Pjesëmarrje e gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese në Sesionin e Hapjes së Kongresit Botëror të Ligjit 2027

Pjesëmarrje e gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese në Sesionin e Hapjes së Kongresit Botëror të Ligjit 2027

Kryetarja dhe gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese morën pjesë në ceremoninë e Sesionit të Hapjes së Kongresit Botëror të Ligjit (World Law Congress 2027), e cila u zhvillua më 7 maj 2026, në Tiranë.

Kongresi Botëror i Ligjit përfaqëson një nga forumet më të rëndësishme ndërkombëtare në fushën e drejtësisë dhe një platformë globale për shkëmbimin e ideve dhe për diskutimin e sfidave bashkëkohore që lidhen me zhvillimet juridike, institucionale dhe teknologjike.

Sesioni hapës mblodhi liderë institucionalë, gjyqtarë, juristë, akademikë dhe përfaqësues të shoqërisë civile nga e gjithë bota, me qëllim promovimin e sundimit të ligjit, mbrojtjen e të drejtave dhe lirive themelore, si dhe forcimin e institucioneve demokratike.

Pjesëmarrja e Gjykatës Kushtetuese të Shqipërisë në këtë aktivitet pararendës të Kongresit, i cili do të zhvillohet në Shqipëri në vitin 2027, dëshmon angazhimin e saj institucional për të qenë pjesë aktive e dialogut ndërkombëtar mbi sundimin e ligjit, si dhe përkushtimin e vazhdueshëm për të kontribuar në zhvillimin e drejtësisë kushtetuese, si në nivel kombëtar, ashtu edhe në atë ndërkombëtar. Në të njëjtën kohë, organizimi i këtij Kongresi në Shqipëri përbën një moment të rëndësishëm për vendin, duke reflektuar besimin e komunitetit ndërkombëtar juridik dhe duke krijuar një mundësi të veçantë për thellimin e bashkëpunimit dhe rritjen e profilit të institucioneve shqiptare në arenën ndërkombëtare.

Scroll to Top