Njoftime - vendimmarrje kalimi në seancë plenare të muajit MARS 2026
Njoftime mbi vendimmarrjet e kolegjeve/mbledhjes së gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese për
kalimin e çështjes në seancë plenare publike apo mbi bazë të dokumenteve gjatë muajit Mars 2026, sipas datës më të fundit të vendimmarrjes.
| Nr. | NUMËR REGJISTRI THEMELTAR | KËRKUES | SUBJEKTE TË INTERESUARA | OBJEKTI | DATA E VENDIMMARRJES | VENDIMMARRJA |
|---|---|---|---|---|---|---|
| 1 | Nr. 54 (A) 2025 Regjistri Themeltar | Ardian Karaj | 1.Këshilli i Lartë Gjyqësor. 2.Avokaura e Shtetit | Shfuqizimin e vendimit nr.531, datë 12.10.2023 të Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe vendimit nr.56, datë 21.05.2025 të Gjykatës Administrative të Apelit si të papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë. | 09.03.2026 | Kolegji Gjykatës Kushtetuese vendosi kalimin e çështjes për shqyrtim në seancë plenare mbi bazë dokumentesh. |
| 2 | Nr. 1 (Q) 2026 Regjistri Themeltar | Qendra për Vlerat Konservatore – Koalicioni Shqiptar pro Familjes dhe Jetës. Dega e Shoqatës “Diaspora për Shqipërinë e Lirë” në Tiranë. Shoqata “Forumi Musliman i Shqipërisë | 1.Kuvendi i Republikës së Shqipërisë. 2.Këshilli i Ministrave | Pezullimi i menjëhershëm i zbatimit të Ligjit nr.64/2025 “Për Barazinë Gjinore”, deri në dhënien e vendimit përfundimtar nga Gjykata Kushtetuese. Konstatimi i papajtueshmërisë së Ligjit nr.64/2025 “Për Barazinë Gjinore” me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë. Konstatimi i papajtueshmërisë së Ligjit nr.64/2025 “Për Barazinë Gjinore” me marrëveshjet ndërkombëtare të ratifikuara nga Republika e Shqipërisë. Shfuqizimi, në tërësi i Ligjit r.64/2025 “Për Barazinë Gjinore”, ose i pjesshëm, si i papajtueshëm me Kushtetutën dhe me Marrëveshjet Ndërkombëtare të ratifikuara. | 12.03.2026 | Kolegji Gjykatës Kushtetuese vendosi kalimin e çështjes për shqyrtim në seancë plenare publike. |
| 3 | Nr. 1 (K) 2026 Regjistri Themeltar | Kadri Pazari , Zana Shima, Kujtim Pazari, Greta Beliu (Pazari), Ami Narazani, Marla Narazani, Adrian Narazani , Lirije Pazari , Jona Pazari , Jeta Xhema, Etleva Zeqo, Rezarta Dobra, Ermira Luzi, Engjell Kazazi, Ndriçim Kazazi, Fatbardha Rama , Donika Xhaferri , Hiqmete Memija , Drita Çaçi, Leonardo Çaçi, Juel Çaçi | 1.Aqif Çuni 2.Agjencia e Trajtimit të Pronave, 3.Bashkia Tiranë 4.Agjencia Shtetërore e Kadastrës, Drejtoria Vendore | Shfuqizimin e vendimit nr. 00-2025-2408, datë 18.06.2025 i Kolegjit Civil të Gjykatës së Lartë si të papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë. Shfuqizimin e vendimit nr. 386, datë 13.02.2015 të Gjykatës së Apelit Tiranë si të papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë. Shfuqizimin e vendimit nr. 7239, datë 25.06.2013 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë si të papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë. | 12.03.2026 | Kolegji Gjykatës Kushtetuese vendosi kalimin e çështjes për shqyrtim në seancë plenare mbi bazë dokumentesh. |
| 4 | Nr. 1 (S) 2026 Regjistri Themeltar | Samuel Ndoka | Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar | Shfuqizimin e vendimeve nr.50, datë 09.11.2022 të Gjykatës së Posaçme të Apelit kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar dhe nr. 00-2025-1090, datë 01.07.2025 të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë, si të papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë | 18.03.2026 | Mbledhja e Gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese vendosi kalimin e çështjes për shqyrtim në seancë plenare mbi bazë të dokumenteve. |
| 5 | Nr. 1 (Nj) 2026 Regjistri Themeltar | Jo më pak se një e pesta e deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë | Kuvendi i Republikës së Shqipërisë | 1. Verifikimin e çështjes që lidhet me zgjedhshmërinë dhe papajtueshmëritë në ushtrimin e funksioneve të Avokatit të Popullit, përfshirë verifikimin e procedurës së zgjedhjes së shtetasit Endri Shabani në këtë detyrë, si dhe konstatimin si të papajtueshëm me Kushtetutën e Shqipërisë. 2. Shfuqizimin e vendimit nr.111, datë 11.12.2025 “Për zgjedhjen e Avokatit të Popullit”, të Kuvendit të Shqipërisë, si të papajtueshëm me Kushtetutën e Shqipërisë. 3. Pezullimin e vendimit nr.111, datë 11.12.2025 “Për zgjedhjen e Avokatit të Popullit”, të Kuvendit të Shqipërisë, deri në dhënien e një vendimi përfundimtar nga Gjykata Kushtetuese. | 19.03.2026 | Kolegji i Gjykatës Kushtetuese vendosi kalimin e çështjes për shqyrtim në seancë plenare mbi bazë të dokumenteve. |
| 6 | Nr. 1 (O) 2026 Regjistri Themeltar | Olken Mollaj | Prokuroria e Përgjithshme | Shfuqizimin si të papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë të vendimeve nr.00-2025-1314, datë 11.09.2025 të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë dhe nr.83, datë 13.04.2022 të Gjykatës së Apelit Vlorë. | 19.03.2026 | Kolegji Gjykatës Kushtetuese vendosi kalimin e çështjes për shqyrtim në seancë plenare mbi bazë dokumentesh |
| 7 | Nr. 1 (I) 2026 Regjistri Themeltar | 1.Ilir Meca, 2.Tomorr Plangarica | 1.Agjencia e Trajtimit të Pronave, 2.Irena Dardha | Shfuqizimin si të papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë të vendimit nr. 00-2025-2367, datë 18.06.2025 të Kolegjit Administrativ të Gjykatës së Lartë. Dërgimin e çështjes për shqyrtim në Gjykatë të Lartë. | 19.03.2026 | Kolegji Gjykatës Kushtetuese vendosi kalimin e çështjes për shqyrtim në seancë plenare mbi bazë dokumentesh. |
| 8 | Nr. 1 (J) 2026 Regjistri Themeltar | 1.Jani Alia, 2.Neim Alia, 3.Esmeralda Çela, 4.Eni Çela | Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar | Shfuqizimi i vendimit nr.53, datë 28.12.2022 i Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, vendimit nr.73, datë 09.05.2023 të Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar dhe vendimit nr.00-2025-1180, datë 15.07.2025 të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë, si të papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë dhe Konventën Evropiane për të Drejtat e Njeriut. | 19.03.2026 | Kolegji Gjykatës Kushtetuese vendosi kalimin e çështjes për shqyrtim në seancë plenare mbi bazë dokumentesh. |
| 9 | Nr. 2 (I) 2026 Regjistri Themeltar | 1.Inis Jorgo, 2.Iris Kazanxhi | 1.Kostandin Kazanxhi 2.Valbona Çelkupa 3.Ermira Çelkupa 4.Merita Alikaj 5.Mimoza Kollçaku 6.Fatbardha Balliu 7.Suzana Shehu 8.Luljeta Kollçaku 9.Altin Kollçaku 10.Rexhep Kollçaku 11.Adriatik Çelkupa 12.Isuf Ferra 13.Agjencia e Trajtimit të Pronave 14.Avokatura e Shtetit, Zyra Vendore Durrës. | 1. Shfuqizimin si të papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë së vendimit nr. 316/10-2015-779, datë 08.04.2015 të Gjykatës së Apelit Durrës, i cili ka ndryshuar vendimin nr. (11-2014-689) 227, datë 10.02.2014, të Gjykatës së Shakllës së Parë Durrës; 2. Shfuqizimin si të papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë së vendimit nr. 00-2025-2868, datë 16.07.2025 të Gjykatës së Lartë e cila ka vendosur: Mospranimin e rekursit të paraqitur nga paditësi Alfred Kazanxhi kundër vendimit nr nr. 316/10-2015-779, datë 08.04.2015 të Gjykatës së Apelit Durrës; 3. Kthimin e çështjes për t’u gjykuar në Apel, sipas arsyetimit tuaj kushtetues në gjykatën kompetente me tjetër trup gjykues. | 30.03.2026 | Kolegji Gjykatës Kushtetuese vendosi kalimin e çështjes për shqyrtim në seancë plenare mbi bazë dokumentesh. |
| 10 | Nr. 2 (O) 2026 Regjistri Themeltar | Oneda Islami | 1.Ministria e Arsimit dhe Sportit. 2.Avokatura e Shtetit | Shfuqizimi i vendimit nr.00-2025-1201, dt.03.03.2025 të Kolegjit Administrativ të Gjykatës së Lartë. Shfuqizimi i vendimit nr.1295 (86-2024-1407), datë 15.07.2024 të Gjykatës Administrative të Apelit Tiranë. Shfuqizimi i vendimit nr.80-2017-2577, datë 07.06.2017 të Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Tiranë. Urdhërimin e gjykatave të faktit të njohin diplomën time me program të plotë 4 vite akademike studimi në fakultetin juridik, të lëshuar nga Universiteti Grek i Thrakës Komotini “Demokritus” në nivelin e plotë të merituar “Master i Shkencës” nëpërmjet detyrimit për të shfuqizuar e anuluar gjyqësisht Aktin Administrativ nr.500, datë 14.09.2016 “Vërtetim njohjeje dhe njehsimi” i Ministrisë së Arsimit dhe Sportit, të njësuar si “Bachelor” në Republikën e Shqipërisë. | 31.03.2026 | Kolegji Gjykatës Kushtetuese vendosi kalimin e çështjes për shqyrtim në seancë plenare mbi bazë dokumentesh. |
