njoftimet e fundit per median dhe publikun
për vitin 2016
NJOFTIM PËR MEDIAN 22.12.2016
NJOFTIM PËR MEDIAN
-Pezullimi i zbatimit të ligjit nr.84/2016, datë 30.08.2016 “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”.
– Rrëzimin e kërkesës.
NJOFTIM PËR MEDIAN 14.12.2016
NJOFTIM PËR MEDIAN
Gjykata Kushtetuese e Republikës së Shqipërisë, sot, në datën 14.12.2016, mori në shqyrtim çështjen me palë:
Kërkuese: Shoqata e Bingos Tradicionale Shqiptare
Subjekte të interesuara: Kuvendi i Republikës së Shqipërisë, Këshilli i Ministrave
Objekti: Deklarimi i papajtueshmërisë me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë i neneve 5 dhe 71, pika 2 të ligjit nr.155/2015, datë 21.12.2015 “Për lojërat e fatit në Republikën e Shqipërisë”.
Pasi shqyrtoi dhe analizoi pretendimet e paraqitura nga kërkuesi si dhe prapësimet e paraqitura me shkrim nga subjekti i interesuar, Këshilli i Ministrave, bazuar në nenet 131/a dhe 134/1/h të Kushtetutës, si dhe të neneve 72 dhe 73/4 të ligjit nr.8577, datë 10.02.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”,
VENDOSI:
– Rrëzimin e kërkesës.
NJOFTIM PËR MEDIAN 09.11.2016
NJOFTIM PËR MEDIAN
Objekti: Shfuqizimi, si i papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë, i ligjit nr.133/2015 “Për trajtimin e pronës dhe përfundimin e procesit të kompensimit të pronave”.
Pasi u analizuan pretendimet e ngritura nga kërkuesit, si dhe prapësimet e paraqitura nga subjektet e interesuara, Kuvendi i Shqipërisë, Këshilli i Ministrave, Agjensia e Trajtimit të Pronave, bazuar në nenin 131 dhe 134 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë si dhe në ligjin nr. 8577, datë 10.02.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese”:
VENDOSI:
– Pranimin pjesërisht të kërkesës.
– Shfuqizimin si antikushtetues të nenit 6 pika 3 dhe pika 5 të ligjit nr.133/2015 “Për trajtimin e pronës dhe përfundimin e procesit të kompensimit të pronave”.
– Refuzimin e kërkesës për shfuqizimin e nenit 6 pika 1 shkronja “ b” dhe nenit 7 pika 2 shkronja “a” dhe “b” të ligjit të mësipërm.
– Rrëzimin e kërkesës për pjesën tjetër.
NJOFTIM PËR MEDIAN 04.11.2016
NJOFTIM PËR MEDIAN
Gjykata Kushtetuese e Republikës së Shqipërisë, sot me datën 03.11.2016 në përfundim të shqyrtimit të çështjes me pale:
Kërkuese: Gjykata e Apelit Durrës
Subjekte të Interesuara: Kuvendi i Shqipërisë; Këshilli i Ministrave;
Objekti: Kontrolli i pajtueshmërisë me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë i nenit 469/4 të Kodit Civil të vitit 1929 (pasojat që prodhon ende) me këtë përmbajtje: “Por në rast që fëmijët e adoptuem ose të paslindurit e tyre konkurrojnë me të atin ose me amën e adoptuesit, ose me të dy bashkë, këta të fundit trashëgojnë një të tretën, dhe kur konkurrojnë me motrën ose me vëllamë e adoptuesit ose me të dy bashkë, trashëgojnë një të katërtën.”; nenit 486, paragrafët 1,2, dhe 3 të Kodit Civil (pasojat që prodhojnë ende) me këtë përmbajtje: “Kur bashkëshorti lë fëmijë legjitimë, bashkëshorti tjetër merr si trashëgim uzufruktin e një pjese trashëgimore baras me atë të secilit fëmijë, duke u llogaritë edhe bashkëshorti vetë në numrin e fëmijëve. Në qoftë se me bashkëshortin konkurrojnë fëmijë natyralë dhe legjitimë, uzufrukti i bashkëshortit asht një pjesë baras më atë që i takon secilit nga fëmijët legjitimë. Kjo pjesë uzufrukti në asnjë rast nuk mundet me qenë ma e madhe se ¼ e trashëgimit, dhe mund të shpërblehet në mënyrën e caktueme në nenin 548.”
Pasi u analizuan pretendimet e ngritura nga kërkuesja, si dhe prapësimet e paraqitura nga subjekti i interesuar, Këshilli i Ministrave, bazuar në nenet 134/dh e 145/2 të Kushtetutës së Republikës të Shqipërisë, si dhe në nenin 68 e vijues të ligjit nr. 8577, datë 10.02.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”,
VENDOSI:
– Rrëzimin e kërkesës.
NJOFTIM PËR MEDIAN 02.11.2016
NJOFTIM PËR MEDIAN
Gjykata Kushtetuese e Republikës së Shqipërisë, në datën 02.11.2016 shqyrtoi çështjen me palë:
Kërkues: Unioni i Shoqërive Hidrokarbure Shqiptare.
Subjekt i interesuar: Këshilli i Ministrave.
Objekti: Shfuqizimi si i papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë i vendimit të Këshillit të Ministrave nr.970, datë 02.12.2015 “Për përcaktimin e procedurave dhe të kushteve për dhënien e licencave për tregtimin e naftës bruto dhe nënprodukteve të saj”. Pezullimi i zbatimit të pikës 9 të kreut II të vendimit të Këshillit të Ministrave nr.970, datë 02.12.2015 “Për përcaktimin e procedurave dhe të kushteve për dhënien e licencave për tregtimin e naftës bruto dhe nënprodukteve të saj” deri në përfundim të gjykimit.
Gjykata Kushtetuese, pasi shqyrtoi dhe analizoi pretendimet e ngritura nga kërkuesi si dhe prapësimet e paraqitura nga subjekti i interesuar, në mbështetje të nenit 131/c dhe 134/1/h të Kushtetutës, si dhe të ligjit nr.8577, datë 10.02.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”,
VENDOSI:
– Pranimin pjesërisht te kërkesës.
– Shfuqizimin e pikës 9 të kreut II të vendimit të Këshillit të Ministrave nr.970, datë 02.12.2015 “Për përcaktimin e procedurave dhe të kushteve për dhënien e licencave për tregtimin e naftës bruto dhe nënprodukteve të saj”.
NJOFTIM PËR MEDIAN 01.11.2016
NJOFTIM PËR MEDIAN
Gjykata Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë në datën 01.11.2016 shqyrtoi çështjen me palë:
KËRKUESE: SHOQATA PËR MBROJTJEN E TREGTARËVE DHE TË TREGUT, DHOMA E TREGTISË DHE INDUSTRISË
SUBJEKTE TË INTERESUARA: KUVENDI I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË, KËSHILLI I MINISTRAVE
OBJEKTI: – Shfuqizimi si i papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë të ligjit nr.142/2015 “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr.9632, datë 30.10.2006 “Për sistemin e taksave vendore”, të ndryshuar.
– Shpallja si e papajtueshme me Kushtetutën e pikës 2 të nenit 14 të ligjit nr. 9632, datë 30.10.2006 “Për sistemin e taksave vendore”, të ndryshuar.
– Pezullimi i zbatimit të ligjit deri në hyrjen në fuqi të vendimit të Gjykatës Kushtetuese.
Gjykata Kushtetuese, e Republikës së Shqipërisë pasi shqyrtoi dhe analizoi pretendimet e ngritura nga kërkuesja si dhe prapësimet e paraqitura nga subjektet e interesuara, në mbështetje të nenit 131/a dhe 134/h të Kushtetutës, si dhe të ligjit nr.8577, datë 10.02.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”,
VENDOSI:
– Pranimin pjesërisht të kërkesës, duke shfuqizuar vetëm nenin 18 të ligjit nr.142/2015 “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr.9632, datë 30.10.2006 “Për sistemin e taksave vendore”, të ndryshuar.
– Refuzimin e kërkesës për nenin 27 të ligjit (ndryshuar me nenin 14).
– Rrëzimin e kërkesës për pjesët e tjera.
NJOFTIM PËR APLIKIM 01.11.2016
NJOFTIM PËR MEDIAN 25.10.2016
NJOFTIM PËR MEDIAN
Mbledhja e Gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë, sot me daten 25.10.2016 në çështjen me:
Kërkues: 1/5-ta e Deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë – Anëtarë të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike
Subjekte të interesuara: Kuvendi i Shqipërisë
Objekti: Deklarimi i papajtueshmërisë me Kushtetutën i ligjit nr.84/2016, datë 30.08.2016 “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”.
Pezullimi i ligjit nr.84/2016, datë 30.08.2016 “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”.
Baza ligjore: Nenet 4, 7, 17, 32, 42, 49, 78, 124, 125, 131/a, 134/c, 145, 148, 179/b dhe nenet A – G të Aneksit të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë; nenet 6 dhe 8 të Konventës Europiane për të Drejtat e Njeriut; ligji nr.8577, datë 10.02.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”.
Pasi mori në shqyrtim kërkesën e paraqitur nga kërkuesi për pezullimin e zbatimit të ligjit nr.84/2016 “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, në bazë të nenit 45 të ligjit nr.8577, datë 10.02.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”,
VENDOSI:
– Pezullimin e zbatimit të ligjit nr.84/2016, datë 30.08.2016 “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”.
– Kërkimin e amicus curia nga Komisioni i Venecias në lidhje me pajtueshmërinë e ligjit nr.84/2016, datë 30.08.2016 “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë” me Konventën Europiane për të Drejtat e Njeriut dhe Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë.
– Pranimin e kërkesës së Unionit të Gjyqtarëve te Shqiperise për të marrë pjesë në gjykim si subjekt i interesuar.
NJOFTIM PËR MEDIAN 14.09.2016
NJOFTIM PËR MEDIAN
Gjykata Kushtetuese e Republikës së Shqipërisë, në datën 14.09.2016 shqyrtoi çështjen me palë:
Kërkues: Kuvendi i Republikës së Shqipërisë
Subjekte të interesuara: Një e dhjeta e deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë, Deputeti Rakip Suli
Objekti: Konstatimi i papajtueshmërisë së mandatit të deputetit Rakip Suli
Gjykata Kushtetuese, pasi shqyrtoi dhe analizoi pretendimet e ngritura nga kërkuesi si dhe prapësimet e paraqitura nga subjektet e interesuara, në mbështetje të neneve 70 dhe 131/e të Kushtetutës, si dhe të ligjit nr.8577, datë 10.02.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”,
VENDOSI:
– Rrëzimin e kërkesës.
NJOFTIM PËR MEDIAN 01.08.2016
NJOFTIM PËR MEDIAN
Gjykata Kushtetuese e Republikës së Shqipërisë në datën 01.08.2016 shqyrtoi çështjen me palë:
Kërkues: Shukri Xhelili, përfaqësuar nga avokat Ferdinand Doja
Subjekte të interesuara: Këshilli i Ministrave
Objekti: Shfuqizimi si të papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë i vendimit nr. 361, datë 13.05.2016 të Këshillit të Ministrave.
Gjykata Kushtetuese, pasi analizoi pretendimet e parashtruara nga përfaqësuesi i kërkuesit, si dhe prapësimet e paraqitura nga subjekti i interesuar, Këshilli i Ministrave, në mbështetje të nenit 115 të Kushtetutës, si dhe të nenit 72 të ligjit nr.8577, datë 10.02.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”,
VENDOSI:
– Rrëzimin e kërkesës.
