Vendime moskalimi të muajit Tetor 2026
NJOFTIME MBI VENDIMMARRJEN E GJYKATËS KUSHTEUTESE GJATË MUAJIT TETOR 2026
Vendimi i moskalimit do të publikohet në faqen zyrtare të Gjykatës, si dhe do u dërgohet kërkuesit/ve i arsyetuar brenda afateve ligjore të parashikuara nga ligji nr. 8577, datë 10.02.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar dhe nga Rregullorja për Procedurat Gjyqësore të Gjykatës Kushtetuese.
| Nr. | KËRKUES | NUMËR/DATË REGJISTRI THEMELTAR | OBJEKTI | DATA E VENDIMMARRJES | DISPOZITIVI |
|---|---|---|---|---|---|
| 1 | Shoqëria “Doçi-Kijov” sh.p.k. | Nr.10 (D) 2026 Regj.Them, datë 08.06.2026 | Shfuqizimin si të papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë të vendimit nr.00-2025-4058, datë 10.11.2025 të Kolegjit Administrativ të Gjykatës së Lartë dhe dërgimin për gjykim në Kolegjin Administrativ të Gjykatës së Lartë. | 02.10.2026 | Moskalimin e çështjes për shqyrtim në seancë plenare. |
| 2 | Rolandi Demko | Nr.9 (R) 2026 Regj.Them, datë 10.06.2026 | Shfuqizimin si të papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë të vendimeve nr.41-2015-781 (389), datë 25.02.2015 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Korçë; nr. 319, datë 05.11.2015 të Gjykatës së Apelit dhe nr. 00-2023-2498, datë 14.06.2023 të Gjykatës së Lartë. | 02.10.2026 | Moskalimin e çështjes për shqyrtim në seancë plenare. |
| 3 | Spartak Qirjaqi | Nr.15 (S) 2026 Regj.Them, datë 09.06.2026 | Shfuqizimin si antikushtetues të vendimeve nr. (11-2023-67220) 608, datë 11.12.2023 të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës; nr. 2315, datë 22.10.2024 të Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm dhe nr. 00-2026-278, datë 10.03.2026 të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë. | 02.10.2026 | Moskalimin e çështjes për shqyrtim në seancë plenare. |
| 4 | Ahmet Bega | Nr.47 (A) 2026 Regj.Them, datë 05.06.2026 | Shfuqizimin si të papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë të vendimit nr.00-2025-1970, datë 22.05.2025 të Kolegjit Administrativ të Gjykatës së Lartë. Kthimin e çështjes për rigjykim pranë Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Tiranë. | 02.10.2026 | Moskalimin e çështjes për shqyrtim në seancë plenare. |
| 5 | Pal Marku, Ardiana Marku | Nr.6 (P) 2026 Regj.Them, datë 30.06.2026 | Shfuqizimin e vendimeve nr.1212, datë 22.09.2014 të Gjykatës së Apelit Shkodër dhe nr. 00-2021-643, datë 29.04.2021 të Kolegjit Civil të Gjykatës së Lartë si të papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë | 05.10.2026 | Moskalimin e çështjes për shqyrtim në seancë plenare. |
| 6 | Kujtim Doku | Nr.19 (K) 2026 Regj.Them, datë 15.07.2026 | Shfuqizimin në papajtueshmëri me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë të vendimeve nr.1133(86-2026-1274), datë 23.04.2026 të Gjykatës Administrative të Apelit; nr.00-2024-2741(283), datë 27.06.2024 të Kolegjit Administrativ të Gjykatës së Lartë dhe vendimit unifikues nr.3, datë 24.11.2016 të Kolegjeve të Bashkuara të Gjykatës së Lartë. | 06.10.2026 | Moskalimin e çështjes për shqyrtim në seancë plenare. |
| 7 | Altin Haxhiu | Nr.55 (A) 2026 Regj.Them, datë 07.07.2026 | Shfuqizimin si të papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë, të vendimeve nr.122, datë 01.04.2025 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar; nr.143 (87-2025-210), datë 19.06.2025 të Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar; nr.00-2026-53, datë 27.01.2026 të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë (i zbardhur më datë 26.03.2026 dhe i komunikuar me email në datë 31.03.2026), arsyetimet e vendimeve (objekt të kësaj kërkese në Gjykatën Kushtetuese) janë haptazi arbitrare për shkak se janë në kundërshtim me praktikën e Gjykatës së Lartë në një rast të tillë procedure të ngjashme (vendimi nr.00-2024-1222 i vendimit (69), datë 12.03.2024 i Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë) dhe në kundërshtim të plotë me vendimin e formës së prerë të Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar nr.17 (87-2025-22), datë 22.01.2025, ndaj ato kanë cenuar të drejtën kushtetuese për zhvillimin e një gjykimi/procesi të drejtë, për shkak të mënyrës se si është shqyrtuar dhe vlerësuar nga Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), kallëzimi penal i kallëzuesit Altin Haxhiu dhe në vijim për shkak të rrëzimit të ankimeve të tij nga Gjykatat e Posaçme dhe rekursit të tij nga Gjykata e Lartë. | 06.10.2026 | Moskalimin e çështjes për shqyrtim në seancë plenare. |
| 8 | Shoqëria “Fibernet” sh.p.k. | Nr.26 (Sh) 2026 Regj.Them, datë 05.06.2026 | “Shfuqizimin e vendimeve nr.00-2025-4425, datë 17.12.2025 të Kolegjit Administrativ të Gjykatës së Lartë; nr.1435, datë 05.04.2018 të Gjykatës Administrative të Apelit dhe nr. 6450 (80-2015-4572), datë 21.12.2015 të Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Tiranë si të papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë. Konstatimin e cenimit të së drejtës për proces të rregullt ligjor, së drejtës për kontroll efektiv gjyqësor; lirisë ekonomike; të drejtës së pronës, parimit të proporcionalitetit, sigurisë juridike, lirisë së shprehjes dhe komunikimit dhe të drejtës për mjet juridik efektiv. Kthimin e çështjes për rishqyrtim në përputhje me standardet kushtetuese dhe konvencionale. Çdo masë tjetër të nevojshme për rivendosjen e rendit kushtetues dhe mbrojtjen efektive të të drejtave themelore të kërkuesit. | 06.10.2026 | Moskalimin e çështjes për shqyrtim në seancë plenare |
| 9 | Fatos Dusha | Nr.14 (F) 2026 Regj.Them, datë 22.06.2026 | Shfuqizimin e vendimeve nr. 6, datë 16.01.2023 të Gjykatës së Posaçme së Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar; nr. 46, datë 07.11.2023 të Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar dhe nr. 265, datë 26.02.2026 i Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë. Prishjen të vendimeve të sipërcituara për shkelje të rënda të dispozitave kushtetuese që kanë të bëjnë me të drejtat e njeriut dhe procesin penal dhe për proces të parregullt ligjor të lidhura me Konventën Evropiane për të Drejtat e Njeriut. | 07.10.2026 | Moskalimin e çështjes për shqyrtim në seancë plenare. |
| 10 | Vasillaq Shkurti | Nr.13 (V) 2026 Regj.Them, datë 21.07.2026 | Shfuqizimin si të papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë të vendimit nr.00-2025-4123, datë 18.11.2025 të Kolegjit Civil të Gjykatës së Lartë. | 12.10.2026 | Moskalimin e çështjes për shqyrtim në seancë plenare. |
| 11 | Diana Kademi, Sute Kademi | Nr.16 (D) 2026 Regj.Them, datë 11.09.2026 | Saktësimi dhe korrigjimi i pasaktësive të dukshme në vendimin nr.68, datë 04.06.2026 të Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë, shpallur më datë 11.06.2026 dhe botuar në Fletoren Zyrtare nr.128, datë 19.06.2026 | 12.10.2026 | Moskalimin e çështjes për shqyrtim në seancë plenare. |
| 12 | Agim Azisllari, Mimoza Azisllari | Nr.57 (A) 2026 Regj.Them, datë 09.07.2026 | Shfuqizimi si antikushtetues i vendimit gjyqësor nr.546, datë 26.11.2025, i Kolegjit Civil të Gjykatës së Lartë (Dhomë Këshillimi), për të cilin jemi vënë në dijeni në datën 02.03.2026. Ky vendim haptazi antiligjor, me shkelje të parimeve të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut. Nga këto shkelje, ne kërkuesve na janë shkaktuar dëme të mëdha të pariparueshme. | 12.10.2026 | Moskalimin e çështjes për shqyrtim në seancë plenare |
| 13 | Valentina Teodoresku | Nr.12 (V) 2026 Regj.Them, datë 25.06.2026 | 1.Shfuqizimin si të papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë i vendimit nr. 17, datë 23.04.2010, i cili është botuar në fletoren zyrtare nr. 56, datë 13.05.2010, sjell efekte juridike nga data e hyrjes së tij në fuqi, ky ligj thotë prapavepruese. 2. Shfuqizimin e vendimit nr. 1793, datë 22.02.2013 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për mos respektim të vendimit të Gjykatës së Apelit Tiranë me nr. 481, datë 06.03.2012, me relator Agron Papajani që prish vendimin e Arjan Aliaj me nr. 1771, datë 09.03.2011 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, e rrëzoi dhe la detyra për trupin tjetër gjykues që do ta rigjykonte, znj. Farije nuk i ka marrë parasysh po ka dhënë prap po të njëjtin vendim. 3. Shfuqizimin e vendimit nr. 1458, datë 19.06.2015 të Gjykatës Administrative e Apelit, me relatore Alkeina Gazidede; nr. 00-2023-1764, që la në fuqi po këtë vendim duke ndryshuar objektin e padisë, pa patur parasysh vërejtjet e apelit Tiranë. 4. Shfuqizimin e vendimit nr. 00-2023-1764, datë 11.04.2023 të Gjykatës së Lartë, si i njëjti me të gjykatave të më sipërme. | 12.10.2026 | Moskalimin e çështjes për shqyrtim në seancë plenare |
| 14 | Klement Çala, Eldi Çala | Nr.17 (K) 2026 Regj.Them, datë 17.06.2026 | Shfuqizimin si të papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë të vendimit nr. 1466, datë 30.09.2025 të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë | 12.10.2026 | Moskalimin e çështjes për shqyrtim në seancë plenare |
| 15 | Aleksandër Laho | Nr.52 (A) 2026 Regj.Them, datë 17.06.2026 | Shfuqizimi i vendimit nr.00-2026-352, datë 10.03.2026 të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë si i papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë dhe dërgimin e çështjes për rigjykim në seancë gjyqësore pranë këtij kolegji. | 12.10.2026 | Moskalimin e çështjes për shqyrtim në seancë plenare |
| 16 | Fluturak Sejdarasi | Nr.12 (F) 2026 Regj.Them, datë 12.06.2026 | “Shfuqizimin e vendimeve nr. 00-2025-2929, datë 23.07.2025 të Kolegjit Civil të Gjykatës së Lartë dhe nr.2267, datë 12.11.2015 të Gjykatës së Apelit Tiranë si të papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë. Dërgimin e çështjes për rigjykim pranë Gjykatës së Lartë (ose Gjykatës së Apelit)” | 12.10.2026 | Moskalimin e çështjes për shqyrtim në seancë plenare |
| 17 | Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë | Nr.9 (Gj) 2026 Regj.Them, datë 17.06.2026 | Shfuqizimin si antikushtetues të nenit 450, pika “1”, shkronja “d”, “dh”, “e” të Kodit të Procedurës Penale, siç është interpretuar me Vendimin Njësues datë 22.01.2026 të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë, në pjesën kur nuk parashikon se “është antikushtetues në pjesën dhe në masën ku nuk parashikojnë se “pas pranimit të kërkesës për rishikim dhe pezullimit të ekzekutimit të dënimit të formës së prerë, gjykata e rigjykimit mund të caktojë një masë të re sigurimi personal, afatet e paraburgimit të së cilës fillojnë nga çasti i dhënies së këtij vendimi të ri”, sepse këto dispozita passjellin kalimin e të dënuarit në statusin e të pandehurit nën efektin prapaveprues të afateve të paraburgimit të filluara që nga data e caktimit të masës në mungesë | 13.10.2026 | Moskalimin e çështjes për shqyrtim në seancë plenare. |
| 18 | Sterjo Pleqi | Nr.20 (S) 2026 Regj.Them, datë 09.07.2026.2026 | Shfuqizimin si të papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë të vendimit nr.00-2026-371, datë 04.02.2026 të Kolegjit Administrativ të Gjykatës së Lartë (dhomë këshillimi) publikuar në faqen zyrtare sipas vërtetimit të Gjykatës së Lartë në datë 23.02.2026. | 14.10.2026 | Moskalimin e çështjes për shqyrtim në seancë plenare. |
| 19 | Fatjon Vishka | Nr.10 (F) 2026 Regj.Them, datë 01.06.2026 | Shfuqizimin si antikushtetues të vendimeve nr. 160, datë 16.05.2019 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Dibër “Për dërgimin e çështjes në gjyq”; nr. 13, datë 24.01.2023 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Dibër; nr. 1531 (30-2023-5489), datë 10.10.2023 të Gjykatës së Apelit Tiranë dhe nr. 00-2026-34, datë 20.01.2026 të Gjykatës së Lartë. Kthimin e çështjes për rigjykim në seancë paraprake në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër me tjetër trup gjykues. | 19.10.2026 | Moskalimin e çështjes për shqyrtim në seancë plenare. |
| 20 | Sose Buçpapaj | Nr.16 (S) 2026 Regj.Them, datë 29.06.2026 | Shfuqizimi si të papajtueshëm me Kushtetutën të vendimit nr. 400 datë 22.11.2023 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Pare për Korrupsion dhe Krimin e Organizuar; Urdhër nr. 07, datë 30.01.2024 të Gjykatë së Apelit për Korrupsion dhe Krim të Organizuar; Vendimin nr. 28, datë 08.02.2024 e Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsion dhe Krimit të Organizuar; Vendimit, datë 03.2.2026 të Gjykatës së Lartë dhe vendimit nr. 125, datë. 29.1.2026 të Gjykatës së Lartë. Konstatimin e cenimit të së drejtës për një proces të rregullt ligjor gjatë gjykimit hetimit në Gjykatën e Shkallës së Parë për Korrupsion dhe Krimin e Organizuar, në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsion dhe Krimin e Organizuar dhe në Gjykatën e Lartë. 1) Cenimi i të drejtës për respektimin e dispozitave proceduriale si në hetim dhe gjykim. 2) Cenimi i të drejtës për t'u gjykuar nga një Gjykatë e paanshme e të drejtës për t'u dëgjuar. 3) Cenimi i aksesit në gjykatë.4) Cenimi i të drejtës të mbrojtjes efektive. 5) Cenimin e barazisë së armëve dhe kontradiktoritetit. 6) Cenimin e standardit të arsyetimit të vendimit gjyqësor. 7) Cenimi i parimit të barazisë përpara ligjit. 8) Cenimi i parimit të mosdiskriminimit dhe mosridëmtimit. 9) Cenimi i pozitës dhe i figurës në vendime dhe akte dhe sjellje që diskretitojnë figurën e gjyqtarit dhe prokurorit. 10) Cenimi i standardit të sigurisë juridike. 11) Kthimin e çështjes për hetim në Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. | 20.10.2026 | Moskalimin e çështjes për shqyrtim në seancë plenare. |
| 21 | Margarita Guralumi | Nr.15 (M) 2026 Regj.Them, datë 10.06.2026 | Shfuqizimin si të papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë të vendimeve nr.1864, datë 08.09.2022 të Kolegjit Administrativ të Gjykatës së Lartë, nr.2040 datë 30.09.2015 të Gjykatës Administrative të Apelit Tiranë, nr.175, datë 15.04.2013 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Krujë dhe nr.1853, datë 13.10.2010 të Gjykatës së Apelit Tiranë. 2. Dërgimin e çështjes për rishqyrtim në Gjykatën e Lartë (ose në gjykatën kompetente që do të vlerësohet), me qëllim rivendosjen e të drejtave të shkelura kushtetuese të kërkueses në përputhje me standardet e përcaktuara në vendimin e Gjykatës Kushtetuese | 20.10.2026 | Moskalimin e çështjes për shqyrtim në seancë plenare. |
| 22 | Demir Dollani | Nr.11 (D) 2026 Regj.Them, datë 22.06.2026 | Shfuqizimin si të papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë të vendimeve nr.3612, datë 08.04.2013 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë; nr.2314, datë 10.09.2019 të Gjykatës Administrative të Apelit; nr. 00-2026-98, datë 21.01.2026 të Kolegjit Administrativ të Gjykatës së Lartë dhe nr.3, datë 24.11.2016 të Kolegjeve të Bashkuara të Gjykatës së Lartë | 20.10.2026 | Moskalimin e çështjes për shqyrtim në seancë plenare. |
| 23 | Dedë Nika | Nr.13 (D) 2026 Regj.Them, datë 23.07.2026 | Konstatimi i cenimit të së drejtës për një proces të rregullt ligjor. Shfuqizimin e vendimeve nr. 2727 (30-2024-9192), datë 10.12.2024 të Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë dhe nr.00-2026-299, datë 12.03.2026 të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë si të papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë. Kthimi i çështjes për rigjykim në Gjykatën e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë. | 20.10.2026 | Moskalimin e çështjes për shqyrtim në seancë plenare. |
| 24 | Edmond Alliu, Ermal Kasmi, Naile Kasmi, Hajrie Kasmi, Mustafa Kasmi, Irina Kasmi, Hasan Kasmi | Nr.26 (E) 2026 Regj.Them, datë 29.06.2026 | Shfuqizimin si të papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë të vendimit nr. 00-2025-3740, datë 28.10.2025 të Gjykatës së Lartë. 2. Shfuqizimin si të papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë të vendimit nr. 647, datë 20.03.2015 të Gjykatës së Apelit Tiranë. 3. Kthimin e çështjes për gjykim në Gjykatën e Apelit ose në alternativë në Gjykatën e Shkallës së Parë, për (i) të saktësuar ndërgjyqësinë; (ii) të saktësuar objektin e kërkimit të palëve dhe (iii) shqyrtuar pretendimet për vendndodhjen faktike të pasurive objekt konflikti; (iv) verifikimin e objektit të kërkimit të subjekteve të interesuara në themel (meritë) të çështjes në kushtet e pavlefshmërisë së një vendimi gjykate apo veprimi juridik si dhe (v) realizuar të drejtën për tu dëgjuar të palëve kërkesë në këtë proces kushtetues. | 20.10.2026 | Moskalimin e çështjes për shqyrtim në seancë plenare. |
| 25 | Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar | Nr.10 (Gj) 2026 Regj.Them, datë 20.07.2026 | Shfuqizimin e togfjalëshit “në gjykatën e apelit” në pikën 9 dhe “e apelit” në pikën 10 të nenit 249 të Kodit të Procedurës Penale, pasi vjen në kundërshtim me pikën 1 të nenit 135 të lidhur me pikën 3 të nenit 43 të Kushtetutës | 20.10.2026 | Moskalimin e çështjes për shqyrtim në seancë plenare. |
| 26 | Dhimitër Strati | Nr.3 (Dh) 2026 Regj.Them, datë 22.06.2026 | Shfuqizimin si të papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë të vendimeve nr. 2370, datë 28.10.2013 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë, vetëm për pjesët e rrëzuara të kërkesë padisë; nr.100, datë 21.02.2018 të Gjykatës së Apelit Vlorë dhe nr.00-2026-262, datë 28.01.2026 të Kolegjit Civil të Gjykatës së Lartë. Kthimin e çështjes për rishqyrtim pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë. Në alternativë i kërkoj Gjykatës Kushtetuese Shfuqizimin si të papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë të vendimeve nr.100, datë 21.02.2018 të Gjykatës së Apelit Vlorë, për pjesën që ka vendosur kthimin e çështjes pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë dhe nr. 00-2026-262, datë 28.01.2026 të Kolegjit Civil të Gjykatës së Lartë . Kthimin e çështjes për rishqyrtim pranë Gjykatës së Apelit Vlorë. | 20.10.2026 | Moskalimin e çështjes për shqyrtim në seancë plenare. |
| 27 | Nazif Jolldashi, Përparim Kozica (Pari Papa) | Nr.8 (N) 2026 Regj.Them, datë 21.07.2026 | Shfuqizimin si të papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë të vendimit nr.227, datë 10.04.2013 të Gjykatës së Apelit Korçë dhe të vendimit nr.00-2022-723, datë 14.02.2022 të Kolegjit Civil të Gjykatës së Lartë (mospranim rekursi) që për objekt gjykimi kanë patur pavlefshmërinë absolute të aktit të regjistrimit të pasurisë. | 22.10.2026 | Moskalimin e çështjes për shqyrtim në seancë plenare. |
| 28 | Jamarbër Malltezi | Nr.7 (J) 2026 Regj.Them, datë 26.06.2026 | Rihapje e procesit para Gjykatës Kushtetuese. Shfuqizimin e vendimit nr. 41, datë 22.02.2023 të Gjykatës Kushtetuese. Shfuqizimin si të papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë, të vendimit nr.00-2022-1109, datë 08.06.2022 të Kolegjit Civil të Gjykatës së Lartë dhe kthimin e çështjes për rigjykim në Gjykatën e Lartë. | 29.10.2026 | Moskalimin e çështjes për shqyrtim në seancë plenare. |
| 29 | Marsela Çiça | Nr.22 (M) 2026 Regj.Them, datë 27.07.2026 | Shfuqizimin si të papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë të vendimeve nr.00-2026-133, datë 10.02.2026 të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë; nr.211(87-2024-305), datë 23.10.2024 të Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar dhe nr.5, datë 07.02.2024 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar. | 30.10.2026 | Moskalimin e çështjes për shqyrtim në seancë plenare. |
| 30 | Dëfrim Matmuja | Nr.22 (M) 2026 Regj.Them, datë 27.07.2026 | Ndryshimin e vendimit nr. 1076-270, datë 22.04.2026, të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë. 2. Konstatimin e zhvillimit të një procesi të parregullt ligjor. 3. Konstatimin e përpilimit e dhënies së një vendimi të paarsyetuar. 4. Konstatimin e cenimit të parimit të sigurisë juridike. 5. Konstatimin e cenimit të barazisë së palëve në këtë rast të të pandehurit dhe prokurorit në një proces hetimor e gjyqësor. 6. Kthimin e çështjes për rigjykim në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, me tjetër trup gjykues. 7. Shpenzimet gjyqësore në ngarkim të shtetit, Ministrisë së Financave. | 30.10.2026 | Moskalimin e çështjes për shqyrtim në seancë plenare. |
| 31 | Gazmir Ngota | Nr.7 (G) 2026 Regj.Them, datë 15.07.2026 | Shfuqizimin e vendimit nr.00-2026-357, datë 24.03.2026 të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë, si të papajtueshëm me nenet 42 dhe 142 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë dhe nenin 6 të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut. Konstatimi i cenimit të së drejtës së kërkuesit për një proces të rregullt ligjor, për një vendim të arsyetuar dhe për një kontroll gjyqësor efektiv dhe kthimin e çështjes për rishqyrtim në Gjykatën e Lartë | 30.10.2026 | Moskalimin e çështjes për shqyrtim në seancë plenare. |
