njoftimet e fundit per median dhe publikun
për vitin 2018
Njoftim për vënde pune të lira për ndihmës magjistrat në Njësinë e Shërbimit Ligjor pranë Gjykatës Kushtetuese 20.11.2018
Njoftim për vënde pune të lira për ndihmës magjistrat në Njësinë e Shërbimit Ligjor pranë Gjykatës Kushtetuese
Gjykata Kushtetuese, bazuar në ligjin nr. 8577 datë 10.02.2000, ndryshuar me Ligjin nr 99/2016 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Shqipërisë”, në nenin 56 dhe 160, të Ligjit 96/2016 “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve”, shpall 3 vende të lira për ndihmës magjistrat në Njësinë e Shërbimit ligjor pranë kësaj gjykate.
Të gjitha aplikimet dhe dokumentacioni që kërkohet duhet të dorëzohen, brënda periudhës 20 nëntor 2018, deri më 20 dhjetor 2018, në një nga format e dhëna më poshtë:
• Nëse aplikimi do të bëhet në rrugë postare, duhet të kryhet brënda datës 20 dhjetor 2018, dhe duhet të shoqërohet me fletë-mandatin e lëshuar nga institucioni përkatës postar.
• Bashkëlidhur me kërkesën, kandidati të dorëzojë një kopje të dokumenteve të mëposhtme:
1) Jetëshkrim profesional, përfshirë të dhënat e kontaktit, postën elektronike dhe adresën postare.
2) Kopje të dokumenteve të noterizuara ose të njësuara nga organi i cili administron dosjen përkatëse të magjistratit.
NJOFTIM PËR MEDIAN 15.11.2018
NJOFTIM PËR MEDIAN
NJOFTIM PËR MEDIAN 15.11.2018
NJOFTIM PËR MEDIAN
Takimi i Kryetarit të Gjykatës Kushtetuese me një grup gazetarësh të medias së shkruar dhe asaj vizive 21.06.2018
Takimi i Kryetarit të Gjykatës Kushtetuese me një grup gazetarësh të medias së shkruar dhe asaj vizive
Njoftim për zhvillimin e testimit me shkrim dhe intervistës 27.03.2018
Njoftim për zhvillimin e testimit me shkrim dhe intervistës
Për konkurrimin për pozicionet:
1) Procedure me lëvizje paralele për pozicionin “ Specialist/e i/e nivelit te larte i/e redaktimit gjuhësor, në Drejtorinë Gjyqësore dhe të Dokumentacionit, Kategoria III-b ”,
2) “ Specialist/e i/e nivelit të lartë i dokumentacionit dhe i sekretarisë gjyqësore, në Drejtorinë Gjyqësore dhe të Dokumentacionit-kategoria III-b”,
testimi me shkrim dhe intervista do të zhvillohet më datën 03.04.2018, ora 14.00, në mjediset e bibliotekës së Gjykatës Kushtetuese.
Për konkurrimin për pozicionet:
1) “ Specialist/e i/e nivelit të lartë për marrëdhëniet me publikun dhe ato protokollare në Drejtorine e Marrëdhënieve me Publikun dhe Jashtë -kategoria III-b”,
2) “ Specialist/e i/e nivelit të lartë i prokurimeve dhe i burimeve njerëzore në Drejtorinë Ekonomike dhe të Burimeve Njerëzore-kategoria III-b,
testimi me shkrim dhe intervista do të zhvillohet më datën 06.04.2018, ora 10.00, në mjediset e bibliotekës së Gjykatës Kushtetuese.
Merrni masa për të siguruar pjesëmarrjen.
Faleminderit për bashkëpunimin dhe mirëkuptimin,
DREJTORIA EKONOMIKE DHE E BURIMEVE NJERËZORE
Datë, 27.03.2018 .
Lista e kandidatëve që kanë paraqitur kërkesë për procedurat e pranimit për Ndihmës Magjistrat në Njësinë e Shërbimit Ligjor pranë Gjykatës Kushtetuese 26.03.2018
Lista e kandidatëve që kanë paraqitur kërkesë për procedurat e pranimit për Ndihmës Magjistrat në Njësinë e Shërbimit Ligjor pranë Gjykatës Kushtetuese
Nr. | Emri dhe mbiemri i kandidates/tit | Profesioni | Vendi i punes, aktual |
1 | Elton Domi | Jurist | Avokat pranë zyrës ligjore “Theodhori Sollaku”, Tiranë. |
2 | Erion Pustina | Magjistrat/prokuror | Prokuroria e pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, Pogradec. |
Nr. | Emri dhe mbiemri i kandidates/tit | Profesioni | Vendi i punes, aktual |
1 | Erion Pustina | Magjistrat/prokuror | Prokuroria e pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, Pogradec. |
NJOFTIM PËR MEDIAN 04.05.2018
NJOFTIM PËR MEDIAN
Gjatë këtij takimi, Kryetari i Gjykatës Kushtetuese bëri një përmbledhje të situatës në të cilën gjendet aktualisht Gjykata Kushtetuese, duke u ndalur në rëndësinë që mbart reforma në drejtësi, veçanërisht procesi i vetting-ut, për sa i përket vetë gjyqtarëve dhe prokurorëve dhe rritjes së besimit të publikut të zakonshëm tek organet e drejtësisë.
Po ashtu, palët në takim diskutuan në mënyrë të detajuar rreth elementeve më specifike të këtij procesi dhe rezultatet e tij të pritshme pozitive për plotësimin e kushteve dhe arritjen e standardeve të parashikuara për integrimin e Shqipërisë në strukturat e BE-së.
NJOFTIM PËR MEDIAN 31.01.2018
NJOFTIM PËR MEDIAN
Me datën 31.01.2018, anëtari i Gjykatës Kushtetuese, z.Besnik Imeraj, paraqiti kërkesën për dorëheqjen nga funksioni i anëtarit të Gjykatës Kushtetuese, për arsye personale dhe shëndetësore. Gjykata Kushtetuese, pasi u vu në lëvizje me kërkesën e Kryetarit të Gjykatës Kushtetuese me vendimin nr 2, datë 31.01.2018, vendosi deklarimin e mbarimit të mandatit të anëtarit të Gjykatës Kushtetuese, z. Besnik Imeraj, për shkak të dorëheqjes se tij.
NJOFTIM PËR MEDIAN 17.01.2018
NJOFTIM PËR MEDIAN
Gjykata Kushtetuese e Republikës së Shqipërisë në datën 17.01.2018 mori në shqyrtim çështjen me palë:
Kërkues: Unioni i Prokurorëve te Shqipërisë.
Subjekt i interesuar: Kuvendi i Republikës së Shqipërisë, Ministria e Drejtësisë
Objekti: Deklarimin antikushtetues dhe shfuqizimin e neneve : 8, pika 2, gërma b, e togfjalëshit “Për kundervajtje penale” gërma c, germa ç : 11, pika 2 togëfjalëshi “ ose në seancë paraprake”; paragrafi 2 togfjalëshi “ t’i kerkojë gjykatës pushimin e akuzës ose çeshtjes, si dhe të kërkojë dërgimin e çështjes në gjyq, sipas rasteve të parashikuara nga ky kod”; 40, pika 1 gërma f togfjalëshi “ ose gjyqtarit të seancës paraprake” gërma h, togfjalëshi “ në seancë paraprake dhe” 72 pika 3 paragrafi i pare i togfjalëshit “ në seancë paraprake ose” 139 pika 4 togfjalëshi “ gjate seancës paraprake” 152 pika 1 togfjalëshi “brënda 15 ditëve nga rregjistrimi i kallëzimit”; 171 pika 1 togfjalëshi “ose në fillim të seancës paraprake” 180, pika 3 togfjalëshi “ te seancës paraprake” 181, pika 6 gërma a togfjalëshi : “ ose i kërkon gjykatës pushimin e akuzës apo çështjes, në rastet e parashikuara nga neni 329 i Kodit, gërma b 182 pika 1 togfjalëshi” kur procedohet per kundërvajtje penale”; 183 pika 1 togfjalëshi “ para gjyqtarit të seancës paraprake” paragrafi 2 pika 3 gërma c, pika 4, pika 5, togfjalëshi “ dhe c” pika 6 te seancës paraprake” dhe c ; 184, 185 186, 187, 188, 224, pika 1 togfjalëshi” në seancë paraprake ose” 226 pika 1 togfjalëshi “në seancë paraprake” 228 pika 1 fjalia e dytë e nenit 406/dh; 224, pika 4 e ligjit nr 35/2017 datë 30.03.217” Per disa ndryshime në Ligjin nr 7905’ date 21.03.1995 “ Kodi i Procedurës Penale i Republikës së Shqipërisë” të ndryshuar.
Pasi shqyrtoi dhe analizoi pretendimet e paraqitura nga kërkuesi, si dhe parashtrimet e subjekteve të interesuara, në mbështetje të neneve 131/1, “a”,te Kushtetutes se Republikes se Shqiperise, si dhe të nenit 72 e vijues të ligjit nr.8577, datë 10.02.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar,
V E N D O S I:
– Rrëzimin e kërkesës.
NJOFTIM PËR APLIKIM 21.03.2018
NJOFTIM PËR APLIKIM
PËR ZGJEDHJEN E GJYQTARIT TË SHQIPËRISË NË GJYKATËN EVROPIANE TË TË DREJTAVE TË NJERIUT
(shtyhet afati i aplikimit, deri në datën 16 prill 2018)
Në funksion të pranimit të një numri sa më të lartë aplikimesh për pozicionin e gjyqtarit shqiptar në Gjykatën Evropiane të të Drejtave të Njeriut, afati i aplikimit shtyhet deri në datën 16 prill 2018.
Inkurajojmë të gjithë juristët që përmbushin kriteret e mëposhtme, të aplikojnë!
Këshilli i Evropës i ka kërkuar qeverisë shqiptare të paraqesë listën me propozime për tri kandidaturat më të përshtatshme për pozicionin e gjyqtarit të ri të Shqipërisë në Gjykatën Evropiane të të Drejtave të Njeriut (në vijim, GJEDNJ), i cili votohet nga Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës.
Ky njoftim për aplikim bazohet në udhërrëfyesin e Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës CM ( 2012) 40-add, datë 29.3.2012. Mandati i gjyqtarit është për një afat prej 9 (nëntë) vjetësh dhe mbaron pas përfundimit të këtij afati ose kur ai/ajo arrin moshën 70 vjeç. Kandidatët, nëse zgjidhen, duhet të jenë në gjendje të mbajnë këtë detyrë për të paktën sa gjysmën e mandatit 9-vjeçar, para se të arrijnë moshën 70 vjeç.
Aplikanti duhet të plotësojë këto kritere:
– Të jetë shtetas shqiptar;
– Të ketë arsim të lartë juridik;
– Të ketë të paktën 15 vjet përvojë pune si gjyqtar, prokuror, avokat, profesor ose lektor i së drejtës, nëpunës i nivelit të lartë në administratën publike, me një veprimtari të spikatur në fushën e së drejtës, kryesisht në fushën e të drejtave të njeriut. Përparësi do të kenë kandidatët me përvojë praktike në sistemin e drejtësisë;
– Të mos ketë mbajtur funksione politike në administratën publike ose pozicione drejtuese në një parti politike gjatë 10 vjetëve të fundit përpara kandidimit;
– Të mos ketë qenë anëtar, bashkëpunëtor ose i favorizuar i ish-Sigurimit të Shtetit para 2 korrikut 1991, në kuptimin e ligjit “Për të drejtën e informimit për dokumentet e ish- Sigurimit të Shtetit të Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë”;
– Të mos jetë bashkëpunëtor, informator ose agjent i shërbimeve të inteligjencës;
– Të ketë karakter të lartë moral, në përputhje me pikën 1, të nenit 21, të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut;
– Të zotërojë një nga gjuhët zyrtare të Këshillit të Evropës (anglisht ose frëngjisht), si dhe, së paku, të ketë njohuritë bazë të gjuhës tjetër. Do të konsiderohet përparësi zotërimi i të dyja gjuhëve zyrtare të Këshillit të Evropës.
Dokumentet që duhet të dorëzohen janë:
– Kërkesë për aplikim;
– Kopje e letërnjoftimit;
– Curriculum Vitae në gjuhën shqipe dhe Curriculum Vitae të formatizuar sipas modelit në link-un e mëposhtëm, në një nga gjuhët zyrtare të Këshillit të Evropës (anglisht ose frëngjisht):
http://assembly.coe.int/CommitteeDocs/2009/ModelCVEN.doc
– Dokumente të diplomimit dhe të kualifikimeve shkencore;
– Dokument që të provojë vjetërsinë në profesion;
– Dokumente që provojnë njohjen dhe zotërimin e gjuhëve zyrtare të Këshillit të Evropës apo gjuhëve të tjera të huaja;
– Vetëdeklarim që është person i padënuar/dënuar apo ndaj të cilit nuk janë dhënë masa sigurie apo dënim me vendim jopërfundimtar për kryerjen e krimeve, në përputhje me parashikimet e ligjit nr.138/2015, “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike”, të ndryshuar;
– Vetëdeklarim se interesat private nuk përmbajnë burime të paligjshme financiare, fshehje të pasurive, deklarime të rreme apo konflikt interesi;
– Vetëdeklarim se nuk ka qenë anëtar, bashkëpunëtor ose i favorizuar i ish-Sigurimit të Shtetit para 2 korrikut 1991, në kuptimin e ligjit “Për të drejtën e informimit për dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit të Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë”;
– Vetëdeklarim se nuk është bashkëpunëtor, informator ose agjent i shërbimeve të inteligjencës;
(Deklarimi i rremë, përveç përgjegjësisë penale sipas ligjit, sjell përjashtiminnga çdo procedurë e mëtejshme.)
– Dokumente të tjera në funksion të përmbushjes së kritereve të tjera plotësuese.
Ø Duke marrë në konsideratë rëndësinë e integritetit profesional e moral, si dhe pastërtinë e figurës së gjyqtarëve dhe prokurorëve në sistemin e drejtësisë shqiptare, por edhe të përfaqësuesve shqiptarë në trupat ndërkombëtarë gjyqësorë, në përputhje me Kushtetutën dhe legjislacionin në fuqi, aplikantët për pozicionin e gjyqtarit të ri të Shqipërisë në GJEDNJ do t’i nënshtrohen procesit të rivlerësimit kalimtar (Vetting-ut), si më poshtë:
1. Aplikantët për pozicionin e gjyqtarit në GJEDNJ, që mbajnë funksionet e parashikuara nga pikat 3 dhe 4 (fjalia e parë), të nenit 179/b, të Kushtetutës, rivlerësohen ex officio, nga institucionet e rivlerësimit;
2. Aplikantët për pozicionin e gjyqtarit në GJEDNJ që vijnë nga radhët e ish-gjyqtarëve, ish-prokurorëve, ish-këshilltarëve ligjorë të Gjykatës Kushtetuese dhe të Gjykatës së Lartë, të cilët kanë punuar në këto pozicione të paktën tre vjet, rivlerësohen nga institucionet e rivlerësimit, në përputhje me pikën 4 (fjalia e dytë), të nenit 179/b, të Kushtetutës;
3. Aplikantët e tjerë, profesionistë të së drejtës, që nuk përfshihen në kategoritë e përmendura në pikat 1 dhe 2, do t’u nënshtrohen parimeve që qëndrojnë në themel të procesit të rivlerësimit (Vetting-ut), të cilat lidhen me çështje të vlerësimit të pasurisë, kontrollit të figurës dhe vlerësimit profesional, në bashkëpunim me institucionet përgjegjëse.
Shënim:
Ø Pas vlerësimit të dosjeve të aplikimit dhe përfundimit të procesit të rivlerësimit kalimtar, aplikantët do t’i nënshtrohen intervistës, ku një pjesë e pyetjeve do të jenë në një nga gjuhët zyrtare të Këshillit të Evropës (anglisht ose frëngjisht).
Afati i dorëzimit të aplikimit, deri më 16 Prill 2018.
Adresa: Kryeministria
Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr. 1, 1000
Tiranë, Shqipëri
Zyra e Sekretarit të Përgjithshëm
Tel.: 00355 4 22 77 401
Njoftim për zhvillimin e testimit me shkrim dhe intervistës 19.03.2018
Njoftim për zhvillimin e testimit me shkrim dhe intervistës
2) Specialiste i/e nivelit te larte per marredheniet me publikun dhe ato protokollare ne Drejtorine e Marredhenieve me Publikun dhe Jashte-kategoria III-b
3) Specialiste i/e nivelit te larte i prokurimeve dhe i burimeve njerëzore në Drejtorinë Ekonomike dhe të Burimeve Njerëzore-kategoria III-b
4) Specialiste i/e nivelit te larte i/e redaktimit gjuhësor, në Drejtorinë Gjyqësore dhe të Dokumentacionit, Kategoria III-b,
Testimi me shkrim dhe intervista do të zhvillohen në një datë të mëvonëshme e cila do tju njoftohet nëpërmjet faqes sonë zyrtare dhe e-mailit.
DREJTORIA EKONOMIKE DHE E BURIMEVE NJERËZORE
Njoftim fituesi për pozicionin Drejtor në Drejtorinë e Shërbimeve dhe të Mirëmbajtjes 14.03.2018
Njoftim fituesi për pozicionin Drejtor në Drejtorinë e Shërbimeve dhe të Mirëmbajtjes
Në përfundim të proçedurës së shpallur më datën 22.01.2018, për plotësimin e vëndit të lirë të punës me lëvizje paralele dhe të ngritjes në detyrë në shërbimin civil për kategorinë e mesme drejtuese, për vendin e lirë të punës në pozicionin: Drejtor në Drejtorinë e Shërbimeve dhe të Mirëmbajtjes në administratën e Gjykatës Kushtetuese-kategoria II-b, shpallet fitues z. Luan Sina me proçedurën me ngritje në detyrë.
DREJTORIA EKONOMIKE DHE E BURIMEVE NJERËZORE
Datë, 14.03.2018.
Njoftim për zhvillimin e procedures së konkurrimit për ngritjen në detyrë 06.03.2018
Njoftim për zhvillimin e procedures së konkurrimit për ngritjen në detyrë
Gjykata Kushtetuese njofton, se procedura e konkurrimit për vëndin e lirë të punës në pozicionin “Drejtor në Drejtorinë e Shërbimeve dhe të Mirëmbajtjes” në administratën e Gjykatës Kushtetuese për ngritjen në detyrë do të zhvillohet më datën 12.03.2018, ora 10:00, në ambientet e bibliotekës së gjykatës.
Shpallje e vendeve vakante për Kolegjin E Posaçëm Të Apelimit 23.02.2018
Shpallje e vendeve vakante për Kolegjin E Posaçëm Të Apelimit
SHPALLJE E VENDEVE VAKANTE
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) pranë Gjykatës Kushtetuese, bazuar në ligjin nr. 84/2016, “Për Rivlerësimin Kalimtar të Gjyqtarëve dhe Prokurorëve në Republikën e Shqipërisë” dhe Vendimin e Kuvendit nr.92/2017 “Për miratimin e strukturës organizative, organikës dhe klasifikimit të pagave të personelit të Kolegjit të Posacëm të Apelimit”:
I – Rishpall 1 (një) vend vakant për pozicionin e “Përkthyesit”
Kandidati duhet të plotësojë kërkesat e posaçme si vijon:
a) Të zotërojë diplomë të nivelit “Master Shkencor” në Gjuhë të Huaja, Dega Anglisht ose Drejtësi dhe të ketë minimum 5 vjet eksperiencë në përkthim Shqip- Anglisht – Shqip.
b) Të ketë njohuri shumë të mira në terminologjinë ligjore në të dyja gjuhët.
c) Kanë përparësi kandidatët me eksperiencë pune pranë organizatave ndërkombetare.
KUSHTE TË PËRGJITHSHME
· Kandidati duhet të sigurohet se plotëson kriteret për tu pajisur me Çertifikate Sigurie, sipas Vendimit Këshillit Ministrave nr.188, datë 4.3.2015.
· Kandidati duhet të ketë aftësi për tu përshtatur e punuar në grup, nën presion si dhe në afate kohore të limituara.
Të gjithë aplikimet duhet të dorëzohen nga data 12 Mars deri më 16 Mars 2018në një nga format e dhëna më poshtë:
· Paraqitjes së kërkesës nga aplikanti, së bashku me dokumentet përkatëse, pranë institucionit të KPA-së, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit, Pallati i Kongreseve, Tiranë, nga e Hëna në të Premte, ora: 09:00-16:00.
· Dërgimin e kërkesës së bashku me dokumentet përkatëse, me anë të postës zyrtare pranë institucionit të KPA-së në adresën: “ Bulevardi “Dëshmorët e Kombit, Pallati i Kongreseve, Tiranë. Aplikimi në rrugë postare duhet të kryhet brenda datës 16 Mars 2018, i cili duhet të vërtetohet me fletë-mandatin e lëshuar nga institucioni përkatës postar. KPA-ja do të konfirmojë nëpërmjet postës elektronike marrjen e aplikimit përkatës.
· Dërgimin e kërkesës së bashku me dokumentacionin përkatës me anë të postës elektronike nga data 12 Mars deri më 16 Mars 2018 në adresën: info@kpa.al . KPA konfirmon nëpërmjet postës elektronike marrjen e aplikimit përkatës.
Në kërkesën që paraqet, kandidati përcakton vendin vakant, për të cilin është i interesuar të aplikojë. Bashkëlidhur me kërkesën, kandidati dorëzon 1 kopje të dokumenteve të mëposhtme:
1. Jetëshkrim profesional, përfshirë të dhënat e kontaktit, postën elektronike zyrtare dhe adresën postare;
2. Kopje të dokumentave (diplomë, letërnjoftimi (ID), librezë pune) original ose të noterizuar. Diplomat qe janë marrë jashtë vendit, duhet të jenë njohur paraprakisht pranë institucionit përgjegjës për njehësimin e diplomave, sipas legjislacionit në fuqi.
3. Dokument që vërteton se në ngarkim të tij nuk është regjistruar një procedim penal;
4. Dëshmi e gjendjes gjyqësore;
5. Vërtetim nga Institucioni që nuk ka masë disiplinore ne fuqi;
6. Vlerësimin e fundit nga Eprori Direkt;
7. Cdo dokumentacion tjetër që vërteton plotësimin e kushteve të mësipërme, si dhe trajnime, kualifikime, arsimin shtesë, vlerësimet positive apo të tjera të përmendura në jetëshkrim.
NJOFTIM PËR APLIKIM 19.02.2018
NJOFTIM PËR APLIKIM
PËR ZGJEDHJEN E GJYQTARIT TË SHQIPËRISË NË GJYKATËN EVROPIANE TË TË DREJTAVE TË NJERIUT
Këshilli i Evropës i ka kërkuar qeverisë shqiptare të paraqesë listën me propozime për tri kandidaturat më të përshtatshme për pozicionin e gjyqtarit të ri të Shqipërisë në Gjykatën Evropiane të të Drejtave të Njeriut (në vijim, GJEDNJ), i cili votohet nga Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës.
Ky njoftim për aplikim bazohet në udhërrëfyesin e Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës CM ( 2012) 40-add, datë 29.3.2012. Mandati i gjyqtarit është për një afat prej 9 (nëntë) vjetësh dhe mbaron pas përfundimit të këtij afati ose kur ai/ajo arrin moshën 70 vjeç. Kandidatët, nëse zgjidhen, duhet të jenë në gjendje të mbajnë këtë detyrë për të paktën sa gjysmën e mandatit 9-vjeçar, para se të arrijnë moshën 70 vjeç.
Aplikanti duhet të plotësojë këto kritere:
– Të jetë shtetas shqiptar;
– Të ketë arsim të lartë juridik;
– Të ketë të paktën 15 vjet përvojë pune si gjyqtar, prokuror, avokat, profesor ose lektor i së drejtës, nëpunës i nivelit të lartë në administratën publike, me një veprimtari të spikatur në fushën e së drejtës, kryesisht në fushën e të drejtave të njeriut. Përparësi do të kenë kandidatët me përvojë praktike në sistemin e drejtësisë;
– Të mos ketë mbajtur funksione politike në administratën publike ose pozicione drejtuese në një parti politike gjatë 10 vjetëve të fundit përpara kandidimit;
– Të mos ketë qenë anëtar, bashkëpunëtor ose i favorizuar i ish-Sigurimit të Shtetit para 2 korrikut 1991, në kuptimin e ligjit “Për të drejtën e informimit për dokumentet e ish- Sigurimit të Shtetit të Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë”;
– Të mos jetë bashkëpunëtor, informator ose agjent i shërbimeve të inteligjencës;
– Të ketë karakter të lartë moral, në përputhje me pikën 1, të nenit 21, të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut;
– Të zotërojë një nga gjuhët zyrtare të Këshillit të Evropës (anglisht ose frëngjisht), si dhe, së paku, të ketë njohuritë bazë të gjuhës tjetër. Do të konsiderohet përparësi zotërimi i të dyja gjuhëve zyrtare të Këshillit të Evropës.
Dokumentet që duhet të dorëzohen janë:
– Kërkesë për aplikim;
– Kopje e letërnjoftimit;
– Curriculum Vitae në gjuhën shqipe dhe Curriculum Vitae të formatizuar sipas modelit në link-un e mëposhtëm, në një nga gjuhët zyrtare të Këshillit të Evropës (anglisht ose frëngjisht):
http://assembly.coe.int/CommitteeDocs/2009/ModelCVEN.doc
– Dokumente të diplomimit dhe të kualifikimeve shkencore;
– Dokument që të provojë vjetërsinë në profesion;
– Dokumente që provojnë njohjen dhe zotërimin e gjuhëve zyrtare të Këshillit të Evropës apo gjuhëve të tjera të huaja;
– Vetëdeklarim që është person i padënuar/dënuar apo ndaj të cilit nuk janë dhënë masa sigurie apo dënim me vendim jopërfundimtar për kryerjen e krimeve, në përputhje me parashikimet e ligjit nr.138/2015, “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike”, të ndryshuar;
– Vetëdeklarim se interesat private nuk përmbajnë burime të paligjshme financiare, fshehje të pasurive, deklarime të rreme apo konflikt interesi;
– Vetëdeklarim se nuk ka qenë anëtar, bashkëpunëtor ose i favorizuar i ish-Sigurimit të Shtetit para 2 korrikut 1991, në kuptimin e ligjit “Për të drejtën e informimit për dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit të Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë”;
– Vetëdeklarim se nuk është bashkëpunëtor, informator ose agjent i shërbimeve të inteligjencës;
(Deklarimi i rremë, përveç përgjegjësisë penale sipas ligjit, sjell përjashtiminnga çdo procedurë e mëtejshme.)
– Dokumente të tjera në funksion të përmbushjes së kritereve të tjera plotësuese.
Ø Duke marrë në konsideratë rëndësinë e integritetit profesional e moral, si dhe pastërtinë e figurës së gjyqtarëve dhe prokurorëve në sistemin e drejtësisë shqiptare, por edhe të përfaqësuesve shqiptarë në trupat ndërkombëtarë gjyqësorë, në përputhje me Kushtetutën dhe legjislacionin në fuqi, aplikantët për pozicionin e gjyqtarit të ri të Shqipërisë në GJEDNJ do t’i nënshtrohen procesit të rivlerësimit kalimtar (Vetting-ut), si më poshtë:
1. Aplikantët për pozicionin e gjyqtarit në GJEDNJ, që mbajnë funksionet e parashikuara nga pikat 3 dhe 4 (fjalia e parë), të nenit 179/b, të Kushtetutës, rivlerësohen ex officio, nga institucionet e rivlerësimit;
2. Aplikantët për pozicionin e gjyqtarit në GJEDNJ që vijnë nga radhët e ish-gjyqtarëve, ish-prokurorëve, ish-këshilltarëve ligjorë të Gjykatës Kushtetuese dhe të Gjykatës së Lartë, të cilët kanë punuar në këto pozicione të paktën tre vjet, rivlerësohen nga institucionet e rivlerësimit, në përputhje me pikën 4 (fjalia e dytë), të nenit 179/b, të Kushtetutës;
3. Aplikantët e tjerë, profesionistë të së drejtës, që nuk përfshihen në kategoritë e përmendura në pikat 1 dhe 2, do t’u nënshtrohen parimeve që qëndrojnë në themel të procesit të rivlerësimit (Vetting-ut), të cilat lidhen me çështje të vlerësimit të pasurisë, kontrollit të figurës dhe vlerësimit profesional, në bashkëpunim me institucionet përgjegjëse.
Shënim:
Ø Pas vlerësimit të dosjeve të aplikimit dhe përfundimit të procesit të rivlerësimit kalimtar, aplikantët do t’i nënshtrohen intervistës, ku një pjesë e pyetjeve do të jenë në një nga gjuhët zyrtare të Këshillit të Evropës (anglisht ose frëngjisht).
Afati i dorëzimit të aplikimit, deri më 20 mars 2018.
Adresa: Kryeministria
Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr. 1, 1000
Tiranë, Shqipëri
Zyra e Sekretarit të Përgjithshëm
Tel.: 00355 4 22 77 401
Njoftim për lëvizje paralele dhe për pranimin në shërbimin civil në administratën e Gjykatës Kushtetuese - Specialist i Drejtorisë Gjyqësore dhe Dokumentacionit 19.02.2018
Njoftim për lëvizje paralele dhe për pranimin në shërbimin civil në administratën e Gjykatës Kushtetuese – Specialist i Drejtorisë Gjyqësore dhe Dokumentacionit

GJYKATA KUSHTETUESE
Në zbatim të nenit 22 dhe të nenit 25, të ligjit nr. 152/2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar, si dhe të Kreut II, III, IV dhe VII, të Vendimit nr. 243, datë 18.03.2015, të Këshillit të Ministrave, bazuar në Ligjin nr.8577, datë 10.02.2000, “Për organizimin e funksionimin e Gjykatës Kushtetuese”, i ndryshuar, Gjykata Kushtetuese shpall procedurat e lëvizjes paralele dhe të pranimit në shërbimin civil për kategorinë ekzekutive, për pozicionin:
Specialiste i/e nivelit te larte i dokumentacionit dhe i sekretarise gjyqesore, ne Drejtorine Gjyqesore dhe te Dokumentacionit-kategoria III-b
Pozicioni më sipër, i afrohet fillimisht nëpunësve civilë të së njëjtës kategori për procedurën lëvizjes paralele brenda institucionit te Gjykates Kushtetuese! Vetëm në rast se nga këto pozicione, në përfundim të procedurës së lëvizjes paralele, rezulton se ende ka pozicione vakante, ato janë të vlefshme për konkurrimin nëpërmjet procedurës së pranimit në shërbimin civil për kategorinë ekzekutive. |
| Data e fillimit te njoftimit: | 19 Shkurt 2018 |
| Data e mbarimit te njoftimit: | 06 Mars 2018 |
Lista e kandidatëve për lëvizjen paralele
Lista e kandidatëve për lëvizjen paraleleLista e kandidatëve për pranimin në shërbimin civil
Njoftim për lëvizje paralele dhe për pranimin në shërbimin civil në administratën e Gjykatës Kushtetuese - Specialist i Redaktimit Gjuhësor 19.02.2018
Njoftim për lëvizje paralele dhe për pranimin në shërbimin civil në administratën e Gjykatës Kushtetuese – Specialist i Redaktimit Gjuhësor
REPUBLIKA E SHQIPËRISË
GJYKATA KUSHTETUESE
Njoftim për lëvizje paralele dhe për pranimin në shërbimin civil në administratën e Gjykatës Kushtetuese – Specialist i Redaktimit Gjuhësor
Në zbatim të nenit 22 dhe të nenit 25, të ligjit nr. 152/2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar, si dhe të Kreut II, III, IV dhe VII, të Vendimit nr. 243, datë 18.03.2015, të Këshillit të Ministrave, bazuar në Ligjin nr.8577, datë 10.02.2000, “Për organizimin e funksionimin e Gjykatës Kushtetuese”, i ndryshuar, Gjykata Kushtetuese shpall procedurat e lëvizjes paralele dhe të pranimit në shërbimin civil për kategorinë ekzekutive, për pozicionin:
Specialiste i/e nivelit te larte i/e redaktimit gjuhësor, në Drejtorinë Gjyqësore dhe të Dokumentacionit, Kategoria III-b.
Pozicioni më sipër, i afrohet fillimisht nëpunësve civilë të së njëjtës kategori për procedurën lëvizjes paralele brenda institucionit te Gjykates Kushtetuese! Vetëm në rast se nga këto pozicione, në përfundim të procedurës së lëvizjes paralele, rezulton se ende ka pozicione vakante, ato janë të vlefshme për konkurrimin nëpërmjet procedurës së pranimit në shërbimin civil për kategorinë ekzekutive.
|
| Data e fillimit te njoftimit:
| 19 Shkurt 2018
|
| Data e mbarimit te njoftimit:
| 06 Mars 2018
|
Njoftim për lëvizje paralele dhe për pranimin në shërbimin civil në administratën e Gjykatës Kushtetuese - Specialist Prokurimesh 16.02.2018
Njoftim për lëvizje paralele dhe për pranimin në shërbimin civil në administratën e Gjykatës Kushtetuese – Specialist Prokurimesh

GJYKATA KUSHTETUESE
Specialiste i/e nivelit te larte i prokurimeve dhe i burimeve njerëzore në Drejtorinë Ekonomike dhe të Burimeve Njerëzore-kategoria III-b
Pozicioni më sipër, i afrohet fillimisht nëpunësve civilë të së njëjtës kategori për procedurën lëvizjes paralele brenda institucionit te Gjykates Kushtetuese! Vetëm në rast se nga këto pozicione, në përfundim të procedurës së lëvizjes paralele, rezulton se ende ka pozicione vakante, ato janë të vlefshme për konkurrimin nëpërmjet procedurës së pranimit në shërbimin civil për kategorinë ekzekutive. |
Data e fillimit te njoftimit: | 19 Shkurt 2018 |
Data e mbarimit te njoftimit: | 06 Mars 2018 |
Njoftim për lëvizje paralele dhe për pranimin në shërbimin civil në administratën e Gjykatës Kushtetuese - Specialist i Marrëdhënieve me Publikun dhe Jashtë 16.02.2018
Njoftim për lëvizje paralele dhe për pranimin në shërbimin civil në administratën e Gjykatës Kushtetuese – Specialist i Marrëdhënieve me Publikun dhe Jashtë

GJYKATA KUSHTETUESE
Në zbatim të nenit 22 dhe të nenit 25, të ligjit nr. 152/2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar, si dhe të Kreut II, III, IV dhe VII, të Vendimit nr. 243, datë 18.03.2015, të Këshillit të Ministrave, bazuar në Ligjin nr.8577, datë 10.02.2000, “Për organizimin e funksionimin e Gjykatës Kushtetuese”, i ndryshuar, Gjykata Kushtetuese shpall procedurat e lëvizjes paralele dhe të pranimit në shërbimin civil për kategorinë ekzekutive, për pozicionin:
Specialiste i/e nivelit të lartë për marrëdheniet me publikun dhe ato protokollare në Drejtorinë e Marrëdhënieve me Publikun dhe Jashtë -kategoria III-b
Pozicioni më sipër, i afrohet fillimisht nëpunësve civilë të së njëjtës kategori për procedurën lëvizjes paralele brenda institucionit te Gjykates Kushtetuese! Vetëm në rast se nga këto pozicione, në përfundim të procedurës së lëvizjes paralele, rezulton se ende ka pozicione vakante, ato janë të vlefshme për konkurrimin nëpërmjet procedurës së pranimit në shërbimin civil për kategorinë ekzekutive. |
| Data e fillimit te njoftimit: | 19 Shkurt 2018 |
| Data e mbarimit te njoftimit: | 06 Mars 2018 |
Shpallje e vendeve vakante për Kolegjin E Posaçëm Të Apelimit 16.02.2018
Shpallje e vendeve vakante për Kolegjin E Posaçëm Të Apelimit
SHPALLJE E VENDEVE VAKANTE
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) pranë Gjykatës Kushtetuese, bazuar në ligjin nr. 84/2016, “Për Rivlerësimin Kalimtar të Gjyqtarëve dhe Prokurorëve në Republikën e Shqipërisë” dhe Vendimin e Kuvendit nr.92/2017 “Për miratimin e strukturës organizative, organikës dhe klasifikimit të pagave të personelit të kolegjit të Posacëm të Apelimit”:
I – Rishpall vendet vakante për pozicionet:
1. Drejtor në Drejtorinë e Menaxhimit të Çështjeve dhe Marëdhënieve me Median dhe Publikun
Kandidati duhet të plotësojë kërkesat e posaçme si vijon:
a. Të zotërojë diplomë të nivelit “Master Shkencor” për Drejtësi.
b. Të ketë njohuri shumë të mira të gjuhës angleze.
c. Të ketë të paktën 5 vite përvojë pune në nivel drejtues e menaxherial.
2. Drejtor në Drejtorinë Ekonomike dhe Shërbimeve Mbështetëse
Kandidati duhet të plotësojë kërkesat e posaçme si vijon:
a. Të zotërojë diplomë të nivelit “Master Shkencor” për Ekonomi.
b. Të ketë njohuri shumë të mira të gjuhës angleze.
c. Të ketë të paktën 5 vite përvojë pune në nivel drejtues e menaxherial.
3. Specialist për zbardhjen dhe redaktimin e vendimeve
Kandidati duhet të plotësojë kërkesat e posaçme si vijon:
a. Të zotërojë diplomë të arsimit të Lartë, në Degën Gjuhë -Letërsi.
b. Të ketë njohuri shumë të mira të gjuhës angleze.
c. Të ketë të paktën 3 vite përvojë pune në profesion.
4. Specialist IT
Kandidati duhet të plotësojë kërkesat e posaçme si vijon:
a. Të zotërojë diplomë të nivelit “Master Shkencor” në Inxhinieri Informatike, Informatike, Teknologji informacioni etj.
b. Të ketë të paktën 3 vite eksperience pune në fushën e teknologjisë së informacionit.
c. Të ketë njohuri shumë të mira në administrimin e sistemeve si Active Directory,Outlook Mail Client
d. Të ketë njohuri bazë mbi pajisjet e rrjetit dhe infrastukturën e rrjetit.
e. Të ketë njohuri bazë për panelet e administrimit të faqeve ëeb (Ëordpress, Drupal, Joomla etj).
f. Të ketë njohuri shumë të mira të gjuhës angleze.
KUSHTE TË PËRGJITHSHME
· Kandidatët duhet të sigurohen se plotësojnë kriteret për tu pajisur me Çertifikate Sigurie, sipas Vendimit Këshillit Ministrave nr.188, datë 4.3.2015.
· Kandidatët duhet të kenë aftësi për tu përshtatur e punuar në grup, nën presion si dhe në afate kohore të limituara.
Të gjithë aplikimet duhet të dorëzohen nga data 26 Shkurt deri më 28 Shkurt 2018në një nga format e dhëna më poshtë:
· Paraqitjes së kërkesës nga aplikanti, së bashku me dokumentet përkatëse, pranë institucionit të KPA-së, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit, Pallati i Kongreseve, Tiranë, nga e Hëna në të Premte, ora: 09:00-16:00.
· Dërgimin e kërkesës së bashku me dokumentet përkatëse, me anë të postës zyrtare pranë institucionit të KPA-së në adresën: “ Bulevardi “Dëshmorët e Kombit, Pallati i Kongreseve, Tiranë. Aplikimi në rrugë postare duhet të kryhet brenda datës 28 Shkurt 2018, i cili duhet të vërtetohet me fletë-mandatin e lëshuar nga institucioni përkatës postar. KPA-ja do të konfirmojë nëpërmjet postës elektronike marrjen e aplikimit përkatës.
· Dërgimin e kërkesës së bashku me dokumentacionin përkatës me anë të postës elektronike nga data 26 Shkurt deri më 28 Shkurt 2018 në adresën: info@kpa.al . KPA konfirmon nëpërmjet postës elektronike marrjen e aplikimit përkatës.
Në kërkesën që paraqet, kandidati përcakton vendin vakant, për të cilin është i interesuar të aplikojë. Bashkëlidhur me kërkesën, kandidati dorëzon 1 kopje të dokumenteve të mëposhtme:
1. Jetëshkrim profesional, përfshirë të dhënat e kontaktit, postën elektronike zyrtare dhe adresën postare;
2. Kopje të dokumentave (diplomë, letërnjoftimi (ID), librezë pune) original ose të noterizuar. Diplomat qe janë marrë jashtë vendit, duhet të jenë njohur paraprakisht pranë institucionit përgjegjës për njehësimin e diplomave, sipas legjislacionit në fuqi.
3. Dokument që vërteton se në ngarkim të tij nuk është regjistruar një procedim penal;
4. Dëshmi e gjendjes gjyqësore;
5. Vërtetim nga Institucioni që nuk ka masë disiplinore ne fuqi;
6. Vlerësimin e fundit nga Eprori Direkt;
7. Cdo dokumentacion tjetër që vërteton plotësimin e kushteve të mësipërme, si dhe trajnime, kualifikime, arsimin shtesë, vlerësimet positive apo të tjera të përmendura në jetëshkrim.
NJOFTIM - SHPALLJE 09.02.2018
NJOFTIM – SHPALLJE
PËR
HAPJEN E PROÇEDURAVE TË APLIKIMIT PËR VENDIN VAKANT GJYQTAR NË GJYKATËN KUSHTETUESE
Presidenti i Republikës, në mbështetje të nenit 93, 125, 127 pika 1/b, 179 pika 2 dhe 12 të Kushtetutës, si dhe të neneve 7, 7/a, 7/b, 86 pika 4 shkronja “a”, të ligjit nr. 8577, datë 10.02.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar, si dhe referuar shkresës nr. 101 prot, datë 25.03.2016 të Gjykatës Kushtetuese, me të cilën njoftohet se data 25.04.2016, konsiderohet si datë e mbarimit të mandatit të ish-gjyqtarit Sokol Berberi, me cilësinë e organit të emërtesës dhe me qëllim plotësimin e “ V akancës së parë”, të krijuar në Gjykatën Kushtetuese, me Dekretin nr. 10722, datë 07.02.2018, ka miratuar;
· Shpalljen e procedurës së aplikimit për emërim gjyqtari në Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë, me qëllim plotësimin e “Vakancës së parë” të krijuar për shkak të përfundimit të mandatit të ish-gjyqtarit të kësaj gjykate Z. Sokol Berberi.
Presidenti i Republikës fton;
Çdo person të interesuar që plotëson kushtet dhe kriteret e parashikuara në Kushtetutën e vendit dhe nenin 7/a të ligjit nr. 8577, datë 10.02.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar, të marrë pjesë në këtë procedurë të konkurrimit të hapur publik, për vakancën e mësipërme, për gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese dhe të paraqesë pranë Institucionit të Presidentit të Republikës;
– Kërkesën për shpehjen e interesit për të kandiduar për vendin vakant të shpallur;
– Jetëshkrimin, me të dhënat e plota të kontaktit (numër telefoni/email);
– Fotokopje të kartës së identitetit;
– Dokumentacionin shoqërues nëpërmjet të cilit vërteton përmbushjen e kushteve dhe kritereve të përcaktuara në nenin 7/a të ligjit nr.8577, datë 10.02.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar.
– Formularin e vetëdeklarimit të plotësur dhe nënshkruar sipas përcaktimeve të ligjit nr.138/2015 “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike”. Formulari i vetëdeklarimit, është i publikuar në faqen kryesore të institucionit të Presidentit të Republikës.
– Formularin e aplikimit të plotësuar “Për informim përpara emërimit/zgjedhjes në poste të larta”, në përputhje me parashikimet ligjore të nenit 29, të ligjit nr. 45/2015 “Për të drejtën e informimit për dokumentet e Ish-sigurimit të shtetit të Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë”, formular ky i cili është i publikuar në faqen kryesore të institucionit të Presidentit të Republikës.
Për lehtësinë e të gjithë aplikantëve, me qëllim plotësimin e dokumentacionit të nevojshëm, më poshtë gjeni të botuar përmbajtjen e nenit 125, pika 4 e 5 të Kushtetutës dhe nenit 7/a, të ligjit nr.8577, datë 10.02.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, ku parashikohen kushtet dhe kriteret për emërimin e gjyqtarit të Gjykatës Kushtetuese,
· Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë
Neni 125
4. Gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese duhet të kenë arsim të lartë juridik, të paktën 15 vjet përvojë pune si gjyqtarë, prokurorë, avokatë, profesorë ose lektorë të së drejtës, nëpunës të nivelit të lartë në administratën publike, me një veprimtari të spikatur në fushën e së drejtës kushtetuese, të drejtave të njeriut ose në sfera të tjera të së drejtës.
5. Gjyqtari nuk duhet të ketë mbajtur funksione politike në administratën publike ose pozicione drejtuese në një parti politike gjatë 10 vjetëve të fundit përpara kandidimit. Kritere të tjera, si dhe procedura për emërimin dhe zgjedhjen e gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese rregullohen me ligj.
· Ligji nr.8577, dt 10.02.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar.
Neni 7/a
Kriteret dhe kushtet e emërimit të gjyqtarit të Gjykatës Kushtetuese
1. Gjyqtari i Gjykatës Kushtuese mund të zgjidhet shtetasi shqiptar që përmbush këto kushte:
a) të ketë zotësi të plotë për të vepruar;
b) të ketë mbaruar arsimin e lartë juridik, Diplomë e Nivelit të Dytë;
c) të mos ketë ushtruar funksione politike në administratën publike dhe të mos ketë mbajtur pozicione drejtuese në parti politike gjatë 10 viteve të fundit nga data e kandidimit;
ç) të mos jetë në procedim penal dhe të mos jetë dënuar me burgim për kryerjen e një vepre penale;
d) të mos jetë larguar nga detyra për shkaqe disiplinore dhe të mos ketë masë disiplinore në fuqi;
dh) të ketë kaluar me sukses procesin e kontrollit dhe verifikimit të pasurisë së tij personale dhe të familjarëve të tij, sipas ligjit.
2. Kandidati që përmbush kushtet e parashikuara në pikën 1 të këtij neni, duhet të plotësojë edhe këto kritere:
a) të ketë përvojë pune jo më pak se 15 vjet si gjyqtar, prokuror, avokat, profesor ose lektor i së drejtës, jurist i nivelit të lartë në administratën publike;
b) të ketë një veprimtari të njohur në fushën e të drejtës kushtetuese, të drejtave të njeriut ose sfera të tjera të së drejtës;
c) të jetë vlerësuar për aftësitë profesionale dhe integritetin etik e moral.
3. Plotësimi i kritereve të mësipërme vlerësohet në bazë të:
a) vjetërsisë në profesion;
b) përvojës së veçantë të kandidatit në një fushë të caktuar të së drejtës, ose këshilltar ligjor i Gjykatës Kushtetuese a Gjykatës së Lartë;
c) kualifikimeve pasuniversitare dhe trajnimeve në fushën e të drejtës kushtetuese, të drejtave të njeriut ose në një fushë tjetër të së drejtës;
ç) treguesve shkencorë, ku përfshihen botimet dhe artikujt shkencorë në fushën juridike;
d) ecurisë gjatë kryerjes së arsimit të lartë juridik, me një mesatare notash jo më pak se 8 ose të barasvlershme me të, nëse arsimi i lartë është përfunduar jashtë vendit ose vlerësimit përfundimtar në Shkollën e Magjistraturës;
dh) informacioneve të marra nga institucione të tjera publike.
4. Organet e emërtesës marrin parasysh përbërjen e Gjykatës Kushtetuese në momentin e emërimit të kandidatit për të garantuar balancën ndërmjet përvojave profesionale të anëtarëve dhe respektimin e barazisë gjinore.
Kërkesa dhe dokumentat shoqëruese mund të dorëzohet me postë ose drejpërsëdrejti në ambjentet e Presidencës, në adresën: Institucioni i Presidentit të Republikës, Blv. “Dëshmorët e Kombit”, Nr. 1 Tiranë, Kodi Postar 1001.
Afati i paraqitjes së kërkesës me dokumentacionin e nevojshëm, është brenda datës 22 shkurt 2018.
Pas administrimit të dokumentacionit, lista e aplikantëve do të publikohet në faqen zyrtare të internetit të institucionit të Presidentit të Republikës dhe me mjetet e informimit publik, dhe menjëherë dosjet respektive për secilin aplikant do t’i përcillen Këshillit të Emërimeve në Drejtësi (KED) për vlerësim sipas ligjit.
Institucioni i Presidentit të Republikës, do të bëjë transparente çdo rezultat të këtij procesi në përputhje me Kushtetutën dhe procedurën e parashikuar në nenin 7/b, të ligjit nr.8577/2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar.
Për çdo sqarim mos hezitoni të kontaktoni në këto të dhëna kontakti:
Numri telefonit: 042389898
NJOFTIM - SHPALLJE 09.02.2018
NJOFTIM – SHPALLJE
PËR HAPJEN E PROÇEDURAVE TË APLIKIMIT PËR PLOTËSIMIN E “VAKANCËS SË PARAKOHSHME” TË KRIJUAR PËR VENDIN GJYQTAR NË GJYKATËN KUSHTETUESE
Presidenti i Republikës, në mbështetje të nenit 93, 125, 127 pikat 1/c, 2, 3, dhe nenit 179 pika 2 të Kushtetutës, neneve 7 pika 2, 7/a, 7/b, 7/dh pika 2, 86 pika 4 shkronja “d”, të ligjit nr. 8577, datë 10.02.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar, si dhe Vendimit nr. 2, datë 31.01.2018 të Gjykatës Kushtetuese për “Deklarimin e mbarimit të mandatit të anëtarit të Gjykatës Kushtetuese, zotit Besnik Imeraj në datën 31.01.2018, për shkak të heqjes dorë prej tij”, njoftuar me shkresë nr. 64/1 prot, datë 31.01.2018, me qëllim plotësimin e “V akancës së pararakoshme”, të krijuar në Gjykatën Kushtetuese, dhe me cilësinë e organit të emërtesës me Dekretin nr. 10723, datë 07.02.2018, ka miratuar;
- Shpalljen e procedurës së aplikimit për emërim gjyqtari në Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë, për plotësimin e “Vakancës së parakohshme” të krijuar nga përfundimi përpara kohe i mandatit, të ish-gjyqtarit Z. Besnik Imeraj, më datë 31.01.2018, për shkak të heqjes dorë prej tij nga kjo detyrë.
Presidenti i Republikës fton;
Çdo person të interesuar që plotëson kushtet dhe kriteret e parashikuara në Kushtetutën e vendit dhe nenin 7/a të ligjit nr. 8577, datë 10.02.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar, të marrë pjesë në këtë procedurë të konkurrimit të hapur publik, për vakancën e mësipërme, për gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese dhe të paraqesë pranë Institucionit të Presidentit të Republikës;
– Kërkesën për shpehjen e interesit për të kandiduar për vendin vakant të shpallur;
– Jetëshkrimin, me të dhënat e plota të kontaktit (numër telefoni/email);
– Fotokopje të kartës së identitetit;
– Dokumentacionin shoqërues nëpërmjet të cilit vërteton përmbushjen e kushteve dhe kritereve të përcaktuara në nenin 7/a të ligjit nr. 8577, datë 10.02.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar.
– Formularin e vetëdeklarimit të plotësur dhe nënshkruar sipas përcaktimeve të ligjit nr.138/2015 “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike”. Formulari i vetëdeklarimit, është i publikuar në faqen kryesore të institucionit të Presidentit të Republikës.
– Formularin e aplikimit të plotësuar “Për informim përpara emërimit/zgjedhjes në poste të larta”, në përputhje me parashikimet ligjore të nenit 29, të ligjit nr. 45/2015 “Për të drejtën e informimit për dokumentet e Ish-sigurimit të shtetit të Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë”, formular ky i cili është i publikuar në faqen kryesore të institucionit të Presidentit të Republikës.
Për lehtësinë e të gjithë aplikantëve, me qëllim plotësimin e dokumentacionit të nevojshëm, më poshtë gjeni të botuar përmbajtjen e nenit 125, pika 4 e 5 të Kushtetutës dhe nenit 7/a, të ligjit nr.8577, datë 10.02.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, ku parashikohen kushtet dhe kriteret për emërimin e gjyqtarit të Gjykatës Kushtetuese,
- Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë
Neni 125
4. Gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese duhet të kenë arsim të lartë juridik, të paktën 15 vjet përvojë pune si gjyqtarë, prokurorë, avokatë, profesorë ose lektorë të së drejtës, nëpunës të nivelit të lartë në administratën publike, me një veprimtari të spikatur në fushën e së drejtës kushtetuese, të drejtave të njeriut ose në sfera të tjera të së drejtës.
5. Gjyqtari nuk duhet të ketë mbajtur funksione politike në administratën publike ose pozicione drejtuese në një parti politike gjatë 10 vjetëve të fundit përpara kandidimit. Kritere të tjera, si dhe procedura për emërimin dhe zgjedhjen e gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese rregullohen me ligj.
- Ligji nr.8577, dt 10.02.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar.
Neni 7/a
Kriteret dhe kushtet e emërimit të gjyqtarit të Gjykatës Kushtetuese
1. Gjyqtari i Gjykatës Kushtuese mund të zgjidhet shtetasi shqiptar që përmbush këto kushte:
a) të ketë zotësi të plotë për të vepruar;
b) të ketë mbaruar arsimin e lartë juridik, Diplomë e Nivelit të Dytë;
c) të mos ketë ushtruar funksione politike në administratën publike dhe të mos ketë mbajtur pozicione drejtuese në parti politike gjatë 10 viteve të fundit nga data e kandidimit;
ç) të mos jetë në procedim penal dhe të mos jetë dënuar me burgim për kryerjen e një vepre penale;
d) të mos jetë larguar nga detyra për shkaqe disiplinore dhe të mos ketë masë disiplinore në fuqi;
dh) të ketë kaluar me sukses procesin e kontrollit dhe verifikimit të pasurisë së tij personale dhe të familjarëve të tij, sipas ligjit.
2. Kandidati që përmbush kushtet e parashikuara në pikën 1 të këtij neni, duhet të plotësojë edhe këto kritere:
a) të ketë përvojë pune jo më pak se 15 vjet si gjyqtar, prokuror, avokat, profesor ose lektor i së drejtës, jurist i nivelit të lartë në administratën publike;
b) të ketë një veprimtari të njohur në fushën e të drejtës kushtetuese, të drejtave të njeriut ose sfera të tjera të së drejtës;
c) të jetë vlerësuar për aftësitë profesionale dhe integritetin etik e moral.
3. Plotësimi i kritereve të mësipërme vlerësohet në bazë të:
a) vjetërsisë në profesion;
b) përvojës së veçantë të kandidatit në një fushë të caktuar të së drejtës, ose këshilltar ligjor i Gjykatës Kushtetuese a Gjykatës së Lartë;
c) kualifikimeve pasuniversitare dhe trajnimeve në fushën e të drejtës kushtetuese, të drejtave të njeriut ose në një fushë tjetër të së drejtës;
ç) treguesve shkencorë, ku përfshihen botimet dhe artikujt shkencorë në fushën juridike;
d) ecurisë gjatë kryerjes së arsimit të lartë juridik, me një mesatare notash jo më pak se 8 ose të barasvlershme me të, nëse arsimi i lartë është përfunduar jashtë vendit ose vlerësimit përfundimtar në Shkollën e Magjistraturës;
dh) informacioneve të marra nga institucione të tjera publike.
4. Organet e emërtesës marrin parasysh përbërjen e Gjykatës Kushtetuese në momentin e emërimit të kandidatit për të garantuar balancën ndërmjet përvojave profesionale të anëtarëve dhe respektimin e barazisë gjinore.
Kërkesa dhe dokumentat shoqëruese mund të dorëzohet me postë ose drejpërsëdrejti në ambjentet e Presidencës, në adresën: Institucioni i Presidentit të Republikës, Blv. “Dëshmorët e Kombit”, Nr. 1 Tiranë, Kodi Postar 1001.
Afati i paraqitjes së kërkesës me dokumentacionin e nevojshëm, është brenda datës 22 shkurt 2018.
Pas administrimit të dokumentacionit, lista e aplikantëve do të publikohet në faqen zyrtare të internetit të institucionit të Presidentit të Republikës dhe me mjetet e informimit publik, dhe menjëherë dosjet respektive për secilin aplikant do t’i përcillen Këshillit të Emërimeve në Drejtësi (KED) për vlerësim sipas ligjit.
Institucioni i Presidentit të Republikës, do të bëjë transparente çdo rezultat të këtij procesi në përputhje me Kushtetutën dhe procedurën e parashikuar në nenin 7/b, të ligjit nr.8577/2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar.
Sqarim:
Në zbatim të nenit 127 pika 3 të Kushtetutës, dhe nenit 7/dh pika 2 të ligjit nr.8577, datë 10.02.2000 “Për oganizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar, kandidati që do të përzgjidhet për tu emëruar gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese, për plotësimin e vakancës së parakohshme të krijuar për shkak të përfundimit përpara kohe të mandatit ish-gjyqtarit Bensik Imeraj, do të qëndrojë në detyrë deri në përfundimin e mandatit të gjyqtarit të larguar.
Për çdo sqarim mos hezitoni të kontaktoni në këto të dhëna kontakti:
Numri telefonit: 042389898
Njoftim për vënde pune “Ndihmës Magjistrat në Njësinë e Shërbimit Ligjor pranë Gjykatës Kushtetuese” 06.02.2018
Njoftim për vënde pune “Ndihmës Magjistrat në Njësinë e Shërbimit Ligjor pranë Gjykatës Kushtetuese”
Të gjitha aplikimet dhe dokumentacioni që kërkohet duhet të dorëzohen, brënda periudhës 6 shkurt 2018, deri më 6 mars 2018, në një nga format e dhëna më poshtë:
• Kërkesa nga aplikanti, pranë institucionit të Gjykatës Kushtetuese në adresën:” Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr. 26, Tiranë, çdo ditë nga dita e Hënë deri ditën e Premte, nga ora: 09:00-16:00.
• Nëse aplikimi do të bëhet në rrugë postare, duhet të kryhet brënda datës 06 mars 2018, dhe duhet të shoqërohet me fletë-mandatin e lëshuar nga institucioni përkatës postar.
• Bashkëlidhur me kërkesën, kandidati të dorëzojë një kopje të dokumenteve të mëposhtme:
1) Jetëshkrim profesional, përfshirë të dhënat e kontaktit, postën elektronike dhe adresën postare.
2) Kopje të dokumenteve të noterizuara ose të njësuara nga organi i cili administron dosjen përkatëse të magjistratit.
NJËSIA PËRGJEGJËSE
