Takim i Kryetares së Gjykatës Kushtetuese me Ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Shqipëri, 11 shkurt 2026.
Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, znj. Fiona Papajorgji, priti në një takim kortezie Ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Shqipëri, Sh.T.Z. Nicholas Abbott, i cili shoqërohej në këtë takim nga z. John Walker, Sekretar i Dytë për Çështjet Politike, të Brendshme dhe të Drejtësisë.
Ambasadori Abbott nënvizoi rëndësinë e angazhimit të Gjykatës Kushtetuese në forcimin e shtetit të së drejtës dhe shprehu mbështetjen e plotë për nisma që garantojnë forcimin e pavarësisë institucionale. Kryetarja Papajorgji vlerësoi rëndësinë e dialogut të hapur me partnerët ndërkombëtarë në funksion të konsolidimit të drejtësisë kushtetuese, duke u fokusuar mbi rolin dhe funksionin e saj në garantimin e shtetit të së drejtës dhe mbrojtjen e të drejtave themelore, si dhe mbi zhvillimet më të fundit në veprimtarinë e Gjykatës Kushtetuese. Po ashtu, gjatë takimit u diskutuan edhe mundësitë për forcimin e mëtejshëm të bashkëpunimit profesional, shkëmbimin e përvojave dhe mbështetjen ndaj iniciativave që synojnë rritjen e standardeve institucionale dhe të transparencës.
