njoftime për vitin 2017
vende të lira pune
VENDE TË LIRA PUNE
Tabelat 1 dhe 2 te lisës së kandidatëve që kanë paraqitur kërkesë për pozicionin "Sekretar i Përgjithshëm" 07.12.2017
GJYKATA KUSHTETUESE
Lista e verifikimit paraprak të kandidatëve që kualifikohen për procedurën e pranimit për pozicionin “Këshilltar/e ligjor/e” në Njësinë e Shërbimit Ligjor.
Lista nr. 2
Nr | Emri dhe mbiemri I Kandidates/it | Profesioni | Vëndi i punës, aktual |
1 | Blerina Bulica | Juriste | Konsulente ligjore, Komisioni për efiçencën dhe cilësinë e gjyqësorit (CEPEJ) |
2 | Erinda Meli | Juriste | Avokate e Shtetit, Avokatura e Shtetit |
3 | Farie Osmani | Juriste | Avokate, Profesion i lirë |
4 | Gentian Mete | Jurist | Avokat, Profesion i lirë |
5 | Gerti Tartale | Jurist | Specialist, Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm të Burgjeve |
DREJTORIA EKONOMIKE dhe BURIMEVE NJERËZORE
Datë, 24.11.2020
Njoftim për vende pune të lira në administrate 19.10.2017
“Sekretar i Përgjithshëm”.
I.1 Misioni:
b) Në përputhje me kërkesat e parashikuara në kuadrin normativ si dhe me urdhrat apo detyrat e marra nga Kryetari, Sekretari i Përgjithshëm merr masa për shfrytëzimin e frytshëm të burimeve njerëzore, të mjeteve financiare e burimeve materiale të institucionit.
c) Sekretari i Përgjithshëm ka për detyrë përmirësimin e standardeve në të gjitha shërbimet e ofruara nga Gjykata, duke siguruar e plotësuar kushtet e nevojshme
që çdo drejtori, sektor, zyrë apo punonjës i saj të kryejë detyrat në përputhje me ligjet dhe me Rregulloren. Ai me anë të strukturave që ka në varësi përgjigjet për sigurimin e kushteve të punës për veprimtarinë normale të institucionit. Ai përgatit analiza dhe bën propozime për mbarëvajtjen e punës së institucionit sa herë e konsideron të nevojshme.
d) Përgjegjësia e Sekretarit të Përgjithshëm nuk shmang përgjegjësinë e çdo strukture apo të çdo nëpunësi, por konsiston në detyrimin e tij për të mbikëqyrur kryerjen e detyrave prej tyre dhe kur vëren parregullsi e të meta, të urdhërojë marrjen e masave të nevojshme për funksionimin e administratës.
2) I ofron kryetarit mbështetje dhe këshilla për interpretimin dhe zbatimin e planit strategjik
3) dhe buxhetit të gjykatës, si dhe për planin strategjik dhe buxhetet që paraqesin drejtoritë dhe strukturat organizative të institucionit, me qëllim që gjithë elementet thelbësore të jenë të qarta dhe koherente.
4) Shpërndan punën mes drejtuesve e menaxherëve të gjykatës me qëllim që të sigurohen cilësia, sasia, realizimi në kohë dhe rezultate të matshme lidhur me objektivat e programuara.
5) Siguron përgatitjen e materialeve të duhura informuese për kryetarin dhe mbledhjen e gjyqtarëve lidhur me kërkesat jashtëgjyqesore, në mënyrë që të arrihen qëllimet dhe objektivat e përgjegjësive të kryetarit.
6) Mban lidhje me zyrtarët e lartë të institucioneve të pavarura kushtetuese, te krijuara me ligj, ministrive etj, me qëllim që të përcaktojë dhe zgjidhë problemet dhe të sigurojë funksionimin e efektshëm të institucionit dhe kontributin e rëndësishëm të gjykatës për zgjidhjen e problemeve në gjithë sistemin.
Pozicioni i Sekretarit të Përgjithshëm, ka në varësi të drejtpërdrejtë 4 vetë, të cilët kanë detyra të ndryshme funksionale(Drejtorë drejtorie).
II. Kërkesat që duhet të plotësojë kandidati/ja për këtë vend pune janë:
a) Të ketë mbaruar arsimin e lartë në profilin juridik(me shkëputje nga puna).
b) Te jete diplomuar me diplome te nivelit Master shkencor ose Diplome e nivelit te dyte. Diploma e cila është mbrojtur jashtë vendit, duhet të jetë njohur, paraprakisht pranë institucionit përgjegjës për njëhsimin e diplomave, sipas legjislacionit në fuqi.
c) Diploma te shoqërohet me listën e notave.
Njohuri të gjera, arritje dhe pervoje shkencore e profesionale ne jurisprudencen kushtetuese.
Aftësi për të integruar informacionin me vendimmarrjen, politikat institucionale, aftësi për të identifikuar dhe qartësuar çështje, për të dhënë këshilla apo mendime alternative të mbështetura në përvojën profesionale dhe aftësi për vendimmarrje për të vlerësuar opsione politikash dhe menaxhimi duke parashikuar pasojat nga përzgjedhja e tyre për arritjen e objektivave strategjike.
a) Të zotërojë një gjuhë të huaj, anglisht, ose frëngjisht. Preferohet edhe nje gjuhë e huaj e dytë e vëndeve të BE. Të ketë aftësi shumë të mira në përdorimin dhe të shprehurit në gjuhët e huaja që ai/ajo zotëron, me shkrim dhe me gojë.
b) Të zotërojë metodat e reja të informacionit dhe të ketë aftësi të shumë të mira të njohjes e përdorimit të PC në programet baze të tij, të cilat duhet të jenë të dokumentuara dhe të lëshuara nga institucione të liçensuara për këtë qëllim.
c) Të ketë aftësi shumë të mira komunikimi dhe të punës në grup.
d) Të jetë i aftë nga ana shëndetsore.
e klasës I, kategoria I-a) + shtesa për pagën e grupit dhe +2% për çdo vit përvojë
në pune.
IV.2 Një platformë personale të qëllimeve dhe objektivave që propozon të ndjekë në qoftë se zgjidhet.
1) Nje kerkese per punësim për vëndin e lire të punës. Kerkesa te permbaje adresen e banimit, numer telefoni ose celulari dhe mënyrën e kontaktimit.
2) Jetëshkrimin original, të përditësuar(CV).
3) Nje kopje te diplomes se shkolles se larte, se bashku me listen shoqe-ruese te notave.
4) Nje kopje te çertifikatave e te kualifikimeve pasuniversitare, ose te
kualifikimeve te tjera të mbrojtura.
5) Çdo lloj dokumenti të detyrueshëm për plotësim të kritereve të përgjithshme dhe të veçanta sipas legjislacionit të punësimit në fuqi.
6) Çdo lloj dokumenti tjetër që provon eksperiencën në fushën drejtuese dhe menaxheriale, në sektorin publik, pranë organizmave ndërkombëtarë, ose sektorin privat.
pune jo më pak se 10 vjet në profesion, me integritet te larte moral dhe profesional.
V.2. Mbledhja e Gjyqtarëve vendos me shumicën e anëtarëve të pranishëm për zgjedhjen e Sekretarit të Përgjithshëm. Mbledhja është e vlefshme, kur marrin pjesë jo më pak se dy të tretat e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese.
V.3. Në rast, se kandidati nuk merr shumicën e votave, Kryetari propozon nje kandidat/e tjeter, zgjedhja e të cilit bëhet sipas së njëjtës proçedurë.
V.4. Emërimi i kandidaturave të përzgjedhura do të bazohet në ligjin nr.8577,
datë 10.02.2000, “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushte-
tuese” të ndryshuar.
Për sqarime të mëtejshme mund të kontaktoni me numrin telefonik +355 4 2243698, ose në adresën: Gjykata Kushtetuese e Republikës së Shqipërisë, bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.26, Tiranë.
SHPALLJE PËR NJË VËND TË LIRË PUNE PËR KATEGORINË E PUNONJËSVE MBËSHTETËS-MIRËMBAJTËS TEKNIK 16.02.2017

GJYKATA KUSHTETUESE
1(një) punonjës të mirëmbajtjes teknike me kontratë pune në Sektorin e Shërbimeve të administratës së Gjykatës Kushtetuese.
Pozicioni më sipër u ofrohet të gjithë kandidatëve që plotësojnë kërkësat e kategorisë së punonjësve mbështetës për mirëmbajtës teknik. |
Data e fillimit te njoftimit: | 16 shkurt-2017 |
Data e mbarimit te njoftimit: | 17 mars-2017 |
Data e fundit e dorëzimit të dokumentave: | 17 mars-2017 |
