KËRKESAT E REGJISTRUARA NË MUAJIN KORRIK TË VITIT 2026
Kërkesat do të merren në shqyrtim paraprak, sipas parashikimeve të nenit 47 të ligjit nr. 8577, datë 10.02.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar.
| Nr. | NUMËR REGJISTRI THEMELTAR | DATA E REGJISTRIMIT | KËRKUES | OBJEKTI | RELATOR |
|---|---|---|---|---|---|
| 1 | 16 (F) | 01.07.2026 | Ferzileta Vladi | Shfuqizimin e vendimeve nr. 00-2025-1120, datë 03.07.2025 të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë; nr. 261 (87-2024-384), datë 19.12.2024 të Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organanizuar; nr. 503, datë 08.10.2024 të Gjykatës së Posaçme së Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organanizuar dhe vendimit të “Mos fillimit të procedimit penal” nr. 153, datë 09.08.2024 të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Urdhërimi i Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar të regjistroje procedimin penal dhe të kryejë hetimet e nevojshme | M. Semini |
| 2 | 3 (Nj) | 01.07.2026 | Jo më pak se 1/5 e Deputetëve të Republikës së Shqipërisë | 1. Shfuqizimin e Ligjit nr.20, datë 13.03.2025 “Për Paketën e Maleve”, si i papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë. 2. Pezullimin e Ligjit nr.20, datë 13.03.2025 “Për Paketën e Maleve”, deri në përfundimin e shqyrtimit të kësaj çështjeje. | M. Xhaferllari |
| 3 | 17 (S) | 02.07.2026 | Sokol Hasani | 1.Shfuqizimin si i papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë i vendimit nr. 00-2024-2046, datë 15.05.2024 i Kolegjit Civil të Gjykatës së Lartë. 2. Konstatimi i cenimit të së drejtës kushtetuese për proces të rregullt ligjor dhe akses efektiv në gjykatë. 3. Dërgimi i çështjes për rishqyrtim në përputhje me standardet kushtetuese dhe ato të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut. | I. Toska |
| 4 | 19 (M) | 02.07.2026 | Mark Deti | Shfuqizimin e vendimeve nr.462, datë 20.07.2015 i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lezhë; nr.72, datë 06.02.2017 i Gjykatës së Apelit Shkodër; nr.00-2026-17, datë i Kolegjit Civil të Gjykatës së Lartë, si të papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë. | A. Vokshi |
| 5 | 27 (E) | 03.07.2026 | Eduart Ruçi | Shfuqizimin e vendimeve nr.00-2025-1889, datë 09.12.2025 të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë; nr.49 (87-2023-257), datë 17.11.2023 të Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar; nr. 30, datë 08.05.2023 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar si të papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë. Dërgimin e çështjes për rigjykim në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me tjetër trup gjykues. | M. Xhaferllari |
| 6 | 12 (D) | 03.07.2026 | Doloreza Muka | Shfuqizimi i vendimit nr. 00-2026-81, datë 15.01.2026 të Kolegjit Civil të Gjykatës së Lartë, si të papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë. Kthimi i çështjes për rishqyrtim në Gjykatën e Lartë, me detyrimin për shqyrtimin efektiv të shkaqeve të rekursit dhe respektimin e standardeve kushtetuese të procesit të rregullt ligjor, sipas konstatimeve dhe udhëzimeve të Gjykatës Kushtetuese. | M. Semini |
| 7 | 11 (B) | 03.07.2026 | Besart Bogdani, Dashurie Bogdani, Shpresa Xama (Bogdani), Anila Çakmakxhian (Ballvora), Ajsela Ballvora, Rakip Bogdani, Ervin Pupe | Konstatimi i cenimit të të drejtave kushtetuese të kërkuesve, të garantuara nga nenet 41, 42 dhe 142 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, në lidhje me nenet 4, 15 dhe 17 te saj, si dhe nga nenet 6 dhe 13 dhe neni 1 i Protokollit nr. 1 të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, si pasojë e mosgarantimit nga shteti të një mekanizmi efektiv për realizimin e detyrimit financiar të njohur me vendimin nr. 100, datë 23.04.2019 të Gjykatës Administrative të Apelit, të lënë në fuqi nga Giykata e Lartë, i cili ka marrë formë të prerë dhe përbën titull ekzekutiv: a) Konstatimi i cenimit të së drejtës për mjete juridike efektive, të garantuar nga neni 42 i Kushtetutës dhe neni 13 i Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut; b) Konstatimi i cenimit të së drejtës së pronës, të garantuar nga neni 41 i Kushtetutës dhe neni 1 i Protokollit nr. 1 te Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut; c) Konstatimi i cenimit të parimit të sigurisë juridike dhe të shtetit të së drejtës, të garantuara nga nenet 4 dhe 142 të Kushtetutës; d) Konstatimi i mosplotësimit të detyrimeve pozitive të shtetit për të garantuar ekzekutimin efektiv të vendimeve gjyqësore të formës së prerë; e) Konstatimi se, në rrethanat konkrete të çështjes, mekanizmat juridike dhe institucionale të parashikuar nga rendi juridik shqiptar nuk garantuan mbrojtjen efektive të të drejtave kushtetuese të kërkuesve dhe se, në zbatim të nenit 132 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë dhe të vendimit të Gjykatës Kushtetuese që do të jepet në këtë çështje, autoritetet publike kompetente kanë detyrimin kushtetues të marrin masat e nevojshme normative, administrative dhe institucionale për të garantuar ekzistencën dhe funksionimin e një mjeti juridik efektiv që siguron realizimin praktik, brenda një afati te arsyeshëm, të detyrimeve financiare të njohura me vendime gjyqësore të formës së prerë | G. Ibrahimi |
| 8 | 18 (S) | 06.07.2026 | Sidrit Baçe | Shfuqizimin si të papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë të vendimeve nr. 41-2024-3050 (535), datë 18.09.2024 të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë; nr.785/30-2025-2458, datë 26.03.2025 të Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm dhe nr.00-2025-1711, datë 13.11.2025 të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë. | A.Vokshi |
| 9 | 8 (O) | 06.07.2026 | Osmën Bejdo | Shfuqizimin si të papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë të vendimeve nr.10-2026-1895, datë 27.09.2016 të Gjykatës së Apelit Durrës; nr.1806, datë 10.10.2018 të Gjykatës së Apelit Durrës mbi ekzekutimin e veprimeve përmbarimore, me numër çështjeje 21274-00997-10-2018, datë regjistrimi 10.09.2018 dhe nr.00-2025-1439, datë 28.04.2025 të Kolegjit Civil të Gjykatës së Lartë. Konstatimi i cenimit të së drejtës për proces të rregullt ligjor. Konstatimi i shkeljes së parimit të sigurisë juridike dhe proporcionalitetit. Pezullimi i ekzekutimit të vendimeve deri në shqyrtimin përfundimtar të ankimit kushtetues”. | S. Bejtja |
| 10 | 56 (A) | 08.07.2026 | Andon Qako | Shfuqizimin e vendimit nr.00-2026-166, datë 21.01.2026 dhënë nga Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë, duke mos pranuar rekursin dhe duke lënë në fuqi vendimin nr.256, datë 04.04.2017 dhënë nga Gjykata e Apelit Tiranë. | S. Beci |
| 11 | 20 (S) | 09.07.2026 | Sterjo Pleqi | Shfuqizimin si të papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë të vendimit nr.00-2026-371, datë 04.02.2026 të Kolegjit Administrativ të Gjykatës së Lartë (dhomë këshillimi) publikuar në faqen zyrtare sipas vërtetimit të Gjykatës së Lartë në datë 23.02.2026. | I.Toska |
| 12 | 57 (A) | 09.07.2026 | Agim Azisllari, Mimoza Azisllari | Shfuqizimi si antikushtetues i vendimit gjyqësor nr.546, datë 26.11.2025, i Kolegjit Civil të Gjykatës së Lartë (Dhomë Këshillimi), për të cilin jemi vënë në dijeni në datën 02.03.2026. Ky vendim haptazi antiligjor, me shkelje të parimeve të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut. Nga këto shkelje, ne kërkuesve na janë shkaktuar dëme të mëdha të pariparueshme. | M. Xhaferllari |
| 13 | 28 (E) | 10.07.2026 | Ehsen Këlliçi, Deniz Këlliçi | Shfuqizimin si të papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë dhe me Konventën Evropiane për të Drejtat e Njeriut, të vendimit nr.00-2026-252, datë 28.01.2026, të Kolegjit Administrativ të Gjykatës së Lartë, dhënë në çështjen administrative me nr.31003-00348-00-2023 akti. Shfuqizimin si të papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë dhe me Konventën Evropiane për të Drejtat e Njeriut të vendimit nr.8 (86-2023-161), datë 13.02.2023, të Gjykatës Administrative të Apelit Tiranë. Dërgimin e çështjes për rishqyrtim në Gjykatën Administrative të Apelit Tiranë. | S.Beci |
| 14 | 12 (B) | 13.07.2026 | Besmir Lesaj | Konstatimi i cenimit të së drejtës për gjykim brenda afatit të arsyeshëm. | A.Vokshi |
| 15 | 21 (S) | 13.07.2026 | Sanije Gera, Zamir Gera | Shfuqizimin si të papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë të vendimeve nr. (55-2015-291) 39, datë 23.02.2016 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kukës; nr. 544, datë 17.07.2017 të Gjykatës së Apelit Shkodër dhe nr. 00-2025-525, datë 11.02.2026 të Kolegjit Civil të Gjykatës së Lartë | S. Bejtja |
| 16 | 55 (A) | 07.07.2026 | Altin Haxhiu | Shfuqizimin si të papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë, të vendimeve nr.122, datë 01.04.2025 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar; nr.143 (87-2025-210), datë 19.06.2025 të Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar; nr.00-2026-53, datë 27.01.2026 të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë (i zbardhur më datë 26.03.2026 dhe i komunikuar me email në datë 31.03.2026), arsyetimet e vendimeve (objekt të kësaj kërkese në Gjykatën Kushtetuese) janë haptazi arbitrare për shkak se janë në kundërshtim me praktikën e Gjykatës së Lartë në një rast të tillë procedure të ngjashme (vendimi nr.00-2024-1222 i vendimit (69), datë 12.03.2024 i Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë) dhe në kundërshtim të plotë me vendimin e formës së prerë të Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar nr.17 (87-2025-22), datë 22.01.2025, ndaj ato kanë cenuar të drejtën kushtetuese për zhvillimin e një gjykimi/procesi të drejtë, për shkak të mënyrës se si është shqyrtuar dhe vlerësuar nga Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), kallëzimi penal i kallëzuesit Altin Haxhiu dhe në vijim për shkak të rrëzimit të ankimeve të tij nga Gjykatat e Posaçme dhe rekursit të tij nga Gjykata e Lartë. | I.Toska |
| 17 | 19 (S) | 09.07.2026 | Skënder Vathi | Konstatimi i cenimit të së drejtës kushtetuese për proces të rregullt ligjor, të garantuar nga neni 42 i Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë dhe neni 6 i KEDNJ-së. Shfuqizimi si i papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë i vendimit nr.00-2026-88, datë 03.02.2026 i Gjykatës së Lartë. Kthimi i çështjes për rishqyrtim në Gjykatën e Lartë me një trup tjetër gjykues. | G. Ibrahimi |
| 18 | 20 (M) | 13.07.2026 | Musa Gjikola | Shfuqizimin si të papajtueshëm me Kushtetutën Republikës së Shqipërisë, të vendimeve nr.750 akti, datë 27.11.2025 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar; nr.14, datë 29.01.2026 të Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar dhe nr.00-2026-371, datë 26.03.2026 të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë. | S.Beci |
| 19 | 4 (Nj) | 03.07.2026 | Jo më pak se 1/4 e Deputetëve të Republikës së Shqipërisë | 1. Zgjidhja e mosmarrëveshjes së kompetencës ndërmjet jo më pak se një të katërtës së deputetëve dhe Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, duke përcaktuar detyrimin e Kuvendit për ngritjen e Komisionit Hetimor të Kuvendit: (i) “Për kontrollin e ligjshmërisë së veprimeve dhe mosveprimeve të Autoritetit Rrugor Shqiptar për realizimin e investimeve në infrastrukturën rrugore”; (ii) “Për kontrollin e ligjshmërisë në funksionimin e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI), për vlerësimin e sigurisë kibernetike dhe mbrojtjes së të dhënave të qytetarëve, si dhe për analizimin e rreziqeve për sigurinë kombëtare dhe detyrimet e Shqipërisë si vend i NATO-s” 2. Deklarimi i vendimit nr.57/2026 të Kuvendit të Shqipërisë “Për mosmiratimin e projektvendimit “Për ngritjen e Komisionit Hetimor për kontrollin e ligjshmërisë së veprimeve dhe mosveprimeve të Autoritetit Rrugor Shqiptar për realizimin e investimeve në infrastrukturën rrugore”, si i papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë. 3. Deklarimi i vendimit nr.58/2026 të Kuvendit të Shqipërisë “Për mosmiratimin e projektvendimit “Për ngritjen e Komisionit Hetimor për kontrollin e ligjshmërisë në funksionimin e Agjencisë Kombëtare të shoqërisë së Informacionit (AKSHI), për vlerësimin e sigurisë kibernetike dhe mbrojtjes së të dhënave të qytetarëve, si dhe për analizimin e rreziqeve për sigurinë kombëtare dhe detyrimet e Shqipërisë si vend i NATO-s”, si i papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë. | G. Ibrahimi |
| 20 | 7(P) | 13.07.2026 | Partia “Shqipëria bëhet” | 1.Pezullimin e menjëhershëm të zbatimit të Aktit Normativ nr.3, datë 06.07.2026, deri në dhënien e vendimit përfundimtar nga Gjykata Kushtetuese. 2. Shfuqizimin e Aktit Normativ nr.3, datë 06.07.2026 “Për financimin e pjesshëm të organizimit të një aktiviteti kulturor-turistik me përmasa ndërkombëtare”, si të papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë. 3. Në rast se brenda 45 ditëve sipas nenit 101 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë akti miratohet nga Parlamenti, shfuqizimin edhe të ligjit miratues si të papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë. | M. Semini |
| 21 | 29 (Sh) | 13.07.2026 | Shoqata “Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë | 1. Shfuqizimi i pikës 2 të nenit 38; i pikës 3 të nenit 42; i pikës5 të nenit 46 dhe i pikës 2 të nenit 56 të Ligjit nr.24/2026 “Për Shërbimin e Jashtëm në Republikën e Shqipërisë”. 2. Shfuqizimi i pikës 3 të nenit 68 “Aktet nënligjore” të Ligjit nr.24/2026 “për Shërbimin e Jashtëm në Republikën e Shqipërisë”, si i papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë. 3.Shfuqizimi i pjesshëm i pikës 2 të nenit 22 dhe pikës 2 të nenit 23, të Ligjit nr.24/2026 “Për shërbimin e Jashtëm në Republikën e Shqipërisë”, në pjesën ku parashikohet se “komisionet përbëhen nga diplomatë karriere me gradë personale diplomatike të lartë”, si i papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë. 4. Shfuqizimi i pikës 2 të nenit 37 “Kreu i Misionit Diplomatik”, të ligjit nr.24/2026 “Për Shërbimin e Jashtëm në Republikën e Shqipërisë”, në pjesën ku parashikohet se: “Ambasadori emërohet dhe lirohet nga Presidenti i Republikës, jo më vonë se 30 ditë pas propozimit të Kryeministrit”, si i papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë. 5. Shfuqizimi i pikës 5 të nenit 42, të ligjit nr.24/2026 “Për shërbimin e Jashtëm në Republikës e Shqipërisë”, në pjesën ku parashikohet se “ministri mund të emërojë diplomatë me gradën Ambasador ad hoc, të cilët ushtrojnë funksionet e zëvendës kreut të misionit”, si i papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë. | A.Vokshi |
| 22 | 17 (F) | 14.07.2026 | Fadil Islami | 1. Konstatimin e cenimit të së drejtës për një proces të rregullt ligjor, të së drejtës së aksesit substancial në gjykatë, të standardit të arsyetimit të vendimit gjyqësor, të së drejtës së pronës në aspektin procedural dhe të së drejtës për ankim efektiv; 2. Shfuqizimin si të papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë të vendimit nr. 00.2026-32, datë 14.01.2026, të Kolegjit Civil të Gjykatës së Lartë; 3. Shfuqizimin për aq sa lidhen me cenimet kushtetuese të konstatuara të vendimit nr. 189 (10-2017-508), datë 08.03.2017 të Gjykatës së Apelit Durrës dhe të vendimit nr. 321 (13-2016-1347), datë 07.03.2016 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan; 4. Dërgimin e çështjes për rishqyrtim në Gjykatën e Lartë me tjetër trup gjykues. | F. Papajorgji |
| 23 | 58 (A) | 14.07.2026 | Arian Braho | 1.Rihapjen e procesit në Gjykatën Kushtetuese. 2.Shfuqizimin e vendimit nr.186, datë 19.12.2022 të Kolegjit të Gjykatës Kushtetuese. 3.Shfuqizimin e vendimit nr. 00-2022-493 (99), datë 17.03.2022 të Kolegjit Administrativ të Gjykatës së Lartë, si të papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë. 4.Dërgimin e çështjes për rigjykim në Gjykatën e Lartë. | M. Semini |
| 24 | 59 (A) | 14.07.2026 | Arben Peqini, Edmond Peqini, Nexhmije Kamberi, Arjana Zemanaj, Mimoza Cfarku, Afrim Pahija, Sabah Pahija, Esma Peqini, Enkelejda Kolli, Arban Peqini, Fiqirete Tomini, Arla Alla, Besnik Alla, Ervin Alla, Bukurie Qylafku, Enver Peqini, Liljana Qyqja, Halil Bega, Luan Bega, Dhurata Plumbi, Rezarta Dushku, Adela Gjyzeli, Majlinda Metushi, Sindi Metushi, Elmant Metushi, Roland Peqini, Albiola Peqini | 1. Konstatimin e shkeljes së të drejtës së pronës private të mbrojtur nga neni 41 i Kushtetutës dhe të drejtës për një proces të rregullt ligjor të mbrojtur nga neni 42 i Kushtetutës. 2. Shfuqizimin si të papajtueshëm me Kushtetutën të vendimit nr. 00-2025-3376, datë 01.10.2025 të Gjykatës së Lartë. | S. Beci |
| 25 | 8 (P) | 14.07.2026 | Petrit Sulejmani | Shfuqizimin e vendimeve nr.9, datë 01.02.2021 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar; nr.18, datë 05.07.2021 të Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar dhe nr.00-2026-107 (24), datë 05.02.2026 të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë si të papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë. Kthimin e çështjes për rigjykim në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar | M. Xhaferllari |
| 26 | 7 (G) | 15.07.2026 | Gazmir Ngota | Shfuqizimin e vendimit nr.00-2026-357, datë 24.03.2026 të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë, si të papajtueshëm me nenet 42 dhe 142 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë dhe nenin 6 të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut. Konstatimi i cenimit të së drejtës së kërkuesit për një proces të rregullt ligjor, për një vendim të arsyetuar dhe për një kontroll gjyqësor efektiv dhe kthimin e çështjes për rishqyrtim në Gjykatën e Lartë | G. Ibrahimi |
| 27 | 19 (K) | 15.07.2026 | Kujtim Doku | Shfuqizimin në papajtueshmëri me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë të vendimeve nr.1133(86-2026-1274), datë 23.04.2026 të Gjykatës Administrative të Apelit; nr.00-2024-2741(283), datë 27.06.2024 të Kolegjit Administrativ të Gjykatës së Lartë dhe vendimit unifikues nr.3, datë 24.11.2016 të Kolegjeve të Bashkuara të Gjykatës së Lartë. | M. Xhaferllari |
| 28 | 31 (Sh) | 16.07.2026 | Shoqëria “Vlora Internacional Aeroport-VIA” sh.p.k. Shoqëria “2 A Group” | 1.Shfuqizimi si i papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë i vendimit nr. 00-2026-2636 (338), datë 26.05.2026 i Kolegjit Civil të Gjykatës së Lartë. 2. Dërgimi i çështjes për rigjykim në Kolegjin Civil të Gjykatës së Lartë. 3.Pezullimi i ekzekutimit të vendimit nr.00-2026-2636 (338), datë 26.05.2026 të Kolegjit Civil të Gjykatës së Lartë. 4. Shqyrtimi i çështjes me përparësi. | S. Bejtja |
| 29 | 30 (S) | 16.07.2026 | Shoqata “Diaspora për Shqipërinë e Lirë” | Shfuqizimin si të papajtueshëm me Kushtetutën të Aktit Normativ nr. 3, datë 06.07.2026, "Për financimin e pjesshëm të organizimit të një aktiviteti kulturor-turistik me përmasa ndërkombëtare. 2.Pezullimin e menjëhershëm të zbatimit të Aktit Normativ nr. 3, datë 06.07.2026, deri në dhënien e vendimit përfundimtar nga Gjykata Kushtetuese. 3. Pezullimin e çdo veprimi zbatues që buron prej këtij akti, përshirë, por pa u kufizuar në: nënshkrimin ose zbatimin e marrëveshjes me kompaninë organizatore; disbursimin e fondit; kryerjen e pagesave; transferimin e shumës 400 000 000 lekë; si dhe çdo veprim tjetër financiar, kontraktor apo administrativ që synon zbatimin e aktit objekt shqyrtimi. 4. Në rast se fondet janë disbursuar pjesërisht ose plotësisht deri në momentin e shqyrtimit të kësaj kërkese, konstatimin e papajtueshmërisë së Aktit Normativ nr. 3, datë 06.07.2026, me Kushtetutën, si dhe përcaktimin e pasojave kushtetuese dhe juridike të këtij konstatimi, sipas kompetencës së Gjykatës Kushtetuese. | S. Beci |
| 30 | 1 (Rr) | 17.07.2026 | Rrezarta Mezini | Shfuqizimin e vendimit të Kolegjit Administrativ të Gjykatës së Lartë nr.00-2026-132, datë 22.01.2026 dhe kthimin e çështjes për rigjykim në këtë gjykatë me tjetër trup gjykues | A.Vokshi |
| 31 | 10 (R) | 20.07.2026 | Rinard Tata alias Federik Tota) | Shfuqizimin si të papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë të vendimit nr. 00-2025-1218, datë 17.07.2025 të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë dhe dërgimin për rigjykim në Gjykatën e Lartë me tjetër trup gjykues. | M. Semini |
| 32 | 8 (G) | 20.07.2026 | Gëzim Sinani | Shfuqizimin si të papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë të vendimeve nr.00-2026-2022, datë 20.05.2026 Kolegjit Administrativ të Gjykatës së Lartë; nr.1641, datë 30.05.2019 të Gjykatës Administrative të Apelit dhe nr. 241(80-2017-255), datë 01.02.2017 të Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Tiranë. | S. Bejtja |
| 33 | 8 (N) | 21.07.2026 | Nazif Jolldashi, Përparim Kozica (Pari Papa) | Shfuqizimin si të papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë të vendimit nr.227, datë 10.04.2013 të Gjykatës së Apelit Korçë dhe të vendimit nr.00-2022-723, datë 14.02.2022 të Kolegjit Civil të Gjykatës së Lartë (mospranim rekursi) që për objekt gjykimi kanë patur pavlefshmërinë absolute të aktit të regjistrimit të pasurisë. | G. Ibrahimi |
| 34 | 13(V) | 21.07.2026 | Vasillaq Shkurti | Shfuqizimin si të papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë të vendimit nr.00-2025-4123, datë 18.11.2025 të Kolegjit Civil të Gjykatës së Lartë. | I. Toska |
| 35 | 2 (Z) | 21.07.2026 | Zyni Fyraj | Shfuqizimin si i papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë të vendime nr. 216, datë 20.07.2020 i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier; nr. 09, datë 28.01.2021 të Gjykatës së Apelit dhe nr. 00-2024-1714, datë 22.10.2024 së Gjykatës së Lartë. | A. Vokshi |
| 36 | 21(M) | 22.07.2026 | Medhat Elmanzalawy | Shfuqizimin si të papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë të vendimit nr.00-2026-894, datë 12.03.2026 të Kolegjit Civil të Gjykatës së Lartë dhe kthimin e çështjes për rigjykim në Gjykatën e Lartë, me trupë tjetër gjykuese. | F. Papajorgji |
| 37 | 61 (A) | 22.07.2026 | Aleksandra Spaho (Hamati) | Shpalljen antikushtetues të vendimeve nr.41-2019-4222(613), datë 04.12.2019 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Korçë; nr.30-2023-3766(1176), datë 10.07.2023 të Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm dhe nr.00-2025-1937, datë 09.12.2025 të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë. | M. Xhaferllari |
| 38 | 22 (S) | 22.07.2026 | Serxho Gjeçi | 1. Shfuqizimin si të papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë, në pjesën që i përket ankuesit individual Serxho Gjeçi, të vendimit nr. 00-2026-287, datë 12,03,2026 të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë, me të cilin është vendosur mospranimi i rekursit të tij kundër vendimit të Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm. 2. Dërgimin e çështjes për rishqyrtim në Gjykatën e Lartë, me qëllim shqyrtimin efektiv dhe të arsyeshëm të shkaqeve të rekursit të paraqitur nga ankuesi individuale, në përputhje me standardet kushtetuese të procesit të rregullt ligjor, të aksesit efektiv në gjykatë dhe të dhe të vendimit gjyqësor të arsyetuar. 3. Në alternativë, në rast se Gjykata Kushtetuese çmon se cenimi kushtetues buron drejtpërdrejtnga vendimmarrja e Gjykatës së Apelit dhe nuk mund të riparohet vetëm nëpërmjet rishqyrtimit të çështjes nga Gjykata e Lartë, shfuqizimin, në pjesën që i përket ankuesit Serxho Gjeçi edhe të vendimit nr. 2210/30/2024/7251, datë 09.01.2024, të Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranëkrahas vendimit të Gjykatës së Lartëdhe dërgimin e çështjes për rishqyrtim pranë kësaj gjykate. | S. Beci |
| 39 | 17 (L) | 22.07.2026 | Ludjan Zaimi | 1. Shfuqizimi i pikës 2 të nenit 403 të Kodit të Procedurës Penale, si të papajtueshme me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë. 1.1. Shfuqizimin si të papajtueshëm me Kushtetutën të vendimeve nr.112, datë 25.01.2024 të Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm dhe nr. 00-2025-1986 (303), datë 16.12.2025 të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë. 1.2. Dërgimin e çështjes për rigjykim në Gjykatën e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm. Ose në alternative: 1. Shfuqizimin si të papajtueshëm me Kushtetutën të vendimeve nr.112, datë 25.01.2024 të Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm dhe nr. 00-2025-1986 (303), datë 16.12.2025 të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë. 2. Dërgimin e çështjes për rigjykim në Gjykatën e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm ose në Kolegjin Penal të Gjykatës së Lartë | M. Semini |
| 40 | 13(D) | 23.07.2026 | Dedë Nika | Konstatimi i cenimit të së drejtës për një proces të rregullt ligjor. Shfuqizimin e vendimeve nr. 2727 (30-2024-9192), datë 10.12.2024 të Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë dhe n. 00-2026-299, datë 12.03.2026 të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë si të papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë. Kthimi i çështjes për rigjykim në Gjykatën e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë. | S. Bejtja |
| 41 | 3 (Q) | 23.07.2026 | Qani Kajo | Shfuqizimin si të papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë të vendimeve nr. 2619 (86-2018-2922), datë 26.06.2018 të Gjykatës Administrative të Apelit; nr. 00-2026-115, datë 21.01.2026 të Kolegjit Administrativ të Gjykatës së Lartë dhe nr. 3, datë 24.11.2016 të Kolegjeve të Bashkuara të Gjykatës së Lartë. | G. Ibrahimi |
| 42 | 32 (Sh) | 23.07.2026 | Shkolla e Lartë Universitare Jopublike “Medikadent”, sh.p.k | Shfuqizimin e vendimit nr.00-2018-3597, datë 22.10.2025 të Kolegjit Administrativ të Gjykatës së Lartë. Kthimi i çështjes për rishqyrtim në Gjykatë të Lartë. | I. Toska |
| 43 | 20 (K) | 24.07.2026 | Klajdi Allmuça | Shfuqizimin si të papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë të vendimit nr. 00-2025-4391, datë 02.12.2025 të Gjykatës së Lartë. | A. Vokshi |
| 44 | 11 (H) | 27.07.2026 | Hafet Gjino | Shfuqizimin si të papajtueshëm me Kushtetutën, i vendimit nr.00-2026-2226 (114), datë 26.02.2026 të Kolegjit Civil të Gjykatës së Lartë, me objekt: rishikimin e vendimit nr. 1098, datë 07.07.2005 të Gjykatës së Lartë | M. Xhaferllari |
| 45 | 9(G) | 27.07.2026 | Genc Pjetri | 1.Konstatimin e shkeljes së të drejtave dhe lirive themelore kushtetuese të kërkuesit Genc Pjetri, të parashikuara nga nenet 30, 31, 42, 43 dhe 142/1 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, si dhe nga neni 6 (paragrafët 1, 2 dhe 3/c) i Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut. 2. Shfuqizimin, si të papajtueshëm me Kushtetutën, të vendimeve nr.00-2025-1789 (vendimi nr.276), datë 20.11.2025, të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë dhe nr.162 (30-2024-956), datë 01.02.2024, të Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Pergjithshëm, për pjesën që i përket kërkuesit Genc Pjetri. 3.Kthimin e çështjes penale nr.51071-00726-00-2024 (Regj.Themeltar) për rishqyrtim, sipas parashikimeve të nenit 21, pika 1, gërma "c" të ligjit nr.8577, datë 10.02.2000, “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë” (i ndryshuar), me detyrimin që rigjykimi të zhvillohet në gjykatën kompetente të Shkallës së Parë, me qëllim që kërkuesi të gëzojë realisht dhe efektivisht të gjitha të drejtat procedurale që i njeh Kodi i Procedurës Penale një të pandehuri të pranishëm që në fillim të procesit, përfshirë të drejtën për të kerkuar gjykim të shkurtuar sipas neneve 403-406 të Kodit të Procedurës Penale. | S. Beci |
| 46 | 62 (A) | 27.07.2026 | Alqi Papajani | Shfuqizimi i vendimit nr.00-2025-1686, datë 07.05.2025 i Kolegjit Civil të Gjykatës së Lartë, si i papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë. Konstatimin e cenimit të së drejtës së pronësisë dhe të drejtës për proces të rregullt ligjor. | G. Ibrahimi |
| 47 | 63 (A) | 27.07.2026 | Adriatik Sallahu | Shfuqizimin si të papajtueshme me Kushtetutën, të vendimit nr.1120, datë 09.04.2026 të Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë. Konstatimin e shkeljes së afatit të arsyeshëm të Gjykatës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë. | A. Vokshi |
| 48 | 23 (S) | 28.07.2026 | Skerdian Hamaj | Shfuqizimin si të papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë dhe me Konventën Evropiane për të Drejtat e Njeriut (KEDNJ) të vendimeve nr.4033, datë 12.11.2018 të Gjykatës Administrative të Apelit Tiranë; nr.00-2025-3632, datë 23.10.2025 të Kolegjit Administrativ të Gjykatës së Lartë, me të cilin është vendosur mospranimi i rekursit dhe në lidhje të ngushtë funskionale, edhe të pjesëve përkatëse të vendimit nr.3959, datë 14.05.2010 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë dhe të vendimit nr.2815, datë 22.12.2011 të Gjykatës së Apelit Tiranë, në pjesën ku këto akte kanë sanksionuar ose lejuar vazhdimin e cenimit të pretenduar; kthimi i çështjes për rigjykim, me detyrimin për zbatimin e standarteve kushtetuese e konventore të trajtuara me këtë kërkesë. | M. Xhaferllari |
| 49 | 64 (A) | 31.07.2026 | Alide Jareci I(Petrela), Flutura Petrela, Edvar Agalliu, Aida Visari, Ema Strazimiri, Genci Jasa, Elira Gjata, Ani Jasa | Konstatimi i cenimit të së drejtës kushtetuese të kërkuese për një proces të rregullt ligjor, të garantuar nga nenet 4, 41, 42 dhe 43 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, si dhe nga neni 6 i Konventës Evropian për të Drejtat e Njeriut dhe neni 1 i Protokollit nr. 1 të saj. Shfuqizimi i vendimit nr. 00-2026, të Kolegjit administrativ të Gjykatës se Lartë, si të papajtueshëm me Kushtetutën. Dergimin e çështjes për rishqyrtim në Kolegjin Administrativ të Gjykatës së Larte, me detyrimin për të respektuar standardet kushtetuese të përcaktuara në vendimin e Gjykatës Kushtetuese, në përputhje me nenin 132 te Kushtetutës dhe ligjin nr. 8577, datë 10.02.2000, “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese te Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar. Pezullimin e efekteve juridike të vendimit nr. 00-2026-312 (56), datë 29.01.2026, të Kolegjit Administrativ të Gjykatës së Lartë | S. Beci |
| 50 | 60 (A) | 20.07.2026 | Altin Haxhiu | Shfuqizimin si të papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë, të vendimeve nr.282, datë 17.06.2025 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar; nr.202 (87-2025-306), datë 17.09.2025 të Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar; nr.00-2025-1861, datë 02.12.2025 të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë (i zbardhur më datë 27.03.2026 dhe i komunikuar me email në datë 01.04.2026), arsyetimet e vendimeve (objekt të kësaj kërkese në Gjykatën Kushtetuese) janë haptazi arbitrare për shkak se janë në kundërshtim me praktikën e Gjykatës së Lartë në një rast të tillë procedure të ngjashme (vendimi nr.00-2024-1222 i vendimit (69), datë 12.03.2024 i Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë) dhe në kundërshtim të plotë me vendimin e formës së prerë të Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar nr.78 (87-2025-107), datë 03.04.2025, ndaj ato kanë cenuar të drejtën kushtetuese për zhvillimin e një gjykimi/procesi të drejtë, për shkak të mënyrës se si është shqyrtuar dhe vlerësuar nga Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), kallëzimi penal i kallëzuesit Altin Haxhiu dhe në vijim për shkak të rrëzimit të ankimeve të tij nga Gjykatat e Posaçme dhe rekursit të tij nga Gjykata e Lartë. | A. Vokshi |
| 51 | 29 (E) | 22.07.2026 | Esat Mehmeti | Shfuqizimin si antikushtetues te vendimeve nr.00-2026-107(24), datë 05.02.2026 të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë; nr.18, datë 05.07.2021 të Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar dhe nr.9, datë 01.02.2021 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar. | F. Papajorgji |
| 52 | 22 (M) | 27.07.2026 | Marsela Çiça | Shfuqizimin si të papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë të vendimeve nr.00-2026-133, datë 10.02.2026 të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë; nr.211(87-2024-305), datë 23.10.2024 të Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar dhe nr.5, datë 07.02.2024 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar. | M. Xhaferllari |
| 53 | 10 (G) | 29.07.2026 | Gazmir Kosiqi | Shfuqizimin si antikushtetues të vendimeve nr.13, datë 21.02.2022 të Gjykatës së Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar; nr.147, datë 10.10.2022 të Gjykatës së Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar dhe nr. 00-2025-1771, datë 10.11.2025 të Gjykatës së Lartë. Kthimin e çështjes për rigjykim në Gjykatën e Lartë, duke orientuar Gjykatën e Lartë në zbatimin e ligjit dhe rrëzimin e kërkesës së prokurorisë. Pezullimin e zbatimit të vendimit nr.13, datë 21.02.2022 të Gjykatës së Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, lënë në fuqi me vendimin nr.147, datë 10.10.2022 të Gjykatës së Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar dhe vendimin nr.00-2025-1771, datë 10.11.2025 të Gjykatës së Lartë. Deklarimin si antikushtetues të aktit normativ nr.1, datë 31.01.2020 “Për masat parandaluese në kuadër të forcimit të luftës kundër terrorizmit, krimit të organizuar, krimeve të rënda dhe konsolidimit të rendit e sigursë publike. | S. Beci |
| 54 | 18 (F) | 29.07.2026 | Florenc Çapia, Ardjan Çopja | Shfuqizimin si të papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë të vendimeve nr.00-2026-134 (21), datë 05.02.2026 të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë; nr. 47 (87-2023-253), datë 15.11.2023 të Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar dhe nr. 24, datë 19.04.2023 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar dhe dërgimin për rigjykim në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar. | M. Semini |
| 55 | 9 (O) | 31.07.2026 | Orgest Bilbili | Shfuqizimin si të papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë, në kuptim të nenit 131/f, i vendimeve gjyqësore që kanë cenuar të drejtat dhe liritë themelore të kërkuesve, konkretisht: 1. Vendimit nr.4, datë 25.01.2022 i Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar; 2. Vendimit nr.15, datë 20.03.2023 i Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar; 3. Vendimit nr.00-2025-1775 (278), datë 20.11.2025 i Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë | A. Vokshi |
| 56 | 10 (Gj) | 20.07.2026 | Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar | Shfuqizimin e togfjalëshit “në gjykatën e apelit” në pikën 9 dhe “e apelit” në pikën 10 të nenit 249 të Kodit të Procedurës Penale, pasi vjen në kundërshtim me pikën 1 të nenit 135 të lidhur me pikën 3 të nenit 43 të Kushtetutës | I. Toska |
| 57 | 5 (Nj) | 29.07.2026 | Jo më pak se 1/5 e Deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë | 1.Shfuqizimi i ligjit nr.91/2026, datë 27.07.2026 “Për ratifikimin e marrëveshjes së huas direkte, ndërmjet Republikës së Shqipërisë, përfaqësuar nga Ministria e Financave, dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, përfaqësuar nga Agjencia e Bashkëpunimit për Sigurine e Mbrojtjes (DSCA), në kuadër të financimit të jashtëm ushtarak (FMF)”, si i papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë. 2. Pezullimi i zbatimit të ligjit nr.91/2026, datë 27.07.2026 derisa vendimi përfundimtar i Gjykatës Kushtetuese të hyjë në fuqi. | S. Bejtja |
| 58 | 11 (R) | 31.07.2026 | Rozeta Ivanova | 1.Përcaktimi i statusit juridik të munguar, i garancive kushtetuese dhe ligjore në aktin normativ të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë vendimi nr. 62/2021, datë 07.07.2021 “Për përzgjedhjen e kandidatëve, për anëtarë zëvendësues për pozicionin Komisioner të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe Komisionerit Publik”. 2.Shfuqizimi si i papajtueshëm me Kushtetuetën e Republikës së Shqipërisë i projektvendimit të Kuvendit të Shqipërisë “Për zgjedhjen e Komisionerit për Mbrojtjen nga Diskriminimi”, i votuar në seancën plenare datë 7 Maj 2026, pas procedurës së ndjekur nga Komisioni për të Drejtat e Njeriut dhe Mjetet e Informimit Publik. Si procedurë në shkelje të Rregullores së Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, Kushtetutës, Ligjit nr. 10221, datë 4.2.2010 “Për mbrojtjen nga diskriminimi” dhe akteve ndërkombëtare në fushën e lirive dhe të drejtave të njeriut. | M. Semini |
