KËRKESAT E REGJISTRUARA NË MUAJIN TETOR TË VITIT 2026
Kërkesat do të merren në shqyrtim paraprak, sipas parashikimeve të nenit 47 të ligjit nr. 8577, datë 10.02.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar.
| Nr. | NUMËR REGJISTRI THEMELTAR | DATA E REGJISTRIMIT | KËRKUES | OBJEKTI | RELATOR |
|---|---|---|---|---|---|
| 1 | 39 (E) | 01.10.2026 | Elton Qyno | 1. Shfuqizimi si i papajtueshëm me Kushtetutën i vendimit nr. 00-2026- 707, datë 23.06.2026, të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë. 2.Shfuqizimi si i papajtueshëm me Kushtetutën i vendimit nr. 90 (87- 2026-111), datë 31.03.2026, të Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, në pjesën që ka lejuar vijimin e mbajtjes dhe administrimit të të dhënave elektronike të nxjerra nga dy telefonat celularë të kërkuesit. 3.Urdhërimin e asgjësimit të plotë të të gjitha kopjeve të të dhënave elektronike të përftuara nga dy telefonat celularë të kërkuesit, përfshirë imazhet e memories, klonet, ekstraktet, eksportet, kopjet e punës, kopjet rezervë dhe çdo material tjetër të prejardhur prej tyre, në çfarëdo suporti fizik ose elektronik ku ato ruhen, si dhe dokumentimin e këtij procesi në prani të kërkuesit dhe/ose përfaqësuesit të tij. 4. Rimbursimin e shpenzimeve gjyqësore të kërkuesit për përfaqësimin në gjykimin kushtetues. | S. Bejtja |
| 2 | 22 (L) | 02.10.2026 | Luljeta Selenica | Shfuqizimin e vendimit nr.00-2024-3135, datë 16.07.2024 të Kolegjit Administrativ të Gjykatës së Lartë si të papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë, në mbështetje të neneve 41 pikat 1 dhe 2, nenit 42 pikat 1 dhe 2 dhe nenit 131 pika “f” të Kushtetutës” | M. Xhaferllari |
| 3 | 38 (Sh) | 05.10.2026 | Shoqëria “Apollonia” sh.p.k. | 1. Shfuqizimin si të papajtueshëm me Kushtetutën, të vendimit nr. 00-2023-3051, datë 05.07.2023 të Kolegjit Civil të Gjykatës së Lartë. 2. Kthimin e çështjes për rishqyrtim në Gjykatën e Lartë, me tjetër trup gjykues. 3. Pezullimin, në mbështetje të nenit 45 të ligjit nr. 8577/2000, të zbatimit të vendimit nr. 651, datë 23.03.2015 të Gjykatës së Apelit Tiranë, për aq sa ai prodhon pasoja mbi apartamentin objekt mosmarrëveshjeje, deri në hyrjen në fuqi të vendimit përfundimtar të Gjykatës Kushtetuese”. | A. Vokshi |
| 4 | 29 (S) | 05.10.2026 | Sebastien Ponari | Ushtrimi i kontrollit kushtetues ndaj vendimeve nr.00-2026-385, datë 26.03.2026 të Gjykatës së Lartë; nr.81(87-2025-412), datë 03.12.2025 të Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar dhe nr.677, datë 24.10.2025 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar. Shfuqizimin e këtyre vendimeve si te papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë dhe Konventën Evropiane për të Drejtat e Njeriut, si dhe kthimin e çështjes për rishqyrtim. | I. Toska |
| 5 | 11 (O) | 07.10.2026 | Olsi Leka alias Jorgo Leku alias Giorgo Lekou | Shfuqizimi si të papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë, në pjesën që i përket kërkuesit Olsi Leka, të vendimeve nr. 00-2026-134 (21), datë 05.02.2026 të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë; 47 (87-2023-253), datë 15.11.2023 të Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar dhe nr. 24, datë 19.04.2023 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, si dhe dërgimi i çështjes, për kërkuesin, për rigjykim në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me tjetër trup gjykues. | F. Papajorgji |
| 6 | 10 (P) | 07.10.2026 | Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë | Konstatimin e cenimit të së drejtës për një proces të rregullt ligjor si rrjedhojë e vendimmarrjeve të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë dhe të Gjykatës së Lartë (Kolegji Penal), duke sjellë si pasojë cenimin e pavarësisë së prokurorisë, parimit të sigurisë juridike, të standardit kushtetues të arsyetimit të vendimeve gjyqësore, të drejtën e aksesit substancial në gjykimin nga një gjykatë kompetente e caktuar me ligj. Shfuqizimi si i papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë të vendimit nr.00-2026-346, datë 10.03.2026 të Gjykatës së Lartë; vendimit nr. 2661, datë 14.10.2025 të Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë dhe vendimit nr. 41-2025-168 (88 Prot.), datë 22.01.2025 të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë. | M. Xhaferllari |
| 7 | 19 (B) | 07.10. 2026 | Bajram Troplini | Shfuqizimin si të papajtueshëm me Kushtetutën të vendimeve nr. (11-2015-1419) 543, datë 27.03.2015 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës; nr. 10-2017-1841 (755), datë 12.07.2017 të Gjykatës së Apelit Durrës dhe nr. 00-2026-1391, datë 02.04.2026 të Kolegjit Civil të Gjykatës së Lartë. Dërgimin e çështjes për rishqyrtim në Gjykatën e Apelit Durrës. | G. Ibrahimi |
| 8 | 40 (E) | 07.10.2026 | Erik Çorati | “1.Shfuqizimin e vendimit penal nr.00-2026-167(32), datë 17.02.2026 të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë duke pretenduar cenimin e të drejtës për proces të rregullt ligjor dhe të garancive kushtetuese të mbrojtjes në procedimin penal të zhvilluar ndaj tij. 2. Konstatimi i cenimit të së drejtës kushtetuese të kërkuesit për një proces të rregullt ligjor, të garantuar nga nenet 30, 31 dhe 42 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë dhe neni 6 i Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut. a) konstatimi i cenimit të së drejtës kushtetuese për proces të rregullt ligjor; b) konstatimi i cenimit të parimit të kontradiktoritetit dhe barazisë së armëve; c) konstatimi i cenimit të prezumimit të pafajësisë dhe standardit kushtetues të barrës së provës; d) konstatimi i cenimit të standardit kushtetues të legalitetit të provës dhe administrimit të saj në procesin penal; e) konstatimi i cenimit të sigurisë juridike dhe standardit kushtetues të akuzës së qartë dhe të përcaktuar; f) konstatimi i cenimit të së drejtës për një vendim gjyqësor të arsyetuar. 3. Kthimin e çështjes për rishqyrtim në përputhje me standardet kushtetuese të procesit të rregullt ligjor”. | S. Beci |
| 9 | 77(A) | 08.10.2026 | Artan (Arjan) Shqevi, Besnik Çanokaçaj (Vasil Cenokaci) | Shfuqizimi i vendimit nr.00-2026-450, datë 16.04.2026 të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë, si i papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë. | S. Bejtja |
| 10 | 14 (R) | 09.10.2026 | Rustem Biba | Shfuqizimin e vendimeve nr.00-2026-734, datë 25.02.2026 të Kolegjit Civil të Gjykatës së Lartë; nr. 2676, datë 20.12.2016 të Gjykatës së Apelit Tiranë dhe nr. 7643, datë 12.10.2015 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë si të papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë. | M. Semini |
| 11 | 78 (A) | 09.10.2026 | Arjan Tase | 1. Shfuqizimin si të papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë të vendimit nr. 00-2026-620, datë 09.06.2026 të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë dhe dërgimin për rigjykim në seancë gjyqësore në Gjykatën e Lartë me trup tjetër gjykues. 2. Në alternativë, duke çmuar se shkeljet kushtetuese që përbëjnë shkak për shfuqizim, burojnë drejtpërdrejtë nga vendimmarrja e Gjykatës së Shkallës së Parë dhe nuk mund të riparohet vetëm nëpërmjet rishqyrtimit të çështjes nga Gjykata e Lartë, kërkojmë që krahas shfuqizimit, shfuqizimin të vendimit nr. 00-2026-620, datë 09.06.2026 të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë të urdhërohet edhe shfuqizimi i vendimit nr. 623 (30-2025-2054), datë 12.03.2025 i Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë dhe vendimit nr. 61-2024-1754 (266), datë 22.05.2024 të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë dhe dërgimin e çështjes për rigjykim pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, me trup tjetër gjykues. | A. Vokshi |
| 12 | 79 (A) | 09.10.2026 | Amarildo Lika | 1. Shfuqizimin si të papajtueshëm me nenet 30, 31, 32 dhe 42 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, si dhe me nenin 6 (paragrafët 1 dhe 2) të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut (KEDNJ), të vendimit nr. 00-2026-229, datë 26.02.2026 të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë, me të cilin është vendosur mospranimi i rekursit të paraqitur nga kërkuesi Amarildo Lika kundër vendimit nr. 51 (87-2024-352), datë 02.12.2024 të Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar. 2. Shfuqizimin, po për të njëjta shkaqe, të vendimit nr. 51 (87-2024-352), datë 02.12.2024 të Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, në pjesën që i përket kërkuesit Amarildo Lika (pika 9 e dispozitivit). 3. Shfuqizimin, po për të njëjta shkaqe, të vendimit nr. 18, datë 13.03.2024 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, në pjesën që i përket kërkuesit Amarildo Lika (pikat 3, 3.1, 3.2, 3.3, 3.4 dhe 3.5 të dispozitivit). 4. Dërgimin e çështjes për rishqyrtim në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me tjetër trup gjykues, në zbatim të nenit 78 të ligjit nr. 8577/2000, i ndryshuar. 5. Si masë të përkohshme, sipas nenit 45 të ligjit nr. 8577/2000, i ndryshuar, pezullimin e ekzekutimit të pasojave ende në vazhdim të vendimeve objekt kërkese, në veçanti të masës plotësuese të heqjes së të drejtës për të ushtruar funksione publike për 5 (pesë) vjet, të vendosur ndaj kërkuesit, deri në shqyrtimin e kësaj kërkese në themel. | S. Beci |
| 13 | 80 (A) | 09.10.2026 | Adriatik Sallahu | Shfuqizimin si të papajtueshëm me Kushtetutën të vendimit nr. 68, datë 31.07.2025 të Këshillit të Lartë Gjyqësor. | I. Toska |
| 14 | 30 (S) | 12.10.2026 | Skënder Musta, Ervis Musta | Shfuqizimin si të papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë të vendimeve gjyqësore nr.00-2025-1695, datë 13.11.2025 të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë; nr. 198, datë 20.12.2022 të Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar dhe nr.7/32/198, datë 29.04.2022 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar. | S. Bejtja |
| 15 | 27 (M) | 13.10.2026 | Mirel Beshiku | Shfuqizimin e vendimit nr.00-2026-2407, datë 13.05.2026 të Kolegjit Administrativ të Gjykatës së Lartë, si të papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë. | M. Xhaferllari |
| 16 | 81 (A) | 13.10.2026 | Agron Tufa | Shfuqizimin si të papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë të vendimeve nr.00-2026-349, datë 10.03.2026 të Gjykatës së Lartë dhe nr.451, datë 25.02.2025 të Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm. | G. Ibrahimi |
| 17 | 82 (A) | 16.10.2026 | Alket Çela, Myhyrije Duka | 1. Shfuqizimi si i papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë i vendimit nr.00-2026-2695, datë 23.06.2026 të Kolegjit Civil të Gjykatës së Lartë. 2. Konstatimi i cenimit të së drejtës kushtetuese për një proces të rregullt ligjor, si rezultat i mosgjykimit të çështjes civile nr. 11243-02199-00-2019, datë 25.09.2019 nga Gjykata e Lartë brenda afatit të arsyeshëm. | S. Beci |
| 18 | 13 (G) | 16.10.2026 | Gentian Malindi | Shfuqizimin e vendimeve nr.00-2026-451, datë 16.04.2026 të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë; nr.24, datë 25.04.2023 të Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar dhe nr.2, datë 10.01.2023 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar. Dërgimin e çështjes për rigjykim në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me tjetër trup gjykues. | M. Semini |
| 19 | 41 (E) | 16.10.2026 | Etjen Cani | Shfuqizimin si të papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë, vetëm për pjesën që i përket kërkuesit Etjen Cani, të vendimeve nr. 24, datë 19.04.2023 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar; nr. 47 (87-2023-253), datë 15.11.2023 të Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar dhe nr. 00-2026-134 (21), datë 05.02.2026 të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë, si dhe dërgimin e çështjes për rigjykim në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me tjetër trup gjykues. | A. Vokshi |
| 20 | 84 (A) | 19.10.2026 | Ariol Halilaj | Shfuqizimin e vendimit nr. 52, datë 25.07.2023, të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, si të papajtueshëm me nenin 30 dhe 42, pika 2, të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, për shkak se fajësia e kërkuesit Ariol Halilaj është nxjerrë nga përgjegjësia e përgjithshme e grupit të pretenduar kriminal, pa u provuar individualisht veprimi, kontributi, dijenia dhe forma e fajësisë së tij për secilën vepër penale. Shfuqizimin e vendimit nr. 52, datë 25.07.2023 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, si të papajtueshëm me nenin 142, pika 1 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, për shkak se vendimi nuk përmban arsyetim të plotë, të individualizuar, logjik dhe të verifikueshëm për përgjegjësinë penale të kërkuesit në lidhje me secilën vepër penale nuk përcakton faktet konkrete dhe provat që mbështesin secilën akuzë, nuk analizon pretendimet dhe provat shkarkuese të mbrojtjes dhe nuk shpjegon lidhjen ndërmjet sjelljes së pretenduar të kërkuesit, formës së bashkëpunimit, elementit subjektiv dhe pasojës penale. Shfuqizimin e vendimit nr. 23 (87-2024-155), datë 04.06.2024 të Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, si të papajtueshëm me nenin 31, shkronja “b”, të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, për shkak se kërkuesit nuk i’u garantuan koha dhe lehtësitë e mjaftueshme për përgatitjen e mbrojtjes. Shfuqizimin e vendimit nr.23 (87-2024-155), datë 04.06.2024 të Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, si të papajtueshëm me nenin 31, shkronja “s”, të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, për shkak se kërkuesit i’u mohua e drejta për t'u mbrojtur me mbrojtësit ligjorë të zgjedhur prej tij dhe për të komunikuar lirisht e privatisht me ta. Shfuqizimin e vendimit nr.23 (87-2024-155), datë 04.06.2024 të Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, si të papajtueshëm me nenin 33, pika 1, të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, për shkak se kërkuesit nuk i’u garantua e drejta për t'u dëgjuar përpara se të gjykohej në Apel. Shfuqizimin e vendimit nr. 23 (87-2024-155), datë 04.06.2024 të Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, si të papajtueshëm me nenin 42, pika 2, të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, për shkak se gjykata ka vijuar shqyrtimin dhe ka shpallur vendimin përfundimtar mbi çështjen penale pa pritur shqyrtimin dhe vendimmarrjen mbi kërkesën e paraqitur për përjashtimin e anëtarëve të trupit gjykues, duke cenuar garancinë e gjykimit nga një gjykatë e paanshme, të caktuar me ligj, si dhe efektivitetin e mjetit procedural të kërkuar për garantimin e paanshmërisë së gjykimit. Shfuqizimin e vendimit nr.23 (87-2024-155), datë 04.06.2024 të Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, si të papajtueshëm me nenin 142, pika 1, në lidhje me nenin 42, pika 2 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, për shkak se vendimi nuk përmban një arsyetim të plotë, konkret dhe të individualizuar mbi shkaqet e ankimit të paraqitura nga mbrojtja, nuk u jep përgjigje pretendimeve thelbësore që kundërshtonin fajësinë e kërkuesit dhe nuk shpjegon arsyet juridike e faktike për të cilat këto shkaqe janë rrëzuar. Shfuqizimin e vendimit nr.00-2026-401, datë 31.03.2026 të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë, si të papajtueshëm me nenin 31, shkronja “b”, të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, për shkak se Kolegji Penal nuk korrigjoi cenimin e së drejtës se kërkuesit për të pasur kohën dhe lehtësitë e mjaftueshme për përgatitjen e mbrojtjes gjatë gjykimit në apel. Shfuqizimin e vendimit nr.00-2026-401, datë 31.03.2026 të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë, si të papajtueshëm me nenin 31, shkronja “ç”, të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, për shkak se Kolegji Penal nuk korrigjoi cenimin e së drejtës së kërkuesit për t'u mbrojtur me mbrojtësit ligjorë të zgjedhur prej tij dhe për të komunikuar lirisht e privatisht me ta. Shfuqizimin e vendimit nr. 00-2026-401, datë 31.03.2026 të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë, si të papajtueshëm me nenin 33, pika 1, të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, për shkak se Kolegji Penal nuk korrigjoi cenimin e së drejtës së kërkuesit për t’u dëgjuar përpara se të gjykohej në Apel. Shfuqizimin e vendimit nr.00-2026-401, datë 31.03.2026 të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë, si të papajtueshëm me nenin 42, pika 2 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, për shkak se rekursi është shqyrtuar nga një trup gjykues që nuk plotësonte garancitë kushtetuese të paanshmërisë objektive dhe të gjykatës së caktuar me ligj. | I. Toska |
| 21 | 83 (A) | 19.10.2026 | Andri Leka | Shfuqizimin si të papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë të vendimeve nr. 00-2025-1694, datë 13.11.2025 të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë; nr. 1375(30-2025-4587), datë 28.05.2025 të Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm dhe nr. (11-2025-638) 217/3, datë 09.02.2025 të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës.” | S. Bejtja |
| 22 | 24 (K) | 19.10.2026 | Kristo Papa | Kundërshtimin e vendimeve: nr. 401, datë 04.05.2002 të Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë; nr. 212, datë 13.03.2006 të Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë; nr. 610, datë 13.09.2004 të Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë; nr. 1296, datë 07.11.2003, të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Sarandë; nr. 42, datë 22.05.2006, të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Sarandë; nr. 10, datë 23.01.2006, të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Sarandë; Vendim nr. protokolli 745/1, datë 31.10.2014 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Sarandë; Vendimi për mos fillimin e procedimit penal nr. 303, datë 30.03.2017, ardhur nga Prokuroria e Përgjithshme me udhëzim nr. 295/1, datë 28.03.2017; nr. 83, datë 24.02.2004, të Gjykatës së Apelit Gjirokastër dhe nr. 2115 datë 24.12.2004, të Kolegjit Civil të Gjykatës së Lartë. | M. Semini |
| 23 | 85 (A) | 21.10.2026 | Arian Plaku, Agim Plaku, Selvije Tahiri | Shfuqizimi i vendimit nr.00-2025-960, datë 12.06.2025 të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë, si i papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë. Dërgimi i çështjes për rishqyrtim në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar. | A. Vokshi |
| 24 | 17 (D) | 22.10.2026 | Dorian Tafili | 1.Shfuqizimin si të papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë të Dekretit nr.9007, datë 25.03.2015 të Presidentit të Republikës “Për transferimin e prokurorit Dorian Tafili, nga prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë” për shkak të cenimit të rendit kushtetues dhe shtetit të së drejtës; 2.Shfuqizimin si të papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë të vendimeve nr.3611, datë 06.07.2015 të Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Tiranë; nr.3288 (86-2018-3663), datë 21.09.2018 të Gjykatës Administrative të Apelit Tiranë dhe nr.00-2026-579, datë 18.02.2026 të Kolegjit Administrativ të Gjykatës së Lartë të Republikës së Shqipërisë, për shkak të cenimit të rendit kushtetues dhe shtetit të së drejtës. | M. Semini |
| 25 | 21 (I) | 26.10.2026 | Ilirjan Hasanaj | Shfuqizimin si të papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë të vendimeve nr. 00-2026-202, datë 10.02.2026 të Gjykatës së Lartë, njoftuar me e-mail në datë 08.06.2026; nr. 325 (30-2024-1182), datë 21.02.2024 të Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm dhe nr. 1313 (3320), datë 11.07.2023 të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër. | G. Ibrahimi |
| 26 | 15 (R) | 26.10.2026 | Ramazan Topuzi | Shfuqizimi i vendimit nr. 00-2025-888 (113), datë 11.03.2025 të Kolegjit Administrativ të Gjykatës së Lartë, me të cilin është prishur vendimi nr. 3016, datë 18.07.2018 i Gjykatës Administrative të Apelit Tiranë dhe është lënë në fuqi vendimi nr. 3597 (80-2017-3692), datë 25.09.2017 i Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Tiranë dhe dërgimin e çështjes për rigjykim në seancë gjyqësore në Gjykatën e Lartë me trup tjetër gjykues. | M. Xhaferllari |
| 27 | 13 (T) | 27.10.2026 | Tahir Hazisllari, Gëzim Hazisllari, Aranit Hazisllari, Mirjan Hazisllari, Margarita Hajdari, Veli Hazisllari, Faik Hazisllari | Shfuqizimin si të papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë të vendimit nr. 00-2026-2549, datë 17.06.2026 të Kolegjit Civil të Gjykatës së Lartë, për cenimin e së drejtës për një proces të rregullt ligjor, si pasojë e mosrespektimit të standardit kushtetues të arsyetimit të vendimit gjyqësor të garantuar nga nenet 42 dhe 142, pika 1, të Kushtetutës, si dhe neni 6, paragrafi 1 i Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut. Dërgimi i çështjes për rishqyrtim në Gjykatën e Lartë me një tjetër trup gjykues. | A. Vokshi |
| 28 | 16(R) | 30.10.2026 | Ruta Boçi | Shfuqizimi si i papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë i vendimit nr.00-2026-2862, datë 08.06.2026 i Kolegjit Administrativ të Gjykatës së Lartë. | S. Bejtja |
| 29 | 7(Z) | 30.10.2026 | Zef Ndoj | Shfuqizimin si të papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë të vendimeve nr. 00-2025-1565(249), datë 16.10.2025 të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë; nr. 254, datë 24.11.2022 të Gjykatës së Apelit Shkodër dhe nr. 262, datë 22.07.2021 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lezhë. | S. Beci |
| 30 | 4 (Xh) | 30.10.2026 | Xhuljano Visha | Shfuqizimin si antikushtetues të vendimeve nr. 00-2026-88, datë 03.02.2026 të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë; nr.33 (87-2024-244), datë 16.09.2024 i Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar dhe nr. 05, datë 24.01.2024 i Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar. Kthimin e çështjes për rigjykim në gjykatën kompetente | S. Bejtja |
