


Takim i Kryetares së Gjykatës Kushtetuese me përfaqësues të Fondacionit Gjerman IRZ.
Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese znj. Holta Zaçaj priti në një takim, Kreun e Projektit Rajonal të Fondacionit gjerman IRZ, Dr. Stefan Pürner.
Në këtë takim u diskutua mbi bashkëpunimin e deritanishëm mes Gjykatës Kushtetuese dhe Fondacionit IRZ në drejtim të veprimtarive që synojnë rritjen e mëtejshme të aksesit të qytetarëve në drejtësinë kushtetuese. Duke e vlerësuar si mjaft të frytshëm këtë bashkëpunim, Kryetarja Zaçaj shprehu falenderime të veçanta për mbështetjen e Fondacionit në realizimin e dy shkëmbimeve profesionale tematike që trupa gjyqësore dhe ajo e këshilltarëve të saj kreu gjatë vitit 2025 në Gjykatën Evropiane për të Drejtat e Njeriut. Ajo evidentoi vlerën e këtyre shkëmbimeve duke theksuar rëndësinë e njohjes nga afër të Gjykatës Kushtetuese me zhvillimet më të fundit të jurisprudencës së Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, si e vetmi autoritet që merr në shqyrtim vendimmarjen kushtetuese.
Të dyja palët shprehën gatishmërinë për të vijuar me të njëjtën frymë bashkëpunimin për realizimin e dy seminareve të planifikuara gjatë muajit tetor mbi temën e ankimit individual kushtetues, si dhe shprehën interesin mbi mundësinë e realizimit të veprimtarive të tilla profesionale në vitet e ardhshme.