- Gjyqtar

Gent Ibrahimi

Gjyqtar Gent Ibrahimi u emërua anëtar i Gjykatës Kushtetuese së Republikës së Shqipërisë nga Presidenti i Republikës, në dhjetor 2022.

Rrugëtimi profesional

1992

Diplomohet në Fakultetin e Drejtësisë, Universiteti i Tiranës.

1992-1993

Kryen studime të krahasuara në të Drejtën Kushtetuese në Universitetin e Evropës Qendrore (CEU), Budapest.

1992-1997

Pedagog i së drejtës administrative në Fakultetin e Drejtësisë, Universiteti i Tiranës.

1994-1997

Administrator i Programit të Drejtësisë pranë Fondacionit Shoqëria e Hapur për Shqipërinë.

1997-1999

Këshilltar Ligjor dhe Drejtor i Kabinetit të Ministrit të Shtetit për Reformën Legjislative dhe Marrëdhëniet me Parlamentin. Ka kontribuar në hartimin e Kushtetutës së vitit 1998 dhe të një sërë ligjesh të rëndësishme post-kushtetuese.

1999-2009

Drejtor Ekzekutiv i Institutit të Studimeve Publike dhe Ligjore, një organizatë jo fitimprurëse me fokus në fushën e studimeve mbi sistemin e drejtësisë dhe qeverisjen në përgjithësi.

2002-2003

Këshilltar i jashtëm në Ministrinë e Punës dhe Çështjeve Sociale.

2003-2006

Këshilltar Ligjor pranë institucioneve ndërkombëtare të qeverisjes në kuadër të UNMIK në Kosovë.

2006 - Sot

Pedagog i jashtëm në Shkollën e Magjistraturës. Ekspert në shërbime konsulence në fusha të tilla si sistemi gjyqësor, qeverisja, anti – korrupsioni, shërbimi civil dhe reforma administrative, media etj. Bashkautor i shumë studimeve dhe komentarëve të botuar në fushën e të drejtave të njeriut, të drejtës kushtetuese, të drejtës administrative, sistemit të drejtësisë, lirisë së shprehjes, të drejtës të organizimit kolektiv, të drejtës të informimit, jetës private etj.

2009-2012

Këshilltar në Projektin Kundër Korrupsionit (PACA).

2013-2014

Kryetar i Këshillit të Reformës Ligjore në Ministrinë e Drejtësisë.

2014-2016

Kryetar i dy grupeve të punës për hartimin e ndryshimeve kushtetuese dhe ligjore në kuadër të reformës në drejtësi.

2019-2022

Kryetar i Këshillit të Lartë të Prokurorisë.

2022 - Sot

Anëtar i Gjykatës Kushtetuese.

Dialog institucional ndërmjet Gjykatës Kushtetuese dhe Gjykatës së Lartë

Dialog institucional ndërmjet Gjykatës Kushtetuese dhe Gjykatës së Lartë Sot, më 1 prill 2026, Gjykata Kushtetuese dhe Gjykata e Lartë zhvilluan një takim të përbashkët ...
Më shumë

Konferencë shkencore – juridike: “Parimi Ne Bis in Idem në rrafshin kombëtar dhe ndërkombëtar. Problematikat e hasura në praktikën gjyqësore”, 10 prill 2026

Konferencë shkencore – juridike: “Parimi Ne Bis in Idem në rrafshin kombëtar dhe ndërkombëtar. Problematikat e hasura në praktikën gjyqësore”, 10 prill 2026 Gjykata Kushtetuese ...
Më shumë
Scroll to Top