KËRKESAT E REGJISTRUARA NË MUAJIN PRILL TË VITIT 2026
Kërkesat do të merren në shqyrtim paraprak, sipas parashikimeve të nenit 47 të ligjit nr. 8577, datë 10.02.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar.
| Nr. | NUMËR REGJISTRI THEMELTAR | DATA E REGJISTRIMIT | KËRKUES | OBJEKTI | RELATOR |
|---|---|---|---|---|---|
| 1 | 2 (Th) | 01.04.2026 | Thanas Kondi | Shfuqizimin si të papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë i vendimit nr.3481, datë 30.09.2025 të Gjykatës së Lartë, lidhur me kërkesën për detyrimin e palës paditëse për të dëmshpërblyer paditësin Thanas Kondi, në cilësinë e trashëgimtarit për figurat e dëmit jo pasuror përfshirë dëmin biologjik dhe moral që ka pasur Filip Kondi dhe Vasillo Kondi | M. Semini |
| 2 | 27 (A) | 01.04.2026 | Arben Cara | Shfuqizimin si të papajtueshëm me Kushtetutën e Republikën e Shqipërisë të vendimeve nr. 00-2025-1932, datë 11.12.2025 të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë, nr. 52 (87-2023-275), datë 12.12.2023 të Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar dhe nr. 69, datë 15.12.2022 të Gjykatës së Posaçme së Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar. | M. Semini |
| 3 | 5 (D) | 02.04.2026 | Dashmira Zaro | Shfuqizimin e vendimit nr. 00-2025-4801, datë 24.12.2025 të Kolegjit Civil të Gjykatës së Lartë si të papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë. Konstatimin e shkeljes së afatit të arsyeshëm të gjykimit. Detyrimin e Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm për gjykimin më përparësi të çështjes nr. 21246-04097-30-2023. | I. Toska |
| 4 | 9 (V) | 02.04.2026 | Valentina Teodoresku | 1. Rishikimin e vendimit nr.254, datë 25.09.2001 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tepelenë; nr. 15, datë 17.01.2002 të Gjykatës së Apelit Gjirokastër dhe nr.1369, datë 27.12.2002 të Gjykatës së Lartë. 2.Kundërshtimin e vendimit nr.00-2025-4033, datë 12.11.2025 të Kolegjit Civil të Gjykatës së Lartë | M. Xhaferllari |
| 5 | 14 (Sh) | 03.04.2026 | Shoqëria “Kupa” sh.p.k. | Shfuqizimin e vendimeve nr.00-2025-4543, datë 18.12.2025 të Gjykatës së Lartë dhe nr.3669, datë 18.10.20218 të Gjykatës Administrative të Apelit si të papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë dhe Konventën Evropiane të të Drejtave të Njeriut. Kthimin e çështjes për rigjykim. | S. Bejtja |
| 6 | 18 (E) | 03.04.2026 | Edmond Kasmi | Konstatimin e shkeljes së parimit të barazisë së shtetasve përpara ligjit. Konstatimin e cenimit të sigurisë juridike dhe cenimin e besimit të publikut se SPAK, gjykatat e posaçme dhe Gjykata e Lartë do t’i trajtojë njëlloj çështjet të ngjashme ose të paktën do t’i trajtojë në mënyrë të barabartë kur bëhet fjalë për detyrimin erga ommes për të zbatuar vendimin e formës së prerë të gjykatave dhe konkretisht vendimi nr. 1, viti 2023 të Gjykatës Kushtetuese në Republikën e Shqipërisë. Shpalljen e vendimit nr. 00-2025-1940, datë 16.12.2025 të Gjykatës së Lartë, shfuqizimin e tij si vendim në kundërshtim me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë. Deklarimin se vendimin r. 1, viti 2023 i Gjykatës Kushtetuese nuk ka zbatuar nga Kuvendi i Shqipërisë dhe kjo situatë e paimagjinueshme duhet hetuar sidomos nga juridiksioni i posacëm penal. Urdhërimin e rigjykimit të çështjes duke garantuar barazinë e shtetasve përballë ligjit në rastin konkret për moszbatim me dashje të vendimit nr, 1/2023 të Gjykatës Kushtetuese nga personat përgjegjës të Kuvendit të Shqipërisë. Vendosjen e standartit se në rast konstatimi në të ardhmen të situatave ekstreme siç është moszbatimi i vendimeve të Gjykatës Kushtetuese nga kushdoqoftë, institucion, organizatë apo shtet-kartel duhet të shoqërohet me masa ekstreme si deklarata alarmdhënëse dhe kallzim penal nga vetë Gjykata Kushtetuese si detyrim normal për të mbrojtur themelet e shtetit ligjor dhe institucionin nga përdhosja dhe përçudnimi barbar narko diktatorial | G. Ibrahimi |
| 7 | 9 (L) | 03.04.2026 | Laert Kola | Shfuqizimin si të papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë të vendimeve nr. 447, datë 31.03.2016 të Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Vlorë dhe nr. 00-2026-350 (71), datë 04.02.2026 të Kolegjit Administrative të Gjykatës së Lartë. Pezullimin e vendimit nr.00-2026-350 (71), datë 04.02.2026 të Gjykatës së Lartë deri në momentin e një vendimi nga Gjykata Kushtetuese. | S. Beci |
| 9 | 3 (P) | 03.04.2026 | Pavllo Vojkollari, Eleni Vojkollari, Leonora Rofi | Shfuqizimin si të papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë të vendimit nr.00-2025-1773, datë 20.11.2025 të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë dhe vendimit nr.717/30-2023-2257, datë 22.05.2023 të Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, kthimin e çështjes për rishqyrtim në Gjykatën e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë | M. Semini |
| 11 | 4 (R) | 03.04.2026 | Rozafat Ahmeti, Liljana Lugjaj (Ahmeti), Artur Ahmeti, Leonora Marku (Ahmeti), Irena Loka (Ahmeti), Valmira Kraja (Ahmeti), Emiranda Ahmeti, Sali Ahmeti, Naim Ahmeti | Shfuqizimi i vendimit nr.00-2025-3292, datë 25.09.2025 i Gjykatës së Lartë, për pjesën e mospranimit të rekursit të paraqitur nga pala paditëse, si vendim i papajtueshëm me Kushtetutën dhe Konventën Evropiane për të Drejtat e Njeriut | I. Toska |
| 10 (L) | 03.04.2026 | Loreta Mokini, Zhirajr Mokini | Shfuqizimin të vendimeve nr. 00-2025-1111, datë 03.07.2025 i Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë; nr. 2400, datë 07.06.2019 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë dhe nr. 264, datë 24.03.2022 të Gjykatës së Apelit Tiranë dhe vendim të mosfillimit të procesit penal nr. 738, viti 2019 ( 17-04-2019), të Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë si të papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë | M. Xhaferllari | |
| 3 (J) | 07.04.2026 | Juljan Zhupa | Deklarimin dhe shfuqizimin si antikushtetues të vendimit nr.00-2025-1982, datë 23.12.2025 i Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë; nr.58, datë 28.05.2021 i Gjykatës së Apelit Gjirokastër; nr.23-2018-191, datë 02.11.2018 i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër.” | S. Bejtja | |
| 1 (Y) | 08.04.2026 | Ylli Gurishta | Shfuqizimi i plotë i vendimit nr. 00-2024-4190, datë 28.10.2024 i Kolegjit Administrativ të Gjykatës së Lartë (nr. Regj. themeltar 31003-00130-00-2019), si të papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë. | G. Ibrahimi | |
| 4 (F) | 08.04.2026 | Fiqiri Shehu, Altin Gjini, Marika Gjini, Marsida Marku | 1.Konstatimi i shkeljes së të drejtave kushtetuese të kërkuesve sipas neneve 21 dhe 42 të Kushtetutës. 2.Shfuqizimin e vendimeve nr.79, datë 06.12.2021 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar; nr. 60, datë 07.04.2022 të Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar dhe nr. 1822, datë 02.12.2025 të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë si të papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë. Të kthejë çështjen për rigjykim të çështjes penale nr.126/2019, duke respektuar të gjitha të drejtat e viktimave dhe familjarëve, detyrimi i organeve të drejtësisë për kthimin dhe zhvillimin një hetimi të plotë dhe efektiv | I. Toska | |
| 28 (A) | 08.04.2026 | Aqif Hyska | Shfuqizimin si të papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë të vendimit nr.00-2025-1616 (256), datë 22.10.2025 të Kolegjit Penal të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë dhe dërgimin për rigjykim në seancë gjyqësore në Gjykatën e Lartë me trup tjetër gjykues. | S. Beci | |
| 11 (M) | 09.04.2026 | Myslym Istrefi | Prishja e vendimit nr.00-2025-1470, datë 30.09.2025 të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë me të cilin është vendosur prishja e vendimit nr.10-2022-1774 (291), datë 23.11.2022 të Gjykatës së Apelit Durrës dhe dërgimin e çështjes për rigjykim në Gjykatën e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm me tjetër trup gjykues dhe kthimi i çështjes për rigjykim pranë atij kolegji | S. Beci | |
| 5 (R) | 09.04.2026 | Rovena Voda | Shfuqizimi si i papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë të vendimeve nr. 00-2025-1919, datë 11.12.2025 të Kolegjit Penal të gjykatës së Lartë; nr. 04, datë 11.01.2023 të Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar dhe nr. 26, datë 07.04.2022 të Gjykatës së Posaçme së Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar. | S. Bejtja |
