Vizitë pune, Prishtinë, 18 – 20 shkurt 2026.

Vizitë pune, Prishtinë, 18 – 20 shkurt 2026.

Një delegacion i Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë po zhvillon një vizitë pune pranë Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës, në kuadër të zbatimit të marrëveshjes dypalëshe të bashkëpunimit mes dy institucioneve.

Vizita përkon me rastin e festimit të 18-vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës, duke i dhënë këtij bashkëpunimi një dimension të veçantë institucional dhe simbolik.

Drejtuesit e dy gjykatave, znj. Fiona Papajorgji dhe z. Nexhmi Rexhepi, në një takim dypalësh diskutuan:

  • prioritetet e bashkëpunimit ndërinstitucional;
  • shkëmbimin e praktikave më të mira në fushën e drejtësisë kushtetuese; dhe
  • thellimin e mëtejshëm të dialogut gjyqësor.

Në kuadër të kësaj vizite u zhvillua konferenca me temë: “E drejta pronësore dhe e drejta për gjykim të drejtë dhe të paanshëm”, me prezantime nga gjyqtarët e të dyja gjykatave, znj. Remzije Istrefi-Peci, z. Jeton Bytyqi, z. Gent Ibrahimi dhe z. Asim Vokshi.

Takimi u përmbyll me një dialog të hapur mbi sfidat aktuale të jurisprudencës kushtetuese dhe mbi nevojën për konsolidim të standardeve kushtetuese.

Scroll to Top