Vendime moskalimi të muajit MAJ 2026
NJOFTIME MBI VENDIMMARRJEN E GJYKATËS KUSHTEUTESE GJATË MUAJIT MAJ 2026
Vendimi i moskalimit do të publikohet në faqen zyrtare të Gjykatës, si dhe do u dërgohet kërkuesit/ve i arsyetuar brenda afateve ligjore të parashikuara nga ligji nr. 8577, datë 10.02.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar dhe nga Rregullorja për Procedurat Gjyqësore të Gjykatës Kushtetuese.
| Nr. | KËRKUES | NUMËR/DATË REGJISTRI THEMELTAR | OBJEKTI | DATA E VENDIMMARRJES | DISPOZITIVI |
|---|---|---|---|---|---|
| 1 | Laert Kola | Nr.6 (L) 2026 Regj.Them, datë 10.03.2026 | 1.Konstatimin e shkeljes së afatit ligjor të arsyeshëm dhe kohëzgjatjen e paarsyeshme në procedurat e ekzekutimit të vendimeve të formës së prerë të gjykatës nga Ministria e Drejtësisë dhe Ministra e Financave dhe cenimin e së drejtës për një proces të rregullt gjyqësor nga Ministra e Drejtësisë dhe Ministria e Financave për vendimet nr. 5924, datë 02.10.2024 të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, lënë në fuqi me vendimin nr. 30-2025-4893 (587), datë 04.06.2025 i Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm dhe vendimin nr. 7408, datë 21.11.2024 të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, lënë në fuqi me vendim nr. 850 (30-2025-6389), datë 21.07.2025 të Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm. 2. Konstatimin e mungesës së një mjeti efektiv për ekzekutimin e vendimeve të formës së prerë të gjykatës dhe shpërblim të dëmit në zbatim të vendimit nr. 3/2022 dhe nr. 39/2024 të Gjykatës Kushtetuese | 05.05.2026 | Moskalimin e çështjes për shqyrtim në seancë plenare. |
| 2 | Valentina Mata (Hysaj) | Nr.3 (V) 2026 Regj.Them, datë 05.02.2026 | 1.Kontatimmin e vendimeve të Gjykatës së Shkallës së Parë, Gjykatës së Apelit për kthimin e çështjes për hetim dhe rigjykim duke mos reflektuat faktet dhe provat e paraqitura nga prej meje dhe janë të papajtueshme me Kushtetutën dhe ka shkaktuar shkelje të së drejtës time për një gjykim të drejtë e të garantuar nga neni 42 i Kushtetutës dhe neni 6 i KEDNj. 2. Shfuqizimin e të gjithave akteve dhe vendimeve që kanë cenuar në cenimin e të drejtave të mia , përfshirë vendimin e prokurorit për pushimin e çështjes dhe vendimeve gjyqësore që nuk pasqyruan provat e paraqitura nga unë. Vendimet nr. 269, datë 09.11.2017 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Berat; nr. 137, datë 29.05.2018 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Berat; nr. 78, datë 13.02.2018 të Gjykatës së Apelit Vlorë; nr. 186/7, datë 15.06.2017 Të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Berat; nr. 346, datë 15.09.2021 Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Berat; nr. 319, datë 25.11.2021 Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Berat; nr. 02, datë 26.01.2022 të Gjykatës së Apelit Vlorë; nr. 58, datë 15.03.2022 të Gjykatës së Apeli Vlorë; nr. 184, viti 2018 të Gjykatës së Beratit; nr. 138, datë 08.11.2022 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Berat; nr. 89 datë 03.04.2023 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Berat | 05.05.2026 | Moskalimin e çështjes për shqyrtim në seancë plenare. |
| 3 | Safet Gjici | Nr.6 (S) 2026 Regj.Them, datë 23.02.2026 | Shfuqizimin si të papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë të vendimeve nr. 00-2025-1446, datë 25.09.2025 të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë; nr. 25 (87-2024-175), datë 24.06.2024 të Gjykatës së Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar dhe nr. 8, datë 07.02.2024 të Gjykatës së Posaçme së Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, si dhe dërgimin për rigjykim në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup tjetër gjykues. | 06.05.2026 | Moskalimin e çështjes për shqyrtim në seancë plenare. |
| 4 | Safet Rustemi | Nr.4 (S) 2026 Regj.Them, datë 06.02.2026 | Shfuqizimin si të papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë të vendimit nr. 00-2025-2954, datë 10.07.2025 të Kolegjit Civil të Gjykatës së Lartë. 2. Krahas shfuqizimit të këtij vendimi, Gjykata Kushtetuese të interpretojë dhe të orientojë Gjykatën e Lartë drejt gjetjes së një mekanizimi procedural për të marrë vendime në raste të ngjashme përtej rregullave të gabuara që rezultojnë të tilla nga kjo analizë kushtetuese lidhur me sistemin e rregullave për njësimin e vendimeve duke orientuar përfshirjen në këto rast të Kolegjeve të Bashkuara të Gjykatës së Lartë, etj, si dhe në funksion të rivendosjes së standardit kushtetues të procesit të rregullt ligjor, të përcaktojë kriteret kushtetues udhëzuese për trajtimin e konflikteve hibride sikurse ky i rastit tonë që përfshin status shërbimi civil i fituar së bashku me efektet e ligjit të ri dhe aktet administrative të ndërprerjes etj, me qëllim që ndarja e juridiksioneve të mos prodhojë kurrë humbje të së drejtës pa u gjykuar themeli, si dhe efektet e tjera që bien në Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë. | 06.05.2026 | Moskalimin e çështjes për shqyrtim në seancë plenare. |
| 5 | Jehona Zhuka | Nr. 2 (J) 2026 Regjistri Themeltar, datë 27.02.2026 | Anulimin e ligjit nr. 82/2024 “Për Policinë e Shtetit”, pasi në këtë ligj nuk përfshihet shpërblimi i fëmijëve deri në moshën 18 vjeç të punonjësve të Policisë së Shtetit të cilët aksidentohen në punë dhe të cilëve ua njeh ISSH aksidentin në punë. | 06.05.2026 | Moskalimin e çështjes për shqyrtim në seancë plenare. |
| 6 | Besmir Murtati | Nr. 3 (B) 2026 Regjistri Themeltar, datë 17.03.2026 | Shfuqizimin e vendimeve nr.500, datë 26.11.2024 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, nr.129 (87-2025-203), datë 05.06.2025 të Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar dhe nr. 00-2025-1304, datë 11.09.2025 të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë si të papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë | 06.05.2026 | Moskalimin e çështjes për shqyrtim në seancë plenare. |
| 7 | Lule Metra | Nr. 5 (L) 2026 Regjistri Themeltar, datë 04.03.2026 | Shfuqizimin e vendimit nr. 00-2025-3172 (327), datë 18.09.2025 të Kolegjit Administrativ të Gjykatës së Lartë si të papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë dhe kthimin e çështjes për shqyrtimi pranë kësaj gjykate. | 06.05.2026 | Moskalimin e çështjes për shqyrtim në seancë plenare. |
| 8 | Pandeli Trebicka | Nr. 2 (P) 2026 Regjistri Themeltar, datë 06.02.2026 | Shfuqizimin e vendimit nr. 00-2025-1592 (197), datë 30.04.2025 të Kolegjit Civil të Gjykatës së Lartë si të papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë. | 06.05.2026 | Moskalimin e çështjes për shqyrtim në seancë plenare. |
| 9 | Çlirim Marku, Endrieta Marku, Kastriot Markaj | Nr. 1 (Ç) 2026 Regjistri Themeltar, datë 12.02.2026 | Shpallja si të papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë dhe shfuqizimin e vendimit nr. 00-2025-1072 (166), datë 26.06.2025 të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë, për pjesën që ka vendosur lënien në fuqi të vendimit nr. 45, datë 04.04.2023 të Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar | 06.05.2026 | Moskalimin e çështjes për shqyrtim në seancë plenare. |
| 10 | Klodian Rjepaj | Nr. 6 (K) 2026 Regjistri Themeltar, datë 12.02.2026 | Shfuqizimi i vendimit nr. 00-2025-699, datë 24.04.2025 të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë si i papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë dhe me Konventën Evropiane të të Drejtave dhe Lirive Themelore të Njeriut. 2. Kthimin e çështjes për rigjykim pranë Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë. | 06.05.2026 | Moskalimin e çështjes për shqyrtim në seancë plenare. |
| 11 | Arbër Shehu, Ylli Shehu | Nr. 21 (A) 2026 Regjistri Themeltar, datë 13.03.2026 | Shfuqizimi si i papajtueshëm me Kushtetutën i vendimit nr.00-2025-1264, datë 24.07.2025 të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë. Kthimin e çështjes për rishqyrtim në Gjykatën e Lartë me detyrimin për të respektuar standardet kushtetuese të procesit të rregullt ligjor | 06.05.2026 | Moskalimin e çështjes për shqyrtim në seancë plenare. |
| 12 | Jehona Zhuka | Nr. 7 (M) 2026 Regjistri Themeltar, datë 06.03.2026 | 1. Shfuqizimin të vendimeve nr. 1644 (3197), datë 07.06.2021 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër; nr. 240, datë 21.11.2021 të Gjykatës së Apelit Shkodër dhe nr. 00-2025-1167, datë 15.07.2025 të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë si të papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë. 2. Dërgimin e çështjes për rishqyrtim në Gjykatë të Lartë | 06.05.2026 | Moskalimin e çështjes për shqyrtim në seancë plenare. |
| 13 | Besmir Murtati | Nr. 1 (T) 2026 Regjistri Themeltar, datë 18.02.2026 | Shfuqizimin si të papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë të vendimit nr. 00-2025-1550, datë 14.10.2025 të Gjykatës së Lartë dhe kthimin e çështjes për rigjykim | 06.05.2026 | Moskalimin e çështjes për shqyrtim në seancë plenare. |
| 14 | Lule Metra | Nr. 4 (O) 2026 Regjistri Themeltar, datë 12.02.2026 | Shfuqizimi i vendimit nr.00-2025-1293, datë 24.07.2025 të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë, si të papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë | 06.05.2026 | Moskalimin e çështjes për shqyrtim në seancë plenare. |
| 15 | Eduard Strugaj | Nr.6 (E) 2026 Regj.Them, datë 03.02.2026 | Shfuqizimin të vendimeve nr. 00-2025-1283, datë 29.07.2025 të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë (Dhomë Këshillimi), nr. 26, datë 21.04.2022 të Gjykatës së Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar dhe 78, datë 02.12.2021 të Gjykatës së Posaçme së Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar si të papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë dhe Konventën Evropiane për të Drejtat e Njeriut. Kthimi i çështjes për rigjykim. | 07.05.2026 | Moskalimin e çështjes për shqyrtim në seancë plenare. |
| 16 | Albert Zekaj | Nr.11 (A) 2026 Regj.Them, datë 05.02.2026 | Shfuqizimi i vendimeve nr. 62-2020-2700 (242), datë 28.07.2020 të Gjykatës së Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier; nr. 51, datë 11.03.2021 të Gjykatës së Apelit Vlorë dhe nr. 00-2025-973 (153), datë 12.06.2025 tëi Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë, si të papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë | 07.05.2026 | Moskalimin e çështjes për shqyrtim në seancë plenare. |
| 17 | Sose Bucpapaj | Nr.11 (A) 2026 Regj.Them, datë 05.02.2026 | Shfuqizimin si të papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë të vendimeve nr. 1217, datë 12.12.2022 të Gjykatës së Apelit Tiranë; nr. 00-2025-1453, datë 18.09.2025 të Gjykatës së Lartë dhe nr. 00-2025-1421, datë 23.09.2025 të Gjykatës së Lartë. Konstatimin e cenimit të së drejtës për në proces të rregullt ligjor gjatë hetimit dhe gjykimit në Gjykatën e Apelit Tiranë dhe në Gjykatën e Lartë. Cënimi i të drejtës për t’u hetuar nga një prokurori e paanshme. Cenimi i të drejtës për respektimin e dispozitave proceduriale si në hetim dhe gjykim dhe e drejta për t’u dëgjuar. Cenimi i të drejtës për respektimin e dispozitave proceduriale si në hetim dhe gjykim. Cenimi i të drejtës për t’u gjykuar nga një gjykatë e paanshme e të drejtës për t’u dëgjuar. Cenimi i aksesit në gjykatë. Cenimi i të drejtës të mbrojtjes e të ankimit. Cënimin e barazisë së armëve dhe kontradiktoritetit. Cenimin e starndardit të arsyetimit të vendimit gjyqësor. Cenimi i parmit të barazisë përpara ligjit. Cenimi i parimit të mosdiskriminimit dhe mosrindëmtimit. Cenimi i pozitës dhe i figurës në vendime dhe akte dhe sjellje që diskretitojnë figurën e gjyqtrarit dhe prokurorit. Cenimi i standatit të sigurisë juridike. Cënimii të drejtës për t’u gjykua nga një gjykatë e paanshme. Kthimin e akteve të procedimit penal nr. 356/2020 dhe urdhërimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lezhë të plotësojë hetimet sipas drejtimit të tyre të përcaktuar nga gjykata në këtë vendim nr. 10-07, datë 11.01.2022 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kurbin. | 07.05.2026 | Moskalimin e çështjes për shqyrtim në seancë plenare. |
