Vendime te muajit Maj 2025

NJOFTIME MBI VENDIMMARRJEN E KOLEGJEVE DHE MBLEDHJES SË GJYQTARËVE TË GJYKATËS KUSHTEUTESE GJATË MUAJIT MAJ 2025

Vendimi i moskalimit do të publikohet në faqen zyrtare të Gjykatës, si dhe do u dërgohet kërkuesit/ve i arsyetuar brenda afateve ligjore të parashikuara nga ligji nr. 8577, datë 10.02.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar dhe nga Rregullorja për Procedurat Gjyqësore të Gjykatës Kushtetuese.

Nr.KËRKUESNUMËR/DATË REGJISTRI THEMELTAROBJEKTIDATA E VENDIMMARRJESDISPOZITIVI
1.Qendra “Centre for Legal Empowerment”9/1 (Sh) 2025 Regjistri themeltar, datë 01.04.2025Shfuqizimin si të papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë dhe Konventën Europiane të të Drejtave të Njeriut vendimit nr. 151, datë 06.03.2025 të Këshillit të Ministrave “Për marrjen e masave të përkohshme për shmangien e ndikimeve negative të platformës on-line “TikTok”, publikuar në Fletoren Zyrtare nr. 47, datë 07.03.2025. Pezullimin e zbatimit të vendimit nr. 151, datë 06.03.2025 të Këshillit të Ministrave “Për marrjen e masave të përkohshme për shmangien e ndikimeve negative të platformës on-line “TikTok”, publikuar në Fletoren Zyrtare nr. 47, datë 07.03.2025.02.05.2025Moskalimin e çështjes për shqyrtim në seancë plenare.
2.Pëllumb Gjoka3 (P) 2025 Regjistri themeltar, datë 10.03.2025Ndreqjen/korigjimin e pasaktësive të dukshme në përmbajtjen e arsyetimit të vendimit nr. 86, datë 30.12.2024 të Gjykatës Kushtetuese dhe plotësimin e tij sipas fakteve të provuara gjatë shqyrtimit të çështjes që i përket ankimit kushtetues individual të datës 07.05.2024.

02.05.2025Moskalimin e çështjes për shqyrtim në seancë plenare.
3.Kujtim Koxha10 (K) 2025 Regjistri themeltar, datë 10.03.2025Shfuqizimin si të papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë të vendimeve nr. 00-2024-1529, datë 24.09.2024 të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë, nr. 1342, datë 11.12.2019 të Gjykatës së Apelit Tiranë dhe nr. 43, datë 17.06.2019 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Mat.12.05.2025Moskalimin e çështjes për shqyrtim në seancë plenare.
4.Asime Çela15 (A) 2025 Regjistri themeltar, datë 18.03.2025Shfuqizimin si të papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë të vendimit nr. 00-2023-1019, datë 20.06.2023 të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë; vendimit nr. 20-2018-248/33, datë 09.03.2018 të Gjykatës së Apelit Gjirokastër vendim ky i cili ka ndryshuar vendimin nr. 157, datë 25.05.2017 të Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë për pjesën që ka vendosur pushimin e çështjes penale nr. 108/2011 në ngarkim të të pandehurës Hasime Çela Topulli duke e deklaruar atë fajtore për kryerjen e veprës penale të “Falsifikimit të dokumenteve”, parashikuar nga neni 186/1 të Kodit Penal në formën e përdorimit të tyre, pasi të dy vendimet janë dhënë në shkelje të nenit 32/2 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë që thekson, se “Askush nuk mund të deklarohet fajtor mbi bazën e të dhënave të mbledhura në mënyrë të paligjshme”, pasi ajo çështje penale nuk mund të fillonte për këtë shtetase.13.05.2025Moskalimin e çështjes për shqyrtim në seancë plenare.
5.Dritan Dajti6 (D) 2025 Regjistri themeltar, datë 14.04.2025Shfuqizimin si i papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë i Aktit nr. 962/1 Prot., datë 13.03.2024 të administratës së brendshme gjyqësore të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me lëndë: “Dërgohet fotokopja e njehsuar me origjinalin e vendimit penal nr. 95, datë 23.07.2014 të ish Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda në ngarkim të të gjykuarit Dritan Dajti”. Fshirja nga Akti nr. 962/1 Prot., datë 13.03.2024 i administratës së brendshme gjyqësore të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar i të dhënave të pavërteta të konstatuara ku thuhet se ju dërgojmë fotokopjen e njehsuar me origjinalin të vendimit me nr. 95, datë 23.07.2014 të ish Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda në ngarkim të të gjykuarit Dritan Dajti, me nënshkrimet e të gjithë anëtarëve të trupit gjykues. Fshirja nga Akti nr. 962/1 Prot., datë 13.03.2024 i administratës së brendshme gjyqësore të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar i datës së këtij akti, sepse gabimisht është vënë viti 2024, ndërkohë që ky akt është lëshuar në vitin 2025. Gjykata Kushtetuese të shprehet për efektet e vendimit të saj edhe për sa i takon të dhënave të falsifikuara në përmbatjen e Aktit nr. 962/1 Prot., datë 13.03.2024 të administratës së brendshme gjyqësore të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar. Gjykata Kushtetuese të vendosë që vendimi i saj për shfuqizimin e aktit nr. 962/1 Prot., datë 13.03.2024 të prodhojë pasoja në një datë tjetër të ndryshme nga hyrja e tij në fuqi me qëllim që brenda afatit të përcaktuar në vendim dhe në përputhje me pjesën arsyetuese të tij, administrata e brendshme gjyqësore e Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar të bëjë ndryshimet e nevojshme në këtë akt lidhur me faktin që vendimi penal me nr. 95, datë23.07.2014 i ish Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda në ngarkim të të gjykuarit Dritan Dajti nuk është fotokopje e njehsuar me origjinalin dhe se këtij vendimi i mungojnë nënshkrimet e 4 anëtarëve të trupit gjykues. Njoftimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese për shfuqizimin e aktit nr. 962/1 Prot., datë 13.03.2024 të administratës së brendshme gjyqësore të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar që të marrë masat e parashikuara lidhur me rregullimin juridik të këtij akti për sa i takon faktit që vendimi penal me nr. 95, datë 23.07.2014 i ish Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda në ngarkim të të gjykuarit Dritan Dajti nuk është fotokopje e njehsuar me origjinalin dhe se këtij vendimi i mungojnë nënshkrimet e 4 anëtarëve të trupit gjykues. Caktimin në pjesën urdhëruese të vendimit të Gjykatës Kushtetuese, organin e ngarkuar me zbatimin e këtij vendimi, si dhe mënyrën e ekzekutimit duke caktuar afate konkrete, mënyrën dhe procedurën përkatëse të ekzekutimit.13.05.2025Moskalimin e çështjes për shqyrtim në seancë plenare.
6.Arben Mumajesi11 (A) 2025 Regjistri themeltar, datë 27.02.2025Shfuqizimin si të papajtueshëm me Kushtetutën të vendimit nr. 00-2022-3859 (544), datë 14.12.2022 të Kolegjit Civil të Gjykatës së Lartë.19.05.2025Moskalimin e çështjes për shqyrtim në seancë plenare.
7.Dritan Dajti5 (D) 2025 Regjistri themeltar, datë 26.03.2025Saktësimi dhe plotësimi i pasaktësive të dukshme të lejuara në tërësi dhe në veçanti në pikat 17, 18, 19, 20, 25, 26, 27 dhe 37 të vendimit nr.27, datë 04.02.2025 të Gjykatës Kushtetuese. Saktësimi dhe plotësimi i pasaktësive të dukshme të lejuara në pikat 17, 19 dhe 26 të vendimit nr.27, datë 04.02.2025 të Gjykatës Kushtetuese, lidhur me efektet juridike të këtij vendimi20.05.2025Moskalimin e çështjes për shqyrtim në seancë plenare.
8.Ermira Farka6 (E) 2025 Regjistri themeltar, datë 03.03.2025Shfuqizimin e vendimit nr. 00-2024-4335 (416), datë 03.07.2024 të Kolegjit Civil të Gjykatës së Lartë, si të papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë.20.05.2025Moskalimin e çështjes për shqyrtim në seancë plenare.
9.Shoqëria “Agro-Koni” sh.p.k.8 (Sh) 2025 Regjistri themeltar, datë 18.03.2025Shfuqizimi si i papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë të vendimit nr. 534, datë 11.12.2024 të Kolegjit Administrativ të Gjykatës së Lartë20.05.2025Moskalimin e çështjes për shqyrtim në seancë plenare.
10.Besnik Ibrahimi7 (B) 2025 Regjistri themeltar, datë 28.02.2025Rihapja e procesit nr. 152 vendimi, datë 16.06.2017 të Gjykatës Kushtetuese. Shfuqizimi i vendimeve nr. 152, datë 16.06.2017 të Kolegjit të Gjykatës Kushtetuese dhe nr. 00-2015-2094, datë 25.06.2015 të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë, si të papajtueshme me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë21.05.2025Moskalimin e çështjes për shqyrtim në seancë plenare.
11.Katerina Panxhi11 (K) 2025 Regjistri themeltar, datë 18.03.2025Konstatimi i cenimit të së drejtës kushtetuese për një proces të rregullt ligjor si rezultat i mosgjykimit brenda një afati të arsyeshëm të parashikuar nga pika 2 e nenit 399/7 të KPC të ankimit tim të regjistruar nr. 71017-00393-00-2022, datë 07.06.2022 e vendim nr. 00-2024-989, datë 30.05.2024 të Gjykatës së Lartë. Konstatimi i cenimit të së drejtës kushtetuese për një proces të rregullt ligjor si rezultsat i mosnjoftimit të vendimit të arsyetuar nr. 00-2024-989, datë 30.05.2024 të Gjykatës së Lartë në kundërshtim me nenin 485/b(njoftimi i vendimit të Gjykatës së Lartë (shtuar me ligjin nr. 44/2021, datë 23.03.2021)). Shfuqizimi si i papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë i vendimit nr. 00-2024-989, datë 30.05.2024 të Gjykatës së Lartë dhe kthimin për rigjykim në Gjykatën e Shkallë së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan22.05.2025Moskalimin e çështjes për shqyrtim në seancë plenare.
12.Haki Seferi5 (H) 2025 Regjistri themeltar, datë 21.03.2025Shfuqizimi si i papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë i vendimeve nr. 376, datë 26.12.2018 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lushnjë; nr. 357, datë 30.05.2024 të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë dhe nr. 00-2024-2145, datë 24.12.2024 të Gjykatës së Lartë.22.05.2025Moskalimin e çështjes për shqyrtim në seancë plenare.
13.Ruhan Hiraj2 (R) 2025 Regjistri themeltar, datë 17.03.2025Shfuqizimi si antikushtetues të vendimeve nr. 384, datë 15.12.2020 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, nr. 46, datë 18.02.2021 të Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar dhe nr. 00-2024-1797, datë 07.11.2024 të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë. Kthimin e çështjes për gjykim në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar për t’u gjykuar me një trup tjetër gjykues.22.05.2025Moskalimin e çështjes për shqyrtim në seancë plenare.
14.Bardhyl Ibra11 (B) 2025 Regjistri themeltar, datë 03.04.2025“Shfuqizimi i vendimit nr. 00-2024-4331, datë 31.10.2024 të Kolegjit Administrativ të Gjykatës së Lartë, si i papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë. Konstatimin e gjykimit nga një gjykatë jokompetente për shkak të konflikteve të herë pas hershme me gjyqtaren Arbena Ahmeti duke qenë anëtare e trupit gjykues. Ajo vetë duhej të bënte dorëheqje në bazë të nenit 72-76 të KPC. Konstatimi i cenimit të së drejtës kushtetuese për një proces të rregullt ligjor si rezultat i mosgjykimit brenda një afati të arsyeshëm të parashikuar në pikën 2 të nenit 399/7 të KPC të kërkesës time nr. regjistrimi 31146-01765-86-2020, datë 23.07.2020 pranë sekretarisë së Gjykatës Administrative të Apelit Tiranë dhe përshpejtimin e shqyrtimit të çështjes sa më parë të jetë e mundur, pasi edhe sot nuk është gjykuar. Konstatimi i cenimit të së drejtës kushtetuese për një proces të rregullt ligjor si rezultat i mosgjykimit brenda një afati 45 ditor nga Gjykata e Lartë e parashikuar si afat i arsyeshëm të parashikuar në pika 2 e nenit 399/7 të KPC të kërkesës së regjistruar në Gjykatën e Lartë nr. 77105-00108-00-2024”.22.05.2025Moskalimin e çështjes për shqyrtim në seancë plenare.
15.Adriatik Sallahu17 (A) 2025 Regjistri themeltar, datë 21.03.2025Shfuqizimin si të papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë të vendimit nr. 00-2024-1921, datë 26.11.2024 të Gjykatës së Lartë.27.05.2025Moskalimin e çështjes për shqyrtim në seancë plenare.
16.Laert Kola5 (L) 2025 Regjistri themeltar, datë 21.03.2025Konstatimin e shkeljes së afatit ligjor dhe kohëzgjatjen e paarsyeshme në procedurat e gjykimit të çështjes nga Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm dhe cenimin e së drejtës për një proces të rregullt gjyqësor nga kjo gjykatë për çështjen gjyqësore nr.2623 akti, datë 15.11.2024. Konstatimin e mungesës së një mjeti efektiv për përshpejtimin e gjykimit dhe shpërblimit të dëmit në zbatim të vendimit nr. 3, datë 17.02.2022 të Gjykatës Kushtetuese për periudhën kohore 01.10.2022 deri në datën 07.12.202227.05.2025Moskalimin e çështjes për shqyrtim në seancë plenare.
17.Andri Ymeri14 (A) 2025 Regjistri themeltar, datë 17.03.2025Kundërshtimin e procesit si dhe të vendimit nr. 470, datë 01.11.2021 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit (KPK), të marrë për motrën time Ajola Prençi, si dhe kundërshtimin e procesit, si dhe të vendimit nr. 57/2024 JR të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit të marrë po për motrën time (që akoma nuk është zbardhur dhe as botuar në faqen elektronike të KPA-së e aq më tepër nuk i është njoftuar i arsyetuar motrës time që përbën subjektin e rivlerësimit për të cilin është marrë ky vendim) duke kërkuar nga Gjykata Kushtetuese si më poshtë: a- të konstatojë shkeljen përmes procesit të lartpërmendur, të zhvilluar nga KPK, por dhe nga KPA ndaj motrës time, të të drejtës time për jetë private dhe familjare në kundërshtim me parimin e objektivitetit dhe proporcionalitetit; b- të konstatojë shkeljen përmes vendimit të lartpërmendur, të marrë nga KPK ndaj motrës time, të të drejtës time për jetë private dhe familjare në kundërshtim me parimin e objektivitetit dhe të proporcionalitetit; c- të urdhërojë fshirjen nga përmbajtja e vendimit nr. 470, datë 01.11.2021 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit (KPK) të marrë për motrën time Ajola Prençi të çdo reference ndaj personit tim, të marrë në kundërshtim me parimin e objektivitetit dhe proporcionalitetit pa më dëgjuar më parë, nga një organ jolegjitim dhe që për më tepër ka krijuar në publikun e gjerë në mënyrë të padrejtë opinionin se unë jam një ndër shkaqet reale se përse motra ime është shkarkuar nga detyra e prokurores; ç- të konstatojë shkeljen nga KPA përmes ndryshimit brenda afatit ligjor të parashikuar në ligjin 94/2016 të vendimit nr. 57/2024 të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, të marrë për motrën time, si dhe mosbotimit të tij në faqen elektronike të KPA-së i- të drejtës time për të mos iu nënshtruar trajtimit çnjerëzor dhe/apo poshtërues, ii- të të drejtës time për të mu mbrojtur personaliteti, iii- të të drejtës time për jetë private dhe familjare, iv- të të drejtës time për të mos u gjykuar pa u dëgjuar, v- të të drejtës time për t’u gjykuar nga një gjykatë e krijuar me ligj, vi- të të drejtës time për të mos u paragjykuar duke u lejuar përmes mosveprimit në kohën e duhur ligjore nga KPA-ja, të ekzistencës në publikun e gjerë, të opinionit të krijuar nga vendimi nr. 470, datë 01.11.2021 i Komisionit të Pavarur të Kualifikimit (KPK) të marrë për motrën time Ajola Prençi, se unë jam një ndër shkaqet reale se përse motra ime është shkarkuar nga detyra e prokurores; d- të konstatojë shkeljen gjatë zhvillimit të procesit të rivlerësimit për motrën time nga KPA të të drejtës time për proces të rregullt ligjor, të konsumuar përmes mosshprehjes fare, pra as përmes pranimit dhe as përmes refuzimit të kërkesës time për të ndërhyrë si person i tretë në procesin e rivlerësimit të motrës time; dh- të konstatojë pengimin gjatë zhvillimit të procesit të rivlerësimit për motrën time nga KPA të të drejtës time për ankim efektiv në Gjykatën Europiane të të Drejtave të Njeriut të konsumuar në drejtim të cenimit të së drejtës time për t’u njohur me një vendim të arsyetuar, qoftë pozitiv, qoftë negativ sipas nenit 194 të Kodit të Procedurës Civile lidhur me kërkesën time për të ndërhyrë si person i tretë në procesin e rivlerësimit të motrës time në KPA që përbën të vetmen gjykatë në procesin e rivlerësimit sipas nenit F të aneksit të Kushtetutës; f- të konstatojë shkeljen gjatë zhvillimit të procesit të rivlerësimit për motrën time nga KPA të të drejtës time për trajtim të barabartë dhe për të mos u diskriminuar, sikurse janë trajtuar subjekte të tjerë të rivlerësimit në jurisprudencën e KPK dhe KPA që kanë patur lidhje të afërta me njëri-tjetrin si p.sh.: Arenc Çela, Arbër Çela (vëllezër), Gentian Osmani, Marinela Osmani (bashkëshortë), Dritan Marku, Gentian Marku (vëllezër), Eranda Laze, Bledar Valikaj (kunetër), etj.. 2- Marrjen e masës së përkohshme nga Gjykata Kushtetuese duke u urdhëruar pezullimi i shqyrtimit të çështjes time nga KPA e regjistruar si çështja nr. 9/2023 deri, “të paktën”, sa trupa gjykuese e Gjykatës Kushtetuese të vendosë nëse ky ankim kushtetues që po paraqes unë duhet apo jo të kalojë për shqyrtim nga dhoma e këshillimit në seancë plenare të Gjykatës Kushtetuese. 3- Nëse Gjykata Kushtetuese çmon se nuk përfshihet në juridiksionin e kontrollit kushtetues shqyrtimi i ndonjërës apo të gjitha kërkimeve të mija, të parashtruara si më sipër, kërkoj që Gjykata Kushtetuese përmes arsyetimi të vendimit të përcaktojë shprehimisht organin shtetëror që ka kompetencën dhe juridiksionin për t’u shprehur për këto kërkime.27.05.2025Moskalimin e çështjes për shqyrtim në seancë plenare.
Scroll to Top