Vendime moskalimi të muajit Shtator 2025
NJOFTIME MBI VENDIMMARRJEN E KOLEGJEVE DHE MBLEDHJES SË GJYQTARËVE TË GJYKATËS KUSHTEUTESE GJATË MUAJIT SHTATOR 2025
Vendimi i moskalimit do të publikohet në faqen zyrtare të Gjykatës, si dhe do u dërgohet kërkuesit/ve i arsyetuar brenda afateve ligjore të parashikuara nga ligji nr. 8577, datë 10.02.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar dhe nga Rregullorja për Procedurat Gjyqësore të Gjykatës Kushtetuese.
| Nr. | KËRKUES | NUMËR/DATË REGJISTRI THEMELTAR | OBJEKTI | DATA E VENDIMMARRJES | DISPOZITIVI |
|---|---|---|---|---|---|
| 1. | Denis Selimi, Edit Selimi | 13 (D) 2025 Regjistri themeltar, datë 19.06.2025 | Pranimin e kërkesës për rihapjen e procesit gjyqësor për të cilin është marrë vendimi nr. 147, datë 09.06.2017 i Gjykatës Kushtetuese për moskalimin e çështjes për shqyrtim në seancë plenare. Shfuqizimi si i papajtueshëm me Kushtetutën i vendimit nr. 00-2015-3960(492), datë 25.11.2015 të Kolegjit Civil të Gjykatës së Lartë | 15.09.2025 | Moskalimin e çështjes për shqyrtim në seancë plenare. |
| 2. | Erjon Rama | 15 (E) 2025 Regjistri themeltar, datë 30.05.2025 | Shfuqizimi i vendimeve nr. 467, datë 29.07.2024 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, nr. 43(87-2024-267), datë 19.09.2024 të Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar dhe nr. 00-2025-148, datë 30.01.2025 të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë si të papajtueshëm me Kushtetutën. Konstatimin e shkeljes së të drejtës së pronës së kërkuesit dhe rivendosjen e së drejtës së shkelur ose kthimin e çështjes për rishqyrtim në Kolegjin Penal të Gjykatës së Lartë. | 17.09.2025 | Moskalimin e çështjes për shqyrtim në seancë plenare. |
| 3. | Klajdi Merkaj | 16 (E) 2025 Regjistri themeltar, datë 13.06.2025 | Shfuqizimin si të papajtueshëm me Kushtetutën të vendimeve nr. 467, datë 29.07.2024 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar; nr. 43 (87-2024-267), të Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar dhe nr. 00-2025-148, datë 30.01.2025 të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë për shkak të cenimit të të drejtave kushtetuese të kërkuesit. Kthimin e çështjes për rigjykim në Gjykatën e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar. | 17.09.2025 | Moskalimin e çështjes për shqyrtim në seancë plenare |
| 4. | Gentian Parruca | 4 (G) 2025 Regjistri themeltar, datë 05.06.2025 | Shfuqizimin pjesërisht si të papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë dhe KEDNJ të vendimeve nr. 00-2025-148, datë 30.01.2025 të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë; nr. 43, datë 19.09.2024 të Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar dhe nr. 467, datë 29.07.2024 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar. | 17.09.2025 | Moskalimin e çështjes për shqyrtim në seancë plenare. |
| 5. | Manjola Hysenaj, Shoqëria tregtare “Hotel Domus” sh.p.k. | 10 (M) 2025 Regjistri themeltar, datë 28.05.2025 | Shfuqizimin si të papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë të vendimit nr. 00-2025-148, datë 30.01.2025 të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë dhe kthimin për rigjykim në Gjykatën e Lartë me një trup tjetër gjykues. | 18.09.2025 | Moskalimin e çështjes për shqyrtim në seancë plenare. |
| 6. | Polo Sino | 11 (P) 2025 Regjistri themeltar, datë 27.06.2025 | Shfuqizimi si i papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë i vendimeve nr. 00-2024-1898, datë 21.11.2024 të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë, nr. 10-2020-648(108), datë 27.05.2020 të Gjykatës së Apelit Durrës dhe nr. 793, datë 20.01.2020 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan. | 22.09.2025 | Moskalimin e çështjes për shqyrtim në seancë plenare. |
| 7. | Pëllump Qeska | 10 (P) 2025 Regjistri themeltar, datë 26.06.2025 | Shfuqizimi i vendimeve nr. 209, datë 17.01.2024 të Kolegjit Civil të Gjykatës së Lartë, nr. 259, datë 06.10.2015 i Gjykatës së Apelit Korçë dhe nr. 536, datë 16.03.2015 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Korçë si vendime të papajtueshme me Kushtetutën | 22.09.2025 | Moskalimin e çështjes për shqyrtim në seancë plenare. |
| 8. | Kreshnik Haxhiaj | 19 (K) 2025 Regjistri themeltar, datë 27.06.2025 | Shfuqizimin si antikushtetues i vendimit nr.00-2018-191, datë 25.04.2018 të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë. | 22.09.2025 | Moskalimin e çështjes për shqyrtim në seancë plenare. |
| 9. | Alma Seiti | 35 (A) 2025 Regjistri themeltar, datë 27.06.2025 | Shfuqizimi si i papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë e vendimit Nr. 00-2025-673, datë 12.02.2025 të Kolegjit Civil të Gjykatës së Lartë si një vendim që ka shkelur standardet e procesit të rregullt ligjor si një e drejtë kushtetuese dhe e KEDNJ dhe shfuqizimin si i papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë e vendimit Nr. 918, datë 20.04.2016 i Gjykatës së Apelit, Tiranë dhe urdhërimin për të përsëritur gjykimin e faktit në këtë Gjykatë. Konstatimin e cënimit të të drejtë për gëzimin e qetë të pronës, në kuadër të shkeljes së strandardit për një proces të rregullt gjyqësor. | 22.09.2025 | Moskalimin e çështjes për shqyrtim në seancë plenare. |
| 10. | Vjollca Pustina | 8 (V) 2025 Regjistri themeltar, datë 19.06.2025 | Shfuqizimin si të papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë të vendimeve nr. 9344, datë 29.09.2014 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, nr.1719, datë 15.07.2016 të Gjykatës së Apelit Tiranë dhe nr. 00-2024-3964(509), datë 25.09.2024 të Kolegjit Civil të Gjykatës së Lartë duke vendosur shfuqizimin e këtij vendimi në pjesë përkatëse, për shkelje të neneve 4, 17, 42 dhe 116 të Kushtetutës si dhe neneve 6 dhe 1 të Protokollit nr.1 të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut (KEDNJ)”. | 22.09.2025 | Moskalimin e çështjes për shqyrtim në seancë plenare. |
| 11. | Shkëlqim Basha | 19 (Sh) 2025 Regjistri themeltar, datë 18.06.2025 | Shfuqizimin si të papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë të vendimeve nr. 9344, datë 29.09.2014 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, nr.1719, datë 15.07.2016 të Gjykatës së Apelit Tiranë dhe nr. 00-2024-3964(509), datë 25.09.2024 të Kolegjit Civil të Gjykatës së Lartë duke vendosur kthimin e çështjes për rigjykim pranë Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm me tjetër trup gjykues | 22.09.2025 | Moskalimin e çështjes për shqyrtim në seancë plenare. |
| 12. | Partia “Bashkimi për të Drejtat e Njeriut” (PBDNJ) | 9 (P) 2025 Regjistri themeltar, datë 25.06.2025 | Shfuqizimin e vendimit nr.5, datë 09.09.2024 të Kolegjit Zgjedhor Gjyqësor dhe vendimin nr. 19, datë 26.08.2024 të Komisionit për Ankimimet dhe Sanksionet (KAS) pranë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Konstatimin e pavlafshmërisë së zgjedhjeve vendore për Kryetar të Bashkisë Himarë, të zhvilluara në të gjitha Qendrat e Votimit ( gjithsej 36 QV-të) të zonës zgjedhore, Bashkia Himarë, në datë 04.08.2024. | 22.09.2025 | Moskalimin e çështjes për shqyrtim në seancë plenare. |
| 13. | Petrit Ndoj | 15 (P) 2025 Regjistri themeltar, datë 01.07.2025 | Shfuqizimi si i papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë dhe me Konvendën Evropiane të të Drejtave të Njëriut, të vendimit nr. 206, datë 02.11.2020 të Gjykatës së Apelti, Shkodër dhe vendimit nr. 00-2024-2143, datë 24.12.2024 të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë. Kthimi i çështjes për rigjykim në Gjykatën e Apelit, Tiranë ose në Gjykatën e Lartë, Tiranë me një tjetër trup gjykues. | 23.09.2025 | Moskalimin e çështjes për shqyrtim në seancë plenare. |
| 14. | Darlin Preza | 15 (D) 2025 Regjistri themeltar, datë 09.07.2025 | Shfuqizimi si të papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë i vendimit nr. 11217-01656-00-2017, datë 29.01.2025 të Kolegjit Civil të Gjykatës së Lartë që ka vendosur: Prishjen e vendimit nr. 678, datë 21.03.2017 të Gjykatës së apelit, Tiranë dhe dërgimin e çështjes pranë Gjykatës të Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë, me një trupë tjetër. | 24.09.2025 | Moskalimin e çështjes për shqyrtim në seancë plenare. |
| 15. | Bujar Mullaraj | 23 (B) 2025 Regjistri themeltar, datë 30.06.2025 | Shfuqizimi si i papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë i vendimit nr. 00-2024-1678, datë 08.04.2024 të Gjykatës së Lartë, si dhe i çdo akti pasues për shkak të cenimit të të drejtave dhe lirive kushtetuese. | 24.09.2025 | Moskalimin e çështjes për shqyrtim në seancë plenare. |
| 16. | Dritan Naum | 14 (D) 2025 Regjistri themeltar, datë 02.07.2025 | Shfuqizimi të vendimit Nr. 00-2025-307, datë 20.02.2025 të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë, vendimit të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës Nr. (11-2020-5288) 451, datë 03.11.2020 dhe vendimin e Gjykatës së Apelit, Durrës Nr. 10-2021-212 (42), datë 15.02.2021, si i papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë. | 24.09.2025 | Moskalimin e çështjes për shqyrtim në seancë plenare. |
| 17. | Eni (Englend) Çollaku | 17 (E) 2025 Regjistri themeltar, datë 20.06.2025 | Shfuqizimin si të papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë të vendimeve nr. 00-2024-2160(302), datë 10.12.2024 të Gjykatës së Lartë, nr. 165, datë 12.04.2021 të Gjykatës së Apelit Tiranë dhe nr. 958, datë 10.06.2020 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë | 24.09.2025 | Moskalimin e çështjes për shqyrtim në seancë plenare. |
| 18. | Përparim Kovaçi | 13 (P) 2025 Regjistri themeltar, datë 30.06.2025 | Shfuqizimi si të papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë të vendimeve nr.00-2024-1501, datë 19.09.2024 të Gjykatës së Lartë; nr.539 (3.0-2024-1870), datë 13.03.2024 të Gjykatës së Apelit Tiranë, dhe nr.1163/114 akti, datë 07.02.2024 të Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë”. | 24.09.2025 | Moskalimin e çështjes për shqyrtim në seancë plenare. |
| 19. | Orando Mulleti | 2 (O) 2025 Regjistri themeltar, datë 30.06.2025 | Shfuqizimi e vendimit Nr. 00-2024-4569, datë 13.11.2024 të Kolegjit Civil të Gjykatës së Lartë, si vendim në kundërshtim me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë dhe Konventën Evropiane “Për të Drejtat e Njeriut”. Kthimin e çështjes për rigjykim në Gjykatën e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë | 24.09.2025 | Moskalimin e çështjes për shqyrtim në seancë plenare. |
| 20. | Lulzim Lila | 11 (L) 2025 Regjistri themeltar, datë 09.07.2025 | Shfuqizimi i vendimit nr. 00-2025-824, datë 05.03.2025 të Kolegjit Civil të Gjykatës së Lartë dhe vendimit nr. 10-2015-918 (421), datë 29.04.2015 të Gjykatës së Apelit, Durrës | 24.09.2025 | Moskalimin e çështjes për shqyrtim në seancë plenare. |
| 21. | Fran Dashi | 21 (F) 2025 Regjistri themeltar, datë 03.07.2025 | “Shfuqizimin si të papajtueshëm me Kushtetutën të vendimeve nr. (11-2022-1005) 20/509, datë 25.02.2022 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës; nr. 10-2022-800 (158), datë 28.04.2022 të Gjykatës së Apelit Durrës dhe nr.00-2025-520, datë 01.04.2025 të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë. Dërgimin e çështjes për rishqyrtim në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës me trup tjetër gjykues”. | 24.09.2025 | Moskalimin e çështjes për shqyrtim në seancë plenare. |
| 22. | Agim Bejte | 34 (A) 2025 Regjistri themeltar, datë 25.06.2025 | 1. Shfuqizimi si i papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë i vendimeve nr. 00-2023-838 (112), datë 08.03.2023 të Gjykatës së Lartë. 2. Shfuqizimi i togfjalësh “ nga ERE” në pikën 14 të nenit 51 të ligjit nr. 9072, datë 22.05.2003. “Për sektorin e energjisë elektrike” të ndryshuar, si i papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë. | 24.09.2025 | Moskalimin e çështjes për shqyrtim në seancë plenare. |
| 23. | Ahmet Jangulli | 39 (A) 2025 Regjistri themeltar, datë 24.07.2025 | Shfuqizimin i vendimeve penale, për “disponimin ndëshkues ndaj avokatit”, nr. 29, datë 12.03.2022 të Gjykatës së Shkallës së Parë, Dibër; vendim nr. 688, datë 17.05.2023 të Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm; vendim nr. 00-2025-717, datë 24.04.2025 të Kolegjit Penat të Gjykatës së Lartë si të papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë, rrjedhojë e cënimit të procesit të rregullt ligjor (ndaj standartit të arsyetimit të vendimit-mosarsyetim ndaj mohimit/ cënimit/ mosnjohjes të së drejtës), në të drejtën e aksesit në gjykatë. Shpenzimet gjyqësore (kërkesë, mbrojte dhe gjykim) t’i ngarkohen Gjykatës së Shkallës së Parë, Dibër dhe/ose subjektit të interesuar. | 25.09.2025 | Moskalimin e çështjes për shqyrtim në seancë plenare. |
| 24. | Bardhyl Ibra | 18 (B) 2025 Regjistri themeltar, datë 03.06.2025 | 1.Konstatimi i cenimit të së drejtës kushtetuese për një proces të rregullt ligjor si rregullt ligjor si rezultat i mosgjykimit brenda një afati të arsyeshëm të parashikuar në pikën 2 të nenit 399/7 të KPC të kërkesës time nr. Regjistrimi 7526, datë 07.03.2018 pranë sekretarisë së Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë e nr.1897/90900-02077-30-2018 e vitit 2018. 2.Konstatimi i komunikimit të vendimit nr. Regjistrimi 7526, datë regjistrimi 07.03.2018 pranë sekretarisë së gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë e nr.1897/90900-02077-30-2018 e vitit 2018 tej afatit ligjor i parashikuar në paragrafin e dytë të nenit 308 të KPC. 3. Konstatim i shkeljes të afateve ligjore të hetimit e përfundimit të kryer nga ana e Organit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkalla e Parë Tiranë duke kaluar afatet e hetimit në bazë të nenit 323 të KPP duke e mbajtur pa hetuar nga 23.10.2017 deri më datën 26.03.2018 qe paraqitur kërkesën e regjistruar me nr.7268. 4.Konstatimin e cenimit të mosarsyetimit të vendimit datë 23.10.2024 të Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë. 5.Shfuqizimi i vendimit nr.90600-00004-00-2025, datë 12.02.2025 të Gjykatës së Lartë Tiranë si i papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë si dhe të mohimit të sigurisë juridike e aksesit. | 30.09.2025 | Moskalimin e çështjes për shqyrtim në seancë plenare. |
| 25. | Shkëlqim Rugova | 21 (Sh) 2025 Regjistri themeltar, datë 09.07.2025 | Shfuqizimi si i papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë, të vendimit Nr. 3, datë 19.02.2019 të Kolegjit Administrative të Gjykatës së Lartë, duke mos njohur dëmin shëndetësor të shkaktuar nga largimi nga puna. | 30.09.2025 | Moskalimin e çështjes për shqyrtim në seancë plenare. |
| 26. | Tahir Muça, Aishe Muça, Maksut Muça, Sedefke Sada (Muça), Çlirim Muça, Saud Muça | 6 (T) 2025 Regjistri themeltar, datë 17.06.2025 | Shfuqizimi i vendimit nr. 5268, datë 04.12.2023 të Kolegjit Administrativ të Gjykatës së Lartë ( në dhomë këshillimi), si i papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë, mbi mos pranimin e Rekursit kundër vendimit nr. 297, datë 27.04.2023 të Gjykatës Administrative të Apelit, Tiranë, ku me të cilin ishte vendosur ndryshimi i vendimit nr. 4962, datë 25.10.2016 të Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë, Tiranë, pranimi pjesërisht të padisë si dhe konstatimin e pavlefshmëris absolute të vendimit nr. 46, datë 01.10.2013 të Këshillit të Komunës Ostren dhe rrëzimin e padis për pjesën tjetër të kërkimeve në padi si për të paditurin Tahir Muça dhe rrëzimin e kundër-padis duke e kthyer çështjen për rigjykim me tjetër trup gjykues Kolegjit Administrative Gjykatës së Lartë. | 30.09.2025 | Moskalimin e çështjes për shqyrtim në seancë plenare. |
| 27. | Xheve Çulaj | 1 (Xh) 2025 Regjistri themeltar, datë 25.06.2025 | Shfuqizimi si i papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë i vendimit nr. 00-2024-5055, datë 18.12.2024 të Kolegjit Civil të Gjykatës së Lartë. Shfuqizimi pjesërisht si i papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë i paragrafit 5 të vendimit civil nr. 318, datë 25.06.2012 të Gjykatës së Apelit Shkodër për sa i përket rrëzimit të padisë për pjesët e tjera. | 30.09.2025 | Moskalimin e çështjes për shqyrtim në seancë plenare. |
| 28. | Petraq Dodi | 12 (P) 2025 Regjistri themeltar, datë 30.06.2025 | Shfuqizimi si i papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë i vendimeve nr. 00-2025-253, datë 13.02.2025 i Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë; nr. 115, datë 22.07.2021 të Gjykatës së Apelit Korçë që ka lënë në fuqi vendimin nr. 41-2021-328 (61/809 SP), datë 27.01.2021 i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Korçë | 30.09.2025 | Moskalimin e çështjes për shqyrtim në seancë plenare. |
