njoftimet e fundit per median dhe publikun

për vitin 2016

NJOFTIM PËR MEDIAN

Gjykata Kushtetuese e Republikës së Shqipërisë, sot, në datën 22.12.2016, mori në shqyrtim çështjen me palë:
 
Kërkues:  Jo më pak se një e pesta e deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë, anëtarë të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike
 
Subjekte të interesuara:  Kuvendi i Republikës së Shqipërisë, Unioni i Gjyqtarëve të Shqipërisë 
 
Objekti: -Shfuqizimi si i papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë i ligjit nr.84/2016, datë 30.08.2016 “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”.
-Pezullimi i zbatimit të ligjit nr.84/2016, datë 30.08.2016 “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”.
 
Pasi shqyrtoi dhe analizoi pretendimet e paraqitura nga kërkuesi, si dhe parashtrimet e subjekteve të interesuara Kuvendi i Republikës së Shqipërisë dhe Unioni i Gjyqtarëve të Shqipërisë, në mbështetje të neneve 131/a dhe 134/1/c të Kushtetutës, si dhe të neneve 49, 51, 51/a, 26, 72 e vijues të ligjit nr.8577, datë 10.02.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë, (i ndryshuar)
 
VENDOSI:

– Rrëzimin e kërkesës.

NJOFTIM PËR MEDIAN

Gjykata Kushtetuese e Republikës së Shqipërisë, sot, në datën 14.12.2016, mori në shqyrtim çështjen me palë:

 

Kërkuese:    Shoqata e Bingos Tradicionale Shqiptare

 

Subjekte të interesuara:  Kuvendi i Republikës së Shqipërisë, Këshilli i Ministrave

 

Objekti:  Deklarimi i papajtueshmërisë me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë i neneve 5 dhe 71, pika 2 të ligjit nr.155/2015, datë 21.12.2015 “Për lojërat e fatit në Republikën e Shqipërisë”.

 

Pasi shqyrtoi dhe analizoi pretendimet e paraqitura nga kërkuesi si dhe prapësimet e paraqitura me shkrim nga subjekti i interesuar, Këshilli i Ministrave, bazuar në nenet 131/a dhe 134/1/h të Kushtetutës, si dhe të neneve 72 dhe 73/4 të ligjit nr.8577, datë 10.02.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”,

 

VENDOSI:


– Rrëzimin e kërkesës.

NJOFTIM PËR MEDIAN

Gjykata Kushtetuese e Republikës së Shqipërisë, sot, në datën 09.11.2016, shqyrtoi kërkesat në çështjen me palë:
 
Kërkues: Presidenti i Republikës, një Grup Deputetësh të Kuvendit të Shqipërisë, jo më pak se 1/5 e anëtarëve të Kuvendit, Avokati i Popullit, Partia Republikane e Shqipërisë, Shoqata “Pronësi me Drejtësi”, Shoqata “Krahina Jonë”, Shoqata “Bregdeti”, Shoqata e Pronarëve Legjitimë “Shqiptarët”.
 
Subjekte të Interesuara:  Kuvendi i Shqipërisë, Këshilli i Ministrave, Agjensia e Trajtimit të Pronave.
 
Objekti:  Shfuqizimi, si i papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë, i ligjit nr.133/2015 “Për trajtimin e pronës dhe përfundimin e procesit të kompensimit të pronave”.

 

Pasi u analizuan pretendimet e ngritura nga kërkuesit, si dhe prapësimet e paraqitura nga subjektet e interesuara,  Kuvendi i Shqipërisë, Këshilli i Ministrave, Agjensia e Trajtimit të Pronave, bazuar në nenin 131 dhe 134 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë si dhe në ligjin nr. 8577, datë 10.02.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese”:

 

VENDOSI:

 

– Pranimin pjesërisht të kërkesës.

– Shfuqizimin si antikushtetues të nenit 6 pika 3 dhe pika 5 të ligjit nr.133/2015 “Për trajtimin e pronës dhe përfundimin e procesit të kompensimit të pronave”.
– Refuzimin e kërkesës për shfuqizimin e nenit 6 pika 1 shkronja “ b” dhe nenit 7 pika 2 shkronja “a” dhe “b” të ligjit të mësipërm.
– Rrëzimin e kërkesës për pjesën tjetër.

NJOFTIM PËR MEDIAN

Gjykata Kushtetuese e Republikës së Shqipërisë, sot me datën 03.11.2016 në përfundim të shqyrtimit të çështjes me pale:

 

Kërkuese:  Gjykata e Apelit Durrës

 

Subjekte të Interesuara:  Kuvendi i Shqipërisë; Këshilli i Ministrave;

 

Objekti:  Kontrolli i pajtueshmërisë me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë i nenit 469/4 të Kodit Civil të vitit 1929 (pasojat që prodhon ende) me këtë përmbajtje: “Por në rast që fëmijët e adoptuem ose të paslindurit e tyre konkurrojnë me të atin ose me amën e adoptuesit, ose me të dy bashkë, këta të fundit trashëgojnë një të tretën, dhe kur konkurrojnë me motrën ose me vëllamë e adoptuesit ose me të dy bashkë, trashëgojnë një të katërtën.”; nenit 486, paragrafët 1,2, dhe 3 të Kodit Civil (pasojat që prodhojnë ende) me këtë përmbajtje: “Kur bashkëshorti lë fëmijë legjitimë, bashkëshorti tjetër merr si trashëgim uzufruktin e një pjese trashëgimore baras me atë të secilit fëmijë, duke u llogaritë edhe bashkëshorti vetë në numrin e fëmijëve. Në qoftë se me bashkëshortin konkurrojnë fëmijë natyralë dhe legjitimë, uzufrukti i bashkëshortit asht një pjesë baras më atë që i takon secilit nga fëmijët legjitimë. Kjo pjesë uzufrukti në asnjë rast nuk mundet me qenë ma e madhe se ¼ e trashëgimit, dhe mund të shpërblehet në mënyrën e  caktueme në nenin 548.”     

Pasi u analizuan pretendimet e ngritura nga kërkuesja, si dhe prapësimet e paraqitura nga subjekti i interesuar, Këshilli i Ministrave, bazuar në nenet 134/dh e 145/2 të Kushtetutës së Republikës të Shqipërisë, si dhe në nenin 68 e vijues të ligjit nr. 8577, datë 10.02.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”,

 
VENDOSI:


 
– Rrëzimin e kërkesës.

NJOFTIM PËR MEDIAN

Gjykata Kushtetuese e Republikës së Shqipërisë, në datën 02.11.2016 shqyrtoi çështjen me palë:

 

Kërkues:  Unioni i Shoqërive Hidrokarbure Shqiptare.

 

Subjekt i interesuar:  Këshilli i Ministrave.

 

Objekti:  Shfuqizimi si i papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë i vendimit të Këshillit të Ministrave nr.970, datë 02.12.2015 “Për përcaktimin e procedurave dhe të kushteve për dhënien e licencave për tregtimin e naftës bruto dhe nënprodukteve të saj”. Pezullimi i zbatimit të pikës 9 të kreut II të vendimit të Këshillit të Ministrave nr.970, datë 02.12.2015 “Për përcaktimin e procedurave dhe të kushteve për dhënien e licencave për tregtimin e naftës bruto dhe nënprodukteve të saj” deri në përfundim të gjykimit.


Gjykata Kushtetuese, pasi shqyrtoi dhe analizoi pretendimet e ngritura nga kërkuesi si dhe prapësimet e paraqitura nga subjekti i interesuar, në mbështetje të nenit 131/c dhe 134/1/h të Kushtetutës, si dhe të ligjit nr.8577, datë 10.02.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”,


VENDOSI:


– Pranimin pjesërisht te kërkesës.
– Shfuqizimin e pikës 9 të kreut II të vendimit të Këshillit të Ministrave nr.970, datë 02.12.2015 “Për përcaktimin e procedurave dhe të kushteve për dhënien e licencave për tregtimin e naftës bruto dhe nënprodukteve të saj”.

NJOFTIM PËR MEDIAN

 Gjykata Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë në datën 01.11.2016 shqyrtoi çështjen me palë:

 

KËRKUESE:  SHOQATA PËR MBROJTJEN E TREGTARËVE DHE TË TREGUT, DHOMA E TREGTISË DHE INDUSTRISË

 

SUBJEKTE TË INTERESUARA:  KUVENDI I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË, KËSHILLI I MINISTRAVE

 

OBJEKTI:  – Shfuqizimi si i papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë të ligjit nr.142/2015 “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr.9632, datë 30.10.2006 “Për sistemin e taksave vendore”, të ndryshuar.
–  Shpallja si e papajtueshme me Kushtetutën e pikës 2 të nenit 14 të ligjit nr. 9632, datë 30.10.2006 “Për sistemin e taksave vendore”, të ndryshuar.
 – Pezullimi i zbatimit të ligjit deri në hyrjen në fuqi të vendimit të Gjykatës Kushtetuese. 

 

Gjykata Kushtetuese, e Republikës së Shqipërisë pasi shqyrtoi dhe analizoi pretendimet e ngritura nga kërkuesja si dhe prapësimet e paraqitura nga subjektet e interesuara, në mbështetje të nenit 131/a dhe 134/h të Kushtetutës, si dhe të ligjit nr.8577, datë 10.02.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”,

 

VENDOSI:

 

– Pranimin pjesërisht të kërkesës, duke shfuqizuar vetëm nenin 18 të ligjit nr.142/2015 “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr.9632, datë 30.10.2006 “Për sistemin e taksave vendore”, të ndryshuar.
– Refuzimin e kërkesës për nenin 27 të ligjit (ndryshuar me nenin 14).
– Rrëzimin e kërkesës për pjesët e tjera.

NJOFTIM PËR MEDIAN

Mbledhja e Gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë, sot me daten 25.10.2016 në çështjen me:

Kërkues:  1/5-ta e Deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë – Anëtarë të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike

Subjekte të interesuara:  Kuvendi i Shqipërisë

Objekti: Deklarimi i papajtueshmërisë me Kushtetutën i ligjit nr.84/2016, datë 30.08.2016 “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”.
Pezullimi i ligjit nr.84/2016, datë 30.08.2016 “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”.

Baza ligjore:  Nenet 4, 7, 17, 32, 42, 49, 78, 124, 125, 131/a, 134/c, 145, 148, 179/b dhe nenet A – G të Aneksit të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë; nenet 6 dhe 8 të Konventës Europiane për të Drejtat e Njeriut; ligji nr.8577, datë 10.02.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”. 

Pasi mori në shqyrtim kërkesën e paraqitur nga kërkuesi për pezullimin e zbatimit të ligjit nr.84/2016 “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, në bazë të nenit 45 të ligjit nr.8577, datë 10.02.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”,

VENDOSI:

– Pezullimin e zbatimit të ligjit nr.84/2016, datë 30.08.2016 “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”.
– Kërkimin e amicus curia nga Komisioni i Venecias në lidhje me pajtueshmërinë e ligjit nr.84/2016, datë 30.08.2016 “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë” me Konventën Europiane për të Drejtat e Njeriut dhe Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë. 

– Pranimin e kërkesës së Unionit të Gjyqtarëve te Shqiperise për të marrë pjesë në gjykim si subjekt i interesuar.

NJOFTIM PËR MEDIAN

Gjykata Kushtetuese e Republikës së Shqipërisë, në datën 14.09.2016 shqyrtoi çështjen me palë:

 

Kërkues:   Kuvendi i Republikës së Shqipërisë

 

Subjekte të interesuara:   Një e dhjeta e deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë, Deputeti Rakip Suli

 

Objekti:  Konstatimi i papajtueshmërisë së mandatit të deputetit Rakip Suli

 

Gjykata Kushtetuese, pasi shqyrtoi dhe analizoi pretendimet e ngritura nga kërkuesi si dhe prapësimet e paraqitura nga subjektet e interesuara, në mbështetje të neneve 70 dhe 131/e të Kushtetutës, si dhe të ligjit nr.8577, datë 10.02.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”,

 

VENDOSI:


– Rrëzimin e kërkesës.

NJOFTIM PËR MEDIAN


Gjykata Kushtetuese e Republikës së Shqipërisë në datën 01.08.2016 shqyrtoi çështjen me palë:


Kërkues: Shukri Xhelili, përfaqësuar nga avokat Ferdinand Doja


Subjekte të interesuara: Këshilli i Ministrave


Objekti: Shfuqizimi si të papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë i vendimit nr. 361, datë 13.05.2016 të Këshillit të Ministrave.

 

Gjykata Kushtetuese, pasi analizoi pretendimet e parashtruara nga përfaqësuesi i kërkuesit, si dhe prapësimet e paraqitura nga subjekti i interesuar, Këshilli i Ministrave, në mbështetje të nenit 115 të Kushtetutës, si dhe të nenit 72 të ligjit nr.8577, datë 10.02.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”,

 


VENDOSI:

 

– Rrëzimin e kërkesës.

Scroll to Top