Takim i Kryetares së Gjykatës Kushtetuese me përfaqësuesit e Fondacionit Gjerman për Bashkëpunim Ligjor Ndërkombëtar për Ballkanin Perëndimor
Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, znj. Fiona Papajorgji, zhvilloi sot një takim me z. Stefan Pürner, Drejtor Ekzekutiv i programeve të IRZ-së për Ballkanin Perëndimor, si dhe me Franziska Behrendt, menaxhere projekti pranë IRZ-së.

