KËRKESAT E REGJISTRUARA NË MUAJIN MARS TË VITIT 2026
Kërkesat do të merren në shqyrtim paraprak, sipas parashikimeve të nenit 47 të ligjit nr. 8577, datë 10.02.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar.
| Nr. | NUMËR REGJISTRI THEMELTAR | DATA E REGJISTRIMIT | KËRKUES | OBJEKTI | RELATOR |
|---|---|---|---|---|---|
| 1 | 2 (H) | 24.02.2026 | Hykmet Gurra, Idriz Gurra | Konstatimi i shkeljes së të drejtës për një proces të rregullt ligjor dhe shfuqizimi i vendimit nr. 00-2025-3923, datë 06.11.2025 të Kolegjit Civil të Gjykatës së Lartë”. | A.Vokshi |
| 2 | 14 (A) | 25.02.2026 | Agentina Dedushi | Shpalljen antikushtetues dhe shfuqizimin e vendimeve nr. 00-2025-1599, datë 30.04.2025 të Gjykatës së Lartë; nr. 450, datë 19.09.2016 të Gjykatës së Apelit Shkodër dhe nr. 139, datë 27.01.2015 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër. Kthimin e çështjes për rigjykim në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër | I. Toska |
| 3 | 6 (M) | 25.02.2026 | Mark Prenga | Shfuqizimin e vendimeve nr. 00-2025-3332, datë 17.09.2025 të Kolegjit Civil të Gjykatës së Lartë si të papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë dhe dërgimin e çështjes për rishqyrtim në Kolegjin Civil të Gjykatës së Lartë | G. Ibrahimi |
| 4 | 13 (E) | 26.02.2026 | Erald Kapri, Agron Shehaj | Konstatimin e cenimit të të drejtave kushtetuese të kërkuesve si deputetë të Kuvendit, si pasojë e mosveprimit të Kryetarit të Kuvendit ndaj kërkesave zyrtare për akses te materialet e dosjes së SPAK-ut mbi bazën e të cilave pritet votimi për heqjen e imunitetit parlamentar | S. Beci |
| 5 | 2 (J) | 27.02.2026 | Jehona Zhuka | Anulimin e ligjit nr. 82/2024 “Për Policinë e Shtetit”, pasi në këtë ligj nuk përfshihet shpërblimi i fëmijëve deri në moshën 18 vjeç të punonjësve të Policisë së Shtetit të cilët aksidentohen në punë dhe të cilëve ua njeh ISSH aksidentin në punë. | G. Ibrahimi |
| 6 | 2 (P) | 27.02.2026 | Pandeli Trebicka (civile) | Shfuqizimin e vendimit nr. 00-2025-1592 (197), datë 30.04.2025 të Kolegjit Civil të Gjykatës së Lartë si të papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë. | M. Xhaferllari |
| 7 | 4 (L) | 27.02.2026 | Lulzim Kurti | Shfuqizimin e vendimeve nr. 00-2025-1298, datë 24.07.2025 të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë; nr.10-2022-1948 (309), datë 20.12.2022 të Gjykatës së Apelit Durrës dhe nr.(11-2022-3668) 500, dt. 22.07.2022 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës si të papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë. Dërgimin e çështjes për shqyrtimi në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës | S. Bejtja |
| 8 | 15 (A) | 27.02.2026 | Arta Nazif | Shfuqizimin e vendimeve nr. 63, datë 10.10.2023 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar; nr. 7 (87-2024-48), datë 21.02.2024 të Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar dhe nr. 00-2025-1024, datë 24.06.2025 të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë si të papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë. | S. Beci |
| 9 | 5 (V) | 02.03.2026 | Valjeta Krosi, Natasha Krosi | “Shfuqizimi i vendimeve nr.2894, datë 21.03.2013 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë; nr.2932, datë 08.07.2014 të Gjykatës së Apelit Tiranë dhe nr. 00-2017-77, datë 17.02.2017 të Gjykatës së Lartë si të papajtueshme me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë | S. Beci |
| 10 | 16 (A) | 02.03.2026 | Agim Tafili | Shqyrtimin e kushtetushmërisë së vendimit nr. 00-2025-4656, datë 23.12.2025 të Kolegjit Civil të Gjykatës së Lartë, i cili rrëzoi kërkesën për konstatimin e shkeljes së afatit të arsyeshëm të gjykimit dhe urdhërimin e përshpjetimit të procedurave në çështjen civile nr. 21382-013156-30-2025, aktualisht në shqyrtim pranë Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë; duke kërkuar dhe vendosur lidhur me – Konstatimin e shkeljes së të drejtave kushtetuese, vençarisht të së drejtës për proces të rregullt ligjor brenda një afati të arsyeshëm, referuar nenit 42 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, në lidhje me nenin 6, paragrafi 1, të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut (“KEDNJ”); Konstatimin e mungeses së një mjeti efektiv juridik, sipas nenit 131, shkronja “f” të Kushtetutës, në lidhje me nenin 13 të KEDNJ; Shfuqizimin e vendimit nr. 00-2025-4656, datë 23.12.2025 të Kolegjit Civil të Gjykatës së Lartë dhe Akordimin e një dëmshpërblimi të drejtë për dëmet e vuajtura duke përfshirë por pa u kufizuar në dëmin pasuror (humbjen e pësuar (damnum emergens), fitimin e munguar (lucrum cessans), dëmin jopasuror (dëmin biologjik, dëmin moral dhe dëmin ekzistencial) për shklejen/t e konstatuar/a dhe për statusin e “viktimës” përgjatë vonesave të shkaktuara në gjykimin ne Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë. | M. Semini |
| 11 | 6 (V) | 02.03.2026 | Voltan Xhani | Shfuqizimin e vendimeve nr. 309 (1777), datë 25.05.2025 të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër; nr. 59, datë 05.06.2025 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar; nr. 43 (87-2025-235), datë 04.07.2025 të Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar dhe nr. 00-2025-1571, datë 16.10.2025 të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë si të papajtueshme me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë. | A. Vokshi |
| 12 | 5 (Gj) | 02.03.2026 | Gjon Marku, Shoqëria Tanushaj 2012” sh.p.k. | Konstatimin e shkeljes së të drejtës së pronës private të mbrojtur nga nenin 41 i Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë dhe të drejtës për mos tu zhveshur nga pronësia pa një proces të rregullt ligjor të mbrojtur nga neni 42 i Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë. 2. Shfuqizimin si të papajtueshëm ne Kushtetutën dhe ndryshimin e vendimit nr. 00-2025-1657 (262), datë 06.11.2025, vetëm në lidhje me konfiskimin dhe zhveshjen nga pronësia dhe posedimi efektiv i 7 (shtatë) pasurive me nr. 1009/6, nr.1014/4, nr. 1009/15, nr. 1009/16, nr. 1009/17, nr.1014/3 dhe nr. 1009/14 të shoqërisë “Tanushaj 2012” sh.p.k. dhe 2 pasuritë nr. 1015/2 dhe nr.1018/5 të z. Gjon Marku. 3. Shfuqizimin si të papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë dhe ndryshimin e vendimit nr.23, datë 15.04.2022 të Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, vetëm në lidhje me konfiskimin dhe zhveshjen nga pronësia dhe posedimi efektiv i 7 (shtatë pasurive me nr. 1009/6, nr.1014/4,, nr.1009/15, nr.1009/16, nr.1009/17, nr.1014/3 dhe nr. 1009/14 të shoqërisë “Tanushaj 2012” sh.p.k. dhe 2 pasuritë nr. 1015/2 dhe nr.1018/5 të z. Gjon Marku | S. Bejtja |
| 13 | 6 (Gj) | 03.03.2026 | Gjergj Gjokaj | Shfuqizimi i vendimit nr. 00-2025-4013, datë 04.11.2025 të Kolegjit Civil të Gjykatës së Lartë si të papajtueshme me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë. Dërgimin e çështjes për rishqyrtim në Gjykatën e Lartë”. | A. Vokshi |
| 14 | 3 (R) | 03.03.2026 | Renaldo Sula | Shfuqizimin si antikushtetues të vendimeve nr.56, datë 05.10.2022 të Gjykatës së Posaçme të Shkallë së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar; nr. 34, datë 26.07.2023 të Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe krimin e Organizuar dhe nr.00-2025-1466, datë 30.09.2025 të Gjykatës së Lartë. | M. Xhaferllari |
| 15 | 17 (A) | 03.03.2026 | Artur Milova | Shfuqizimin e vendimit nr. 28 (74), datë 22.01.2026 të Gjykatës të Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat si të papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë. | G. Ibrahimi |
| 16 | 7 (Sh) | 04.03.2026 | Shkëlqim Halili | Shfuqizimin e vendimeve nr. 49, datë 01.03.2022 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Krujë, nr. 1131, datë 17.11.2022 të Gjykatës së Apelit Tiranë dhe nr. 00-2025-1642, datë 04.11.2025 të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë si të papajtueshme me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë. | S. Bejtja |
| 17 | 1 (Z) | 04.03.2026 | Zambak Gjoni | Shfuqizimin e vendimit nr. 1286, datë 29.07.2025 të Gjykatës së Lartë, i cili vendos mospranimin e rekursit kundër vendimit nr. 28, datë 22.04.2025 të Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar i cili miraton vendimin nr. 32, datë 14.03.2025 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar si të papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë | I. Toska |
| 18 | 3 (T) | 04.03.2026 | Tom Dedaj | Shfuqizimin si të papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë të vendimit nr. 30-2025-8602/1349, datë 27.10.2025 të Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë | S. Beci |
| 19 | 5 (L) | 04.03.2026 | Lule Metra | Shfuqizimin e vendimit nr. 00-2025-3172 (327), datë 18.09.2025 të Kolegjit Administrativ të Gjykatës së Lartë si të papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë dhe kthimin e çështjes për shqyrtimi pranë kësaj gjykate. | M.Semini |
| 20 | 8 (Sh) | 04.03.2026 | Shoqëria “I.B.N” shpk | 1. Shfuqizimin si antikushtetues i vendimit nr. 00-2025-2985 (939), datë 29.07.20205 i Gjykatës së Lartë, i njoftuar në datë 05.11.2025, për shkak të cenimit të së drejtës për “proces të rregullt ligjor” dhe standardit të “gjykatës së caktuar më ligj”, si pasojë e pranimit dhe gjykimit të një rekursi të veçantë të palejuar nga Kodi i Procedurës Civile ( në raport me vendimin “ndryshe” të Gjykatës së Apelit). 2. Konstatimi i shkeljes së të drejtave kushtetuese të kërkuesit si rrjedhoje e vendimit antikushtetues nr. 00-2025-3985 (393), datë 29.07.2025 të Gjykatës së Lartë, në veçanti: shkelja e të drejtës për “proces të rregullt ligjor” në drejtim të cenimit të së drejtës për një gjykim nga “gjykatë e caktuar më ligj” dhe tejkalimi i juridiksionit nga pranimi i rekursit te palejuar ( Kushtetuta, neni 42, neni 6 dhe 1 i KEDNJ); shkelja e parimit të shetit të së drejtës, sigurisë juridike dhe barazisë proceduriale ( Kushtetuta neni 4 dhe18); cenimi i interesave pasurore dhe i të drejtës së pronës në realizimin e së drejtës së kreditorit, si pasojë e pezullimit të veprimeve përmbariomore (Kushtetuta, neni 41 dhe 17, në lidhje edhe me standardet e KEDNJ, neni 6 dhe Protokolli nr. 1, neni 1). 3. Pezullimi i efekteve të vendimit nr. 00-2025-2985 (393), datë 29.07.2025 të Gjykatës së Lartë, deri në përfundimin e shqyrtimit të kësaj kërkese, si masë urgjente, për të shmangur pasoja të pariparushme në dëm të kërkuesit kreditor në rezalizimin e ekzekutimit të detyrueshëm. Të urdhërohet njoftimi i menjëhershëm i palëve dhe i organevë përkatëse të përfshira në procedurën e ekzekutimit për zbatimin e masës. 4. Shpenzimet gjyqësore për gjykimin pranë Gjykatës Kushtetuese të lihen në ngarkim të Shoqërisë “Air Albania” shpk | A. Vokshi |
| 21 | 7 (M) | 06.03.2026 | Mhill Shytani | 1. Shfuqizimin të vendimeve nr. 1644 (3197), datë 07.06.2021 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër; nr. 240, datë 21.11.2021 të Gjykatës së Apelit Shkodër dhe nr. 00-2025-1167, datë 15.07.2025 të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë, si të papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë. 2. Dërgimin e çështjes për rishqyrtim në Gjykatë të Lartë | I. Toska |
| 22 | 18 (A) | 09.03.2026 | Albert Noçka, Agim Kroi | 1. Shfuqizimin e vendimit nr. 55, datë 24.07.2017 të Gjykatës Kushtetuese dhe rihapje të procesit. 2. Shfuqizimi si i papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë i vendimit nr. 00-2016-571, datë 03.03.2016 të Kolegjit Civil të Gjykatës së Lartë (Dhomë Këshillimi) dhe kthimi i çështjes për rishqyrtim në Gjykatë të Lartë. | F. Papajorgji |
| 23 | 3 (H) | 09.03.2026 | Hasan Roqi | 1.Njoftimi i kërkuesit, për përbërjen e Kolegjit të Shqyrtimit paraprak të Gjykatës Kushtetuese nga shorti në këtë çështje, para se të fillojë shqyrtimi i saj. 2. Shpallja antikushtetuese në seancë plenare e njoftimit për përfundimin e hetimeve të procedimit penal nr.2307, datë 19.11.201, i Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, i vendimit nr.1199, datë 26.07.2021 i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan, i vendimit nr. 10-2021-2367 (400) i Gjykatës së Apelit Durrës, i vendimit nr. 00-2025-811, datë 22.05.2025 i Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë të cilat kanë pranuar dhe ligjëruar, dhunimin e vendimit nr. 2227, datë 08.10.1997 të Gjykatës së Apelit Tiranë, lenë në fuqi nga Kolegji Civil i Gjykatës së Kasacionit me vendimin nr. 489, datë 26.03.1998, dhunimin e ligjit të kohës UKM, nr. 3, datë 21.06.1993. Dhunimin e vendimit nr.54, datë 25.01.2001, Gjykata e Apelit Tiranë, lenë në fuqi nga vendimi nr. 1187, datë 05.11.2001 i Kolegjit Civil të Gjykatës së Lartë, nga personat e interesuar, nga prokurori dhe vetë gjykatat e ligjit. 3. Vendimet e mësipërme vijnë pas serialit të vendimeve për të njëjtën çështje, me burim nga gjykatat e ligjit, të kërkesave të kërkuesit Roqi, kundër tyre në Gjykatën Kushtetuese e cila ka dhenë vendimet si vijon: nr.76/2000; nr.16/2016; 86/2021; 86/1/2021;111/2021; 177/2022; 119/2023; 224/2023; 20/2023; 35/2023; 36/2023; 37/2023; 2/2023; 138/2023; 231/2023; 32/2023; 38/2023; 38/1/2023; 38/2/2023; 31/2024; 32/2024; 305/2024; 159/2025; 196/2025; 197/2025; 288/2025; 316/2025; 322/2025. Nuk është në kompetencën e kërkuesit, të bindi organizmat kombëtare e ndërkombëtare, se nuk kemi para një puçi ndaj Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, ndaj Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut (KEDNJ), ndaj praktikës së Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, (GJEDNJ), ndaj Gjykatës Ndërkombëtare Penale (ICC), për rastin gjenocidit dhe krimit kundër njerëzimit, mbi kërkuesin dhe 4154 familjet e tjera, të grabitura nga autoritetet të mbrojtura nga gjykatat e të gjitha niveleve. Në një sistem diktatorial, ku shkatërrohet jeta e familjes së kërkuesit, me grabitje, dhunë fizike, psikologjike e juridike, në shpërdorim të detyrës, dhunohet shteti i ligjit, ku lulëzon korrupsioni dhe krimi i organizuar, mbrojtur me veprime e vendime gjyqësore, me të cilat shprehet qartë domethënia e vullnetit të tyre faktik, në kërkimin e largimit të aderimit të Republikës së Shqipërisë nga KEDNJ. As që bëhet fjalë për tu bërë anëtar i BE kundrejt një shteti të ligjit. Një vendim i tillë abrogimi, nuk i takon pushtetit gjyqësor, por Kuvendit të Shqipërisë. 4. Të drejtat e fituara me ligjin e kohës UKM nr.3, datë 21.06.1993, me vendimin përfundimtar nr.2227, datë 08.10.1997 i Gjykatës së Apelit Tiranë, lenë në fuqi nga vendimi nr.76/2000 i Gjykatës Kushtetuese, janë të patjetërsueshme, të pazëvendësueshme nga asnjë vendim tjetër, apo ligj të shkatërruara plotësisht, si nga ana juridike ashtu edhe nga ana fizike me ndërhyrjen e autoriteteve, nga gjykatat dhe terren, me krim të organizuar dhe korrupsion, si rrjedhim kërkohet rehabilitimi dhe zhdëmtimi i drejtë, material dhe moral i kërkuesit dhe familjes së tij. | S. Bejtja |
| 24 | 7 (S) | 09.03.2026 | Sinan Tafaj | Shfuqizimin e vendimit nr. 4, datë 11.03.2019 të Këshillit të Emërimeve në Drejtësisë. 2. Shfuqizimi i nenit 238 i ligjit 115/2016 “Për organet e qeverisjes të sistemit të drejtësisë”. 3. Shfuqizimin e vendimit nr. 00-2025-4137 (350), datë 24.09.2025 të Kolegjit Administrativ të Gjykatës së Lartë. 4. Shfuqizimin e vendimit nr. 98 (86-2024-2394), datë 13.12.2024 të Gjykatës Administrative të Apelit. | M. Xhaferllari |
| 25 | 8 (K) | 10.03.2026 | Kliton Ndreca | 1. Shfuqizimi i vendimit nr. 00-2025-4242, datë 19.11.2025 të Kolegjit Civil të Gjykatës së Lartë (Dhomë Këshillimi) si i papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë. 2. Dërgimin e çështjes për shqyrtimin në Kolegjin Civil të Gjykatës së Lartë. | G. Ibrahimi |
| 26 | 6 (L) | 10.03.2026 | Laert Kola | 1.Konstatimin e shkeljes së afatit ligjor të arsyeshëm dhe kohëzgjatjen e paarsyeshme në procedurat e ekzekutimit të vendimeve të formës së prerë të gjykatës nga Ministria e Drejtësisë dhe Ministra e Financave dhe cenimin e së drejtës për një proces të rregullt gjyqësor nga Ministra e Drejtësisë dhe Ministria e Financave për vendimet nr. 5924, datë 02.10.2024 të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, lënë në fuqi me vendimin nr. 30-2025-4893 (587), datë 04.06.2025 i Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm dhe vendimin nr. 7408, datë 21.11.2024 të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, lënë në fuqi me vendim nr. 850 (30-2025-6389), datë 21.07.2025 të Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm. 2. Konstatimin e mungesës së një mjeti efektiv për ekzekutimin e vendimeve të formës së prerë të gjykatës dhe shpërblim të dëmit në zbatim të vendimit nr. 3/2022 dhe nr. 39/2024 të Gjykatës Kushtetuese. | A. Vokshi |
| 27 | 19 (A) | 10.03.2026 | Anterio Kaloshi | Shfuqizimin si të papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë, në kuptim të nenit 131/f, i vendimeve gjyqësore që kanë cenuar të drejtat dhe liritë themelore të kërkuesve, konkretisht: të vendimit nr.4, datë 25.01.2022 i Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar; vendimit nr.15, datë 20.03.2023 i Gjykatës së Posaçme të Apelit për korrupsionin dhe Krimin e Organizuar; dhe nr.00-2025-1775 (278), datë 20.11.2025 i Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë. | G. Ibrahimi |
| 28 | 20 (A) | 11.03.2026 | Aleksandër Murataj | Shfuqizimin e vendimeve nr. 24, datë 25.03.2019 të Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Renda Tiranë; nr. 20, datë 12.07.2021 të Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar dhe nr. 00-2025-1152 (145), datë 11.06.2025 i Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë (njoftuar më 17 dhjetor 2025) si të papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë. | A. Vokshi |
| 29 | 2 (B) | 11.03.2026 | Besmir Lesaj | Shfuqizimi si i papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë të vendimit nr.88 Regj.Them, datë 16.12.2025 të Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Tiranë. Dërgimin e çështjes për rishqyrtim në Gjykatën Administrative të Shkallës së Parë Tiranë. | M. Semini |
| 30 | 2 (Nj) | 11.03.2026 | Jo më pak se një e katërta e deputetëve të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë | 1.Zgjidhja e mosmarrëveshjes së kompetencës ndërmjet jo më pak se një të katërtës së deputetëve dhe Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, duke përcaktuar detyrimin e Kuvendit për ngritjen e Komisionit Hetimor të Kuvendit: “(iii) Për kontrollin e ligjshmërisë dhe administrimin e fondeve të programit IPARD II (Instrument ii Paraanëtarsimit për Zhvillimin Rural)” Deklarimi i vendimit nr.12/2026 të Kuvendit të Shqipërisë “Për mosmiratimin e projektvendimit “Për ngritjen e Komisionit Hetimor të Kuvendit për kontrollin e ligjshmërisë dhe administrimin e fondeve të programit IPARD II (Instrument ii Paraanëtarësimit për Zhvillimin Rural), si i papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë. | A. Vokshi |
| 31 | 9 (Sh) | 12.03.2026 | Shoqata “Për Drejtësi Sociale” | Shfuqizimi si i papajtueshëm Me Kushtetutën i Udhëzimit nr.169, datë 13.10.2025 “Për ndalimin e qarkullimit të patinave elektrike ose kombinimit të tyre në rrugë urbane dhe trotuare” si në kundërshtim me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë dhe standardet e Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut. Pezullimi i menjëhershëm i zbatimit të Udhëzimit nr.169, datë 13.10.2025 “Për ndalimin e qarkullimit të patinave elektrike ose kombinimit të tyre në rrugë urbane dhe trotuare”, deri në përfundimin e shqyrtimit gjyqësor të kësaj çështje. Rikthimin e menjëhershëm të mjeteve të bllokuara tek qytetarët, të cilëve u është vendosur masa e bllokimit. | I. Toska |
| 32 | 9 (K) | 12.03.2026 | Kastriot Toma | Shfuqizimi i vendimeve nr.01, datë 22.01.2024 të Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar dhe nr. 00-2025-1445, datë 25.09.2025 të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë si të papajtueshëm me Kushtetutën dhe me Konventën Evropiane të të Drejtave të Njeriut. | S. Beci |
| 33 | 7 (V) | 13.03.2026 | Vasfi Kamberi | Shfuqizimin e vendimeve nr.1679 (86-2024-1805), datë 08.10.2024 i Gjykatës Administrative të Apelit dhe nr. 00-2025-4068, datë 18.11.2025 i Kolegjit Administrativ të Gjykatës së Lartë, si të papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë. | S. Beci |
| 34 | 4 (H) | 13.03.2026 | Hajri Thaçaj | Saktësimi dhe plotësimi i vendimit nr.79, datë 12.12.2025 i Gjykatës Kushtetuese. Riçelja e seancës plenare. | F.Papajorgji |
| 35 | 21 (A) | 13.03.2026 | Arbër Shehu, Ylli Shehu | Shfuqizimi si i papajtueshëm me Kushtetutën i vendimit nr.00-2025-1264, datë 24.07.2025 të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë. Kthimin e çështjes për rishqyrtim në Gjykatën e Lartë me detyrimin për të respektuar standardet kushtetuese të procesit të rregullt ligjor. | I.Toska |
| 36 | 10 (K) | 17.03.2026 | Klevis Arbri | Shfuqizimi i vendimeve nr.1864, datë 22.06.2021 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë dhe nr. 00-2025-619 (92), datë 10.04.2025 të Gjykatës së Lartë si të papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë, vetëm për pjesën që i përket ankuesit Klevis Arbri. | S. Bejtja |
| 37 | 8 (V) | 17.03.2026 | Vladimir Mydini | Shfuqizimi si të papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë të vendimeve nr. 00-2025-4690, datë 23.12.2025 të Kolegjit Administrativ të Gjykatës së Lartë dhe nr. 2323, datë 06.06.2018 të Gjykatës Administrative të Apelit Tiranë”. | M. Xhaferllari |
| 38 | 4 (D) | 17.03.2026 | Drita Marku | Shfuqizimin e vendimit nr. 00-2025-2513 (277), datë 25.06.2025 të Kolegjit Administrativ të Gjykatës së Lartë si të papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë dhe me Konventën Evropiane të të Drejtave të Njeriut dhe dërgimin e çështjes për rishqyrtim në Gjykatë të Lartë | G. Ibrahimi |
| 39 | 10 (Sh) | 17.03.2026 | Shoqëria “3 D Konstruksion” sh.p.k. | Shfuqizimin si i papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë të vendimit nr.00-2025-1414, datë 02.04.2025 të Gjykatës së Lartë që ka lenë në fuqi vendimin nr.1617, datë 29.06.2015 të Gjykatës së Apelit Tiranë dhe të vendimit nr. 6211, datë 26.05.2014 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë. Dërgimin e çështjes për gjykim pranë Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë. | M. Semini |
| 40 | 3 (G) | 17.03.2026 | Genc Boga | Shfuqizimi si i papajtueshëm me Kushtetutën e republikës së Shqipërisë i vendimit nr.00-2024-4494 (614), datë 13.11.2024 i Kolegjit Civil të Gjykatës së Lartë | A. Vokshi |
| 41 | 3 (B) | 17.03.2026 | Besmir Murtati | Shfuqizimin e vendimeve nr.500, datë 26.11.2024 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, nr.129 (87-2025-203), datë 05.06.2025 të Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar dhe nr. 00-2025-1304, datë 11.09.2025 të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë si të papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë. | M. Semini |
| 42 | 11 (SH) | 17.03.2026 | Shoqata e Pensionistëve Shqiptarë Thinjat | “Shfuqizimi i pikës “a” të paragrafit të parë të nenit 3, paragrafit të parë të nenit 4 dhe paragrafit të parë të nenit 5 të ligjit nr.7/2025, datë 30.01.2025 “Për njohjen e periudhave të punësimit në institucionet shtetërore, në ish-ndërmarrjet shtetërore, në ish-ndërmarrjet bujqësore dhe në ish-kooperativat bujqësore për efekt pensioni në sistemin e sigurimeve shoqërore”, si të papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë” | M. Xhaferllari |
| 43 | 14 (E) | 18.03.2026 | Elda Hajdari, Adriano Hajdari | Shfuqizimi i vendimit nr.00-2025-4117, datë 18.11.2025 të Gjykatës së Lartë si i papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë | S. Bejtja |
| 44 | 8 (M) | 18.03.2026 | Miranda Kona, Klevin Kona, Blerina Kona | Shfuqizimin e vendimit nr. 00-2025-972 (158), datë 13.03.2025 të Kolegjit Civil të Gjykatës së Lartë si të papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë dhe me Konventën Evropiane të të Drejtave të Njeriut. Pezullimin e vendimit nr. 00-2025-972 (158), datë 13.03.2025 të Kolegjit Civil të Gjykatës së Lartë, i cili la në fuqi vendimin nr.841, datë 15.05.2017 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë, deri në marrjen e një vendimi përfundimtar nga Gjykata Kushtetuese | F. Papajorgji |
| 45 | 22 (A) | 18.03.2026 | Adriatik Velaj | Prishjen e vendimeve penale nr. 00-2025-1978, datë 23.12.2025, të Gjykatës së Lartë; nr.01, datë 04.01.2023 të Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar dhe nr.34, datë 26.05.2022 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar dhe kthimin e akteve për rishqyrtim në Gjykatës e Posaçme të Shkallës së Parë për korrupsionin dhe krimin e organizuar me tjetër trup gjykues | S. Bejtja |
| 46 | 3 (F) | 19.03.2026 | Flavia Bushi | Shfuqizimi i vendimit nr. 00-2025-3907, datë 04.11.2025 të Kolegjit Civil të Gjykatës së Lartë, si i papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë | I. Toska |
| 47 | 16 (E) | 19.03.2026 | Elson Merdani | Shfuqizimin e vendimeve nr. 00-2024-1016, datë 30.05.2024 të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë; nr.35, datë 20.03.2018 të Gjykatës së Apelit për Krimet e Rënda Tiranë, dhe nr.81, datë 18.09.2017, të Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë si të papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë | M. Xhaferllari |
| 48 | 15 (E) | 19.03.2026 | Erjon Kasmi, Xhulian Xhafa, Indrit Tila, Anduel Gjergji, Ariol Zenuni, Denada Bardhi, Emion Orizaj, Eris Kurila, Ilir Shkurti, Klevin Molla, Skerdi Llupi | Shfuqizimin si të papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë të vendimit nr. 00-2025-1423, datë 23.09.2025, të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë dhe dërgimin e çështjes për rishqyrtim në Gjykatën e Lartë. Pezullimin e ekzekutimit të vendimit nr.00-2025-1423, datë 23.09.2025, të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë, deri në marrjen e vendimit nga Gjykata Kushtetuese. | F. Papajorgji |
| 49 | 1 (Xh) | 19.03.2026 | Xhelal Krasniqi | Shfuqizimi si i papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë i Vendimit Nr.107 i Regjistrit Themeltar, (datë 04.06.2025), datë 05.12.2025 i Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar | I. Toska |
| 50 | 23 A) | 24.03.2026 | Afrim Kila | Shfuqizimin e vendimeve nr. (11-202-2585) 408, datë 19.05.2023 të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës; nr.1968/30-2023-6986, datë 23.11.2023 të Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm dhe nr. 00-2025-1358, datë 11.09.2025 të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë si të papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë. 2. Dërgimin e çështjes për rigjykim në Kolegjin Penal të Gjykatës së Lartë ose në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës. | A. Vokshi |
| 51 | 12 (SH) | 24.03.2026 | Shoqëria “Bajrami-N” sh.p.k. | Shfuqizimi si i papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë, për cenim të të drejtave dhe lirive themelore të garantuara nga Kushtetuta, të vendimit nr.00-2025-3516, datë 15.10.2025 të Gjykatës së Lartë (Kolegji Civil), me të cilin është vendosur “Mospranimi i rekurseve të ushtruara nga pala paditëse “Bajrami N” sh.p.k. dhe pala e paditur shoqëria “COPRI AKTOR”, ndaj vendimit nr.1416, datë 26.05.2017 të Gjykatës së Apelit Tiranë | M. Semini |
| 52 | 7 (L) | 24.03.2026 | Luan Saliu, Taibe Saliu, Denisa Saliu | Shfuqizimin si të papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë të vendimeve nr.00-2025-3347, datë 24.09.2025 i Kolegjit Civil të Gjykatës së Lartë; nr.2163, datë 26.10.2016 i Gjykatës së Apelit Tirane dhe nr.5685, datë 07.07.2015 i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë. | G. Ibrahimi |
| 53 | 9 (M) | 25.03.2026 | Mirel Fasho | Shfuqizimi si të papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë dhe Konventës Evropiane të të Drejtave të Njeriut të vendime nr. 41-2021-216 (31), datë 21.01.2021 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Korçë; nr. 49, datë 01.04.2022 të Gjykatës së Apelit Korçë dhe nr. 00-2025-1025, datë 24.06.2025 të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë | S. Beci |
| 54 | 13 (SH) | 25.03.2026 | Shoqëria “Intercom Data Service Group” sh.p.k. | “Shfuqizimin si të papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë të vendimit nr.00-2025-3989 (523), datë 12.11.2025 të Kolegjit Civil të Gjykatës së Lart për shkak të: a) cenimit të së drejtës për një proces të rregullt ligjor (neni 42 i Kushtetutës, neni 6 i KEDNj) – tejkalimi i kompetencës kasacioniste dhe rivlerësimi i palejueshëm i fakteve; b) cenimit të së drejtës për vendim të arsyetuar (neni 42/2 i Kushtetutës) – arsyetim kontradiktor dhe i pamjaftueshëm; c) cenimit të kohëzgjatjes së arsyeshme të procesit (neni 42 i Kushtetutës, neni 6 i KEDNj) – procedurë mbi 11 vjet pa përfundim”. | S. Bejtja |
| 55 | 24 (A) | 26.03.2026 | A. Sejdi | Konstatimin e shkeljes së afatit të arsyeshëm në gjykimin e çështjes së subjektit të rivlerësimit Avni Sejdi (mosarsyetimit të vendimit nr.50, datë 26.06.2025 të Komisionit të Posaçëm te Apelimit), për këtë subjekt, të cënimit të së drejtës së aksesit të së drejtës së ankimit, në kuadër të procesit të rregullt ligjor | M. Xhaferllari |
| 56 | 25 (A) | 26.03.2026 | Alfred Metaj | Shfuqizimin e vendimeve nr.00-2025-1664, datë 04.11.2025 të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë dhe nr. 158, datë 24.06.2021 të Gjykatës së Apelit Vlorë si të papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë. Shpenzimet e përfaqësimit të kërkuesit në vlerën 75.000 lekë i ngarkohen Ministrisë së Financave | A. Vokshi |
| 57 | 2 (Z) | 26.03.2026 | Zef Lazri | Shfuqizimin e vendimit nr. 23, datë 15.04.2022 të Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar dhe nr.00-2025-1657 (262), datë 06.11.2025 të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë si të papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë dhe me Konventën Evropiane të të Drejtave të Njeriut. 2. Kthimin e çështjes për rigjykim në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ose Gjykatën e Lartë me tjetër trup gjykues | M. Xhaferllari |
| 58 | 8 (L) | 27.03.2026 | Lindita Sokoli (Godo) | Shfuqizimi i vendimit nr.00-2025-4348, datë 22.10.2025 i Gjykatës së Lartë si i papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë. | M. Semini |
| 59 | 8 (S) | 27.03.2026 | Saimir Cela | Shfuqizimin e vendimeve nr.56, datë 05.10.2022 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, nr. 34, datë 26.07.2023 të Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar dhe nr. 00-2025-1466, datë 30.09.2025 të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë si të papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë. | A. Vokshi |
| 60 | 10 (M) | 27.03.2026 | Mimoza Margjeka | Shfuqizimin e vendimeve nr.1932, datë 11.12.2025 të Kolegjit Penal të gjykatës së Lartë, nr.52, datë 12.12.2023 të Gjykatës së Posaçme të Apelit Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar dhe nr.69, datë 15.12.2022 të Gjykatës së Shkallës së Parë Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar si të papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë. | M. Semini |
| 61 | 5 (O) | 30.03.2026 | Oltjan Veseli | Shfuqizimin si të papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë të vendimit nr.00-2025-1466, datë 30.09.2025 të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë dhe dërgimin për rigjykim në seancë gjyqësore në Gjykatën e Lartë, me tjetër gjykues | M. Xhaferllari |
| 62 | 26 (A) | 31.03.2026 | Adriana Kalaja | Shfuqizimin e vendimit nr.00-2025-1195, datë 17.07.2025 të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë si të papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë. Kthimin e çështjes në Gjykatën e Lartë me tjetër trup gjykues. 3. Pezullimin e zbatimit të vendimit nr.00-2025-1195, datë 17.07.2025 të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë, derisa vendimi përfundimtar i Gjykatës Kushtetuese të hyjë në fuqi | A. Vokshi |
| 63 | 17 (E) | 31.03.2026 | Emanuel Gjura | Shfuqizimi i vendimeve nr.00-2025-1657 (262), datë 06.11.2025 i Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë; nr.23, datë 15.04.2022 i Gjykatës ës Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar dhe nr.12, datë 03.02.2021 i Gjykatës së Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar si të papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë | G. Ibrahimi |
