KËRKESAT E REGJISTRUARA NË MUAJIN JANAR TË VITIT 2026
Kërkesat do të merren në shqyrtim paraprak, sipas parashikimeve të nenit 47 të ligjit nr. 8577, datë 10.02.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar.
| Nr. | NUMËR REGJISTRI THEMELTAR | DATA E REGJISTRIMIT | KËRKUES | OBJEKTI | RELATOR |
|---|---|---|---|---|---|
| 5. | 1 (Q) | 05.01.2026 | Qendra për Vlerat Konservatore – Koalicioni Shqiptar pro Familjes dhe Jetës, Dega e Shoqatës “Diaspora për Shqipërinë e Lirë” në Tiranë, Shoqata “Forumi Musliman i Shqipërisë. | 1.Pezullimi i menjëhershëm i zbatimit të Ligjit nr.64/2025 “Për Barazinë Gjinore”, deri në dhënien e vendimit përfundimtar nga Gjykata Kushtetuese. 2. Konstatimi i papajtueshmërisë së Ligjit nr.64/2025 “Për Barazinë Gjinore” me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë. 3. Konstatimi i papajtueshmërisë së Ligjit nr.64/2025 “Për Barazinë Gjinore” me marrëveshjet ndërkombëtare të ratifikuara nga Republika e Shqipërisë. 4. Shfuqizimi, në tërësi i Ligjit r.64/2025 “Për Barazinë Gjinore”, ose i pjesshëm, si i papajtueshëm me Kushtetutën dhe me Marrëveshjet Ndërkombëtare të ratifikuara. | A. Vokshi |
| 6. | 1 (L) | 06.01.2025 | Lulë Zefi (Hotaj), Donaldi Zefi | Shfuqizimin si të papajtueshme me Kushtetutën e Republikën e Shqipërisë për cenimin e të drejtave kushtetuese të garantuara nga nenet 21, 42, 43 dhe 131/f të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë si dhe nga nenet 2, 3, 6 dhe 13 të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut: 1. Shfuqizimin si të papajtueshme me Kushtetutën e Republikën së Shqipërisë të vendimit nr. 1226/1 prot (E.M), datë 24.12.2021 të Prokurorisë se Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar për “Mosfillimin e procedimit penal”, mbi materialin kallzues nr. 326, të vitit 2021. 2. Shfuqizimin si të papajtueshme me Kushtetutën e Republikën e Shqipërisë të vendimit nr. 15, datë 03.02.2022, të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar. 3. Shfuqizimin si të papajtueshme me Kushtetutën e Republikën e Shqipërisë të vendimit nr. 63, datë 19.04.2022, të Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar. 4. Shfuqizimin si të papajtueshme me Kushtetutën e Republikën e Shqipërisë të vendimit nr. 00-2025-1005, datë 27.05.2025, të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë. 5. Në zbatim të kompetencave të saj sipas nenit 131/f të Kushtetutës dhe në rast të konstatimit të shkeljes së të drejtave themelore, kërkojmë që Gjykata Kushtetuese pas shfuqizimit të vendimeve të Prokurorisë se Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit e Organizuar, Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar dhe Gjykatës së Lartë, të urdhëroj kthimin e çështjes për rishqyrtim pranë organit kompetent të ndjekjes penale në përputhje me vlerësimet kushtetuese të gjykatës dhe me standardet e Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut mbi procesin e rregullt ligjor dhe hetimin efektiv. 6. Kërkojmë që Gjykata Kushtetuese në zbatim të nenit 71/b të ligjit nr. 8577/2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese” të shqyrtojë pajtueshmërinë kushtetuese të dispozitave të Ligjit nr. 7905, miratuar më datë 21.03.1995 (ndryshuar me ligjin nr. 35/2017, datë 30.03.2017; ndryshuar me ligjin nr. 41/2021, datë 23.03.2021), Kodit të Procedurës Penale të Republikës së Shqipërisë ( më konkretisht nenet; 434/1 pika ‘1’, gërma ‘d’, 435 pika ‘2’), në mënyrën se si këto dispozita janë zbatuar për shkak se zbatimi i tyre ka sjell cenim të të drejtave të garantuara nga Kushtetuta dhe Konventa Evropiane për të Drejtat e Njeriut. | S. Beci |
| 7. | 1 (A) | 07.01.2026 | Alma Muda | “1.Shfuqizimin si të papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë të vendimit nr.270 prot., datë 19.10.2025 të Komitetit Drejtues të Dhomës së Avokatisë të Shqipërisë. 2. Shfuqizimin si të papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë, për zbatimin të aktit vendimit nr. 380, datë 06.11.2025 të Dhomës së Avokatisë së Shqipërisë (DHASH), të Komitetit Disiplinor, për masën disiplinore “Pezullim të licencës së ushtrimit të profesionit të avokates Alma Muda për një periudhë një vit. 3. Dëmshpërblimin për shkak të ndërprerjes së marrëdhënies të punës të profesionit avokate në masën që është deklaruar rroga ime në sigurimet shoqërore e detyrueshme dhe minimalja (50.000) lekë në muaj. 4. Shpenzimet gjyqësore ti ngarkohen palës së paditur Dhomës të Avokatisë të Shqipërisë (DHASH) | S. Bejtja |
| 8. | 1 (E) | 07.01.2026 | Edvin Canaj (penale) | Shfuqizimin si të papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë të vendimeve nr. 00-2025-1227, datë 10.07.2025 të Gjykatës së Lartë; nr. 57, datë 10.03.2022 të Gjykatës së Apelit Vlorë dhe nr. 89, datë 25.02.2021 të Gjykatës së Shkallës së Parë Fier. Kthimin e çështjes për rigjykim. | M. Xhaferllari |
| 9. | 1 (M) | 07.01.2026 | Muhamed Poni | Shfuqizimin si të papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë të vendimit nr. 00-2025-2803, datë 15.07.2025 të Kolegjit Administrativ të Gjykatës së Lartë dhe vendimit nr.283, datë 04.03.2024 të Gjykatës Administrative të Apelit | I. Toska |
| 10. | 1 (D) | 07.01.2026 | Dash Kupa | Shfuqizimin si të papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë të vendimit nr. 00-2025-1152 (145), datë 11.06.2025 të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë dhe dërgimin për rigjykim në seancë gjyqësore në Gjykatën e Lartë, me trup tjetër gjykues | I. Toska |
| 11. | 1 (V) | 08.01.2026 | Vehap Shehu | Shfuqizimin si të papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë të vendimeve nr. 00-2021-1032, datë 23.12.2021 të Gjykatës së Lartë; nr. 330, datë 18.03.2016 të Gjykatës së Apelit Tiranë dhe dërgimin e çështjes për rishqyrtim në Gjykatën e Apelti Tiranë me tjetër trup gjykues. | Asim Vokshi |
| 12. | 1 (I) | 08.01.2026 | Ilir Meça, Tomorr Plangarica | Shfuqizimin si të papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë të vendimit nr. 00-2025-2367, datë 18.06.2025 të Kolegjit Administrativ të Gjykatës së Lartë. Dërgimin e çështjes për shqyrtim në Gjykatë të Lartë. | S. Bejtja |
| 13. | 2 (A) | 08.01.2026 | Altin Haxhiu | Shfuqizimin si të papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë të vendimit nr.27, datë 03.02.2025 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar; vendimit nr.76 (87-2025-105), datë 01.04.2025 të Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar; vendimit nr.00-2025-1078, datë 26.06.2025 të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë ( i zbardhur në datë 22.09.2025 dhe i komunikuar në email në datë 07.10.2025), arsyetimet e vendimeve (objekt të kësaj kërkese në Gjykatën Kushtetuese) janë haptazi arbitrare ndaj ato kanë cenuar të drejtën kushtetuese për zhvillimin e një gjykimi/procesi të drejtë, për shkak të mënyrë se si është shqyrtuar dhe vlerësuar nga Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), kallëzimi Penal i kallëzuesit Altin Haxhiu dhe në vijim për shkak të rrëzimit të ankimeve të tij nga Gjykatat e Posaçme dhe rekursit të tij nga Gjykata e Lartë | A. Vokshi |
| 14. | 1 (Gj) | 08.01.2026 | Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar | Konstatimin e papajtueshmërisë me nenin 17, 27 dhe 28 të Kushtetutës dhe nenin 5 të Konventës Europiane për të Drejtat e Njeriut të nenit 265 të Kodit të Procedurës Penale, në pjesën që nuk parashikon shtrirjen e personalizuar të efekteve juridike të pezullimit të afateve të paraburgimit tek bashkëtëpandehurit. | M. Semini |
| 15. | 2 (Gj) | 08.01.2026 | Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar | Konstatimin e papajtueshmërisë me nenin 17, 27 dhe 28 të Kushtetutës dhe nenin 5 të Konventës Europiane për të Drejtat e Njeriut të nenit 265 të Kodit të Procedurës Penale, në pjesën që nuk parashikon shtrirjen e personalizuar të efekteve juridike të pezullimit të afateve të paraburgimit tek bashkëtëpandehurit. | M. Semini |
| 16. | 1 (Th) | 12.01.2026 | Thodhori Kocani | Shfuqizimi si i papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë i vendimit nr. 00-2025-1348, datë 11.09.2025 të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë me të cilin është vendosur mospranimi i rekursit ndaj vendimit nr.65, datë 23.03.2022 të Gjykatës së Apelit Vlorë. 2.Shfuqizimi si i papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë i vendimit nr.65, datë 23.03.2022 të Gjykatës së Apelit Vlorë, me të cilin i gjykuari Thodhori Kocani është deklaruar fajtor për veprat penale të parashikuara nga nenet 186/2 dhe 287/1, germat “a” dhe “b” të Kodit Penal, duke ndryshuar vendimin e pafajësisë së Shkallës së Parë. 3. Konstatimi i shkeljes së nenit 42 të Kushtetutës dhe nenit 6 të KEDNJ. 4. Konstatimi i shkeljes së nenit 41 të Kushtetutës dhe nenit 1 të KEDNJ-së | I. Toska |
| 17. | 1 (O) | 12.01.2026 | Olken Mollaj | Shfuqizimin si të papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë të vendimeve nr.00-2025-1314, datë 11.09.2025 të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë dhe nr.83, datë 13.04.2022 të Gjykatës së Apelit Vlorë | F. Papajorgji |
| 18. | 1 (G) | 12.01.2026 | Genti Bardhoshi, Lirije Bardhoshi, Sonila Papinova | Shfuqizimin i vendimit nr. 00-2025-1338 (174), datë 09.04.2025, i Kolegjit Civil të Gjykatës së Lartë, si vendim i marrë në kundërshtim me Kushtetutën e Republikëssë Shqipërisë dhe Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut (KEDNJ). | M. Xhaferllari |
| 19. | 2 (G) | 12.01.2026 | Inis Jorgo, Iris Kazanxhi | 1. Shfuqizimin si të papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë së vendimit nr. 316/10-2015-779, datë 08.04.2015 të Gjykatës së Apelit Durrës, i cili ka ndryshuar vendimin nr. (11-2014-689) 227, datë 10.02.2014, të Gjykatës së Shakllës së Parë Durrës; 2. Shfuqizimin si të papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë së vendimit nr. 00-2025-2868, datë 16.07.2025 të Gjykatës së Lartë e cila ka vendosur: Mospranimin e rekursit të paraqitur nga paditësi Alfred Kazanxhi kundër vendimit nr nr. 316/10-2015-779, datë 08.04.2015 të Gjykatës së Apelit Durrës; 3. Kthimin e çështjes për t’u gjykuar në Apel, sipas arsyetimit tuaj kushtetues në gjykatën kompetente me tjetër trup gjykues. | A. Vokshi |
| 20. | 2 (L) | 12.01.2026 | Laje Hasanaj | Kundërshtimin e vendimit nr. 00-2025-2344, datë 18.06.2025 të Gjykatës së Lartë, Kolegji Civil, i cili ka lënë në fuqi vendimin nr. 331, datë 09.05.2023 të Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, lidhur me mos njohjen e plotë të viteve të punës dhe të drejtës për pension. Kam ndjekur të gjitha shkallët e gjyqësorit për njohjen e viteve reale të punës pranë ish-kooperativës Buqësore Gurrë për përiudhën 1972-1991 të provuara me dokumenta zyrtare dhe regjistra themeltarë. 2.Vendimet e gjykatave të mëparshme kanë cenuar të drejtën time, të drejtën e pronës (neni 41 i Kushtetutës) duke mos njohur vitet e punës dhe përfitimin e pensionit që më takon. 3. Barazia para ligjit (neni 42), pasi trajtimi im nuk është i njëjtë me personat që kanë dokumenta të ngjashme me mua dhe marrin pension të plotë. 4. Kërkoj rishqyrtimin e kësaj kërkesës dhe konstatimin e shkeljes së të drejtave kushtetuese. | S. Beci |
| 21. | 1 (J) | 12.01.2026 | Jani Alia, Neim Alia, Esmeralda Çela, Eni Çela | Shfuqizimi i vendimit nr.53, datë 28.12.2022 i Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, vendimit nr.73, datë 09.05.2023 të Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar dhe vendimit nr.00-2025-1180, datë 15.07.2025 të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë, si të papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë dhe Konventën Evropiane për të Drejtat e Njeriut | M. Semini |
| 22. | 1 (Nj) | 12.01.2026 | Jo më pak se 1/5 e Deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë | 1.Verifikimin e çështjes që lidhet me zgjedhshmërinë dhe papajtueshmëritë në ushtrimin e funksioneve të Avokatit të Popullit, përfshirë verifikimin e procedurës së zgjedhjes së shtetasit Endri Shabani në këtë detyrë, si dhe konstatimin si të papajtueshëm me Kushtetutën e Shqipërisë. 2. Shfuqizimin e vendimit nr.111, datë 11.12.2025 “Për zgjedhjen e Avokatit të Popullit”, të Kuvendit të Shqipërisë, si të papajtueshëm me Kushtetutën e Shqipërisë. 3. Pezullimin e vendimit nr.111, datë 11.12.2025 “Për zgjedhjen e Avokatit të Popullit”, të Kuvendit të Shqipërisë, deri në dhënien e një vendimi përfundimtar nga Gjykata Kushtetuese | S. Bejtja |
| 23. | 1 (H) | 14.01.2026 | Henerik Niklekaj | Shfuqizimin si të papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë dhe legjislacionin procedurial penat të vendimit nr. 00-2025-1322, datë 11.09.2025 të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë për të gjykuarin Henerik Martin Niklekaj me “Mospranim të rekursit”. Shfuqizimin si të papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë me legjislacion penal dhe K.Pr.P, neni 383, pika 2 e tij dhe akte të tjera normative ligjore, vendim i cili është marrë nga Gjykata e Apelit Shkodër me nr.534, datë 04.10.2017 me të cilin është vendosur “Lënia në fuqi e vendimit nr.60, datë 25.05.2017 i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tropojë. Shfuqizimi i këtij vendimi i cili është i papajtueshëm me nenin 27, të Ligjit nr.8577, datë 10.02.2000 i ndryshuar me Ligjin nr.9916, nenin 26 i vitit 2016. Në këtë dispozitë ligjore neni 383, pika 2 të K.Pr. Penale parashikohet “ Vendimi është i pavlefshëm kur mungon dispozitivi osë nënshkrimin e anëtarëve të trupit gjykues si dhe kur ka haptazi kontraditë në mes të arsyetimit dhe dispozitivit të vendimit”. Kërkesa jonë gjen mbështetje të plotë ligjore edhe në nenin 383/2 të K.Pr.P, bazë ligjore e cituar edhe më lart. Kërkojmë nga ana juaj si Gjykatë Kushtetuese e Republikës së Shqipërisë të vendosi: Në përfundim të gjykimit të njihni kërkuesit Henerik Niklekaj statusin e të burgosurit nga data 04.10.2017 me marrjen evendimit nr. 534 të Gjykatës së Apelit Shkodër deri më datën e gjykimit të çështjes nga Kolegji Penal i Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë. Për periudhën e kohës në burg nga data 04.10.2017 deri më datën e gjykimit të çështjes Henerik Niklekaj nga Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshmë Tiranë deri më marrjen e vendimit, ku merr vendim të formës të prerë. Të aplikohet sipas nenit 57/2 të K.Penal për efekt të vuajtjes së dënimit duke llogaritur një ditë burg fizik e barabartë më një ditë e gjysëm burgim. Dërgimin e çështjes në Gjykatën e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë për rigjykim pas vendimit për papajtueshmërinë sipas nenit 447 të K.Pr.Penale dhe dispozita të tjera ligjore. | S. Bejtja |
| 24. | 1 (K) | 14.01.2026 | Kadri Pazari, Zana Shima, Kujtim Pazari, Greta Beliu (Pazari),etj | 1. Shfuqizimin e vendimit nr. 00-2025-2408, datë 18.06.2025 i Kolegjit Civil të Gjykatës së Lartë si të papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë. 2. Shfuqizimin e vendimit nr. 386, datë 13.02.2015 të Gjykatës së Apelit Tiranë si të papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë. 3. Shfuqizimin e vendimit nr. 7239, datë 25.06.2013 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë si të papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë | M. Semini |
| 25. | 3 (I) | 15.01.2026 | Irina Hasani | Shfuqizimin si të papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë i vendimit nr. 1267, datë 28.03.2018 të Gjykatës Administrative së Apelit Tiranë dhe vendimit nr. 00-2025-3132, datë 18.09.2025 i Kolrgjit Administrativ të Gjykatës së Lartë. | G.Ibrahimi |
| 26. | 2 (M) | 15.01.2025 | Maksim alias Maks Ndoci | Shfuqizimin si të papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë të ventimeve nr. 1, datë 11.01.2025 dhe nr. 4, datë 13.01.2025 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar; vendimi nr. 8, datë 17.02.2025 të Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar dhe vendimit nr. 00-2025-1099, datë 01.07.2025 të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë | G.Ibrahimi |
| 27 | 1 (F) | 16.01.2026 | Fitnete Gruda | 1. Konstatimin e shkeljes së të drejtës kushteuese për akses efektiv në gjykatë, të garantuar nga neni 42/1 i Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë dhe neni 6 i Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, si pasojë e moregjistrimit, mosadministrimit dhe mungesës së informacionit zyrtar mbi ankimimin e veçantë për ekzekutim të përkohshëm. 2. Konstatimin e shkeljes së të drejtës për mjet juridik efektiv, të garantuar nga neni 42/2 i Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë dhe neni 13 i Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, për shkak të pamundësisë faktik të ushtrimit dhe shqyrtimit urgjent të ankimit të veçantë për ekzekutim të përkohshëm, duke e bërë këtë mjet juridik formal dhe joefektiv në praktikë. 3. Konstatimin e cenimit të kushtetutës të shkaktuar nga mosveprimi procedural i gjykatave, në ushtirmin e kompetencave të tyre, lidhur me mosregjistrimin dhe mosadministrimin e ankimit të veçantë për ekzekutim të përkohshëm edhe pas kërkesave të shumta dhe të përsëritura të paraqitura nga kërkuesja duke bllokuar në mënyrë praktike ushtrimin e këtij mjeti juridik dhe duke cenuar sigurinë juridike dhe mbrojtjen gjyqësore efektive. 4. Rivendosjen e të drejtave kushtetuese të cenuara të kërkesave, përmes nxjerrjes së konkluzioneve kushtetuese të nevojshme që sigurojnë trajtimin dhe administrimin efektiv të ankimit të veçantë për ekzekutim të përkohshëm, në përputhje me standardet e nenit 42 të Kushtetutës se Republikës së Shqipërisë dhe nenit 6 të i Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut. | G. Ibrahimi |
| 28 | 2 (E) | 16.01.2026 | Elda Dinaj | Shfuqizimin si të papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë të vendimeve nr. 00-2025-1101, datë 26.06.2025 i Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë; nr. 57 (87-2025-73), datë 07.03.2025 të Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar dhe nr. 449, datë 31.07.2024 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, pasi kanë cenuar standartin e arsyetimit të vendimeve, di dhe të drejtën e pronës së ankueses. | G. Ibrahimi |
| 29 | 2 (K) | 19.01.2026 | Kastriot Leka | Shfuqizimin si të papajtueshëm me Kushtetutën, të vendimit nr. 55, datë 02.10.2025 të Këshillit të Lartë Gjyqësor. | M. Semini |
| 30 | 3 (A) | 19.01.2026 | Arben Fasho | Shfuqizimi, si i papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë të vendimeve nr.128 UD, datë 02.10.2025 të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë dhe nr.286/2024 të Gjykatës së Lartë” | I. Toska |
| 31 | 1 (Sh) | 19.01.2026 | Shoqëria “Elidon-06” sh.p.k | Shfuqizimi i vendimit nr.00-2025-3478, datë 02.10.2025 të Kolegjit Administrativ të Gjykatës së Lartë, si të papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë. Dërgimin e çështjes për shqyrtim në Gjykatën e Lartë. | A.Vokshi |
| 32 | 2 (O) | 20.01.2026 | Oneda Islami | Shfuqizimi i vendimit nr.00-2025-1201, dt.03.03.2025 të Kolegjit Administrativ të Gjykatës së Lartë. Shfuqizimi i vendimit nr.1295 (86-2024-1407), datë 15.07.2024 të Gjykatës Administrative të Apelit Tiranë. Shfuqizimi i vendimit nr.80-2017-2577, datë 07.06.2017 të Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Tiranë. Urdhërimin e gjykatave të faktit të njohin diplomën time me program të plotë 4 vite akademike studimi në fakultetin juridik, të lëshuar nga Universiteti Grek i Thrakës Komotini “Demokritus” në nivelin e plotë të merituar “Master i Shkencës” nëpërmjet detyrimit për të shfuqizuar e anuluar gjyqësisht Aktin Administrativ nr.500, datë 14.09.2016 “Vërtetim njohjeje dhe njehsimi” i Ministrisë së Arsimit dhe Sportit, të njësuar si “Bachelor” në Republikën e Shqipërisë. | S. Bejtja |
| 33 | 2 (V) | 20.01.2026 | Venera Maliqi, Terr Ann Maliqi | Shfuqizimi vendimit nr. 02-2025-2598, datë 25.06.2025 të Kolegjit Civil të Gjykatës së Lartë dhe vendimit nr. 87, datë 14.07.2022 të Gjykatës së Apelit Shkodër, si të papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë dhe me traktatet ndërkombëtare në fuqi. Dërgimin e çështjes për rigjykkim në Gjykatën e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm. | M. Xhaferllari |
| 34 | 4 (A) | 21.01.2026 | Andia Ulliri | Shfuqizimin e vendimit nr. 28, datë 19.08.2025 të Kolegjit Zgjedhor. Shfuqizimin e vendimit nr. 107, datë 30.07.2025 te Komisionit të Ankimeve dhe Sanksioneve “Për shqyrtimin e kërkesës ankimore nr. 59. Datë 29.07.2025 depozituar nga znj. Andia Ulliri, kandidatë për deputet e subjektit “Koalicioni PD-ASHM” zona Qarku Durrës. Shfuqizimin e vendimit nr. 1360, datë 28.07.2025 të Komisionierit Shtetëror të Zgjedhjeve. Intepretimin përfundimtar dhe pajtushmërinë me Kushtetutën e Republikës të pikës 2 të nenit 136 të Kodit Zgjedhor. Deklarimin si të papajtueshme me kushtetutën të nenit 124, 145 dhe 163 të Kodit Zgjedhor. | S. Beci |
| 35 | 2 (S) | 21.01.2026 | Sose Bucpapaj | Shfuqizimin si të papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë të vendimeve nr. 1217, datë 12.12.2022 të Gjykatës së Apelit Tiranë; nr. 00-2025-1453, datë 18.09.2025 të Gjykatës së Lartë dhe nr. 00-2025-1421, datë 23.09.2025 të Gjykatës së Lartë. Konstatimin e cenimit të së drejtës për në proces të rregullt ligjor gjatë hetimit dhe gjykimit në Gjykatën e Apelit Tiranë dhe në Gjykatën e Lartë. Cënimi i të drejtës për t’u hetuar nga një prokurori e paanshme. Cenimi i të drejtës për respektimin e dispozitave proceduriale si në hetim dhe gjykim dhe e drejta për t’u dëgjuar. Cenimi i të drejtës për respektimin e dispozitave proceduriale si në hetim dhe gjykim. Cenimi i të drejtës për t’u gjykuar nga një gjykatë e paanshme e të drejtës për t’u dëgjuar. Cenimi i aksesit në gjykatë. Cenimi i të drejtës të mbrojtjes e të ankimit. Cënimin e barazisë së armëve dhe kontradiktoritetit. Cenimin e starndardit të arsyetimit të vendimit gjyqësor. Cenimi i parmit të barazisë përpara ligjit. Cenimi i parimit të mosdiskriminimit dhe mosrindëmtimit. Cenimi i pozitës dhe i figurës në vendime dhe akte dhe sjellje që diskretitojnë figurën e gjyqtrarit dhe prokurorit. Cenimi i standatit të sigurisë juridike. Cënimii të drejtës për t’u gjykua nga një gjykatë e paanshme. Kthimin e akteve të procedimit penal nr. 356/2020 dhe urdhërimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lezhë të plotësojë hetimet sipas drejtimit të tyre të përcaktuar nga gjykata në këtë vendim nr. 10-07, datë 11.01.2022 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kurbin. | G. Ibrahimi |
| 36 | 1 (S) | 21.01.2026 | Samuel Ndoka | Shfuqizimin e vendimeve nr.50, datë 09.11.2022 të Gjykatës së Posaçme të Apelit kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar dhe nr. 00-2025-1090, datë 01.07.2025 të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë, si të papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë | M. Semini |
| 37 | 5 (A) | 22.01.2026 | Alfida Braho | “Shfuqizimi si antikushtetues i vendimit nr.00-2025-2325, datë 18.06.2025 të Kolegjit Civil të Gjykatës së Lartë”. | M. Semini |
| 38 | 3 (S) | 22.01.2026 | Stela Ulqinaku (Rrumbullaku) | 1.Shfuqizimin si të papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë të vendimit nr. 00-2025-2954, datë 10.07.2025 të Kolegjit Civil të Gjykatës së Lartë. 2. Krahas shfuqizimit të këtij vendimi, Gjykata Kushtetuese të intepretojë dhe të orientojë Gjykatën e Lartë drejt gjetjes së një mekanizimi procedurial për të marrë vendime në raste të ngjashme përtej rregullave të gabuara që rezultojnë të tilla nga kjo analizë kushtetuese lidhur me sistemin e rregullave për njësimin e vendimeve duke orintuar përfshirjen në këto rast të Kolegjeve të Bashkuara të Gjykatës së Lartë, etj, si dhe në funksion të rivendosjes së standardit kushtetues të procesit të rregullt ligjor, të përcaktojë kriteret kushtetues udhëzuese për trajtimin e konflikteve hibride sikurse ky i rastit tonë që përfshin status shërbimi civil i fituar së bashku me efektet e ligjit të ri dhe aktet administrative të ndërprerjes etj, me qëllim që ndarja e juridiskioneve të mos prodhojë kurrë humbje të së drejtës pa u gjykuar themeli, si dhe efektet e tjera që bien në Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë. | I. Toska |
| 39 | 6 (A) | 22.01.2026 | Arbër Çekaj, Donaldo Lushaj | Shfuqizimi si të papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë dhe KEDNJ të vendimeve: nr.00-2025-979 (142), datë 03.06.2025 të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë; nr. 16, datë 18.06.2021 të Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar; nr. 18, datë 15.09.2020, të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar dhe nr. 72, datë 24.06.2019 të Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda, si vendime që kanë shkelur standartet e procesit të rregullt ligjor për kërkuesit Arbër Çekaj dhe Donaldo Lushaj si një e drejtë kushtetuese dhe e KEDNJ; si vendime që kanë cenuar në mënyrë jo proporcionale të drejtën e pronësisë së kërkuesit Arbër Çekaj, në kuptimin e nenit 41 të Kushtetutës dhe nenit 1 të Protokollit 1 të KEDNJ; si vendime që kanë cenuar të drejtën e kërkuesit Arbër Çekaj për mjete efektive ankimi, në kuptim te nenit 13 të KEDNJ, kundër vendimeve që cenojnë të drejtën e tij konventore të pronës dhe të drejtën e tij për një proces të drejtë gjyqësor në mbrojtjen e të drejtës së pronës | I. Toska |
| 40 | 2 (G) | 22.01.2026 | Genci Osmanaj | Shfuqizimi si antikushtetues të vendimit nr. 27, datë 22.10.2020 të Gjykatës së Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar; të vendimit nr. 5, datë 25.02.2022 të Gjykatës së Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar dhe të vendimit nr.00-2025-1130, datë 08.07.2025 të Gjykatës së Lartë (Kolegjit Penal)”. | S. Bejtja |
| 41 | 1 (B) | 22.01.2026 | Bujar Brahaj | Konstatimi se Gjykata e Apelit të Posaçme me vetëdije të plotë nuk ka zbatuar ligjin dhe ka dhënë një vendim të padrejtë me të cilin mua më ka penalizuar dhe shkaktuar shumë dëme në familje dhe mua personalisht nga ana psikologjike, stresi dhe ankthi me vendimin nr. 86 (87-2025-124), datë 11.04.2025 ku ka rrëzuar padrejtësisht kërkesën time për shuarje të mase të sigurisë të vendosur nga Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë me vendim nr.16, datë 08.03.2022 dhe të konfirmuar më datë 12.03.2022, me vendim nr. 17, të po kësaj gjykate. Vendim i dhënë për akuzat e veprave penale 28/4 33/a/2 dhe 334/1 të Kodit Penal. Si pasojë e këtij vendimi nga Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar kanë shkaktuar: 1. Shkelje të të drejtave dhe lirive themelore të kërkuesit. Neni 17 pika 1 dhe 2 i Kushtetutës; 2. Askujt nuk mund ti hiqet liria vetëm në raste parashikuara me ligj neni 27 pika1 dhe pika, gërma (a) i Kushtetutës; 3. Neni 28, pika 3 i Kushtetutës; 4. Neni 28, pika 3 i Kushtetutës; 5. Neni 28, pika 3 i Kushtetutës; 6. Neni 28, pika 3 i Kushtetutës; 7. Neni 28, pika 3 i Kushtetutës. Të drejtën për të pasur një proçes të rregult ligjor dhe tejzgjatje përtej çdo limiti dhe kohe të arsyeshme, sidomos për akuzën që kam 0.3-gram kokainë. Gjithashtu vendimi të pa arsyetuar i gjyqtarit ose keqarsyetim. | M. Xhaferllari |
| 42 | 3 (E) | 22.01.2026 | Erion Çerekja | Kundërshtimi i vendimit nr. 00-2025-1135, datë 11.07.2025, të Kolegjit Administrativ të Gjykatës së Lartë, me kërkesë për shfuqizimin e tij, për cenim të nenit 42, 43 dhe 31 të Kushtetutës, si dhe të nenit 6 të KEDNJ-së për shkak të: Cenimit të së drejtës për gjykim nga një gjykatë e paanshme dhe e pavarur; Mosrespektimit të testit objektiv te paanshmërisë; Mosgarantimit të parimit të “gjykatës të caktuar me ligj”; Mosvlerësimit të duhur të faktit të ri, sipas nenit 21 të KPrP; Keqinterpretimit të standardit të “shfaqjes së mendimit paraprak” nga Gjykata e Lartë. | A. Vokshi |
| 43 | 4 (E) | 22.01.2026 | Erion Çerekja | Shfuqizimin i vendimit nr.00-2025-1129, datë 10.07.2025 të Kolegjit Civil të Gjykatës së Lartë, për shkelje të nenit 42 të Kushtetutës dhe neni 6 të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njëriut (KEDNJ), si dhe urdhërimi i përjashtimit të gjyqtarëve Ilir Panda dhe Albana Boksi nga shqyrtimi penal nr. 70015-399-2025. | S. Bejtja |
| 44 | 4 (I) | 23.01.2026 | Irakli Gajo | Shfuqizimi si i papajtueshëm me Kushtetutën e vendimit nr.00-2025-1083, datë 01.07.2025 të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë dhe nr.26, datë 03.03.2022 të Gjykatës së Apelit Vlorë si vendime që kanë shkelur standardet e procesit të rregullt ligjor si një e drejtë kushtetuese dhe e KEDNJ. Shkelja e të drejtës së pronës për shkak të mosveprimit/dështimit të autoriteteve për të zhvilluar procedime penale të drejta. Detyrimin e Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë për të përsëritur gjykimin duke respektuar kriteret e një procesi të drejtë ligjor për të mbrojtur të drejtën e pronësisë nëpërmjet një hetimi transparent dhe efektiv. | M. Xhaferllari |
| 45 | 7 (A) | 23.01.2026 | Admir Mulaj | Shfuqizimi i vendimeve nr. 30-2018-3921, datë 18.06.2018 i Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë dhe nr. 00-2025-1803, datë 14.05.2025 i Kolegjit Civil të Gjykatës së Lartë, si të papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë | S. Beci |
| 46 | 3 (K) | 26.01.2026 | Krenar Skënduli | Shfuqizimi i vendimit nr. 00-2025-902, datë 03.06.2025 të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë. Dërgimin e çështjes për shqyrtim në Kolegjin Penal të Gjykatës së Lartë”. | G. Ibrahimi |
| 47 | 4 (K) | 27.01.2026 | Këshilli i Ministrave | Shfuqizimi si i papajtueshëm me Kushtetutën i vendimit nr.00-2024-2078 (222), datë 16.05.2024 të Kolegjit Administrativ të Gjykatës së Lartë (vendimi nr.00-2024-2078 (222)/2024). Dërgimi i çështjes për rigjykim në Kolegjin Administrativ të Gjykatës së Lartë | S. Beci |
| 48 | 5 (E) | 27.01.2026 | Eldona Sipri | Shfuqizimi si të papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë i vendimit nr.00-00-2025-2799, datë 15.07.2025 të Kolegjit Administrativ të Gjykatës së Lartë dhe rikthimin për gjykim në Gjylatën Administrative të Apelit Tiranë. Shfuqizimi si të papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë i vendimit nr.1710, datë 24.04.2018 të Gjykatës Administrative të Apelit Tiranë. Shfuqizimi si të papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë i vendimit nr.3230, datë 16.06.2015 të Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Tiranë dhe rikthimin për gjykim në Gjylatën Administrative të Apelit Tiranë. 4. Konstatimi i cenimit të së drejtës për gjykim brenda një afati të arsyeshëm. | I. Toska |
| 49 | 3 (Gj) | 29.01.2026 | Gjelina Kolbuçaj | Shfuqizimi i vendimeve nr.628, datë 17.11.2016 të Gjykatës së Apelit Shkodër dhe vendimit nr. 00-2025-3351, datë 24.09.2025 të Kolegjit Civil të Gjykatës së Lartë, si të papajtueshme me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë | Marsida Xhaferllari |
| 50 | 1 (R) | 29.01.2026 | Rezart Baliko | Shfuqizimi i vendimeve nr.493 (86-2023-719), datë 06.07.2023 të Gjykatës Administrative të Apelit Tiranë; nr. 00-2025-3298, datë 25.09.2025 të Kolegjit Administrativ të Gjykatës së Lartë si të papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë. Dërgimi i çështjes për shqyrtim në Gjykatë të Lartë. | Marjana Semini |
| 51 | 3 (Sh) | 29.01.2026 | Shoq. Turgut Ozal Education | 1. Konstatimi i papajtueshmërisë së vendimit nr. 00-2025-1467, datë 22.04.2025 të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë. 2. Shfuqizimin si të papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë i vendimit nr. 00-2025-1467, datë 22.04.2025 të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë. 3. Konstatimin e boshllëkut ligjor dhe detyrimin e Kuvendit të Shqipërisë për të plotësuar boshllëkun ligjor brenda afatit të caktuar. | Genti Ibrahimi |
| 52 | 2 (Sh) | 29.01.2026 | Shoqëria tregtare Partners Law sh.p.k., Ajola Xoxa | Shfuqizimi si i papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë dhe KEDNJ i vendimeve nr.00-2025-838, datë 22.05.2025 të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë; nr.40 (87-2025-55), datë 19.02.2025 i Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar dhe nr.736, datë 20.12.2024 i Gjykatës së Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar si vendime që kanë shkelur standardet e procesit të rregullt ligjor, për kërkuesit Ajola Xoxa dhe shoqërinë Partners Law një e drejtë kushtetuese dhe e KEDNJ | Marsida Xhaferllari |
| 53 | 4 (Sh) | 30.01.2026 | Shoqëria e Sigurimeve Atlantik sh.a. | Shfuqizimin si të papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë të vendimit nr.00-2025-2933, datë 23.07.2025 të Kolegjit Civil të Gjykatës së Lartë, si vendim që ka shkelur (i) standardet e procesit të rregullt ligjor si një e drejtë kushtetuese dhe e KEDNJ dhe (ii) të drejtës së pronës sipas nenit 1, të Protokollit 1 të KEDNJ | Sandër Beci |
