KËRKESAT E REGJISTRUARA NË MUAJIN MARS TË VITIT 2025
Kërkesat do të merren në shqyrtim paraprak, sipas parashikimeve të nenit 47 të ligjit nr. 8577, datë 10.02.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar.
| Nr. | NUMËR REGJISTRI THEMELTAR | DATA E REGJISTRIMIT | KERKUES | OBJEKTI | RELATOR |
|---|---|---|---|---|---|
| 1. | 6 (Sh) | 03.03.2025 | Shoqëria “Malsia Solar 1” sh.p.k., Shoqëria “Malsia Solar 2” sh.p.k., Shoqëria “Malsia Solar 3” sh.p.k. | Shfuqizimin si të papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë të vendimit nr. 00-2024-3981 (362), datë 23.09.2024 të Kolegjit Administrativ të Gjykatës së Lartë. | I. Toska |
| 2. | 5 (E) | 03.03.2025 | Euron Hoti | Shfuqizimin e vendimit nr. 18, datë 06.03.2019 të Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda Tiranë, vendimit nr. 38, datë 15.05.2019 të Gjykatës së Apelit për Krime të Rënda Tiranë, si dhe të vendimit nr. 00-2024-1576, datë 26.09.2024 të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë (dhomë këshillimi) si të papajtueshëm me Kushteutën e Republikës së Shqipërisë. Dërgimin e çështjes për rigjykim në Gjykatën e Lartë. | M. Semini |
| 3. | 3 (H) | 03.03.2025 | Haxhi Mesiti | Konstatim i cenimit të së drejtës për një proces të rregullt ligjor si rezultat i: - mosnjohjes së komponentit shtesa për kushte të veçanta pune e shërbimi në masën 12000 lekë; - urdhërimin e Qendrës së Personel – Rekrutimit për plotësimin e modularëve 03 të pensionit të pleqërisë dhe 03 të suplementit të ushtarakut të komponentit shtesa për kushte të veçanta pune e shërbimi në masën 12000 lekë për periudhën 23/08/1977 deri më 01/09/2004; - vazhdimin e plotësimit të modularëve 03 të pensionit të pleqërisë dhe suplementit të ushtarakut për periudhën 01/09/2006 deri më 12/01/2019 sipas vendimeve të Këshillit të Ministrave. | M. Semini |
| 4. | 6 (E) | 03.03.2025 | Ermira Farka | Shfuqizimin e vendimit nr. 00-2024-4335 (416), datë 03.07.2024 të Kolegjit Civil të Gjykatës së Lartë, si të papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë. | M. Xhaferllari |
| 5. | 2 (Gj) | 04.03.2025 | Gjergj Vladi | Shfuqizimin si të papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë dhe me Konventën Europiane të Të Drejtave Të Njeriut të vendimit nr. 00-2024-4363(271), datë 27.06.2024 të Kolegjit Administrativ të Gjykatës së Lartë dhe dërgimin e çështjes për rishqyrtim në Gjykatën e Lartë. | I. Toska |
| 6. | 1 (Nj) | 05.03.2025 | 14 deputetë të Kuvendit të Shqipërisë | 1. Zgjidhjen e konfliktit të kompetencave ndërmjet Kuvendit të Shqipërisë dhe subjektit kushtetues në konflikt, jo më pak se 1/10 e deputetëve. 2. Deklarimin si të papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë, të vendimit nr. 5, datë 30.01.2025 "Për mosdërgimin e mocionit në Gjykatën Kushtetuese" për konstatimin e papajtueshmërisë së mandatit të deputetit Vullnet Sinaj. 3. Detyrimin e Kuvendit të Shqipërisë për dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mocionit për konstatimin e papajtueshmërisë të mandatit të deputetit Vullnet Sinaj. | F. Papajorgji |
| 7. | 12 (A) | 05.03.2025 | Almita Lula | Plotësimin e arsyetimit në vendimin nr. 230, të datës 16.10.2024. Argumentimin dhe caktimin e afatit ligjor të mbarimit të pezullimit të nenit 399/6 të Kodit të Procedurës Civile. | S. Beci |
| 8. | 13 (A) | 06.03.2025 | Antonela Derza, Federik Derza, Violeta Rreshpja, Gjovalin Rreshpja. | Shfuqizimi si i papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë i vendimit nr. 00-2024-1437, datë 12.09.2024 të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë; vendimit nr. 282, datë 16.10.2019 të Gjykatës së Apelit Shkodër, vendimit nr. 1482(4042), datë 29.07.2019 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, si dhe vendimit nr. 529 (2595), datë 25.05.2018 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër (vendimi i masës së sigurimit pasuror “sekuestro preventive”). Konstatimin e cenimit të së drejtës për proces të rregullt ligjor, të së drejtës së pronës dhe të drejtës për ankim efektiv të shtetasve Federik Derza, Violeta Rreshpja dhe Gjovalin Rreshpja. Përcaktimin e organit kompetent gjyqësor për trajtimin e pretendimeve të shtetasve Frederik Derza, Violeta Rreshpja dhe Gjovalin Rreshpja për cenim të së drejtës për proces të rregullt ligjor, të drejtës së pronës dhe të drejtës për ankim efektiv. | S. Bejtja |
| 9. | 9 (K) | 10.03.2025 | Klement Shehu | Shfuqizimin si të papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë të vendimeve nr.00-2024-1747, datë 31.10.2024 të Gjykatës së Lartë; nr.30-2024-4547 (1457), datë 12.06.2024 i Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë. Konstatimin nga Gjykata Kushtetuese të shkeljes së parimit “ne bis in idem”, për të krijuar një precedent të qartë mbi mbrojtjen e qytetarëve nga ndëshkimi i dyfishtë. Dëmshpërblimin për heqje lirie në mënyrë të padrejtë, dëmin psikologjik të shkaktuar, si dhe fitimin e munguar. | M. Semini |
| 10. | 5 (L) | 10.03.2025 | Laert Kola | Konstatimin e shkeljes së afatit ligjor dhe kohëzgjatjen e paarsyeshme në procedurat e gjykimit të çështjes nga Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm dhe cenimin e së drejtës për një proces të rregullt gjyqësor nga kjo gjykatë për çështjen gjyqësore nr.2623 akti, datë 15.11.2024. Konstatimin e mungesës së një mjeti efektiv për përshpejtimin e gjykimit dhe shpërblimit të dëmit në zbatim të vendimit nr. 3, datë 17.02.2022 të Gjykatës Kushtetuese për periudhën kohore 01.10.2022 deri në datën 07.12.2022. | M. Xhaferllari |
| 11. | 10 (K) | 10.03.2025 | Kujtim Koxha | Shfuqizimin si të papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë të vendimeve nr. 00-2024-1529, datë 24.09.2024 të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë, nr. 1342, datë 11.12.2019 të Gjykatës së Apelit Tiranë dhe nr. 43, datë 17.06.2019 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Mat. | F. Papajorgji |
| 12. | 4 (H) | 11.03.2025 | Hasan Roqi | Saktësimin dhe plotësimin e vendimit nr.305, datë 17.12.2024 të Kolegjit të Gjykatës Kushtetuese. | S. Bejtja |
| 13. | 3 (P) | 11.03.2025 | Pëllumb Gjoka | Ndreqjen/korigjimin e pasaktësive të dukshme në përmbajtjen e arsyetimit të vendimit nr. 86, datë 30.12.2024 të Gjykatës Kushtetuese dhe plotësimin e tij sipas fakteve të provuara gjatë shqyrtimit të çështjes që i përket ankimit kushtetues individual të datës 07.05.2024. | M. Semini |
| 14. | 8 (B) | 12.03.2025 | Bardhyl Zogolli | Shfuqizimi si i papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë i vendimeve nr. 00-2024-3313, datë 10.07.2024 të Kolegjit Civil të Gjykatës së Lartë, nr. 2433, datë 01.12.2015 të Gjykatës së Apelit Tiranë, nr. 11550, datë 02.12.2014 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, nr. 969, datë 25.04.2012 të Gjykatës së Lartë, nr. 345, datë 20.07.2011 të Gjykatës së Apelit Tiranë dhe nr. 11180 Akti, datë 16.12.2010 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë. | S. Beci |
| 15. | 3 (D) | 17.03.2025 | Dëshira Subashi | Shfuqizimin e vendimit nr.00-2024-4992, datë 17.12.2024 të Gjykatës së Lartë si i papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë. Kthimi i çështjes për rishqyrtim në Gjykatën e Lartë. | S. Bejtja |
| 16. | 2 (R) | 17.03.2025 | Ruhan Hiraj | Shfuqizimi si antikushtetues të vendimeve nr. 384, datë 15.12.2020 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, nr. 46, datë 18.02.2021 të Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar dhe nr. 00-2024-1797, datë 07.11.2024 të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë. Kthimin e çështjes për gjykim në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar për t’u gjykuar me një trup tjetër gjykues. | I. Toska |
| 17. | 14 (A) | 17.03.2025 | Andri Ymeri | Kundërshtimin e procesit si dhe të vendimit nr. 470, datë 01.11.2021 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit (KPK), të marrë për motrën time Ajola Prençi, si dhe kundërshtimin e procesit, si dhe të vendimit nr. 57/2024 JR të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit të marrë po për motrën time (që akoma nuk është zbardhur dhe as botuar në faqen elektronike të KPA-së e aq më tepër nuk i është njoftuar i arsyetuar motrës time që përbën subjektin e rivlerësimit për të cilin është marrë ky vendim) duke kërkuar nga Gjykata Kushtetuese si më poshtë: a- të konstatojë shkeljen përmes procesit të lartpërmendur, të zhvilluar nga KPK, por dhe nga KPA ndaj motrës time, të të drejtës time për jetë private dhe familjare në kundërshtim me parimin e objektivitetit dhe proporcionalitetit; b- të konstatojë shkeljen përmes vendimit të lartpërmendur, të marrë nga KPK ndaj motrës time, të të drejtës time për jetë private dhe familjare në kundërshtim me parimin e objektivitetit dhe të proporcionalitetit; c- të urdhërojë fshirjen nga përmbajtja e vendimit nr. 470, datë 01.11.2021 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit (KPK) të marrë për motrën time Ajola Prençi të çdo reference ndaj personit tim, të marrë në kundërshtim me parimin e objektivitetit dhe proporcionalitetit pa më dëgjuar më parë, nga një organ jolegjitim dhe që për më tepër ka krijuar në publikun e gjerë në mënyrë të padrejtë opinionin se unë jam një ndër shkaqet reale se përse motra ime është shkarkuar nga detyra e prokurores; ç- të konstatojë shkeljen nga KPA përmes ndryshimit brenda afatit ligjor të parashikuar në ligjin 94/2016 të vendimit nr. 57/2024 të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, të marrë për motrën time, si dhe mosbotimit të tij në faqen elektronike të KPA-së i- të drejtës time për të mos iu nënshtruar trajtimit çnjerëzor dhe/apo poshtërues, ii- të të drejtës time për të mu mbrojtur personaliteti, iii- të të drejtës time për jetë private dhe familjare, iv- të të drejtës time për të mos u gjykuar pa u dëgjuar, v- të të drejtës time për t’u gjykuar nga një gjykatë e krijuar me ligj, vi- të të drejtës time për të mos u paragjykuar duke u lejuar përmes mosveprimit në kohën e duhur ligjore nga KPA-ja, të ekzistencës në publikun e gjerë, të opinionit të krijuar nga vendimi nr. 470, datë 01.11.2021 i Komisionit të Pavarur të Kualifikimit (KPK) të marrë për motrën time Ajola Prençi, se unë jam një ndër shkaqet reale se përse motra ime është shkarkuar nga detyra e prokurores; d- të konstatojë shkeljen gjatë zhvillimit të procesit të rivlerësimit për motrën time nga KPA të të drejtës time për proces të rregullt ligjor, të konsumuar përmes mosshprehjes fare, pra as përmes pranimit dhe as përmes refuzimit të kërkesës time për të ndërhyrë si person i tretë në procesin e rivlerësimit të motrës time; dh- të konstatojë pengimin gjatë zhvillimit të procesit të rivlerësimit për motrën time nga KPA të të drejtës time për ankim efektiv në Gjykatën Europiane të të Drejtave të Njeriut të konsumuar në drejtim të cenimit të së drejtës time për t’u njohur me një vendim të arsyetuar, qoftë pozitiv, qoftë negativ sipas nenit 194 të Kodit të Procedurës Civile lidhur me kërkesën time për të ndërhyrë si person i tretë në procesin e rivlerësimit të motrës time në KPA që përbën të vetmen gjykatë në procesin e rivlerësimit sipas nenit F të aneksit të Kushtetutës; f- të konstatojë shkeljen gjatë zhvillimit të procesit të rivlerësimit për motrën time nga KPA të të drejtës time për trajtim të barabartë dhe për të mos u diskriminuar, sikurse janë trajtuar subjekte të tjerë të rivlerësimit në jurisprudencën e KPK dhe KPA që kanë patur lidhje të afërta me njëri-tjetrin si p.sh.: Arenc Çela, Arbër Çela (vëllezër), Gentian Osmani, Marinela Osmani (bashkëshortë), Dritan Marku, Gentian Marku (vëllezër), Eranda Laze, Bledar Valikaj (kunetër), etj.. 2- Marrjen e masës së përkohshme nga Gjykata Kushtetuese duke u urdhëruar pezullimi i shqyrtimit të çështjes time nga KPA e regjistruar si çështja nr. 9/2023 deri, “të paktën”, sa trupa gjykuese e Gjykatës Kushtetuese të vendosë nëse ky ankim kushtetues që po paraqes unë duhet apo jo të kalojë për shqyrtim nga dhoma e këshillimit në seancë plenare të Gjykatës Kushtetuese. 3- Nëse Gjykata Kushtetuese çmon se nuk përfshihet në juridiksionin e kontrollit kushtetues shqyrtimi i ndonjërës apo të gjitha kërkimeve të mija, të parashtruara si më sipër, kërkoj që Gjykata Kushtetuese përmes arsyetimi të vendimit të përcaktojë shprehimisht organin shtetëror që ka kompetencën dhe juridiksionin për t’u shprehur për këto kërkime. | G. Ibrahimi |
| 18. | 7 (Sh) | 17.03.2025 | Shoqëria “Industri Ndërtim” (IN) sh.p.k. | Shfuqizimin si të papajtueshëm me Kushtetutën të vendimeve nr. 00-2021-229, datë 17.02.2021 të Kolegjit Civil të Gjykatës së Lartë, nr. 236, datë 20.04.2015 të Gjykatës së Apelit Shkodër dhe nr. 218, datë 21.03.2013 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lezhë. Dërgimin e çështjes për rishqyrtim në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Lezhë. | M. Semini |
| 19. | 11 (K) | 18.03.2025 | Katerina Panxhi | Konstatimi i cenimit të së drejtës kushtetuese për një proces të rregullt ligjor si rezultat i mosgjykimit brenda një afati të arsyeshëm të parashikuar nga pika 2 e nenit 399/7 të KPC të ankimit tim të regjistruar nr. 71017-00393-00-2022, datë 07.06.2022 e vendim nr. 00-2024-989, datë 30.05.2024 të Gjykatës së Lartë. Konstatimi i cenimit të së drejtës kushtetuese për një proces të rregullt ligjor si rezultsat i mosnjoftimit të vendimit të arsyetuar nr. 00-2024-989, datë 30.05.2024 të Gjykatës së Lartë në kundërshtim me nenin 485/b(njoftimi i vendimit të Gjykatës së Lartë (shtuar me ligjin nr. 44/2021, datë 23.03.2021)). Shfuqizimi si i papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë i vendimit nr. 00-2024-989, datë 30.05.2024 të Gjykatës së Lartë dhe kthimin për rigjykim në Gjykatën e Shkallë së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan. | F. Papajorgji |
| 20. | 15 (A) | 18.03.2025 | Asime Çela | Shfuqizimin si të papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë të vendimit nr. 00-2023-1019, datë 20.06.2023 të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë; vendimit nr. 20-2018-248/33, datë 09.03.2018 të Gjykatës së Apelit Gjirokastër vendim ky i cili ka ndryshuar vendimin nr. 157, datë 25.05.2017 të Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë për pjesën që ka vendosur pushimin e çështjes penale nr. 108/2011 në ngarkim të të pandehurës Hasime Çela Topulli duke e deklaruar atë fajtore për kryerjen e veprës penale të “Falsifikimit të dokumenteve”, parashikuar nga neni 186/1 të Kodit Penal në formën e përdorimit të tyre, pasi të dy vendimet janë dhënë në shkelje të nenit 32/2 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë që thekson, se “Askush nuk mund të deklarohet fajtor mbi bazën e të dhënave të mbledhura në mënyrë të paligjshme”, pasi ajo çështje penale nuk mund të fillonte për këtë shtetase. | M. Xhaferllari |
| 21. | 16 (A) | 18.03.2025 | Agim Elezi | Shfuqizimi i vendimit nr. 00-2025-524, datë 12.02.2025 të Kolegjit Civil të Gjykatës së Lartë si i papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë. | S. Beci |
| 22. | 8 (Sh) | 18.03.2025 | Shoqëria “Agro – Koni” | Shfuqizimi si i papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë të vendimit nr. 534, datë 11.12.2024 të Kolegjit Administrativ të Gjykatës së Lartë. | S. Bejtja |
| 23. | 8 (F) | 19.03.2025 | Fatime Deharaj ( Limani ) | Plotësimin e vendimit nr.34, datë 12.02.2025 të Kolegjit të Gjykatës Kushtetuese, që të përmbajë përmendjen e fakteve të vërteta dhe të veprimeve të ligjshme që vendimi nr.243, datë 20.06.1995 i Gjykatës së Rrethit Bulqizë, i konstatuar dokument i falsifikuar, i përdorur nga shtetasi ilegjitim Vinar Nuredini, bashkëpunuesja e tij, specialistja juriste Anila Panajoti, përfaqësuese ilegjitime e Ministrisë së Financave në gjykatë, tre gjykatat administrative, që gjatë periudhës 30 nëntor 2015 deri sot, me dashakeqësi mua kërkueses, më kanë sjell dëm ekonomik shumë të madh në vlerën 1.5 milion lekë, i është dërguar për hetim prokurorisë. | I. Toska |
| 24. | 12 (K) | 19.03.2025 | Klodiana Cankja | Shfuqizimin si të papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë të vendimit nr. 00-2024-4952, datë 11.12.2024 të Kolegjit Administrativ të Gjykatës së Lartë, dhe të vendimit nr. 1060, datë 14.12.2023 të Gjykatës Administrative të Apelit. Dërgimin e çështjes për rishqyrtim në Gjykatën Administrative të Apelit. | G. Ibrahimi |
| 25. | 7 (S) | 20.03.2025 | Spiro Leraj | Shfuqizimin si të papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë të vendimit nr. 00-2024-4111, datë 23.10.2024 të Kolegjit Administrativ të Gjykatës së Lartë dhe dërgimin për rigjykim në Gjykatën e Lartë me tjetër trup gjykues. | H. Zaçaj |
| 26. | 5 (H) | 21.03.2025 | Haki Seferi | Shfuqizimi si i papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë i vendimeve nr. 376, datë 26.12.2018 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lushnjë; nr. 357, datë 30.05.2024 të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë dhe nr. 00-2024-2145, datë 24.12.2024 të Gjykatës së Lartë. | I. Toska |
| 27. | 17 (A) | 21.03.2025 | Adriatik Sallahu | Shfuqizimin si të papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë të vendimit nr. 00-2024-1921, datë 26.11.2024 të Gjykatës së Lartë. | M. Xhaferllari |
| 28. | 4 (P) | 21.03.2025 | Pullumb Petritaj | Shfuqizimi i vendimit nr. 00-2024-1156 (151), datë 27.06.2024 të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë si i papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë. | S. Bejtja |
| 29. | 5 (D) | 26.03.2025 | Dritan Dajti | Saktësimi dhe plotësimi i pasaktësive të dukshme të lejuara në tërësi dhe në veçanti në pikat 17, 18, 19, 20, 25, 26, 27 dhe 37 të vendimit nr.27, datë 04.02.2025 të Gjykatës Kushtetuese. Saktësimi dhe plotësimi i pasaktësive të dukshme të lejuara në pikat 17, 19 dhe 26 të vendimit nr.27, datë 04.02.2025 të Gjykatës Kushtetuese, lidhur me efektet juridike të këtij vendimi | F. Papajorgji |
| 30. | 4 (D) | 26.03.2025 | Dilaver Basha, Luljeta Basha | Shfuqizimin si të papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë të vendimeve nr.00-20252-120, datë 28.01.2025 të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë dhe nr.35, datë 05.03.2021 të Gjykatës së Apelit Vlorë. Kthimin e çështjes për rishqyrtim në Gjykatën e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë. | G. Ibrahimi |
| 31. | 6 (M) | 26.03.2025 | Mariola Piranjani | Shfuqizimi si i papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë i vendimit nr. 00-2024-3780, datë 02.10.2024 të Kolegjit Civil të Gjykatës. Kthimin e çështjes për rishqyrtim në Gjykatën e Lartë me tjetër trup gjykues. | S. Beci |
| 32. | 6 (H) | 27.03.2025 | Hajri Thaçaj | Shfuqizimin si të papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë i vendimeve nr. 3, datë 24.11.2016 të Kolegjeve të Bashkuara të Gjykatës së Lartë, nr. 00-2024-4497, datë 22.10.2024 të Kolegjit Administrativ të Gjykatës së Lartë dhe nr. 1040 (86-2023-1381), datë 11.12.2023 të Gjykatës Administrative të Apelit Tiranë. | F. Papajorgji |
| 33. | 9 (F) | 28.03.2025 | Florida Tare | Shfuqizimin si të papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë të vendimit nr. 00-2024-4468, datë 13.11.2024 të Kolegjit Administrativ të Gjykatës së Lartë dhe të vendimit nr. 1392(86-2017-1376), datë 05.04.2017 të Gjykatës Administrative të Apelit Tiranë. | M. Semini |
