njoftime mbi vendimmarrjen
Kjo faqe paraqet në mënyrë të plotë dhe të strukturuar njoftimet mbi veprimtarinë
vendimmarrëse të Gjykatës Kushtetuese.
Në të përfshihen:
- Njoftimet për vendimmarrjet për kalimin e çështjeve në seancë plenare publike apo mbi
bazë të dokumenteve; - Njoftimet për vendimmarrjet për vendimet përfundimtare;
- Njoftimet për vendimmarrjet për moskalimin e çështjeve në seancë plenare.
Si një burim i rëndësishëm informacioni për qytetarët dhe palët e interesuara, kjo faqe garanton
transparencë të plotë mbi njoftimet e vendimmarrjes së Gjykatës Kushtetuese duke e organizuar
informacionin e dhënë sipas llojit të vendimmarrjes dhe më tej duke e strukturuar atë edhe sipas
numrit themeltar të kërkesës, kërkuesit, subjektit të interesuar, objektit të kërkesës, datës së
vendimmarrjes dhe dispozitivit. Ajo pasqyron vendosmërinë e Gjykatës Kushtetuese në
garantimin e publikimit të njoftimeve mbi vendimmarrjen në kohë reale, duke kontribuar në
rritjen e transparencës institucionale dhe forcimin e besimit publik në drejtësinë kushtetuese.
Njoftime - vendimmarrje kalimi në seancë plenare
Njoftime mbi vendimmarrjet e kolegjeve/mbledhjes së gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese për kalimin e çështjes në seancë plenare publike apo mbi bazë të dokumenteve.
Njoftime – vendimmarrje përfundimtare
Njoftime mbi vendimmarrjet përfundimtare të Gjykatës Kushtetuese
Njoftime – vendimmarrje moskalimi në seancë plenare
Njoftime mbi vendimmarrjet e kolegjeve/mbledhjes së gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese për moskalimin e çështjes në seancë plenare
