Vendime moskalimi të muajit Nëntor 2025
NJOFTIME MBI VENDIMMARRJEN E KOLEGJEVE DHE MBLEDHJES SË GJYQTARËVE TË GJYKATËS KUSHTEUTESE GJATË MUAJIT NËNTOR 2025
Vendimi i moskalimit do të publikohet në faqen zyrtare të Gjykatës, si dhe do u dërgohet kërkuesit/ve i arsyetuar brenda afateve ligjore të parashikuara nga ligji nr. 8577, datë 10.02.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar dhe nga Rregullorja për Procedurat Gjyqësore të Gjykatës Kushtetuese.
| Nr. | KËRKUES | NUMËR/DATË REGJISTRI THEMELTAR | OBJEKTI | DATA E VENDIMMARRJES | DISPOZITIVI |
|---|---|---|---|---|---|
| 1. | Ildika Fortuzi, Gledion Fortuzi, Edlira Dosti, Adhurim Fortuzi | 7 (L) 2025 Regjistri themeltar, datë 25.08.2025 | Rihapje e procesit të përfunduar me vendimin e saj nr.272, datë 22.12.2017 në përputhje me parashikimet e nenit 71/c, të Ligjit nr.8577/2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë (i ndryshuar). 2. Shfuqizimin si të papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë dhe me Konventën Evropiane për të Drejtat e Njeriut (KEDNJ) të vendimeve nr.272, datë 22.12.2017 të Gjykatës Kushtetuese; nr.00-2015-4335, datë 28.12.2015 të Gjykatës së Lartë; nr.2724, datë 20.11.2012 të Gjykatës së Apelit Tiranë dhe nr.8209, datë 21.10.2011 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë. | 07.11.2025 | Moskalimin e çështjes për shqyrtim në seancë plenare. |
| 2. | Bashkia Tiranë | 26 (B) 2025 Regjistri themeltar, datë 15.08.2025 | Shfuqizimin i vendimit nr. 00-2025-488, datë 12.02.2025 të Kolegjit Civil të Gjykatës së Lartë si i papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë. Dërgimi i çështjes për rishqyrtim në Gjykatën e Lartë | 07.11.2025 | Moskalimin e çështjes për shqyrtim në seancë plenare. |
| 3. | Altina Nasufi | 37 (A) 2025 Regjistri themeltar, datë 18.07.2025 | Shfuqizimi si i papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë i vendimeve nr. 00-2024-5489 (316), datë 11.07.2024 të Kolegjit Administrativ të Gjykatës së Lartë, nr. 19 (86-2023-362), datë 27.03.2023 të Gjykatës Administrative të Apelit dhe nr. 537, datë 14.12.2022 të Këshillit të Lartë Gjyqësor “Për vlerësimin etik dhe profesional të gjyqtares Altina Nasufi për vitin 2021 | 07.11.2025 | Moskalimin e çështjes për shqyrtim në seancë plenare. |
| 4. | Mark Kulla | 14 (M) 2025 Regjistri themeltar, datë 23.07.2025 | Shfuqizimin si i papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë i vendimit nr. 00-2025-564, datë 27.03.2025 të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë. | 07.11.2025 | Moskalimin e çështjes për shqyrtim në seancë plenare. |
| 5. | Tonin Gjini | 12 (T) 2025 Regjistri themeltar, datë 19.09.2025 | Shfuqizimi si i papajtueshëm të vendimeve nr. 240, datë 01.07.2022 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, vendimit nr. 136, datë 16.09.2022 të Gjykatës së Posaçme të Apelit kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, vendimit nr. 136, datë 16.09.2022 dhe vendimi nr. 00-2025-840, datë 22.05.2025 të Gjykatës së Lartë. | 07.11.2025 | Moskalimin e çështjes për shqyrtim në seancë plenare. |
