NJOFTIM PËR MEDIAN

NJOFTIM PËR MEDIAN

Gjykata Kushtetuese e Republikës së Shqipërisë, në përfundim të shqyrtimit të çështjes me:

Kërkues: Një e Pesta e Deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë.

Subjekte të Interesuara:  Këshilli i Ministrave, Ministria e Zhvillimit Urban dhe Turizmit

Me objekt: “Shpalljen si të papajtueshëm me Kushtetutën të vendimit nr.932, datë 30.09.2013 “Për unifikimin e kompetencave të Inspektoratit Ndërtimor Urbanistik Kombëtar (INUK) në zonat me rëndësi kombëtare dhe në territor”. Pezullimi i vendimit nr.932, datë 30.09.2013 “Për unifikimin e kompetencave të Inspektoratit Ndërtimor Urbanistik Kombëtar (INUK) në zonat me rëndësi kombëtare dhe në territor”,
 
Pasi shqyrtoi dhe analizoi pretendimet e ngritura nga kerkuesi si dhe prapësimet e ngritura prej subjekteve të interesuara, me vendimin e datës 05.03.2014.
 
VENDOSI:
– Pranimin e kërkesës;
– Shfuqizimin si antikushtetues të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr.932, datë 30.09.2013 “Për unifikimin e kompetencave të Inspektoratit Ndërtimor Urbanistik Kombëtar (INUK) në zonat me rëndësi kombëtare dhe në territor”.
Scroll to Top