Ditët e Hapura
Në kuadër të aktiviteteve për edukimin ligjor dhe rritjen e transparencës,
Gjykata Kushtetuese e Republikës së Shqipërisë mirëpret nxënës, studentë,
përfaqësues të institucioneve, organizatave të shoqërisë civile dhe grupe të
tjera të interesuara për t’u njohur më nga afër me institucionin dhe rolin e tij
në mbrojtjen e Kushtetutës dhe shtetit të së drejtës.
Përmes vizitave të organizuara, pjesëmarrësit do të kenë mundësi të vizitojnë
mjediset e institucionit, të mësojnë mbi funksionimin e drejtësisë kushtetuese
dhe të njihen me historikun e Gjykatës Kushtetuese ndër vite.
Gjatë këtyre vizitave, përfaqësues të institucionit do t’i informojnë vizitorët mbi:
- Historikun dhe misionin e Gjykatës Kushtetuese.
- Mënyrën si trajtohen çështjet kushtetuese.
- Rëndësinë e vendimmarrjes kushtetuese për demokracinë dhe shtetin e së drejtës.
i
Datat dhe oraret e vizitave përcaktohen në varësi të kalendarit institucional dhe zhvillimit të seancave gjyqësore.
Kërkesë për organizim vizite
Ju lutemi plotësoni formularin më poshtë me të dhënat tuaja.
Për informacion shtesë lidhur me organizimin e vizitave, mund të kontaktoni Gjykatën Kushtetuese përmes:
Email
info@gjk.gov.al
Tel
+355 4 2232373
”Ditët e Hapura” në Gjykatën Kushtetuese.
18 Maj 2026
”Ditët e Hapura” në Gjykatën Kushtetuese. Më 18-19 maj, në kuadër të 34-vjetorit të veprimtarisë së saj, Gjykata Kushtetuese e Republikës së Shqipërisë përmes aktivitetit ...
Më shumë
Dita e dytë – “Ditët e Hapura” në Gjykatën Kushtetuese.
19 Maj 2026
Dita e dytë – “Ditët e Hapura” në Gjykatën Kushtetuese. Vijon aktiviteti i “Ditëve të Hapura” në Gjykatën Kushtetuese, ku këtë herë u mirëpritën studentë ...
Më shumë


