Vendime moskalimi të muajit Korrik 2026
NJOFTIME MBI VENDIMMARRJEN E GJYKATËS KUSHTEUTESE GJATË MUAJIT KORRIK 2026
Vendimi i moskalimit do të publikohet në faqen zyrtare të Gjykatës, si dhe do u dërgohet kërkuesit/ve i arsyetuar brenda afateve ligjore të parashikuara nga ligji nr. 8577, datë 10.02.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar dhe nga Rregullorja për Procedurat Gjyqësore të Gjykatës Kushtetuese.
| Nr. | KËRKUES | NUMËR/DATË REGJISTRI THEMELTAR | OBJEKTI | DATA E VENDIMMARRJES | DISPOZITIVI |
|---|---|---|---|---|---|
| 1 | Faik Buci, Shkëlzen Buci | Nr.7 (F) 2026 Regj.Them, datë 06.05.2026 | Shfuqizimin si i papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë të vendimeve nr. 375, datë 17.02.2022 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë; nr. 1108, datë 16.11.2022 të Gjykatës së Apelit Tiranë dhe nr. 00-2025-1581, datë 16.10.2025 të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë | 01.07.2026 | Moskalimin e çështjes për shqyrtim në seancë plenare. |
| 2 | Gencian Hoxha | Nr.4 (G) 2026 Regj.Them, datë 14.04.2026 | Konstatimi se vendimi i Gjykatës së Lartë nr.11211-03264-00-2016 ka shkelur të drejtën e ankuesit për proces të rregullt ligjor, sipas nenit 42 të Kushtetutës. Shfuqizimin e vendimit të Gjykatës së Lartë me nr. 11211-03264-00-2016 Regj.Them. dhe nr. 00-2025-4073 i Vendimit (525), datë 12.11.2025 si të papajtueshëm me Kushtetutën. Konstatimin se vendimi nr. 11211-03264-00-2016 dhe Regj.Them. dhe nr.00-2025-4073 i Vendimit (525), datë 12.11.2025, ka cenuar të drejtën e ankuesit mbi pronësinë, sipas nenit 41 të Kushtetutës dhe Protokollit 1 të KEDNJ. Shfuqizimin e vendimit të Gjykatës së Lartë me nr. 11211-03264-00-2016 Regj.Them. dhe nr.00-2025-4073 i Vendimit (525), datë 12.11.2025, në pjesën që ka favorizuar blerësin tjetër dhe rikthimin e çështjes për rigjykim. Pezullimin e ekzekutimit të vendimit 11211-03264-00-2016 Regj.Them. dhe nr.00-2025-4073 i Vendimit (525), datë 12.11.2025, të Gjykatës së Lartë deri në shqyrtimin përfundimtar të kësaj ankese kushtetuese | 01.07.2026 | Moskalimin e çështjes për shqyrtim në seancë plenare |
| 3 | Shoqëria “Erbiron” sh.p.k. | Nr.17 (Sh) 2026 Regj.Them, datë 15.05.2026 | Shfuqizimin si të papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë të vendimeve nr. 00-2025-4736, datë 19.12.2025 të Kolegjit Civil të Gjykatës së Lartë dhe nr.1165, datë 08.05.2017 të Gjykatës së Apelit Tiranë si vendime që kanë shkelur standardet e procesit të rregullt ligjor si një e drejtë kushtetuese dhe e KEDNJ. Konstatimin e cenimit të drejtë për gëzimin e qetë të pronës, në kuadër të shkeljes së standardit për një proces të rregullt gjyqësor | 03.07.2026 | Moskalimin e çështjes për shqyrtim në seancë plenare. |
| 4 | Erion Veliaj | Nr.19 (E) 2026 Regj.Them, datë 20.04.2026 | 1. Shfuqizimi si i papajtueshëm me Kushtetutën i vendimit nr. 29, datë 09.02.2026 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar (vendim i gjyqtarit të seancës paraprake znj. Etleva Deda); 2. Pavlefshmëria e të gjitha seancave të zhvilluara në lidhje me procedimin penal nr. 27/2024 në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar pas datës së dhënies së vendimit nr. 29, datë 09.02.2026 të gjyqtarit të seancës paraprake znj. Etleva Deda; 3. Konstatimi i papajtueshmërisë me Kushtetutën të paragrafit të parë, germa “a”, të nenit 332/gj të Kodit të Procedurës Penale; 3. Konstatimi i papajtueshmërisë me Kushtetutën të nenit 14 të ligjit nr. 95, datë 06.1.2026 “Për organizimin dhe funksionimin e institucioneve për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar”; 5. Shpenzimet gjyqësore në ngarkim të subjektit të interesuar | 03.07.2026 | Moskalimin e çështjes për shqyrtim në seancë plenare |
| 5 | Ilir Muzhaqi | Nr.6 (I) 2026 Regj.Them, datë 17.04.2026 | Shfuqizimin si të papajtueshëm më Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë të vendimit nr. 00-2025-810 (124), datë 22.05.2026 të Gjykatës së Lartë. | 03.07.2026 | Moskalimin e çështjes për shqyrtim në seancë plenare |
