- Gjyqtar

Dr. Asim Vokshi

Gjyqtar Asim Vokshi u emërua anëtar i Gjykatës Kushtetuese së Republikës së Shqipërisë nga Gjykata e Lartë, në nëntor 2025.

Rrugëtimi profesional

2003

Diplomohet në Fakultetin e Drejtësisë të Universitetit të Tiranës.

2003-2006

Kryeb studimet në Shkollën e Magjistraturës, të cilat i ka përfunduar me rezultate të shkëlqyera, duke marrë titullin Magjistrat.

2008

Përfundon studimet Master në shkencat civile pranë Fakultetit të Drejtësisë të Universitetit të Tiranës.

Çertifikohet nga Këshilli i Europës si trajner kombëtar për Konventën Europiane të të Drejtave të Njeriut.

2013

Përfundon studimet LLM në Universitetin e San Diegos, Kaliforni, SHBA, si përfitues i bursës Fulbright.

2015

Merr gradën shkencore “Doktor i Shkencave Juridike” në Fakultetin e Drejtësisë të Universitetit të Tiranës.

2005-2016

Gjyqtar, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë.

2006-2015

Pedagog i jashtëm në Fakultetin e Drejtësisë të Universitetit të Tiranës.

2006-2015

Pedagog i jashtëm në Fakultetin e Drejtësisë të Universitetit të Tiranës.

2016-2021

Gjyqtar, Gjykata e Apelit Tiranë.

2020-2025

Pedagog i jashtëm në Shkollën e Magjistraturës.

Ekspert i Shkollës së Magjistraturës për trajnimet vazhduese mbi Konventën Europiane të të Drejtave të Njeriut dhe të drejtën e brendshme, në fushën e procedurës civile, të drejtës administrative, etj.

Ekspert pranë programit EUKOJUST të Bashkimit Evropian në Kosovë, në kuadër të asistencës për hartimin e Kodit të Procedurës Civile të Kosovës.

Autor dhe bashkautor i disa botimeve, cikël leksionesh dhe artikujve shkencore në fushën e procedurës civile, të drejtës civile dhe të drejtave të njeriut, nga të cilët mund të përmenden bashkë-autorësia në librat “Procedurë Civile” (Pjesa I-Botimi II, 2018) dhe “Procedurë Civile” (Pjesa II-Botimi II, 2018), si dhe ciklin e leksioneve për studentët e fakultetit të drejtësisë “E Drejta e Detyrimeve I” dhe “E Drejta e Detyrimeve II” (2008).

Pjesëmarrës në shumë konferenca shkencore kombëtare dhe ndërkombëtare, në të cilat ka referuar për tematika të ndryshme ligjore.

2021-2025

Gjyqtar, Gjykata e Lartë.

2025 - Sot

Anëtar i Gjykatës Kushtetuese.

Dialog institucional ndërmjet Gjykatës Kushtetuese dhe Gjykatës së Lartë

Dialog institucional ndërmjet Gjykatës Kushtetuese dhe Gjykatës së Lartë Sot, më 1 prill 2026, Gjykata Kushtetuese dhe Gjykata e Lartë zhvilluan një takim të përbashkët ...
Më shumë

Konferencë shkencore – juridike: “Parimi Ne Bis in Idem në rrafshin kombëtar dhe ndërkombëtar. Problematikat e hasura në praktikën gjyqësore”, 10 prill 2026

Konferencë shkencore – juridike: “Parimi Ne Bis in Idem në rrafshin kombëtar dhe ndërkombëtar. Problematikat e hasura në praktikën gjyqësore”, 10 prill 2026 Gjykata Kushtetuese ...
Më shumë
Scroll to Top