Kolegjet 2026

Mbledhja e Gjyqtarëve e Gjykatës Kushtetuese, me vendimin nr.17, datë 22.12.2025, bazuar në nenin 13, shkronja “e”, të ligjit nr. 8577, datë 10.02.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar, si dhe nenin 22, të Rregullores për Procedurat Gjyqësore të Gjykatës Kushtetuese,

 

V E N D O S I :

1. Caktimin e përbërjes së tri kolegjeve të Gjykatës Kushtetuese për vitin kalendarik 2026, si më poshtë:

Kolegji nr. 1:       Fiona Papajorgji,         Kryetare

                                  Sonila Bejtja,             Anëtare       

                             Sandër Beci,                Anëtar

Kolegji nr. 2:         Fiona Papajorgji,         Kryetare

                               Marjana Semini,          Anëtare

                                Asim Vokshi,              Anëtar

Kolegji nr. 3:         Marsida Xhaferllari,   Kryesuese

                          Ilir Toska,                   Anëtar

                           Genti Ibrahimi,           Anëtar

2. Çështjet të cilat janë regjistruar në Gjykatën Kushtetuese deri në datën 31 tetor 2025, do të vijojnë të shqyrtohen sipas kolegjeve të formuara me vendimin nr. 1, datë 14.01.2025 të Mbledhjes së Gjyqtarëve “Për caktimin e përbërjes së kolegjeve të Gjykatës Kushtetuese”, të ndryshuar.

             Ky vendim hyn në fuqi në datën 01.01.2026 dhe publikohet në faqen zyrtare të Gjykatës Kushtetuese.

Scroll to Top