Vendime përfundimtare të muajit Qershor 2026
NJOFTIME MBI VENDIMMARRJEN E GJYKATËS KUSHTEUTESE GJATË MUAJIT QERSHOR 2026
Vendimi përfundimtar do të publikohet në faqen zyrtare të Gjykatës, si dhe do u dërgohet palëve në proces, i arsyetuar brenda afateve ligjore të parashikuara nga ligji nr. 8577, datë 10.02.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar dhe nga Rregullorja për Procedurat Gjyqësore të Gjykatës Kushtetuese
| Nr. | KËRKUES | NUMËR/DATË REGJISTRI THEMELTAR | OBJEKTI | DATA E VENDIMMARRJES | DISPOZITIVI |
|---|---|---|---|---|---|
| 1 | Jo më pak se 1/4 e Deputetëve të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë | Nr. 11 (J) 2025 i Regjistrit Themeltar, datë 12.11.2025 | Zgjidhja e mosmarrëveshjes së kompetencës ndërmjet jo më pak se një të katërtës së deputetëve dhe Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, duke përcaktuar detyrimin e Kuvendit për ngritjen e Komisionit Hetimor të Kuvendit: (i) “Për verifikimin e ligjshmërisë së veprimeve të zyrtarëve shqiptar në raport me ish-agjentin special të FBI-së Charles McGonigal”; (ii) “Për kontrollin e ligjshmërisë së veprimtarisë së organeve të pushtetit qendror dhe pushtetit vendor, si dhe për të verifikuar përdorimin e burimeve të administratës shtetërore për qëllime elektorale në zgjedhjet e 11 majit 2025”. 2. Deklarimi i vendimit nr.77/2025 të Kuvendit të Shqipërisë “Për mosmiratimin e projektvendimit “Për ngritjen e Komisionit Hetimor për verifikimin e ligjshmërisë së veprimeve të zyrtarëve shqiptarë në raport me ish-agjentin special të FBI-së Charles MCGonigal”, si i papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë. 3. Deklarimi i vendimit nr.78/2025 të Kuvendit të Shqipërisë “Për mosmiratimin e projektvendimit “Për ngritjen e Komisionit Hetimor për kontrollin e ligjshmërisë së veprimtarisë së organeve të pushtetit qendror dhe pushtetit vendor, si dhe për të verifikuar përdorimin e burimeve të administratës shtetërore për qëllime elektorale në zgjedhjet e 11 majit 2025”, si i papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë. | 01.06.2026 | 1. Pranimin e pjesshëm të kërkesës. 2.Zgjidhjen e mosmarrëveshjes së kompetencës ndërmjet një të katërtës së deputetëve dhe Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, duke përcaktuar detyrimin e Kuvendit për ngritjen e Komisionit Hetimor “Për kontrollin e ligjshmërisë së veprimtarisë së organeve të pushtetit qendror dhe pushtetit vendor, si dhe për të verifikuar përdorimin e burimeve të administratës shtetërore për qëllime elektorale në zgjedhjet e 11 majit 2025”. 3.Shfuqizimin e vendimit nr. 78/2025 të Kuvendit të Shqipërisë “Për mosmiratimin e projektvendimit “Për ngritjen e Komisionit Hetimor për kontrollin e ligjshmërisë së veprimtarisë së organeve të pushtetit qendror dhe pushtetit vendor, si dhe për të verifikuar përdorimin e burimeve të administratës shtetërore për qëllime elektorale në zgjedhjet e 11 majit 2025””, si të papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë. 4.Rrëzimin e kërkimeve të tjera. |
| 2 | Dashmira Zaro | Nr. 24 (D) 2025 i Regjistrit Themeltar, datë 09.12.2025 | Konstatimin e shkeljes së afatit të arsyeshëm të gjykimit të ankimit të veçantë nga Gjykata Administrative e Apelit Tiranë. Konstatimi i mungesës së një mjeti ligjor efektiv për përshpejtimin e gjykimit. Urdhërimin e Gjykatës Administrative të Apelit për përshpejtimin e gjykimit të çështjes me nr. 31138-02088-86-2025. | 02.06.2026 | 1.Pranimin e kërkesës 2.Shfuqizimin e vendimit nr. 00-2026-137 datë 22.01.2026 të Kolegjit Administrativ të Gjykatës së Lartë si të papajtueshëm me Kushtetutën 3.Konstatimin e shkeljes së afatit të arsyeshëm në gjykimin e çështjes administrative nr. 31138-02088-86-2025 nga Gjykata Administrative e Apelit. |
| 3 | Alma Lleshi | Nr. 56 (A) 2025 i Regjistrit Themeltar, datë 15.12.2025 | Shfuqizimin dhe shpalljen si të papajtueshëm më Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë të vendimit nr. 00-2025-3017, datë 09.07.2025 të Gjykatës së Lartë (këtu e më poshtë referuar si “vendimi 3017/2025 i GjL”; 2. Konstatimin e shkeljes së afatit të arsyeshëm dhe përjashtimin e procedurës së gjykimit nga Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm për sa i përket çështjes nr. Akti 7338 dhe nr. Sistemi 21326-02885-30-2021, datë regjistrimi 16.11.2021, në lidhje më vendimin nr. 151, datë 14.04.2021 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Dibër; 3. Urdhërimin e Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm që ka të regjistruar çështjen me nr. Akti 7338 dhe nr. Sistemi 21326-02885-30-2021, datë regjistrimi 16.11.2021 të procedoj brenda një afati të arsyeshëm të shqyrtimit të kësaj çështjeje; 4. Konstatimi i mungesës së një mjeti efektiv për konstatimin, dëmshpërblimin dhe përjashtimin e procedurave të sipërpërmendura; 5. Konstatimin e statusit të “viktimës” përgjatë procesit gjyqësor si pasojë dhe rredhojë direkt të shkeljes së afatit të arsyeshëm në përputhje me “Scordino kundër Italisë”; 6. Rehabilitimi dhe zhdëmtimi në përputhje me ligjin, pasi dëmi/dëmtimi është shkaktuar/ ka ardhur për shkak të mosgjykimit brenda afatit të arsyeshëm të çështjes gjyqësore nga Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm; 7. Pas konstatimit të shkeljeve veçmas dhe të gjitha së bashku (1) deri (6), të caktojë një shpërblim të drejtë në referim të vendimit “Oliveri dhe të tjerë kundër Italisë”, “Verrascina dhe të tjerë kundër Italisë”, dhe “ARB shpk dhe 3 kundër Shqipërisë” të GJEDNJ. | 02.06.2026 | 1 .Pranimin e kërkesës 2. Shfuqizimin e vendimit nr. 00-2025-3017, datë 09.07.2025, të Kolegjit Civil të Gjykatës së Lartë, si i papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë. 3. Konstatimin e shkeljes së afatit të arsyeshëm në gjykimin e çështjes civile nr.21326-02885-30-2021, datë 16.11.2021 ne Gjykatën e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm. |
| 4 | Zyra e Përmbarimit Private ARB | Nr. 5 (Z) 2025 i Regjistrit Themeltar, datë 15.10.2025 | 1. Rihapje e procesit/ve gjyqësor/e referuar vendimeve nr. 34, datë 01.11.2021, nr. 57, datë 20.05.2022 dhe nr. 80, datë 21.11.2024 të Gjykatës Kushtetuese (individualisht identifikuar si vendimin 34/2021, 57/2022 dhe 80/2024 dhe/ose bashkërisht vendimet 2021/2022/2004; 2. Shfuqizimin e vendimeve nr. 34, datë 01.11.2021, nr. 57, datë 20.05.2022 dhe nr. 80, datë 21.11.2024 të Gjykatës Kushtetuese dhe pranimin e kërkesës; 3. Konstatimi i mungesës së një mjeti efektiv për konstatimin, dëmshpërblimin dhe përjashtimin e procedurave te sipërpërmendura; 4. Konstatimin e statusit “viktimës” përgjatë procesit/eve gjyqësor/e si pasojë dhe rrjedhojë direkt e shkeljes së aksit në një gjykatë të krijuar më ligj dhe afatit të arsyeshëm në përputhje më Scordino kundër Italisë; 5. Rihabilitimi dhe zhdëmtimi në përputhje me ligjin, pasi dëmi/dëmtimi është shkaktuar/ka ardhur për shkak të vendimmarrjes/ve të Gjykatës Kushtetuese. | 02.06.2026 | Rrëzimin e kërkesës për rihapje të procedurave. |
| 5 | Fran Ndreca | Nr. 30 (F) 2025 i Regjistrit Themeltar, datë 23.10.2025 | Shfuqizimi i vendimeve nr. 810 Regj.Them, datë 27.10.2022 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë; nr. 465, datë 25.04.2023 të Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë dhe nr. 00-2025-596 (89), datë 08.04.2025 të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë, si të papajtueshme me Kushtetutën e Republikën e Shqipërisë. | 03.06.2026 | 1. Pranimin e pjesshëm të kërkesës. 2. Shfuqizimin e vendimit nr. 00-2025-596 (89), datë 08.04.2025 të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë, si të papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë. 3. Dërgimin e çështjes për shqyrtim në Gjykatën e Lartë. |
| 6 | Skënder Krasniqi | Nr. 26 (S) 2025 i Regjistrit Themeltar, datë 22.10.2025 | Shfuqizimin si të papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë të vendimit nr. 00-2025-1194, datë 17.07.2025 të Gjykatës së Lartë; vendimit nr. 10, datë 18.01.2023 të Gjykatës së Apelit Vlorë dhe vendimit nr. 62-2022-2007 (205), datë 25.05.2025 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier. | 03.06.2026 | 1.Pranimin e pjesshëm të kërkesës. 2.Shfuqizimi i vendimeve nr. nr. 00-2025-1194, datë 17.07.2025 të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë dhe nr. 10, datë 18.01.2023, të Gjykatës së Apelit Vlorë, si të papajtueshme me Kushtetutën. 3.Dërgimi i çështjes për shqyrtim në Gjykatën e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm. |
| 7 | Diana Kademi Sute Kademi | Nr. 17 (D) 2025 i Regjistrit Themeltar, datë 14.07.2025 | Shfuqizimi si i papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë i vendimit nr. 2512 (80-2017-2536), datë 06.06.2017 të Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë, Tiranë; vendimit nr. 1312 ( 86-2024-1437), datë 15.07.2024 të Gjykatës Administrative të Apelit, Tiranë dhe vendimin nr. 00-2025-968 të Gjykatës së Lartë ( Kolegji Administrativ). | 04.06.2026 | Rrëzimin e kërkesës. |
| 8 | Renisa Selenica | Nr. 5 (R) 2025 i Regjistrit Themeltar, datë 19.05.2025 | Shfuqizimin si antikushtetues të vendimeve nr. 5442, datë 18.09.2024 të Gjykatës së Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë; nr. 00-2024-5194 (851), datë 23.12.2024 të Gjykatës së Lartë (dhomë këshillimi) si dhe dërgimin e çështjes për shqyrtim në Gjykatën e Lartë. | 04.06.2026 | Rrëzimin e kërkesës. |
