NJOFTIM PËR MEDIAN
Gjykata Kushtetuese e Republikës së Shqipërisë, në përfundim të shqyrtimit të çështjes me:
Kërkues: Bashkia Tiranë, Bashkia Krujë, Komuna “Katund i Ri”, Durrës.
Subjekte të interesuara: Këshilli i Ministrave dhe Këshilli Kombëtar i Territorit.
Objekti: 1. Zgjidhja e mosmarrëveshjes së kompetencave ndërmjet qeverisjes vendore, Bashkia Tiranë, Bashkia Krujë dhe Komuna “Katund i Ri” dhe pushtetit qendror, Këshill i Ministrave/Këshilli Kombëtar i Territorit;
2. Papajtueshmëria me Kushtetutën dhe me Kartën Europiane të Autonomisë Vendore si dhe shfuqizimin si antikushtetues, si akte që bëhen shkak për lindjen e konfliktit, të: Vendimit nr.1, datë 08.10.2013, të Këshillit Kombëtar të Territorit “Për masat emergjente të ndërhyrjes mbrojtëse dhe rehabilituese mjedisore në disa zona me rëndësi kombëtare dhe procedurën e hartimit të Planit të Integruar Sektorial për Brezin Bregdetar” dhe Vendimit nr.3, datë 18.10.2013, të Këshillit Kombëtar të Territorit “Për masat emergjente të ndërhyrjes mbrojtëse dhe reabilituese në zonën me rëndësi të veçantë të Kurorës së Tiranës”;
3. Pezullimin e zbatimit të vendimeve nr.1, datë 08.10.2013 dhe vendimit nr.3, datë 18.10.2013, të Këshillit Kombëtar të Territorit, deri në përfundimin e shqyrtimit nga Gjykata Kushtetuese;
Pasi shqyrtoi dhe analizoi pretendimet e ngritura nga kërkueset si dhe prapësimet e ngritura prej subjekteve të interesuara, me vendimin e datës 04.06.2014, njëzëri,
VENDOSI:
– Rrëzimin e kërkesave.
