Vendime moskalimi të muajit QERSHOR 2026
NJOFTIME MBI VENDIMMARRJEN E GJYKATËS KUSHTEUTESE GJATË MUAJIT QERSHOR 2026
Vendimi i moskalimit do të publikohet në faqen zyrtare të Gjykatës, si dhe do u dërgohet kërkuesit/ve i arsyetuar brenda afateve ligjore të parashikuara nga ligji nr. 8577, datë 10.02.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar dhe nga Rregullorja për Procedurat Gjyqësore të Gjykatës Kushtetuese.
| Nr. | KËRKUES | NUMËR/DATË REGJISTRI THEMELTAR | OBJEKTI | DATA E VENDIMMARRJES | DISPOZITIVI |
|---|---|---|---|---|---|
| 1 | Oltjan Veseli | Nr.5 (O) 2026 Regj.Them, datë 30.03.2026 | Shfuqizimin si të papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë të vendimit nr.00-2025-1466, datë 30.09.2025 të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë dhe dërgimin për rigjykim në seancë gjyqësore në Gjykatën e Lartë, me tjetër gjykues. | 03.06.2026 | Moskalimin e çështjes për shqyrtim në seancë plenare. |
| 2 | Shoqata “Për Drejtësi Sociale” | Nr.9 (Sh) 2026 Regj.Them, datë 12.03.2026 | Shfuqizimi si i papajtueshëm me Kushtetutën i Udhëzimit nr.169, datë 13.10.2025 “Për ndalimin e qarkullimit të patinave elektrike ose kombinimit të tyre në rrugë urbane dhe trotuare” si në kundërshtim me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë dhe standardet e Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut. Pezullimi i menjëhershëm i zbatimit të Udhëzimit nr.169, datë 13.10.2025 “Për ndalimin e qarkullimit të patinave elektrike ose kombinimit të tyre në rrugë urbane dhe trotuare”, deri në përfundimin e shqyrtimit gjyqësor të kësaj çështje. Rikthimin e menjëhershëm të mjeteve të bllokuara tek qytetarët, të cilëve u është vendosur masa e bllokimit | 03.06.2026 | Moskalimin e çështjes për shqyrtim në seancë plenare |
| 3 | Alfred Gjoni | Nr.41 (A) 2026 Regj.Them, datë 22.05.2026 | Rishikim i vendimit nr. 9, datë 26.06.2020të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit. | 04.06.2026 | Moskalimin e çështjes për shqyrtim në seancë plenare. |
| 4 | Genc Boga | Nr.3 (G) 2026 Regj.Them, datë 17.03.2026 | Shfuqizimi si i papajtueshëm me Kushtetutën e republikës së Shqipërisë i vendimit nr.00-2024-4494 (614), datë 13.11.2024 i Kolegjit Civil të Gjykatës së Lartë. | 04.06.2026 | Moskalimin e çështjes për shqyrtim në seancë plenare |
| 5 | Gjergj Gjokaj | Nr.6 (Gj) 2026 Regj.Them, datë 03.03.2026 | Shfuqizimi i vendimit nr. 00-2025-4013, datë 04.11.2025 të Kolegjit Civil të Gjykatës së Lartë si të papajtueshme me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë. Dërgimin e çështjes për rishqyrtim në Gjykatën e Lartë”. | 04.06.2026 | Moskalimin e çështjes për shqyrtim në seancë plenare |
| 6 | Voltan Xhani | Nr.6 (V) 2026 Regj.Them, datë 02.03.2026 | Shfuqizimin e vendimeve nr. 309 (1777), datë 25.05.2025 të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër; nr. 59, datë 05.06.2025 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar; nr. 43 (87-2025-235), datë 04.07.2025 të Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar dhe nr. 00-2025-1571, datë 16.10.2025 të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë si të papajtueshme me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë. | 04.06.2026 | Moskalimin e çështjes për shqyrtim në seancë plenare |
| 7 | Thanas Kondi | Nr.2 (Th) 2026 Regj.Them, datë 01.04.2026 | Shfuqizimin si të papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë i vendimit nr.3481, datë 30.09.2025 të Gjykatës së Lartë, lidhur me kërkesën për detyrimin e palës paditëse për të dëmshpërblyer paditësin Thanas Kondi, në cilësinë e trashëgimtarit për figurat e dëmit jo pasuror përfshirë dëmin biologjik dhe moral që ka pasur Filip Kondi dhe Vasillo Kondi. | 04.06.2026 | Moskalimin e çështjes për shqyrtim në seancë plenare |
| 8 | Elson Merdani | Nr.16 (E) 2026 Regj.Them, datë 19.03.2026 | Shfuqizimin e vendimeve nr. 00-2024-1016, datë 30.05.2024 të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë; nr.35, datë 20.03.2018 të Gjykatës së Apelit për Krimet e Rënda Tiranë, dhe nr.81, datë 18.09.2017, të Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë si të papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë. | 04.06.2026 | Moskalimin e çështjes për shqyrtim në seancë plenare |
| 9 | Adriatik Velaj | Nr.22 (A) 2026 Regj.Them, datë 18.03.2026 | Prishjen e vendimeve penale nr. 00-2025-1978, datë 23.12.2025, të Gjykatës së Lartë; nr.01, datë 04.01.2023 të Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar dhe nr.34, datë 26.05.2022 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar dhe kthimin e akteve për rishqyrtim në Gjykatës e Posaçme të Shkallës së Parë për korrupsionin dhe krimin e organizuar me tjetër trup gjykues | 04.06.2026 | Moskalimin e çështjes për shqyrtim në seancë plenare |
| 10 | Erjon Kasmi, Xhulian Xhafa, Indrit Tila, Anduel Gjergji, Ariol Zenuni, Denada Bardhi, Emion Orizaj, Eris Kurila, Ilir Shkurti, Klevin Molla, Skerdi Llupi | Nr.15 (E) 2026 Regj.Them, datë 19.03.2026 | Shfuqizimin si të papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë të vendimit nr. 00-2025-1423, datë 23.09.2025, të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë dhe dërgimin e çështjes për rishqyrtim në Gjykatën e Lartë. Pezullimin e ekzekutimit të vendimit nr.00-2025-1423, datë 23.09.2025, të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë, deri në marrjen e vendimit nga Gjykata Kushtetuese. | 04.06.2026 | Moskalimin e çështjes për shqyrtim në seancë plenare |
| 11 | Klevis Arbri | Nr.10 (K) 2026 Regj.Them, datë 17.03.2026 | Shfuqizimi i vendimeve nr.1864, datë 22.06.2021 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë dhe nr. 00-2025-619 (92), datë 10.04.2025 të Gjykatës së Lartë si të papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë, vetëm për pjesën që i përket ankuesit Klevis Arbri | 04.06.2026 | Moskalimin e çështjes për shqyrtim në seancë plenare |
| 12 | Mirel Fasho | Nr.9 (M) 2026 Regj.Them, datë 25.03.2026 | Shfuqizimi si të papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë dhe Konventës Evropiane të të Drejtave të Njeriut të vendime nr. 41-2021-216 (31), datë 21.01.2021 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Korçë; nr. 49, datë 01.04.2022 të Gjykatës së Apelit Korçë dhe nr. 00-2025-1025, datë 24.06.2025 të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë. | 08.06.2026 | Moskalimin e çështjes për shqyrtim në seancë plenare. |
| 13 | Vasfi Kamberi | Nr.7 (V) 2026 Regj.Them, datë 13.03.2026 | Shfuqizimin e vendimeve nr.1679 (86-2024-1805), datë 08.10.2024 i Gjykatës Administrative të Apelit dhe nr. 00-2025-4068, datë 18.11.2025 i Kolegjit Administrativ të Gjykatës së Lartë, si të papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë | 08.06.2026 | Moskalimin e çështjes për shqyrtim në seancë plenare |
| 14 | Loreta Mokini, Zhirajr Mokini | Nr.10 (L) 2026 Regj.Them, datë 03.04.2026 | Shfuqizimin të vendimeve nr. 00-2025-1111, datë 03.07.2025 i Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë; nr. 2400, datë 07.06.2019 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë dhe nr. 264, datë 24.03.2022 të Gjykatës së Apelit Tiranë dhe vendim të mosfillimit të procesit penal nr. 738, viti 2019 ( 17-04-2019), të Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë si të papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë | 11.06.2026 | Moskalimin e çështjes për shqyrtim në seancë plenare. |
| 15 | Tom Dedaj | Nr.4 (T) 2026 Regj.Them, datë 14.04.2026 | Shfuqizimin si të papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë të vendimit nr. 00-2025-4651, datë 23.12.2025 të Gjykatës së Lartë. | 11.06.2026 | Moskalimin e çështjes për shqyrtim në seancë plenare. |
| 16 | Ilir Muzhaqi | Nr.8 (I) 2026 Regj.Them, datë 23.04.2026 | Shfuqizimin si të papajtueshëm më Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë të vendimit nr. 00-2025-1144, datë 10.07.2025 të Gjykatës së Lartë | 11.06.2026 | Moskalimin e çështjes për shqyrtim në seancë plenare |
| 17 | Hajrije Asllani, Nure Vata (Asllani) | Nr.6 (H) 2026 Regj.Them, datë 16.04.2026 | Shfuqizimi i vendimit nr. 00-2025-4498, datë 17.12.2025 të Gjykatës së Lartë Kolegji Administrativ, për mospranimin e rekursit, si i papajtueshëm me nenet 41 dhe 42 Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë. Konstatimi i cenimit të nenit 42 të Kushtetutës për mungesë arsyetimi të mjaftueshëm. Kthimin e çështjes për rishikim në Kolegjin Administrativ të Gjykatës së Lartë me tjetër trup gjykues. | 11.06.2026 | Moskalimin e çështjes për shqyrtim në seancë plenare |
| 18 | Aleksandër Murataj | Nr.20 (A) 2026 Regj.Them, datë 11.03.2026 | Shfuqizimin e vendimeve nr. 24, datë 25.03.2019 të Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Renda Tiranë; nr. 20, datë 12.07.2021 të Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar dhe nr. 00-2025-1152 (145), datë 11.06.2025 i Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë (njoftuar më 17 dhjetor 2025) si të papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë | 11.06.2026 | Moskalimin e çështjes për shqyrtim në seancë plenare |
| 19 | Shoqëria “Kupa” sh.p.k. | Nr.14 (Sh) 2026 Regj.Them, datë 03.04.2026 | Shfuqizimin e vendimeve nr.00-2025-4543, datë 18.12.2025 të Gjykatës së Lartë dhe nr.3669, datë 18.10.20218 të Gjykatës Administrative të Apelit si të papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë dhe Konventën Evropiane të të Drejtave të Njeriut. Kthimin e çështjes për rigjykim | 12.06.2026 | Moskalimin e çështjes për shqyrtim në seancë plenare. |
| 20 | Rovena Voda | Nr.5 (R) 2026 Regj.Them, datë 09.04.2026 | Shfuqizimi si i papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë të vendimeve nr. 00-2025-1919, datë 11.12.2025 të Kolegjit Penal të gjykatës së Lartë; nr. 04, datë 11.01.2023 të Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar dhe nr. 26, datë 07.04.2022 të Gjykatës së Posaçme së Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar. | 12.06.2026 | Moskalimin e çështjes për shqyrtim në seancë plenare |
| 21 | Emanuel Gjura | Nr.17 (E) 2026 Regj.Them, datë 31.03.2026 | Shfuqizimi i vendimeve nr.00-2025-1657 (262), datë 06.11.2025 i Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë; nr.23, datë 15.04.2022 i Gjykatës ës Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar dhe nr.12, datë 03.02.2021 i Gjykatës së Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar si të papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë. | 15.06.2026 | Moskalimin e çështjes për shqyrtim në seancë plenare. |
| 22 | Klaudi Xhymerti | Nr.11 (K) 2026 Regj.Them, datë 14.04.2026 | Shfuqizimin e vendimeve nr.57, datë 22.09.2021 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar; nr.13, datë 17.03.2022 të Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar dhe nr.00-2025-1246, datë 22.07.2025 të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë si të papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë. Kthimi i çështjes për rigjykim | 15.06.2026 | Moskalimin e çështjes për shqyrtim në seancë plenare. |
| 23 | Bledar Muhameti | Nr.4 (B) 2026 Regj.Them, datë 14.04.2026 | Shfuqizimi i vendimeve nr.1310, datë 24.07.2014 i Gjykatës së Rrethit Vlorë, nr.1312, datë 18.11.2015 i Gjykatës së Apelit Vlorë dhe nr. 00-2025-2342, datë 18.06.2025 i Gjykatës së Lartë. Si vendime gjyqësore të papajtueshme me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë, në shkelje të standardit të arsyetimit të vendimit gjyqësor lidhur me parimin e sigurisë juridike, barazisë së armëve dhe procesi të rregullt ligjor. Dërgimi i çështjes për rigjykim në Gjykatën e Lartë me tjetër trup gjykues ose dërgimi për rigjykim në Gjykatën e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë | 15.06.2026 | Moskalimin e çështjes për shqyrtim në seancë plenare. |
| 24 | Zef Lazri | Nr.2 (Z) 2026 Regj.Them, datë 26.03.2026 | Shfuqizimin e vendimit nr. 23, datë 15.04.2022 të Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar dhe nr.00-2025-1657 (262), datë 06.11.2025 të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë si të papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë dhe me Konventën Evropiane të të Drejtave të Njeriut. 2. Kthimin e çështjes për rigjykim në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ose Gjykatën e Lartë me tjetër trup gjykues | 16.06.2026 | Moskalimin e çështjes për shqyrtim në seancë plenare. |
| 25 | Rozeta Musabelliu, Xhoana Merkaj | Nr.2 (R) 2026 Regj.Them, datë 20.02.2026 | Konstatimi i cenimit të të drejtave dhe lirive kushtetuese të kërkuesve nga aktet e kundërshtuara veçanërisht: e drejta e pronës, e drejta për proces të rregullt ligjor; e drejta për t’u dëgjuar dhe e drejta e ankimit. Shfuqizimin e vendimit nr.00-2025-654 (78), datë 12.02.2025 të Kolegjit Civil të Gjykatës së Lartë; nr. 20-2017-997/534, datë 26.12.2017 të Gjykatës së Apelit Gjirokastër dhe nr.23/2017-661/333, datë 06.04.2017 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Sarandë, në masën që këto vendime prodhojnë pasoja mbi të drejtat reale të kërkuesve pa pjesëmarrjen e tyre në proces. Të urdhërojë dërgimin e çështjes për rishqyrtim në gjykatën kompetente, me detyrimin që kërkueset të thirren dhe të marrin pjesë si pale të nevojshme në zbatim të nenit 207 të Kodit Civil dhe parimeve të procesit të rregullt ligjor. Të urdhërojë masën e përkohshme (neni 45 i Ligjit nr.8577/2000) pezullimin e zbatimit/ekzekutimit të vendimeve të kundërshtuara dhe të çdo veprimi përmbarimor/administrative të bazuar në to, deri në vendimin përfundimtar të Gjykatës Kushtetuese.”. | 16.06.2026 | Moskalimin e çështjes për shqyrtim në seancë plenare. |
| 26 | Ramis Dauti | Nr.6 (R) 2026 Regj.Them, datë 14.04.2026 | Shfuqizimi i vendimit nr. 00-2015-3359, datë 08.10.2015, për mos pranimin e rekursit të datës 09.07.2012 të Gjykatës së Lartë. 2. Shfuqizimi i vendimit të Gjykatës Administrative të Apelit Tiranë, i cili la në fuqi vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër me nr. 303 (220), datë 10.05.2011. 3. Pranimin e ankimit të sipërcituar dhe vendosjen siç kemi kërkuar më padinë e datës 28.02.2011 në Gjykatën e Shkallës së Parë Dibër. | 18.06.2026 | Moskalimin e çështjes për shqyrtim në seancë plenare. |
| 27 | Ylli Gurishta | Nr.1 (Y) 2026 Regj.Them, datë 08.04.2026 | Shfuqizimi i plotë i vendimit nr. 00-2024-4190, datë 28.10.2024 i Kolegjit Administrativ të Gjykatës së Lartë (nr. Regj. themeltar 31003-00130-00-2019), si të papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë | 18.06.2026 | Moskalimin e çështjes për shqyrtim në seancë plenare. |
| 28 | Fatbardha Miftari | Nr.6 (F) 2026 Regj.Them, datë 16.04.2026 | Shfuqizimi i vendimit nr.00-2025-879, datë 29.05.2025 të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë, vendim i cili ka lënë në fuqi vendimet nr.886, datë 01.06.2023 të Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm dhe vendimin nr.625, datë 14.04.2021 të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë si të papajtueshme me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë. Kthimin e çështjes për gjykim në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë | 18.06.2026 | Moskalimin e çështjes për shqyrtim në seancë plenare. |
| 29 | Jehona Zhuka | Nr.4 (J) 2026 Regj.Them, datë 30.04.2026 | Anullimin e ligjit nr.10289, datë 17.06.2010 “Për mënyrën e trajtimit ekonomik e financiar për dhënien ndihmë të menjëhershme familjeve të punonjësve të policisë së shtetit që humbin jetën në krye apo për shkak të detyrës”, pasi në këtë ligj nuk përfshihet shërbimi i fëmijëve të punonjësve të policisë të cilët aksidentohen për vdekje në punë dhe të cilëve jua njeh I.S.Sh. aksident në punë. | 18.06.2026 | Moskalimin e çështjes për shqyrtim në seancë plenare. |
| 30 | Edmond Kasmi | Nr.18 (E) 2026 Regj.Them, datë 03.04.2026 | Konstatimin e shkeljes së parimit të barazisë së shtetasve përpara ligjit. Konstatimin e cenimit të sigurisë juridike dhe cenimin e besimit të publikut se SPAK, gjykatat e posaçme dhe Gjykata e Lartë do t’i trajtojë njëlloj çështjet të ngjashme ose të paktën do t’i trajtojë në mënyrë të barabartë kur bëhet fjalë për detyrimin erga ommes për të zbatuar vendimin e formës së prerë të gjykatave dhe konkretisht vendimi nr. 1, viti 2023 të Gjykatës Kushtetuese në Republikën e Shqipërisë. Shpalljen e vendimit nr. 00-2025-1940, datë 16.12.2025 të Gjykatës së Lartë, shfuqizimin e tij si vendim në kundërshtim me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë. Deklarimin se vendimin r. 1, viti 2023 i Gjykatës Kushtetuese nuk ka zbatuar nga Kuvendi i Shqipërisë dhe kjo situatë e paimagjinueshme duhet hetuar sidomos nga juridiksioni i posaçëm penal. Urdhërimin e rigjykimit të çështjes duke garantuar barazinë e shtetasve përballë ligjit në rastin konkret për moszbatim me dashje të vendimit nr, 1/2023 të Gjykatës Kushtetuese nga personat përgjegjës të Kuvendit të Shqipërisë. Vendosjen e standardit se në rast konstatimi në të ardhmen të situatave ekstreme siç është moszbatimi i vendimeve të Gjykatës Kushtetuese nga kushdoqoftë, institucion, organizatë apo shtet-kartel duhet të shoqërohet me masa ekstreme si deklarata alarmdhënëse dhe kallzim penal nga vetë Gjykata Kushtetuese si detyrim normal për të mbrojtur themelet e shtetit ligjor dhe institucionin nga përdhosja dhe përçudnimi barbar narko diktatorial | 19.06.2026 | Moskalimin e çështjes për shqyrtim në seancë plenare. |
| 31 | Luan Balliu | Nr.12 (L) 2026 Regj.Them, datë 20.04.2026 | Shfuqizimi si i papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë i vendimit nr. 00-2026-206, datë 19.02.2026 i Gjykatës së Lartë dhe vendimit nr.552/30-2025 (1833), datë 06.03.2025 i Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë. Prishjen e vendimit nr.26, datë 02.03.2004 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kavajë dhe rikualifikimin e drejtë të veprës penale nga Gjykata e Lartë me 5 gjyqtarë për shkak të konfliktit të çështjes. Zgjidhjen e çështjes përfundimisht nga Gjykata e Lartë me gjykim të shkurtuar. | 24.06.2026 | Moskalimin e çështjes për shqyrtim në seancë plenare. |
