Njoftime - vendimmarrje kalimi në seancë plenare të muajit Tetor 2025
Njoftime mbi vendimmarrjet e kolegjeve/mbledhjes së gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese për
kalimin e çështjes në seancë plenare publike apo mbi bazë të dokumenteve gjatë muajit Tetor 2025, sipas datës më të fundit të vendimmarrjes.
| Nr. | NUMËR REGJISTRI THEMELTAR | KËRKUES | SUBJEKTE TË INTERESUARA | OBJEKTI | DATA E VENDIMMARRJES | VENDIMMARRJA |
|---|---|---|---|---|---|---|
| 1. | Nr.28 (E) 2025 Regjistri Themeltar | Erion Veliaj | 1. Presidenti i Republikës së Shqipërisë. 2. Këshilli i Ministrave | Shfuqizimi i vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 539, datë 25.09.2025 “Për shkarkimin nga detyra të Kryetarit të Bashkisë Tiranë, z. Erion Veliaj”, si i papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë”. Shfuqizimi i dekretit të Presidentit të Republikës nr. 350, datë 1.10.2025 "Për caktimin e datës së zgjedhjeve të pjesshme vendore për Kryetar Bashkie, për disa njësi të qeverisjes vendore", për pjesën që cakton datën e zgjedhjeve vendore në Bashkinë Tiranë, si i papajtueshëm me paragrafin 2 dhe 3 të nenit 115 të Kushtetutës. Pezullimi i efekteve juridike të dekretit të Presidentit të Republikës nr. 350, datë 1.10.2025 "Për caktimin e datës së zgjedhjeve të pjesshme vendore për Kryetar Bashkie, për disa njësi të qeverisjes vendore", për pjesën që cakton datën e zgjedhjeve vendore në Bashkinë Tiranë, në zbatim të efekteve pezulluese që paragrafi 2 dhe 3 i nenit 115 i Kushtetutës i njeh ankimit kushtetues të Kryetarit të Bashkisë, ndaj vendimit të Këshillit të Ministrave për shkarkimin, deri në marrjen e vendimit nga Gjykata Kushtetuese. | 09.10.2025 | Mbledhja e Gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese vendosi kalimin e çështjes për shqyrtim në seancë plenare publike. |
| 2. | Nr.3 (Xh) 2025 Regjistri Themeltar | Xhevat Topi | 1. Zenepe Topi. 2. Shoqëria e Sigurimeve “Sigal Uniqa Group Austria” sh. 3. Byroja Shqiptare e Sigurimit. | Shfuqizimi si i papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë i vendimit nr. 00-2025-681, datë 05.02.2025 të Kolegjit Civil të Gjykatës së Lartë. Dërgimin e çështjes për shqyrtimin në Kolegjin Civil të Gjykatës së Lartë. | 21.10.2025 | Kolegji Gjykatës Kushtetuese vendosi kalimin e çështjes për shqyrtim në seancë plenare mbi bazë dokumentash |
| 3. | Nr.19 (S) 2025 Regjistri Themeltar | Sanie Metushi Dudi Shabani (Metushi) | 1.Prokuroria e Përgjithshme. | Shfuqizimi si të papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë i vendimit nr. 00-2025-553, datë 02.04.2025 të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë; vendim nr. 97, datë 11.10.2022 i Gjykatës së Apelit, Vlorë dhe vendim nr. 62-2022-2874 ( 789), datë 08.07.2022 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor, Fier. | 22.10.2025 | Kolegji Gjykatës Kushtetuese vendosi kalimin e çështjes për shqyrtim në seancë plenare mbi bazë dokumentash |
| 4. | Nr.3 (Dh) 2025 Regjistri Themeltar | Dhimë Qurku Anastasia Qurku | 1.Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike. 2.Avokatura e Shtetit | Shfuqizimi si i papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë i vendimit Nr. 00-2025-709, datë 19.02.2025 të Kolegjit Civil të Gjykatës së Lartë. Shfuqizimi si i papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë i vendimit Nr. 20-2019-984/413, datë 16.12.2019 të Gjykatës së Apelit, Gjirokastër. Dërgimin e çështjes për vijimin e gjykimit pranë Kolegjit Civil të Gjykatës së Lartë. | 22.10.2025 | Kolegji Gjykatës Kushtetuese vendosi kalimin e çështjes për shqyrtim në seancë plenare mbi bazë dokumentash |
| 5. | Nr.17 (D) 2025 Regjistri Themeltar | Diana Kademi. Sute Kademi. | 1.Agjencia Shtetërore e Kadastrës, Drejtoria Vendore Tirana Veri. 2.Avokatura e Shtetit. | Shfuqizimi si i papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë i vendimit nr. 2512 (80-2017-2536), datë 06.06.2017 të Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë, Tiranë; vendimit nr. 1312 ( 86-2024-1437), datë 15.07.2024 të Gjykatës Administrative të Apelit, Tiranë dhe vendimin nr. 00-2025-968 të Gjykatës së Lartë ( Kolegji Administrativ) | 24.10.2025 | Mbledhja e Gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese vendosi kalimin e çështjes për shqyrtim në seancë plenare mbi bazë dokumentash |
| 6. | Nr.23 (F) 2025 Regjistri Themeltar | Fatmir Lala. Valbona Lala. Fatbardh Lala. Griselda Lala. Orgito Lala. | 1. Shoqëria “Pro-Plast” sh.p.k. | Shfuqizimi i vendimit nr. 00-2024-5053 i Vendimit (700), datë 04.12.2024 të Kolegjit Civil të Gjykatës së Lartë (dhomë këshillimi) si i papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë | 24.10.2025 | Kolegji Gjykatës Kushtetuese vendosi kalimin e çështjes për shqyrtim në seancë plenare mbi bazë dokumentash |
| 7. | Nr.8 (Gj) 2025 Regjistri Themeltar | Gjon Shkambi | Shfuqizimi i vendimit nr. 00-2025-975, datë 18.03.2025 të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë, si i papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë. Konstatimi i cenimit të së drejtës për gjykim brenda një afati të arsyeshëm. | 29.10.2025 | Kolegji Gjykatës Kushtetuese vendosi kalimin e çështjes për shqyrtim në seancë plenare mbi bazë të dokumenteve | |
| 8. | Nr.30 (B) 2025 Regjistri Themeltar | Bedrie Pana | Shfuqizimi si i papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë të vendimit nr.00-2025-1235, datë 09.04.2025 të Gjykatës së Lartë. | 30.10.2025 | Kolegji Gjykatës Kushtetuese vendosi kalimin e çështjes për shqyrtim në seancë plenare mbi bazë të dokumenteve | |
| 9. | Nr.44 (A) 2025 Regjistri Themeltar | Altin Bashli | Shfuqizimi si i papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë i vendimit nr.377/30-2025-2655, datë 03.04.2025 të Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm. Konstatimin e cenimit të së drejtës për një gjykim brenda afatit të arsyeshëm. | 30.10.2025 | Kolegji Gjykatës Kushtetuese vendosi kalimin e çështjes për shqyrtim në seancë plenare mbi bazë të dokumenteve |
