligjit nr. 41/2021, datë 23.03.2021 “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 7905, datë 21.03.1995 “Kodi i Procedurës Penale të Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar”, si i papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë”, e cila ka kaluar në seancë plenare mbi bazë dokumentesh.
NJOFTIM 28.03.2022
Njoftim
Gjykata Kushtetuese e Republikës së Shqipërisë në datën 10.03.2022 mori në shqyrtim në seancë plenare publike çështjen me kërkues një grup deputetësh të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë (jo më pak se ¼-ta e deputeteve), me objekt: “Zgjidhja e mosmarrëveshjes së kompetencës ndërmjet jo më pak se një të katërtës së deputetëve dhe Kuvendit të Republikës së Shqipërisë. Deklarimi si i papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë të vendimit nr. 80/2021 të Kuvendit të Shqipërisë “Për mosmiratimin e projektvendimit “Për ngritjen e Komisionit Hetimor të Kuvendit për kontrollin e ligjshmërisë së veprimeve dhe mosveprimeve të institucioneve shtetërore dhe funksionarëve publikë në çështjet që kanë sjellë si pasojë vendimin e Arbitrazhit “Becchetti dhe të tjerë kundër Shqipërisë”””.
Në përfundim të shqyrtimit të kësaj çështjeje Gjykata Kushtetuese konstatoi se nuk u arrit numri i kërkuar i votave për vendimmarrje, sipas nenit 73, pika 4, të ligjit nr. 8577, datë 10.02.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese”, të ndryshuar, në lidhje me legjitimimin e ¼-ës të deputetëve që kanë vënë në lëvizje gjykimin kushtetues në raport me ¼-ën e deputetëve që kanë kërkuar ngritjen e komisionit hetimor.
Për këto arsye, Gjykata Kushtetuese
VENDOSI:
– Rrëzimin e kërkesës.
Vendimi përfundimtar do të shpallet i arsyetuar brenda afateve ligjore të parashikuara nga ligji nr. 8577, datë 10.02.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar dhe nga Rregullorja për procedurat gjyqësore të Gjykatës Kushtetuese.
Njoftim për shtyp 23.03.2022
Njoftim për shtyp
Sot, më 23 mars 2022, u zhvillua ceremonia e betimit para Presidentit të Republikës e anëtarit të ri të Gjykatës Kushtetuese, z. Sandër Beci, i zgjedhur nga Gjykata e Lartë me vendimin nr.2, datë 15.03.2022. Me plotësimin e kësaj vakance nga Gjykata e Lartë, Gjykata Kushtetuese tashmë ka në përbërje të saj tetë anëtarë.
NJOFTIM 01.03.2022
NJOFTIM
Gjykata Kushtetuese e Republikës së Shqipërisë në datën 01.03.2022 mori në shqyrtim në seancë plenare, mbi bazë dokumentesh, çështjen me kërkues Gjykatën e Apelit Durrës, me objekt: “Shfuqizimi i togfjalëshit “për të dënuarin përsëritës për krime të kryera me dashje, si dhe” në paragrafin e tretë të nenit 64 të Kodit Penal.”.
Në përfundim të shqyrtimit të kësaj çështjeje Gjykata Kushtetuese vlerësoi se:
Çështja gjyqësore penale në shqyrtim në Gjykatën e Apelit Durrës ka mbetur pa objekt për shkak të lirimit nga burgu të të dënuarit, për rrjedhojë gjykatës referuese i mungon interesi për të vënë në lëvizje gjykimin kushtetues për kontrollin e kushtetutshmërisë të nenit 64, paragrafi i tretë, të Kodit Penal.
Nga ana tjetër, në lidhje me nenin 65 të Kodit Penal, për të cilin gjykata referuese ka kërkuar zgjerimin e objektit të kontrollit kushtetues, Gjykata vëren se jo vetëm që parashikimet e këtij neni nuk janë të zbatueshme në çështjen konkrete që po shqyrtonte gjykata referuese, por në këtë rast nuk plotësohen as kriteret e nenit 48, pika 2, të ligjit nr. 8577, datë 10.02.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar, për t`u marrë në shqyrtim kryesisht prej saj.
Për këto arsye, Gjykata Kushtetuese, bazuar në nenet 145, pika 2, 131, pika 1, shkronja “a” dhe 134, pika 1, shkronja “dh”, të Kushtetutës, si dhe nenet 49, pika 3, shkronja “dh”, 68, 72 e vijues të ligjit nr. 8577, datë 10.02.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar,
VENDOSI:
– Rrëzimin e kërkesës.
Vendimi përfundimtar do të shpallet i arsyetuar brenda afateve ligjore të parashikuara nga ligji nr. 8577, datë 10.02.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar dhe nga Rregullorja për procedurat gjyqësore të Gjykatës Kushtetuese.
NJOFTIM 16.02.2022
NJOFTIM
Gjykata Kushtetuese e Republikës së Shqipërisë mori në shqyrtim në seancat plenare publike të datave 01.02.2022, 03.02.2022 dhe 07.02.2022 vendimin nr. 55/2021, datë 09.06.2021 të Kuvendit të Shqipërisë “Për shkarkimin e Presidentit të Republikës së Shqipërisë për shkelje të rënda të Kushtetutës”.
Në përfundim të shqyrtimit të kësaj çështjeje, Gjykata Kushtetuese vlerësoi se:
Ajo ka juridiksion për shqyrtimin e kësaj çështjeje, në përputhje me parashikimet e neneve 90 dhe 131, pika 1, shkronja “dh” të Kushtetutës dhe brenda kufijve të shqyrtimit të saj hyjnë si verifikimi i procedurave të ndjekura nga Kuvendi, ashtu edhe përcaktimi i shkeljes së rëndë, si dhe provueshmëria e fakteve përkatëse.
Kuvendi ka legjitimitet për të qenë palë në këtë proces. Legjislatura X e Kuvendit, bazuar në parimin e vazhdimësisë institucionale, ka legjitimitet për të përfaqësuar Legjislaturën IX të tij.
Po ashtu, Legjislatura IX e Kuvendit, ka pasur legjitimitet substancial, në vlerësim të momentit të konstituimit të Kuvendit, zëvendësimit të deputetëve, numrit të përgjithshëm të deputetëve, mungesës së vendimeve të organeve kompetente për të deklaruar parregullsinë apo pavlefshmërinë e zëvendësimit të mandateve dhe mundësisë së kësaj Legjislature për të arritur kuorumet e nevojshme, si dhe tërësisë së ligjeve dhe vendimeve të miratuara.
Gjykata Kushtetuese, pasi verifikoi procedurën e ndjekur nga Kuvendi për ngritjen e komisionit hetimor, garantimin e së drejtës së Presidentit për t`u dëgjuar dhe për t`u mbrojtur dhe duke mbajtur në konsideratë pavarësinë organizative të Kuvendit, në tërësi konstatoi se nuk ka pasur shkelje kushtetuese gjatë kësaj procedure.
Në lidhje me shkaqet për të cilat Kuvendi ka vendosur shkarkimin e Presidentit, Gjykata Kushtetuese, pasi përcaktoi elementet objektive të “shkeljes së rëndë të Kushtetutës” të parashikuar në nenin 90, pika 2, të Kushtetutës, si dhe vlerësoi kërkesën e nenit 90, pika 3, të Kushtetutës për të vërtetuar fajësinë e Presidentit, arriti në përfundimin se:
1. Faktet e paraqitura si shkelje të nenit 86, pika 1, dhe nenit 89 të Kushtetutës, nuk përbëjnë shkelje të rënda të Kushtetutës.
2. Nuk ka shkelje të rëndë të nenit 88, pika 3, të Kushtetutës, pasi:
– Faktet që lidhen me të drejtat në procesin zgjedhor nuk përbëjnë shkelje të rënda të Kushtetutës.
– Faktet që lidhen me marrëdhëniet me partnerët strategjikë nuk përbëjnë shkelje të Kushtetutës.
– Faktet e paraqitura si shkelje që lidhen me pavarësinë e organeve publike nuk përbëjnë shkelje të Kushtetutës.
– Faktet e paraqitura si shkelje të rendit dhe sigurisë publike nuk përbëjnë shkelje të Kushtetutës.
3. Faktet e paraqitura si shkelje të nenit 94 të Kushtetutës nuk përbëjnë shkelje të Kushtetutës.
Për këto arsye, Gjykata Kushtetuese e Republikës së Shqipërisë, bazuar në nenet 90, pika 2 dhe 131, pika 1, shkronja “dh”, të Kushtetutës, si dhe nenin 63, pika 2, të ligjit nr. 8577, datë 10.02.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë” të ndryshuar,
VENDOSI:
– Shfuqizimin e vendimit nr. 55/2021, datë 09.06.2021 të Kuvendit të Shqipërisë “Për shkarkimin e Presidentit të Republikës së Shqipërisë për shkelje të rënda të Kushtetutës”.
Vendimi përfundimtar do të shpallet i arsyetuar brenda afateve ligjore të parashikuara nga ligji nr. 8577, datë 10.02.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar dhe nga Rregullorja për procedurat gjyqësore të Gjykatës Kushtetuese.
Njoftim për shtyp 17.01.2022
NJOFTIM PER SHTYP
Çështja me kërkues Kuvendin e Republikës së Shqipërisë dhe objekt: “Për shkarkimin e Presidentit të Republikës së Shqipërisë për shkelje të rënda të Kushtetutës”, e planifikuar për t’u zhvilluar në seancën plenare publike të datës 18.01.2022, ora 10:00, bazuar në nenin 44/a të ligjit nr.8577, datë 10.02.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar, është shtyrë për në datën 01.02.2022, ora 10:00, për arsye se relatori i çështjes ka rezultuar pozitiv me COVID-19.






