Liria dhe siguria në fokus – standardet e GJEDNJ në praktikë.

Liria dhe siguria në fokus – standardet e GJEDNJ në praktikë.

Sot, më 25 mars 2026, këshilltarët ligjorë të Gjykatës Kushtetuese po marrin pjesë në një trajnim të dedikuar mbi nenin 5 të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, një nga garancitë themelore për mbrojtjen e lirisë individuale.

 

Ky aktivitet zhvillohet me mbështetjen e Këshillit të Evropës, në kuadër të projekteve “Rritja e kapaciteteve të gjyqësorit për zbatimin më të mirë të standardeve të së drejtës për liri dhe siguri në Shqipëri” dhe “Mbrojtja e të drejtës së pronës dhe lehtësimi i ekzekutimit të vendimeve të GJEDNJ-së në Shqipëri (D-REX III)”, duke synuar forcimin e mëtejshëm të kapaciteteve profesionale dhe përmirësimin e zbatimit të standardeve evropiane në praktikën gjyqësore.

Trajnimi realizohet me kontributin e ekspertëve të Këshillit të Europës:

  • Lorenzo Jannelli, gjyqtar i deleguar pranë Njësisë Italianetë Regjistrit të Gjykatës Europiane për të Drejtat e Njeriut
  • Gentian Jahjolli, gjyqtar në Gjykatën e Shkallës së Parë Tiranë dhe ekspert i Këshillit të Evropës

Përmes analizës së rasteve konkrete dhe diskutimeve interaktive, pjesëmarrësit po thellojnë njohuritë mbi:

✔️ kufizimin e ligjshëm të lirisë

✔️ standardet procedurale

✔️ arsyetimin juridik në dritën e jurisprudencës së Strasburgut.

Gjykata Kushtetuese shpreh mirënjohje ndaj Këshillit të Evropës për mbështetjen e vazhdueshme në forcimin e kapaciteteve profesionale dhe konsolidimin e standardeve të të drejtave të njeriut në Shqipëri.

Scroll to Top