25 Maj 2009
Kryetari i Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë, Dr Vladimir Kristo, gjatë vizitës në Kroaci, në përbërje të delegacionit të kryesuar nga Presidenti i Republikës Prof. Dr. Bamir Topi, u takua dhe zhvilloi bisedime me homologen e tij kroate Prof. Dr. Jasna Omejec. Të dyja palët ranë dakord për zhvillimin e mëtejshëm të marrëdhënieve bilaterale në çështjet me interes të përbashkët të gjykimit kushtetues. Zoti Kristo, ftoi Zonjën Jasna Omejec në krye të një delegacioni të Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kroacisë për një vizitë në Republikën e Shqipërisë, ftesë e cila u pranua me kënaqësi prej saj.
