NJOFTIM PËR MEDIAN

NJOFTIM PËR MEDIAN

Gjykata Kushtetuese e Republikës së Shqipërisë, në përfundim të shqyrtimit të çështjes me:

Kërkues: Unioni i Gjyqtarëve të Shqipërisë.
Subjekte të Interesuara:  Kuvendi i Republikës së Shqipërisë; Këshilli i Ministrave dhe Ministria e Drejtësisë.

Me objekt: Shfuqizimi, si të papajtueshme me Kushtetutën, të fjalisë “…nga të cilët, jo më pak se 5 vite gjyqtar pranë Gjykatës së Apelit”, të germës b/i, të pikës 1, të nenit 3, të ligjit nr. 8588, datë 15.03.2000 “Për Organizimin dhe Funksionimin e Gjykatës së Lartë të Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar me ligjin nr. 151/2013, “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 8588, datë 15.03.2000 “Për Organizimin dhe Funksionimin e Gjykatës së Lartë të Republikës së Shqipërisë”, si dhe të germës b/ii, të pikës 2, të nenit 3 të këtij ligji, me këtë përmbajtje “ii. Të mos ketë konflikt interesi apo  lidhje nepotike me gjyqtarë të gjykatave të juridiksionit të zakonshëm”; Pezullimi i zbatimit të këtyre dispozitave, deri në hyrjen në fuqi të vendimit të Gjykatës Kushtetuese.

Pasi shqyrtoi dhe analizoi pretendimet e ngritura nga kërkuesi si dhe prapësimet e ngritura prej subjekteve të interesuara, me vendimin e datës 19.05.2014, me shumicë votash,
 
VENDOSI:
 
1. Pranimin e kërkesës.
2. Shfuqizimin, si të papajtueshme me Kushtetutën, të fjalisë “…nga të cilët, jo më pak se 5 vite gjyqtar pranë Gjykatës së Apelit”, të germës b/i, të pikës 1, të nenit 3, të ligjit nr. 8588, datë 15.03.2000 “Për Organizimin dhe Funksionimin e Gjykatës së Lartë të Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar me ligjin nr. 151/2013, “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 8588, datë 15.03.2000 “Për Organizimin dhe Funksionimin e Gjykatës së Lartë të Republikës së Shqipërisë”, si dhe të germës b/ii, të pikës 2, të nenit 3 të këtij ligji, me këtë përmbajtje “ii. Të mos ketë konflikt interesi apo  lidhje nepotike me gjyqtarë të gjykatave të juridiksionit të zakonshëm”.
Scroll to Top