Vizitë studimore e delegacionit të Gjykatës Kushtetuese të Shqipërisë pranë Gjykatës Kushtetuese të Spanjës, 11 – 12 shtator 2025

Vizitë studimore e delegacionit të Gjykatës Kushtetuese të Shqipërisë pranë Gjykatës Kushtetuese të Spanjës, 11 – 12 shtator 2025

Në kuadër të zbatimit të marrëveshjes së bashkëpunimit të ndërsjellë në fusha me interes të përbashkët, të nënshkruar me Gjykatën Kushtetuese të Mbretërisë së Spanjës në mars të vitit 2024, një delegacion i Gjykatës Kushtetuese të Shqipërisë, i përbërë nga këshilltarë ligjorë dhe përfaqësues të strukturave studimore/kërkimore dhe IT, zhvilloi në datat 11 dhe 12 shtator një vizitë studimore pranë Gjykatës Kushtetuese të Spanjës.

Gjatë vizitës studimore u zhvilluan disa sesione pune me tematika të ndryshme me interes për të dyja gjykatat. Këshilltarët ligjorë të Gjykatës Kushtetuese të Spanjës ndanë me përfaqësuesit e Gjykatës Kushtetuese të Shqipërisë qëndrimet dhe jurisprudencën e konsoliduar mbi disa tema, veçanërisht mbi atë të mekanizmit të ankimit kushtetues individual, i cili në juridiksionin spanjoll njihet me termin amparo.

 

Anëtarët e delegacionit patën gjithashtu mundësinë të mësojnë mbi procedurën e shqyrtimit të çështjeve dhe metodologjinë e kërkimit. Më tej, ata u njohën me mënyrën e sistemimit, përpunimit dhe përdorimit të jurisprudencës dhe bibliografisë në funksion të vendimmarrjes kushtetuese. Vizita gjithashtu shërbeu për të përfituar nga përvoja e gjykatës spanjolle sa i takon sistemit elektronik të menaxhimit të çështjeve.

 

Në kuadër të kësaj vizite, delegacioni është pritur në takime të veçanta edhe nga Kryetari i Gjykatës Kushtetuese të Spanjës, zoti Candido Conde – Pumpido Touron, si dhe Sekretari i Përgjithshëm, zoti Andrés Gutiérrez Gil.

 

Scroll to Top