KËRKESAT E REGJISTRUARA NË MUAJIN SHTATOR TË VITIT 2026
Kërkesat do të merren në shqyrtim paraprak, sipas parashikimeve të nenit 47 të ligjit nr. 8577, datë 10.02.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar.
| Nr. | NUMËR REGJISTRI THEMELTAR | DATA E REGJISTRIMIT | KËRKUES | OBJEKTI | RELATOR |
|---|---|---|---|---|---|
| 1 | 9(N) | 03.09.2026 | Nexhmije Ruka, Drita Ismaili, Arben Qordja, Gazmend Qordja, Gaqo Prushi, Nuri Prushi, Shpresa Tafaj, Lumturije Shehu, Nadire Nanaj, Artila Xhomaqi, Armando Prushi, Olsi Prushi | Shfuqizimi i vendimeve nr.00-2026-678, datë 19.02.2026 i Kolegjit Civil të Gjykatës së Lartë dhe nr. 2461, datë 03.12.2015 të Gjykatës së Apelit Tiranë, si të papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë dhe Protokollin 1 të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut. Shfuqizimi i efekteve ligjore të nenit 460, paragrafi 3 të Kodit të Procedurës Civile në fuqi të vitit 2015, i aplikueshëm në çështjen konkrete, si i papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë dhe nenin 6 të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut. Dërgimi i çështjes për shqyrtim në Gjykatën e Lartë. Kompensimin tërësisht për shpenzimet e përfaqësimit. | Marjana Semini |
| 2 | 19(F) | 03.09.2026 | Fran Tuci | Shfuqizimin e vendimit nr.00-2025-1518, datë 14.10.2025 të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë si të papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë. Dërgimin e çështjes për rishqyrtim në Gjykatën e Lartë. | Marjana Semini |
| 3 | 11 (T) | 04.09.2026 | Tom Dedaj | 1.Shfuqizimin e vendimit nr.42, datë 01.05.2026 të Komisionit të Përkohshëm për shqyrtimin e ankimeve kundër vendimit të Inspektorit të Lartë të Drejtësisë për arkivimin e ankimit ose pushimin e hetimit ndaj një gjyqtari, pranë Këshillit të Lartë Gjyqësor Tiranë, që ka miratuar vendimin e datës 31.07.2023 dhe atë të datës 09.12.2025 të Inspektorit të Lartë të Drejtësisë si të bazuar në fakte të rreme. 2.Konstatimin e zhvillimit të një procesi të parregullt ligjor nga ana e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë duke paraqitur fakte të rreme në vendimin e datës 1797/1 prot., datë 31.07.2023.3.Konstatimin e zhvillimit të një procesi të parregullt ligjor nga ana e Këshillit të Lartë Gjyqësor duke paraqitur fakte të rreme në vendimin nr.17, datë 14.04.2026 të Komisionit të Përkohshëm për shqyrtimin e ankimeve kundër vendimit të Inspektorit të Lartë të Drejtësisë për arkivimin e ankimit ose pushimin e hetimit ndaj një gjyqtari, pranë Këshillit të Lartë Gjyqësor Tiranë. 4.Konstatimin e mohimit të së drejtës për t'ju drejtuar institucionit përkatës me ankimin përkatës sipas ligjit kundër një vendimi të padrejtë e të paligjshëm. 5.Konstatimin e diskriminimit kundrejt meje paditësit Tom Dedaj nga ana e Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe Inspektorit të Lartë të Drejtësisë. 6.Konstatimin e ekzistencës së konfliktit të Interesit të Inspektoriatit të Lartë të Drejtësisë në trajtimin e çështjes time, për shkak të të qenurit Drejtor i Drejtorisë së Integrimit, Analizës dhe Monitorimit pranë këtij institucioni të shtetasit Klemend Kajana, bashkëshortit të shtetases Manjola Kajana, pikërisht prokurores së çështjes për të cilën unë jam ankuar në këtë rast, e cila në atë kohë ka qenë prokurore në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda Tiranë, sot Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë. 7.Konstatimin e shkaktimit të dëmit kundrejt meje paditësit Tom Dedaj nga ana e Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe Inspektorit të Lartë të Drejtësisë. 8. Dhënien e një dëmshpërblimi të drejtë për shkak të veprimtarisë së paligjshme të Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe Inspektorit të Lartë të Drejtësisë në masën 20 000 000 lekë. 9.Detyrimin e të paditurve nëse do të shihet e mundur të vazhdimit të shqyrtimit të ankimit tim sipas ligjit duke u shprehur për ankesën time të datës 10.06.2021 për marrjen e masave kundër prokurorëve e gjyqtarëve Manjola Kajana, Ened Nakuçi, Ardit Mustafa, Flora Hajredinaj, Ilirjana Olldashi, Bib Ndreca dhe Klodian Kurushi. 10.Shfuqizimim si të papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë të nenit 27 të Rregullores së Komisionit të Përkohshëm miratuar nga Këshilli i Lartë Gjyqësor me vendimin nr.200, datë 11.06.2020 dhe nenit 160, pika 13 të ligjit “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë” i ndryshuar, që ndalojnë ankimin kundër vendimeve të Komisionit të Përkohshëm për Shqyrtimin e Ankimeve kundër vendimeve të Inspektorit të Lartë të Drejtësisë për arkivimin e ankimit ose pushimin e hetimit ndaj një gjyqtari, pranë Këshillit të Lartë Gjyqësor Tiranë. 11.Shpenzimet gjyqësore në ngarkim të palës së paditur | Sandër Beci |
| 4 | 10 (T) | 04.09.2026 | Tom Dedaj | 1.Shfuqizimin si të paligjshëm e antikushtetues të vendimit nr.17, datë 14.04.2026 të Komisionit të Përkohshëm për shqyrtimin e ankimeve kundër vendimit të Inspektorit të Lartë të Drejtësisë për arkivimin e ankimit ose pushimin e hetimit ndaj një gjyqtari, pranë Këshillit të Lartë Gjyqësor Tiranë, që ka miratuar vendimin e datës 09.12.2025 të Inspektorit të Lartë të Drejtësisë si të bazuar në fakte të rreme. 2.Konstatimin e zhvillimit të një procesi të parregullt ligjor nga ana e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë duke paraqitur fakte të rreme në vendimin e datës 09.12.2025. 3.Konstatimin e zhvillimit të një procesi të parregullt ligjor nga ana e Këshillit të Lartë Gjyqësor duke paraqitur fakte të rreme në vendimin nr.17, datë 14.04.2026 të Komisionit të Përkohshëm për shqyrtimin e ankimeve kundër vendimit të Inspektorit të Lartë të Drejtësisë për arkivimin e ankimit ose pushimin e hetimit ndaj një gjyqtari, pranë Këshillit të Lartë Gjyqësor Tiranë. 4.Konstatimin e mohimit të së drejtës për t'ju drejtuar institucionit përkatës me ankimin përkatës, sipas ligjit kundër një vendimi të padrejtë e të paligjshëm. 5.Konstatimin e diskriminimit kundrejt meje paditësit Tom Dedaj nga ana e Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe Inspektorit të Lartë të Drejtësisë.6.Konstatimin e ekzistencës së konfliktit të interesit të Inspektoriatit të Lartë të Drejtësisë në trajtimin e çështjes time për shkak të të qenurit Drejtor i Drejtorisë së Integrimit, Analizës dhe Monitorimit pranë këtij institucioni të shtetasit Klemend Kajana, bashkëshortit të shtetases Manjola Kajana, pikërisht prokurores së çështjes për të cilën unë jam ankuar në këtë rast, e cila në atë kohë ka qenë prokurore në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda Tiranë, sot struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë. 7.Konstatimin e shkaktimit të dëmit kundrejt meje paditësit Tom Dedaj nga ana e Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe Inspektorit të Lartë të Drejtësisë. 8.Dhënien e një dëmshpërblimi të drejtë për shkak të veprimtarisë së paligjshme të Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe Inspektorit të Lartë të Drejtësisë në masën 20 000 000 lekë. 9.Detyrimin e të paditurve nëse do të shihet e mundur të vazhdimit të shqyrtimit të ankimit tim sipas ligjit duke u shprehur për ankesën time të datës 10.06.2021 për marrjen e masave kundër prokurorëve e gjyqtarëve Manjola Kajana, Ened Nakuci, Ardit Mustafa, Flora Hajredinaj, Ilirjana Olldashi, Bib Ndreca dhe Klodian Kurushi. 10.Shfuqizimin si të papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë të nenit 27 të Rregullores së Komisionit të Përkohshëm miratuar nga Këshilli i Lartë Gjyqësor me vendimin nr.200, datë 11.06.2020 dhe nenit 160 pika 13 te ligjit “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë”, i ndryshuar, që ndalojnë ankimin kundër vendimeve të Komisionit të Përkohshëm për shqyrtimin e ankimeve kundër vendimeve të Inspektorit të Lartë të Drejtësisë për arkivimin e ankimit ose pushimin e hetimit ndaj një gjyqtari, pranë Këshillit të Lartë Gjyqësor Tiranë. 11.Shpenzimet gjyqësore në ngarkim të palës së paditur. | Ilir Toska |
| 5 | 69 (A) | 08.09.2026 | Arvit Bushati | Shfuqizimin e vendimeve nr. 30, datë 08.05.2024 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar; nr. 52, datë 16.12.2024 të Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar dhe nr. 00-2026-87, datë 03.02.2026 të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë, si të papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë, si dhe/ose kthimi i çështjes për rigjykim në Gjykatën e Lartë me tjetër trup gjykues. | Fiona Papajorgji |
| 6 | 34 (E) | 08.09.2026 | Ervilma Bezati | Konstatimi i cenimit të së drejtës kushtetuese për proces të rregullt ligjor, të garantuar nga neni 42 i Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë dhe neni 6 i KEDNJ-së. Shfuqizimi si i papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë i vendimit nr.00-2026-172, datë 17.02.2026 i Gjykatës së Lartë. Kthimi i çështjes për rishqyrtim në Gjykatën e Lartë me një tjetër trup gjykues. | Ilir Toska |
| 7 | 23 (M) | 08.09.2026 | Maksim Rapaj | Shfuqizimin si të papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë të vendimeve nr.00-2026-1247, datë 08.04.2026 të Kolegjit Administrativ të Gjykatës së Lartë dhe nr.2938 (86-2018-3306), datë 13.07.2018 të Gjykatës Administrative të Apelit. | Genti Ibrahimi |
| 8 | 33 (E) | 08.09.2026 | Emirjan Vrushaj | Shfuqizimin si të papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë, të vendimit nr. 00-2026-197, datë 17.02.2026 të Gjykatës së Lartë dhe dërgimin e çështjes për rishqyrtim në këtë gjykatë me tjetër trup gjykues (Kolegji Penal). | Marsida Xhaferllari |
| 9 | 19 (L) | 09.09.2026 | Lorenc Baro | 1. Konstatimin e cenimit të së drejtës së kërkuesit për një proces të rregullt ligjor të garantuar nga neni 42 i Kushtetutës, në drejtim të standardit të arsyetimit të vendimit gjyqësor dhe aksesit substacial në gjykatë. 2. Konstatimin se vendimi nr. 3773/80-2025-3784, datë 30.10.2025 i Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Tiranë, nuk përmbush standardin kushtetues të arsyetimit, pasi nuk u ka dhënë përgjigje të mjaftueshme dhe të individualizuar pretendimeve thelbësore të kërkuesit. 3. Shfuqizimin e vendimit nr. 3773/80-2025-3784, datë 30.10.2025 të Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Tiranë, si të papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë. 4. Dërgimin e çështjes për rishqyrtim në Gjykatën Administrative të Shkallës së Parë Tiranë, me detyrimin që në rishqyrtim të respektohen standardet kushtetuese të arsyetimit të vendimit, shqyrtimit të pretendimeve thelbësore, vlerësimit të provave dhe aksesit substancial në gjykatë. | Sonila Bejtja |
| 10 | 70 (A) | 10.09.2026 | Argita Malltezi, Jamarbër Malltezi | Shfuqizimin si të papajtueshëm me Kushtetutën të: i. Vendimit mr. 00-2026-407, datë 07.04.2026 të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë; ii. Vendimit nr. 5 (87-2026-5), datë 16.01.2026 të Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimit të Organizuar, vendimit nr. 4 (87-2026-4), datë 15.01.2026 (papranueshmeria e kërkesës për përjashtim gjyqtari) të të Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimit të Organizuar dhe iii. Vendimi nr. 662, datë 27.10.2025 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimit të Organizuar | Sandër Beci |
| 11 | 71 (A) | 11.09.2026 | Aldo Bare | Shfuqizimin si antikushtetues të vendimeve nr. 397, datë 31.07.2024 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar; nr. 269 (87-2024-396), datë 27.12.2024 të Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar dhe nr. 00-2026-151, datë 10.02.2026 të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë, publikuar në faqen zyrtare të Gjykatës së Lartë më datë 04.05.2026 | Genti Ibrahimi |
| 12 | 16 (V) | 11.09.2026 | Vlash Piroli | Shfuqizimin si të papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë të vendimit nr.00-2026-2751, datë 03.06.2026 të Kolegjit Administrative të Gjykatës së Lartë për shkelje kushtetutshmërie, procedurale dhe materiale në vlerësimin e provave. Kthimin për rigjykim pranë Gjykatës së Lartë me një trup tjetër gjykues për të njëjtin objekt gjykimi “Pavlefshmërinë absolute të akteve”, nr. 50, datë 29.10.1993 në emër të shtetasit Vat Geg Piroli. Kërkojmë drejtësi të mbështetur në prova dhe ligje përballë padrejtësisë që na është bërë si familje, subjekt i ligjit. | Asim Vokshi |
| 13 | 33 (Sh) | 11.09.2026 | Shkëlzen Liçaj | Shfuqizimin e vendimit nr.44, datë 05.02.2026 të Këshillit të Lartë Gjyqësor, me të cilin është pranuar pjesërisht kërkesa e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, duke u caktuar edhe masa disiplinore “Vërejtje publike” dhe rrëzimin e kërkesës së Inspektorit të Lartë të Drejtësisë | Ilir Toska |
| 14 | 35 (E) | 14.09.2026 | Edison Lazri | Shfuqizimin si antikushtetues të vendimeve nr.209, datë 19.09.2024 të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër; nr. 1415/30-2025-4910, datë 05.06.2025 të Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë dhe nr. 00-2026-302 (15), datë 03.02.2026 të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë. | Ilir Toska |
| 15 | 20 (I) | 14.09.2026 | Isuf Taga | Shfuqizimi i vendimeve nr.595, datë 19.07.1994 i Gjykatës së Rrethit Kurbin; nr.216, datë 29.03.2000 i Komisionit të Kthimit dhe Kompensimit të Pronave Lezhë; nr.5, datë 20.10.2005 i Komisionit Vendor të Kthimit dhe Kompensimit të Pronave Lezhë; nr.1605, datë 16.06.2023 i Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Tiranë; nr.578, datë 29.12.2003 i Gjykatës së Shkallës së Parë Kurbin; nr.35-2007-192/388, datë 16.07.2007 i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kurbin; nr.162-51, datë 13.02.2023 i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kurbin; nr.1079, datë 13.10.2016 i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kurbin dhe nr.1101-581, datë 23.05.2018 i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kurbin. | Asim Vokshi |
| 16 | 10 (N) | 14.09.2026 | Naim Muliu | Shfuqizimin si të papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë të vendimeve nr.00-2025-75, datë 21.01.2025 të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë; nr.451, datë 01.12.2020 të Gjykatës së Apelit Tiranë dhe nr.145, datë 11.07.2019 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Dibër. Dërgimin e çështjes për rishqyrtim në Gjykatën e Shkallës së Parë, Juridiksioni i Përgjithshëm Dibër, me tjetër trup gjykues. | Genti Ibrahimi |
| 17 | 11 (Gj) | 14.09.2026 | Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë | Të shfuqizojë përcaktimin në tabelën përkatëse në vijim të nenit 92 të ligjit nr. 7703, të datës 11.05.1993 “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, për vitin 2023, për punonjësit e administratës publike ku konkretisht rezulton se, ligji bën diferencim në lidhje me moshën e daljes në pension midis burrave dhe grave, pasi për burrat përcaktohet se, mosha e daljes në pension është 65 vjeç, ndërsa për gratë përcaktohet se, mosha e daljes në pension është 60 vjeç, pasi vjen në kundërshtim me nenet 17, 18 të Kushtetutës dhe me nenet 14 dhe 1 të protokollit nr. 12, të Konventës Evropiane të të Drejtave të Njeriut. | Marsida Xhaferllari |
| 18 | 35 (Sh) | 14.09.2026 | Shoqata e Avokatëve Antikorrupsion Shqiptarë (SH.A.A.SH.) | 1.Shfuqizimi si i papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë i nenit 10 të ligjit nr.58/2026 “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr.8378, datë 22.07.1998, ‘Kodi Rrugor i Republikës së Shqipërisë’, i ndryshuar”, në pjesën me të cilën në nenin 184 të Kodit Rrugor është shtuar pika 11.1 dhe parashikohet heqja e lejes së drejtimit përgjithmonë. 2.Pezullimi i zbatimit të kësaj dispozite deri në hyrjen në fuqi të vendimit përfundimtar të Gjykatës Kushtetuese. | Fiona Papajorgji |
| 19 | 34 (Sh) | 14.09.2026 | Shoqata “Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë”, (AGSH) | 1. Shfuqizimin si të papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë dhe Konventën Evropiane për të Drejtat e Njeriut të vendimit nr. 49, datë 17.07.2026 të Këshillit të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, në pjesën që ka miratuar dispozitat me efekte të jashtme, procedurale, kufizuese dhe sanksionuese të Rregullores së Brendshme “Për sigurinë, rendin, solemnitetin dhe rregullat e sjelljes në ambientet e Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar”, sipas identifikimit të hollësishëm në Kreun VII të kësaj kërkese. 2. Pezullimi deri në hyrjen në fuqi të vendimit përfundimtar të Gjykatës Kushtetuese, i zbatimit të dispozitave objekt kërkese, të cilat parashikohet të hyjnë në fuqi më 1 shtator 2026. | Asim Vokshi |
| 20 | 15 (B) | 15.09.2026 | Besnik Pjetri (Perdeda) | Shfuqizimin si të papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë dhe Konventën Evropiane të të Drejtave të Njeriut të vendimeve nr. 2637 (30-2024-8744), datë 21.11.2024 të Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm dhe nr. 00-2026-679 (65), datë 07.04.2026 të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë. Kthimin e çështjes për rigjykim në Gjykatën e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm ose në Gjykatën e Lartë. | Marsida Xhaferllari |
| 21 | 16 (B) | 15.09.2026 | 15.09.2026 | 1. Shfuqizimin e vendimit nr. 00-2025-648, datë 22.04.2025 të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë, si të papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë. 2. Shfuqizimin e vendimit nr. 153, datë 21.10.2022 të Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, si të papajtueshëm me Kushtetutën. 3. Detyrimi i Prokurorisë së Posaçme për të regjistruar procedimin penal dhe për të kryer hetimet e nevojshme në lidhje me kallëzimin penal të kërkuesit, datë 13.05.2022 | Ilir Toska |
| 22 | 12 (R) | 15.09.2026 | Rasim Doda | 1. Shfuqizimin e vendimeve nr. 128, datë 24.10.2016 të Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda, Tiranë; nr. 20, datë 06.04.2023 të Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar dhe nr. 00-2026-717, datë 17.02.2026 të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë (në dhomë këshillimi) si të papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë. 2 Dërgimin e çështjes për rigjykim në Gjykatën e Lartë. | Asim Vokshi |
| 23 | 24 (M) | 16.09.2026 | Majlinda Hasani | Shfuqizimi si i papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë i vendimit nr.00-2025-1919, datë 11.12.2025 të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë, për shkak të cenimit të së drejtës së kërkueses për një proces të rregullt ligjor dhe të garancive kushtetuese të lidhura me të. | Genti Ibrahimi |
| 24 | 27 (S) | 16.09.2026 | Sokol Hasani | Shfuqizimi si i papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë i vendimit nr.00-2026-2552, datë 17.06.2026 i Kolegjit Civil të Gjykatës së Lartë. Konstatimi i cenimit të së drejtës kushtetuese për proces të rregullt ligjor dhe akses efektiv në gjykatë. Dërgimi i çështjes për rishqyrtim në përputhje me standardet kushtetuese dhe ato të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut. | Sandër Beci |
| 25 | 72 (A) | 16.09.2026 | Afërdita Canga, Eriona Canga, Laureta Hoxha (Canga), Fjorda Canga | Shfuqizimi, si i papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë dhe Konventën Evropiane për të Drejtat e Njeriut i vendimit nr. 00-2026-589, datë 18.02.2026 të Kolegjit Administrativ të Gjykatës së Lartë, për pjesën që ka vendosur mospranimin e rekursit të paraqitur nga kërkuesit. Dërgimi i çështjes për rishqyrtim në Gjykatën e Lartë. | Sonila Bejtja |
| 26 | 16 (V) | 17.09.2026 | Vasi Strati | Shfuqizimin e vendimeve nr.00-2026-124, datë 03.02.2026 të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë; nr.1716 (30-2025-5590), datë 09.07.2025 të Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm dhe nr.41-2024-3352 (127), datë 10.10.2024 të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, si të papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë dhe Konventën Evropiane të të Drejtave të Njeriut. | Marjana Semini |
| 27 | 20 (L) | 17.09.2026 | Lekë Prendi | Shpalljen si të papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë dhe shfuqizimi i vendimeve nr.52-2022-212 (15), datë 24.10.2022 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Pukë; nr.575/30-2023-1982, datë 05.05.2023 të Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm dhe nr.00-2025-1777, datë 20.11.2025 të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë | Ilir Toska |
| 28 | 25 (M) | 17.09.2026 | Maria Talo (Qirjako), Angjeliqi Talo, Spiro Talo, Eleni Talo, Stavro Talo | Shfuqizimin si antikushtetues të vendimeve nr. 20-2017-140/78, datë 01.03.2017 të Gjykatës së Apelit Gjirokastër dhe nr. 00-2026-208, datë 22.01.2026 të Gjykatës së Lartë. | Genti Ibrahimi |
| 29 | 21 (K) | 17.09.2026 | Kreshnik Haxhiaj | Shfuqizimin e vendimeve nr. 3, datë 22.01.2024 të Gjykatës së Posaçme së Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar; nr. 27 (87-2024-193), datë 26.06.2024 të Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar dhe nr. 00-2026-152, datë 10.02.2026 të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë si të papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë. | Marsida Xhaferllari |
| 30 | 36 (E) | 18.09.2026 | Edmont Zotkaj | Shfuqizimin si të papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë të vendimeve nr.23, datë 05.02.2026 të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë; nr.25, datë 11.05.2023 të Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar; nr.43, datë 05.07.2022 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar dhe vendimit të ndërmjetëm të datës 06.04.2022 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar. | Sonila Bejtja |
| 31 | 13 (H) | 18.09.2026 | Hamdi Barjamaj | Shfuqizimin e vendimit nr. 00-2024-3620 (371), datë 24.09.2024 të Kolegjit Administrativ të Gjykatës së Lartë, komunikuar nëpërmjet emailit në datën 09.06.2026 në lidhje pushimin e gjykimit të çështjes përsa i përket pikës së parë të objektit të padisë si të papajtueshëm me nenin 42, 49, 131/1/f, 134/1/1/i të Kushtetutës, nenit 6 të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut për shkak të cenimit të të drejtës themelore aksesi në Gjykatë | Sandër Beci |
| 32 | 73 (A) | 18.09.2026 | Adriatik Sallahu | Shfuqizimin si të papajtueshëm me Kushtetutën, të vendimit nr. 00-2026-1298, datë 09.04.2026 të Gjykatës së Lartë. Konstatimin e shkeljes së afatit të arsyeshëm nga Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë dhe përshpejtimin e procedurave për çështjen penale nr. 70101-03722-30-2024, me ankues Adriatik Sallahu, regjistruar më datë 18.06.2026 në Gjykatën e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë me gjyqtar Arbër Çela. | Asim Vokshi |
| 33 | 9 (P) | 21.09.2026 | Paulin Sheperi | Shfuqizimi, si i papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë të vendimit nr. 00-2026-153, datë 10.02.2026, të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë, me të cilin është vendosur: “Mospranimi i rekursit të paraqitur nga viktima Paulin Sheperi, kundër vendimit nr. 443 (30-2024-1587), datë 05.03.2024, të Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm”; Shfuqizimi si i papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë i vendimit nr. 443 (30-2024-1587), datë 05.03.2024, të Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm; Kthimin e çështjes për rishqyrtim pranë Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, në përbërje tjetër gjyqësore | Sonila Bejtja |
| 34 | 37 (E) | 21.09.2026 | Elvana Çule (civile) | Konstatimin e cenimit të së drejtës për një proces të rregullt ligjor, të garantuar nga neni 42 i Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë dhe neni 6 i Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut. Shfuqizimin si të papajtueshëm me Kushtetutën të vendimeve nr.00-2025-4607, datë 19.12.2025 të Kolegjit Civil të Gjykatës së Lartë dhe nr.1777, datë 14.09.2016 të Gjykatës së Apelit Tiranë me të cilin është lënë në fuqi vendimi nr.3855, datë 11.05.2015, të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë. Dërgimin e çështjes për rishqyrtim pranë gjykatës kompetente, me detyrimin, për të respektuar standardet kushtetuese të procesit të rregullt ligjor, veçanërisht të drejtën për vendim të arsyetuar, barazinë e armëve, kontradiktoritetin, barrën e provës, sigurinë juridike dhe ndalimin e arbitraritetit gjyqësor. | Marjana Semini |
| 35 | 74 (A) | 21.09.2026 | Alda Muçaj | Shfuqizimin si të papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë të vendimit nr.00-2026-186, datë 19.02.2026 të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë. Dërgimin e çështjes për shqyrtim në Gjykatën e Lartë. | Marjana Semini |
| 36 | 36 (Sh) | 21.09.2026 | Shoqata Kombëtare e Gjyqtarëve të Republikës së Shqipërisë, Unioni i Gjyqtarëve të Shqipërisë, Shoqata e Prokurorëve të Republikës së Shqipërisë | 1.Shfuqizimin e ligjit nr.95/2026, datë 18.09.2026 “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr.96/2016, “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar. 2.Pezullimin e zbatimit të ligjit nr.95/2026, deri në hyrjen në fuqi të vendimit përfundimtar të Gjykatës Kushtetuese. | S. Beci |
| 37 | 26 (M) | 21.09.2026 | Mimoza Mana | Shfuqizimin si të papajtueshëm me Kushtetutën të vendimit nr.00-2026-190 (41), datë 19.02.2026 të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë, në pjesën që lidhet me pasuritë e ankueses Mimoza Mana, për cenim të së drejtës për një proces të rregullt ligjor, të garantuar nga neni 42 i Kushtetutës dhe neni 6 i KEDNJ-së, si dhe të së drejtës së pronës, të garantuar nga neni 41 i Kushtetutës dhe neni 1 i Protokollit nr.1 të KEDNJ-së. Dërgimin e çështjes për rishqyrtim në Gjykatën e Lartë. | I. Toska |
| 38 | 17 (B) | 22.09.2026 | Besim Luka | Shfuqizimin si të papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë të vendimit nr.1008 (30-2024-9015), datë 04.12.2024 të Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm dhe nr. 00-2026-1750, datë 29.04.2026 të Kolegjit Civil të Gjykatës së Lartë. | S. Beci |
| 39 | 22 (K) | 22.09.2026 | Klajdi Dokoli | Shfuqizimin e vendimeve nr.24, datë 19.04.2023 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar; nr. 47 (87-2023-253), datë 15.11.2023 të Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar dhe nr.00-2026-134 (21), datë 05.02.2026 të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë, në pjesën që i përket kërkuesit Klajdi Dokoli, si të papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë. | F. Papajorgji |
| 40 | 2 (Ç) | 23.09.2026 | Çelnik Toska | Konstatimin e cenimit të së drejtës për një proces të rregullt ligjor, të parimit të ligjshmërisë së dënimit dhe të së drejtës për një mjet efektiv juridik (garantuar nga nenet 27,29,42 dhe 43 të Kushtetutës; nenet 6 dhe 7 të KEDNJ-së), si pasojë e caktimit arbitrar, ex-officio dhe pa formulë të afatit prej 24 muajsh të shërbimit të provës nga Gjykata e Lartë si dhe mungesës së arsyetimit e tejkalimit të kufijve maksimalë ligjor për dënimin plotësues nga Gjykata e Apelit e GJKKO-së. 2. Shfuqizimin si të papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë të vendimit nr.330, datë 12.03.2026 të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë. 3. Shfuqizimin pjesërisht të vendimit nr. 825, datë 22.05.2025 të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë, për sa i përket caktimit të afatit prej 24 muajsh të shërbimit të provës. 4. Shfuqizimin pjesërisht të vendimit nr.42, datë 08.11.2024 të Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, për sa i përket caktimit ë dënimit plotësues prej 5 vitesh. 5. Dërgimin e çështjes për rigjykim në Gjykatën e Lartë për rregullimin e pasojave të shkeljeve kushtetuese dhe ndreqjen e afateve në përputhje me nenin 59, paragrafi 3 dhe nenin 35, paragrafi 2 të Kodit Penal. | G. Ibrahimi |
| 41 | 21 (L) | 24.09.2026 | Laert Haxhiu | Shfuqizimin si të papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë, në kuptim të nenit 131, pika 1, shkronja “f” të Kushtetutës, të vendimeve gjyqësore që kanë cenuar të drejtat dhe liritë themelore të kërkuesit, konkretisht vendimit nr.00-2026-550, datë 19.05.2026 të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë (vendim i formës së prerë); nr.45 (87-2024-326), datë 13.11.2024 të Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar; nr. 26, datë 24.04.2024, të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar dhe dërgimi i çështjes për rigjykim pranë gjykatës kompetente, me tjetër trup gjykues. | S. Bejtja |
| 42 | 28 (S) | 25.09.2026 | Sokol Bode | 1. Shfuqizimin si të papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë të vendimit nr. 00-2026-240, datë 26.02.2026 të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë, në çështjen me nr. akti 51146-00394-00-2023, me të cilin është vendosur mospranimi i rekursit të Sokol Bodes kundër vendimit nr. 09, datë 27.01.2023 të Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar. Kthimin e çështjes për shqyrtim në Gjykatën e Lartë, me detyrimin për të marrë qëndrim efektiv dhe të arsyetuar mbi pretendimet kushtetuese të kërkuesit. Në varësi të verifikimit të aktit të plotë dhe praktikës procedurale të Gjykatës Kushtetuese, të shqyrtohet edhe kërkimi subsidiar për shfuqizimin e vendimeve nr. 09, datë 27.01.2023 të Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar dhe nr. 28, datë 22.04.2022 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, në pjesën ku ka prodhuar cenimin. | M.Xhaferllari |
| 43 | 12 (T) | 25.09.2026 | Tom Dedaj | 1.Shfuqizimin si të papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë të vendimit nr.30-2026-5455 (952), datë 15.05.2026 të Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm. 2. Shpalljen si antikushtetues të pikës 2 të nenit 399/8 të Kodit të Procedurës Civile. 3. Konstatimin e mohimit të së drejtës për tu ankuar në një gjykatë më të lartë. 4. Konstatimin e zhvillimit të një procesi të parregullt ligjor. 5. Miratimin e një shpërblimi të drejtë për mua në shumën prej 10 000 000 lekë. 6. Shpenzimet gjyqësore në ngarkim të Ministrisë së Financave në shumën 150 000 lekë. | M. Xhaferllari |
| 44 | 11(N) | 25.09.2026 | Nimet Saraçi | Shfuqizimin si të papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë të vendimit 00-2026-1373, datë 15.04.2026, të Kolegjit Civil të Gjykatës së Lartë. Dërgimin e çështjes për rishqyrtimin në Gjykatën e Lartë. | I. Toska |
| 45 | 17 (V) | 25.09.2026 | Vitore Zhupa | Shfuqizimin si të papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë të vendimit nr. 00-2025-2206, datë 04.06.2025 të Kolegjit Civil të Gjykatës së Lartë, për cenimin e së drejtës së kërkueses për një proces të rregullt ligjor, të garantuar nga neni 42 i Kushtetutës, në lidhje me nenet 6 dhe 12 të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, si dhe të së drejtës për rivendosjen dhe shpërblimin e dëmit pasuror të garantuar nga neni 44 i Kushtetutës, në lidhje me nenet 9, 398 të Kodit të Procedurës Penale, nenin 625/a dhe b dhe dispozitat e tjera të zbatueshme të Kodit Civil. Rivendosjen e kërkueses në të drejtën kushtetuese të cenuar, duke mundësuar realizimin e kërkimit të saj për shpërblimin e dëmit pasuror, për largimin e padrejtë nga puna në masën e 32 pagave mujore, për shpërblimin e dëmit jopasuror, ekzistencial, përfshirë dëmin e shkaktuar në shëndetin psikik, shpenzimet e psikoterapisë në shumën 799.200 (shtatëqind e nëntëdhjetë e nëntë mijë e dyqind) lekë, sipas vendimit nr. 1994, datë10.03.2016 te Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, që ka pranuar padinë për pagimin e dëmit pasuror, jo pasuror dhe kërkimeve të paraqitura në procesin gjyqësor, si pjesë e rivendosjes së të drejtës së shkelur. Marrjen e masave të nevojshme për rivendosjen efektive të të drejtave të kërkueses dhe realizimin e tyre nga i padituri në përputhje me këtë vendim të Gjykatës Kushtetuese. | G. Ibrahimi |
| 46 | 6 (Nj) | 25.09.2026 | Jo më pak se 1/5 e Deputetëve | 1.Shfuqizimin, si të papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë dhe me marrëveshjet ndërkombëtare të ratifikuara, të vendimit nr.596, datë 25.09.2024 të Këshillit të Ministrave “Për shpalljen ‘Peizazh i mbrojtur ujor/tokësor’ (kategoria V) të zonës “Pishë-Poro Nartë’”. 2.Pezullimin e zbatimit të VKM nr.596/2024, deri në hyrjen në fuqi të vendimit përfundimtar të Gjykatës Kushtetuese. | M. Semini |
| 47 | 75 (A) | 25.09.2026 | Asllan Hajderi | Deklarimi i papajtueshmërisë me Kushtetutën dhe sipas kompetencës së Gjykatës Kushtetuese, shfuqizimi i nenit 58/1 të ligjit nr.7703, datë 11.05.1993 “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, në pjesën që parashikon mosnjohjen e periudhës së punësimit të përfituesit të pensionit të pleqërisë, i cili vazhdon të tërheqë pensionin dhe njëkohësisht punon ose është i vetëpunësuar në sektorin privat, si periudhë sigurimi për efekt përfitimi. | A. Vokshi |
