- Gjyqtare
Prof. Dr. Marjana Semini
Gjyqtare Marjana Semini u emërua anëtare e Gjykatës Kushtetuese së Republikës së Shqipërisë nga Kuvendi i Shqipërisë, në dhjetor 2022.
Rrugëtimi profesional
Diplomohet në Fakultetin e Drejtësisë të Universitetit të Tiranës.
Pedagoge e brendshme në Fakultetin e Drejtësisë të Universitetit të Tiranës, për lëndën “E Drejta e Detyrimeve dhe Kontratave”.
Në vitin 1993, merr gradën shkencore “Kandidat i Shkencave në Drejtësi” dhe më pas, në vitin 1994 merr gradën shkencore “Doktor në Drejtësi”. Në vitin 1999, fiton Titullin Shkencor “Profesor i Asociuar” dhe në vitin 2009, fiton Titullin Shkencor “Profesor”.
Specializohet në Programin Fullbright (1993, Virginia School of Law, SHBA) dhe Programin TEMPUS (1993 – 1994, Fakulteti i Drejtësisë, Trento, Itali).
Pedagoge e brendshme në Shkollën e Magjistraturës së Republikës së Shqipërisë. Përgjegjëse e Trajnimit Fillestar të gjyqtarëve dhe prokurorëve deri në vitin 2022. Anëtare e Këshillit Drejtues të Shkollës së Magjistraturës për një periudhë gati 20-vjeçare.
Pedagoge e jashtme në fakultete në ndryshme të drejtësisë në Shqipëri, si dhe Udhëheqëse Shkencore në programe dhe shkolla doktorale në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoni.
Autore dhe bashkëautore në 37 tekste universitare, monografi, komentarë, dhe mjaft artikujsh shkencor dhe publikime të natyrës juridike.
Eksperte në programe kombëtare dhe ndërkombëtare të organizatave të Kombeve të Bashkuara (PNUD, UNICEF, ILO, IFC, WIPO), Bankës Botërore, USAID-it, OSBE-së dhe Këshillit të Europës.
Eksperte e pavarur pranë gjykatave të arbitrazhit në Londër, Zyrih, Paris, Vjenë dhe qytete të tjera, për çështje që lidhen me zbatimin e kontratave tregtare.
Drejtore e Shkollës së Magjistraturës.
Pedagoge e jashtme në Shkollën Kombëtare të Avokatisë.
Anëtare e Bordit Disiplinor të Noterisë pranë Dhomës Kombëtare të Noterëve, si përfaqësuese e Shkollës së Magjistraturës.
Anëtare e Gjykatës Kushtetuese.


