Pjesëmarrje në Mbledhjen e 23-të Byrosë së Konferencës Botërore për Drejtësinë Kushtetuese, 23 mars 2026.

Pjesëmarrje në Mbledhjen e 23-të Byrosë së Konferencës Botërore për Drejtësinë Kushtetuese, 23 mars 2026.

Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, Fiona Papajorgji, dhe gjyqtarja Marsida Xhaferllari morën pjesë në Mbledhjen e 23-të të Byrosë së Konferencës Botërore për Drejtësinë Kushtetuese, e cila u zhvillua në Venecia, Itali.

Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë merr pjesë në këtë organizëm në cilësinë e gjykatës kryesuese të Konferencës së Gjykatave Kushtetuese Evropiane për periudhën 2024–2027. Byroja e Konferencës Botërore përbëhet nga dhjetë grupe rajonale dhe gjuhësore të gjykatave kushtetuese dhe gjykatave me juridiksion ekuivalent, katër gjykata që përfaqësojnë kontinentet e Afrikës, Amerikave, Azizë/Oqeanisë dhe Evropës, si dhe gjykatat pritëse të Kongresit të mëparshëm dhe Kongresit të ardhshëm të WCCJ. Komisoni i Venecias luan rolin e Sekretariatit të Konferencës Botërore.

Diskutimet gjatë mbledhjes së 23-të Byrosë së WCCJ u fokusuan në pikat kryesore të rendit të ditës:

  • Përcaktimi i temës së Kongresit të ardhshëm të Konferencës Botërore, i cili do të organizohet në Egjipt në vitin 2028;
  • Miratimi i çështjeve të ndryshme organizative dhe financiare;
  • Ngritja e një komiteti të posaçëm për hartimin e kritereve për pranimin e grupimeve të reja rajonale dhe gjuhësore në Byronë e Konferencës.

Në fjalën e saj, ndërmjet të tjerash, Kryetarja Papajorgji mbështeti krijimin e këtij komiteti, duke theksuar rëndësinë e rritjes së përfaqësimit, zërit dhe vizibilitetit të grupimeve të reja në kuadër të Konferencës Botërore.

Mbledhja e ardhshme e Byrosë së Konferencës Botërore do të mbahet gjatë tremujorit të parë të vitit 2027, po në Venecia, Itali.

 

Scroll to Top