KËRKESAT E REGJISTRUARA NË MUAJIN GUSHT TË VITIT 2026

Kërkesat do të merren në shqyrtim paraprak, sipas parashikimeve të nenit 47 të ligjit nr. 8577, datë 10.02.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar.

Nr.NUMËR REGJISTRI THEMELTAR DATA E REGJISTRIMITKËRKUESOBJEKTIRELATORKëshilltar
111 (G) 03.08.2026 Geg Gega Shqyrtimin e cenimit të të drejtave të mia kushtetuese lidhur me përjashtimin nga përfitimi i uljes së dënimit me një vit, sipas nenit 5, germa “b” të ligjit nr.57/2026 “Për dhënien e amnistisë”, si dhe vlerësimin e këtij përjashtimi në raport me parimet kushtetuese dhe standardet ndërkombëtare për mbrojtjen e të drejtave të njeriut. Kërkoj që të merret në konsideratë situata ime konkrete, fakti që kam vuajtur pjesën më të madhe të dënimit, sjellja ime shembullore gjatë qëndrimit në institucionin penitenciar, procesi im i rehabilitimit dhe pasojat e rënda që ka sjellë përjashtimi automatik nga përfitimet ligjore. Sandër Beci Ertrit Sofroni
265 (A)03.08.2026Agron ShehajKonstatimi i cenimit të të drejtave kushtetuese të kërkuesit në ushtrimin e mandatit përfaqësues, si pasojë e tërësisë së vendimmarrjeve të organeve të Kuvendit ndaj tij: Vendimit nr. 7, datë 05.03.2026, vendimit nr. 12, datë 16.06.2026, vendimit nr. 13, datë 22.06.2026 dhe vendimit nr. 14, datë 28.07.2026 të Sekretariatit për Procedurat, Votimet dhe Etikën, si dhe mosveprimit të Byrosë së Kuvendit, e cila nuk shqyrtoi asnjëherë ankimet e paraqitura kundër tyre; shfuqizimi i këtyre vendimeve si të papajtueshme me Kushtetutën; konstatimi i mungesës së mjetit efektiv ankimor; konstatimi i cenimit të vazhdueshëm të mandatit përfaqësues, përfshirë pengimin fizik të hyrjes ne Kuvend pas përfundimit të afatit të masës; urdhërimi i heqjes së pasojave të akteve dhe i ndërprerjes së çdo pengimi faktik në ushtrimin e mandatit; si dhe, si masë e përkohshme, pezullimi i ekzekutimit të vendimit nr. 14, datë 28.07.2026, deri në përfundimin e gjykimit kushtetues.Genti IbrahimiNoela Ruço
313(B)03.08.2026Bujar MemiaShfuqizimi si i papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë të vendimit nr.00-2025-1376, datë 24.04.2025 të Kolegjit Administrativ të Gjykatës së Lartë, i cili ka vendosur mospranimin e rekursit të paraqitur, kundër vendimit nr.46, datë 12.07.2022 të Gjykatës Administrative të Apelit, si dhe konstatimin e shkeljes së të drejtave kushtetuese.Genti IbrahimiNoela Ruço
430(E)03.08.2026Etion Joka1. Shfuqizimin si të papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë të vendimit nr. 00-2025-1847, datë 25.09.2025 të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë. 2. Dërgimin e çështjes për rishqyrtim në Kolegjin Penal të Gjykatës së Lartë.Sandër BeciErtrit Sofroni
524 (S)04.08.2026Sokol Canameti1. Shfuqizimin e vendimeve nr. 00-2025-1958, datë 23.12.2025 të Gjykatës së Lartë; nr. 16 (87-2024-103), datë 12.04.2024 të Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar dhe nr. 72, datë 06.11.2023 të Gjykatës së Posaçme së Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, si të papajtueshëm me nenet 42 dhe 30 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, si dhe me nenin 6 të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut. 2. Dërgimin e çështjes për rishqyrtim në Gjykatën e Lartë me tjetër trup gjykues.Genti IbrahimiNoela Ruço
614 (D)05.08.2026Defrim MatmujaNdryshimin e vendimit nr. 1076-270, datë 22.04.2026, të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë. 2. Konstatimin e zhvillimit të një procesi të parregullt ligjor. 3. Konstatimin e përpilimit e dhënies së një vendimi të paarsyetuar. 4. Konstatimin e cenimit të parimit të sigurisë juridike. 5. Konstatimin e cenimit të barazisë së palëve në këtë rast të të pandehurit dhe prokurorit në një proces hetimor e gjyqësor. 6. Kthimin e çështjes për rigjykim në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, me tjetër trup gjykues. 7. Shpenzimet gjyqësore në ngarkim të shtetit, Ministrisë së Financave.Marsida XhaferllariElona Gjergjani
766 (A)05.08.2026Aranit AlushiShfuqizimin si të papajtueshëm me Kushtetutën të vendimeve nr.00-2026-358, datë 24.03.2026 të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë; nr.2876, datë 19.12.2024 të Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë dhe nr. 73, datë 02.04.2024 të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër dhe dërgimin e çështjes për rishqyrtim në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër me tjetër trup gjykues.Sonila BejtjaErmal Tauzi
85 (Z)06.08.2026Zano HoxhajShfuqizimi i vendimeve nr. 901 (86-2024-979), datë 23.05.2024 të Gjykatës Administrative të Apelit dhe nr.00-2024-5191, datë 11.12.2024 të Kolegjit Administrativ të Gjykatës së Lartë si dhe konstatimi i cenimit të së drejtës kushtetuese për një proces të rregullt ligjor.Marjana SeminiDrita Shkurti
918 (L)07.08.2026Luan BalliuRishqyrtimin e vendimit nr. 208, datë 24.06.2026, të Gjykatës KushtetueseAsim VokshiEdita Poro
1031 (E)10.08.2026Enver KasajShfuqizimin si të papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë të vendimit nr.00-2025-4557, datë 19.11.2025 të Gjykatës së LartëFiona PapajorgjiEla Elezi
1114 (B)10.08.2026Bashkia KukësShfuqizimi i vendimit nr. 00-2025-4911 (249), datë 18.06.2025 të Kolegjit Administrativ të Gjykatës së Lartë, i komunikuar më 19.06.2026, për shkak të cenimit të parimeve dhe të drejtave kushtetuese”.Ilir ToskaKaliona Nushi
1214 (V)10.08.2026Vladimir Vladaj1.Shfuqizimi si i papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë dhe me Konventën Evropiane të të Drejtave të Njeriut të vendimit nr.00-2022-362 (118), datë 14.04.2022 të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë, nr. 1253, datë 17.07.2023 të Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm dhe nr. 00-2026-173, datë 19.02.2026 të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë. 2. Kthimin e çështjes për rigjykim në Gjykatën e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm ose në Gjykatën e LartëAsim VokshiJonida Birçe
138 (J)11.08.2026Jehona ZhukaAnullimi i ligjit nr.10289, datë 17.06.2010 “Për mënyrën e trajtimit ekonomik e financiar për dhënien ndihmë të menjëhershme familjeve të punonjësve të Policisë së Shtetit, Gardës së Republikës së Shqipërisë, Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm që humbin jetën në krye apo për shkak të detyrës”, pasi nuk përfshin shpërblimin e fëmijëve të punonjësve të policisë të cilët aksidentohen për vdekje në punë dhe ua njeh Instituti i Sigurimeve ShoqëroreGenti IbrahimiJonida Birçe
147 (T)12.08.2026Taulant Kuqo1.Pranimi i kërkesës për rihapjen e procesit kushtetues të përfunduar me vendimin nr.97, datë 09.05.2024 të Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë.
2.Shfuqizimi i vendimit nr.97, datë 09.05.2024 të Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë, për shkak të konstatimit nga Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut të shkeljes së nenit 6/1 të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut. 3.Rishqyrtimi në themel i ankimit kushtetues individual të paraqitur nga kërkuesi Taulant Kuqo në datë 25.03.2024 në Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë, duke vendosur: Shfuqizimin si të papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë të vendimit nr.00-2022-2116 (127) datë 11.04.2022 të Kolegjit Civil të Gjykatës së Lartë, Tiranë. Dërgimin e çështjes për rishqyrtim në Kolegjin Civil të Gjykatës së Lartë. 4.Marrja e çdo mase të nevojshme për ekzekutimin e plotë të vendimit të Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut.
Marsida XhaferllariJonida Kondili
1510 (O)12.08.2026Odeta TotaShfuqizimin e vendimeve nr.10-2023-25/3, datë 10.01.2023 të Gjykatës së Apelit Durrës dhe nr. 00-2025-1954, datë 16.12.2025 të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë si të papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë dhe me Konventën Evropiane të të Drejtave të Njeriut, sa i përket vetëm pjesës që ka të bëjë me deklarimin fajtor të të pandehurës Odeta Tota. Dërgimin e çështjes për shqyrtim në Gjykatën e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm vetëm për pjesën që ka të bëjë me deklarimin fajtor të të pandehurës Odeta Tota.Sonila BejtjaBrunilda Bara
1617 (I)12.08.2026Ilir MuzhaqiShfuqizimin si të papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë të vendimit nr.00-2026-367, datë 26.03.2026 të Gjykatës së Lartë.Sandër BeciEla Elezi
178 (T)17.08.2026Tom Dedaj1.Shfuqizimin e vendimit nr.94, datë 17.06.2026 të Komisionit të përkohshëm për shqyrtimin e ankimeve kundër vendimit të Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, pranë Këshillit të Lartë të Prokurorisë Tiranë që ka miratuar vendimin e datës 09.12.2025 të Inspektorit të Lartë të Drejtësisë si të pabazuar në fakte të rreme. 2. Konstatimin e zhvillimit të një procesi të parregullt ligjor nga ana e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë duke paraqitur fakte të rreme në vendimin e datës 09.12.2025. 3. Konstatimin e zhvillimit të një procesi të parregullt ligjor nga ana e Këshillit të Lartë të Prokurorisë duke paraqitur fakte të rreme në vendimin nr.94, datë 17.06.2026 të Komisionit të përkohshëm për shqyrtimin e ankimeve kundër vendimit të Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, pranë Këshillit të Lartë të Prokurorisë Tiranë. 4. Mohimin e së drejtës për t’ju drejtuar institucionit përkatës sipas ligjit kundër një vendimi të padrejtë e të paligjshëm. 5. Konstatimin e diskriminimit kundrejt meje paditësit Tom Dedaj nga ana e Këshillit të Lartë të prokurorisë dhe Inspektorit të Lartë të Drejtësisë. 6. Konstatimin e ekzistencës së konfliktit të interesit të Inspektoriatit të Lartë të Drejtësisë në trajtimin e çështjes time për shkak të të qenurit Drejtor i Drejtorisë së Integrimit, Analizës dhe Monitorimit pranë këtij institucioni të shtetasit Klemend Kajana, bashkëshortit të shtetases Manjola Kajana, pikërisht prokurores së çështjes për të cilën unë jam ankuar në këtë rast, e cila në atë kohë ka qenë prokurore në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda Tiranë, sot Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë. 7. Konstatimin e shkaktimit të dëmit kundrejt meje paditësit Tom Dedaj nga ana e Këshillit të Lartë të Prokurorisë dhe Inspektorit të Lartë të Drejtësisë. 8. Dhënien e një dëmshpërblimi të drejtë për shkak të veprimtarisë së paligjshme të Këshillit të Lartë të Prokurorisë dhe Inspektorit të Lartë të Drejtësisë. 9. Detyrimin e të paditurve nëse do të shihet e mundur të vazhdimit të shqyrtimit të ankimit tim sipas ligjit duke u shprehur për ankesën time të datës 10.06.2021 për marrjen e masave kundër prokurorëve e gjyqtarëve Manjola Kajana, Ened Nakuci, Ardit Mustafa, Flora Hajredinaj, Ilirjana Olldashi, Bib Ndreca dhe Klodian Kurushi. 10. Shfuqizimin si të papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë të nenit 160, pika 13 të Ligjit “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë” i ndryshuar. 11. Shpenzimet gjyqësore në ngarkim të palës së paditurMarjana SeminiDrita Shkurti
189 (T)17.08.2026Tom Dedaj1.Shfuqizimin e vendimit nr.95, datë 30.06.2026 të Komisionit të Përkohshëm për shqyrtimin e Ankesave kundër vendimit të Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, për arkivimin e ankimit ose pushimin e hetimit ndaj një prokurori, pranë Këshillit të Lartë të Prokurorisë Tiranë që ka miratuar vendimin e datës 31.07.2023 dhe atë të datës 09.12.2025 të Inspektorit të Lartë të Drejtësisë si të bazuar në fakte të rreme. 2. Konstatimin e zhvillimit të një procesi të parregullt ligjor nga ana e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë duke paraqitur fakte të rreme në vendimin e datës 31.07.2023. 3. Konstatimin e zhvillimit të një procesi të parregullt ligjor nga ana e Këshillit të Lartë të Prokurorisë duke paraqitur fakte të rreme në vendimin nr.95, datë 30.06.2026 të Komisionit të përkohshëm për shqyrtimin e ankimeve kundër vendimit të Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, pranë Këshillit të Lartë të Prokurorisë Tiranë. 4. Mohimin e së drejtës për t’ju drejtuar institucionit përkatës me ankimin përkatës sipas ligjit kundër një vendimi të padrejtë e të paligjshëm.. 5. Konstatimin e diskriminimit kundrejt meje paditësit Tom Dedaj nga ana e Këshillit të Lartë të Prokurorisë dhe Inspektorit të Lartë të Drejtësisë. 6. Konstatimin e ekzistencës së konfliktit të interesit të Inspektoriatit të Lartë të Drejtësisë në trajtimin e çështjes time për shkak të të qenurit Drejtor i Drejtorisë së Integrimit, Analizës dhe Monitorimit pranë këtij institucioni të shtetasit Klemend Kajana, bashkëshortit të shtetases Manjola Kajana, pikërisht prokurores së çështjes për të cilën unë jam ankuar në këtë rast, e cila në atë kohë ka qenë prokurore në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda Tiranë, sot Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë. 7. Konstatimin e shkaktimit të dëmit kundrejt meje paditësit Tom Dedaj nga ana e Këshillit të Lartë të Prokurorisë dhe Inspektorit të Lartë të Drejtësisë. 8. Dhënien e një dëmshpërblimi të drejtë për shkak të veprimtarisë së paligjshme të Këshillit të Lartë të Prokurorisë dhe Inspektorit të Lartë të Drejtësisë. 9. Detyrimin e të paditurve nëse do të shihet e mundur të vazhdimit të shqyrtimit të ankimit tim sipas ligjit duke u shprehur për ankesën time të datës 10.06.2021 për marrjen e masave kundër prokurorëve e gjyqtarëve Manjola Kajana, Ened Nakuci, Ardit Mustafa, Flora Hajredinaj, Ilirjana Olldashi, Bib Ndreca dhe Klodian Kurushi. 10. Shfuqizimin si të papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë të nenit 160, pika 13 të Ligjit “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë” i ndryshuar. 11. Shpenzimet gjyqësore në ngarkim të palës së paditurIlir ToskaEla Elezi
196(Z)17.08.2026Zamira Gjongecaj1.Konstatimi i cenimit të së drejtës kushtetuese për një proces të rregullt ligjor, si rezultat i mos gjykimit brenda një afati të arsyeshëm në Gjykatën e Lartë, të parashikuar nga pika 2 e nenit 399/7 të KPC, të rekursit të ushtruar kundër vendimit nr.190, datë 06.12.2022 të Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar e regjistruar në Gjykatën e Lartë me nr.60011-00055-00-2023, datë 31.01.2023. 2.Konstatimi i cenimit të së drejtës kushtetuese për një proces të rregullt ligjor, si rezultat i mos njoftimit të vendimit të arsyetuar nr. 00-2025-1981(301) datë 11.12.2025 të Gjykatës së Lartë Tiranë, në kundërshtim me nenin 485/b të KPC (Njoftimi i vendimit të Gjykatës së Lartë shtuar me ligjin nr.44/2021, datë 23.03.2021). 3.Shfuqizimi si të papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë të vendimeve nr.190 datë 06.12.2022 të Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar; nr. 12 datë 09.11.2022 të Gjykatës së Posaçme të Apelit Për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar; nr. 00-2025-1981 (301) datë 11.12.2025 të Gjykatës së Lartë dhe nr. 3/1 datë 20.06.2023 të Gjykatës së Lartë. 4. Pezullimin e ekzekutimit të vendimit nr.190 datë 06.12.2022 të Gjykatës së Posaçme të Apelit Për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar i lënë në fuqi me vendim nr. 00-2025-1981 (301) datë 11.12.2025 të Gjykatës së LartëMarsida XhaferllariElona Gjergjani
2025 (S)18.08.2026Stavri Çoka, Robert Naçe, Andrea Naçe1.Konstatimin e cenimit të së drejtës së pronës private, së drejtës për një proces të rregullt ligjor, parimit të sigurisë juridike dhe të pritshmërisë së ligjshme, si dhe parimit të barazisë përpara ligjit dhe të mosdiskriminimit, të garantuara nga nenet 18, 41, 42 dhe 142, pika 1, të Kushtetutës, në lidhje me nenet 6, pika 1, 14 dhe 46 të KEDNJ-së, nenin 1 të Protokollit nr.1 dhe nenin 1 të Protokollit nr.12 të saj, si pasojë e mosshqyrtimit nga Gjykata e Lartë të fuqisë detyruese të vendimit të GJEDNJ-së në çështjen "Sharra dhe të tjerët kundër Shqipërisë", kërkesa nr.1376/10 (“Çoka”), në raport me përfituesit e atij vendimi, si dhe të efekteve juridike dhe vlerës provuese të tij për kërkuesit e tjerë, për sa kohë ai lidhet me të njëjtin titull pronësie, të njëjtën pasuri dhe të njëjtën sipërfaqe të njohur për kompensim; mosshqyrtim që ka sjellë zbatimin e diferencuar të ligjit nr.133/2015 dhe trajtimin e pabarabartë të bashkëpronarëve që ndodhen në situata faktike dhe juridike objektivisht të njëjta, pa një përligjje të arsyeshme, objektive dhe proporcionale. 2.Shfuqizimin, si të papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë, të vendimit nr.00-2026-2712 (143), datë 10.03.2026, të Kolegjit Administrativ të Gjykatës së Lartë. 3. Dërgimin e çështjes për rishqyrtim në Kolegjin Administrativ të Gjykatës së Lartë, me një tjetër trup gjykues. 4. Ngarkimin e subjektit të interesuar, Agjencisë së Trajtimit të Pronave, me shpenzimet e gjykimit kushtetues, përfshirë tarifën e dokumentuar të përfaqësimit me avokat, në shumën 300 000 (treqind mijë) lekë, në mbështetje të nenit 28 të ligjit nr. 8577, datë 10.02.2000, “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë", të ndryshuar.Sandër BeciErtrit Sofroni
2126 (S)18.08.2026Sami Stafa1. Shfuqizimin si të papajtueshëm me Kushtetutën të vendimit nr.00-2025-4429 (486), datë 17.12.2025 të Kolegjit Administrativ të Gjykatës së Lartë, për shkak se ky vendim ka cenuar standardet kushtetuese të procesit të rregullt ligjor. 2. Kthimin e çështjes për rishqyrtim pranë Kolegjit Administrativ të Gjykatës së Lartë me tjetër trup gjykues, me qëllim garantimin e një procesi të rregullt ligjor dhe shqyrtimin e çështjes në përputhje me standardet kushtetuese dhe ato të jurisprudencës së Gjykatës Kushtetuese dhe Gjykatës Evropiane për të Drejtat e NjeriutMarsida XhaferllariElona Gjergjani
2218 (I)18.08.2026Izmini BalaShfuqizimin si të papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë të vendimit nr.00-2026-950, datë 11.03.2026, të Kolegjit Civil të Gjykatës së Lartë. Dërgimin e çështjes për rishqyrtim në Gjykatën e Lartë.Sonila BejtjaJonida Birçe
2315 (D)21.08.2026Dritan Dajti1.Shfuqizimi si i papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë i vendimit nr. 00-2026-192 (42), datë 19.02.2026 të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë 2. Konstatimi i shkeljes së nenit 34 të Kushtetutës, për shkak të gjykimit dhe dënimit të përsëritur të ankuesit për të njëjtat fakte penale, në kushtet kur ekzistonte vendimi i formës së prerë nr.1108, datë 11.05.2020. 3. Konstatimi i shkeljes së nenit 142/1 të Kushtetutës për shkak se vendimi rezulton i paarsyetuar. 4. Konstatimi i shkeljes së neneve 33/1 dhe 42/2 të Kushtetutës, lidhur me të drejtën për t’u dëgjuar. 5. Konstatimi i shkeljes së nenit 42/2 të Kushtetutës lidhur me faktin se përjashtimi i parashikuar në nenin 34 të Kushtetutës nuk mund të zbatohet pa ekzistencën e një vendimi të vlefshëm për rigjykimin e çështjes dhe pa respektimin e procedurës së parashikuar me ligj. 6. Konstatimi i shkeljes së nenit 42/2 të Kushtetutës për shkak të cenimit të parimit të “gjësë së gjykuar” dhe të sigurisë juridike. 7. Vlerësimi nëse vendimi nr.1108, datë 11.05.2020 i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan, duke qenë i cilësuar shprehimisht si vendim i formës së prerë nga vetë Gjykata e Lartë mund të anashkalohej pa një procedurë të vlefshme rigjykimi. 8. Verifikimi i ligjshmërisë dhe ekzistencës së aktit të identifikuar si vendimi nr. 95, datë 23.07.2014 i Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda dhe efektet që ky akt ka pasur në vendimmarrjet e mëvonshme. Nëse Gjykata Kushtetuese konstaton shkelje, të shprehet edhe për efektet e vendimit në përputhje me kompetencat e saj.Asim VokshiEdita Poro
2467(A)21.08.2026Agim Elezi1.Shfuqizimi i vendimit nr.00-2026-1111 (155), datë 30.03.2026 të Kolegjit Civil të Gjykatës së Lartë, si të papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë dhe kthimin e çështjes për rigjykim pranë Gjykatës së Lartë. 2.Shfuqizimin si të papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë i vendimit nr.918, datë 08.06.2018 të Gjykatës së Apelit Tiranë. 3. Dërgimin e çështjes për rigjykim në Gjykatën e Lartë.Marjana SeminiJonida Kondili
2512 (G)21.08.2026Gentjan Sula1.Shfuqizimin si të papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë të (a) vendimit nr. 00-2026-476 (77), datë 23.04.2026 të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë, në pjesën që ka lenë në fuqi konfiskimin e pasurisë “apartament” me nr. Pasurie 4/85=1-8/3, volumi 77, faqe 229, zona kadastrale 8270, me sipërfaqe 81,41 m2, e ndodhur në rrugën “Lidhja e Prizrenit”, Tiranë, në pronësi të kërkuesit Gentjan Sula dhe b) vendimit nr.39 (87-2025-261), datë 22.07.2025 të Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, në pjesën që ka urdhëruar konfiskimin e kësaj pasurie. 2. Dërgimin e çështjes për këtë pjesë për rishqyrtim në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, në pjesën që ka urdhëruar konfiskimin e kësaj pasurie. 3. Pezullimin e ekzekutimit të vendimit të konsfiskimit deri në përfundimin e gjykimit kushtetues (neni 45 i Ligjit nr. 85/2000)Sonila BejtjaErmal Tauzi
2668 (A)26.08.2026Alban Ruli,
Zyra Përmbarimore private ARB
Shfuqizimin si të papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë të vendimit nr.9, datë 02.06.2026 të Komisionit të Përkohshëm pranë KLGj për shqyrtimin e ankimeve kundër vendimeve të Inspektorit të Lartë të Drejtësisë për arkivimin e ankimit ose pushimin e hetimit ndaj një gjyqtari (vendimi 9/2026).Ilir ToskaKaliona Nushi
2712 (H)27.08.2026Hysnie HoxhallariShfuqizimi si i papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë i vendimit nr. 00-2025-1957, datë 16.12.2025 të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë.Marsida XhaferllariJonida Birçe
2832 (E)27.08.2026Ervis Bardhi1.Shfuqizimi i vendimit nr.00-2026-134 (21), datë 05.02.2026 të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë si të papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë, për shkak të cenimit të së drejtës për një proces të rregullt ligjor, të së drejtës për një vendim gjyqësor të arsyetuar, të së drejtës për ushtrimin efektiv të ankimit dhe të garancive që burojnë nga parimi i ligjshmërisë penale dhe i ligjit penal më të favorshëm. 2. Pezullimi, si masë e përkohshme dhe urgjente, i ekzekutimit të dënimit përfundimtar prej 15 (pesëmbëdhjetë) vjetësh burgim, të caktuar me vendimin nr. 24, datë 19.04.2023 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar të lenë në fuqi me vendimin nr. 47 (87-2023-253), datë 15.11.2023 të Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar dhe me vendimin nr.00-2026-134 (21), datë 05.02.2026 të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë, deri në hyrjen në fuqi të vendimit përfundimtar të Gjykatës Kushtetuese. 3. Në alternativë të kërkimit për pezullim, nëse Gjykata nuk e çmon të nevojshme vendosjen e masës së përkohshme, shqyrtimi me përparësi dhe në afatin më të afërt të mundshëm i ankimit kushtetues, për shkak të vazhdimit të ekzekutimit të dënimit me burgim dhe kohës së kufizuar të mbetur për vuajtje. 4. Dërgimin e çështjes për rishqyrtim në Kolegjin Penal të Gjykatës së LartëAsim VokshiEdita Poro
2919 (I)31.08.2026Ilir SopotiShpalljen antikushtetues të vendimit nr.00-2026-1663, datë 29.04.2026 të Kolegjit Administrativ të Gjykatës së Lartë.Sonila BejtjaBrunilda Bara
3012 (R)31.08.2026Rizan AliuShfuqizimin si të papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë të vendimeve nr.00-2025-1520(244), datë 14.10.2025 të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë; nr.489, datë 07.03.2024 të Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm dhe nr.11-2023-6191/792, datë 13.11.2023 të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës.Asim VokshiEdita Poro
Scroll to Top