NJOFTIM PËR SHTYP, datë 12.06.2025

NJOFTIM PËR SHTYP, datë 12.06.2025

Duke marrë shkas nga diskutimet e pjesëmarrësve në emisionin “Repolitix” në “Report Tv” të datës 12 qershor 2025, që kishte në fokus pagat e gjyqtarëve kushtetues, ju bëjmë me dije se informacioni i dhënë në lidhje me pagën që përfiton aktualisht gjyqtari kushtetues është i rremë.

Sqarojmë dhe informojmë edhe një herë se paga e gjyqtarit kushtetues është në vlerën neto 304,648 lekë, e cila është shumë e përafërt me pagën e gjyqtarëve të gjykatave të zakonshme.  Konkretisht, për referencë, paga e gjyqtarit të shkallës së parë varion nga 280.000-290.000 lekë/muaj neto.

Gjykata, duke pasur parasysh rolin e medias në informimin dhe ndikimin në krijimin e opinionit dhe të perceptimit publik, thekson rëndësinë e verifikimit dhe konfirmimit të çdo informacioni që përcillet prej saj.

Press release 12.06.2025 (english version)

Scroll to Top